GANDI Një udhëheqës ndryshe

Ndër të gjithë udhëheqësit e njohur, Gandi zë një vend të posaçëm si personi që pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pozite të veçantë partiake apo shtetërore, madje pa pasur as edhe një zyrë; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pasurie; pa pasur dhe pa

Për herë të parë në histori, në historinë e dokumentuar dhe jo në historinë e miteve dhe të legjendave, në Indi del një udhëheqës i një lloji të ri, një udhëheqës që bota nuk e kishte njohur më parë, i cili bën për vete masat dhe i drejton ato me metoda krejt të tjera, me parime krejt të tjera, në qendër të së cilave ishte morali dhe e drejta dhe në thelb të moralit, dashuria.

Udhëheqësi në pushtet, dashje pa dashje, ka ndikim të dukshëm mbi popullin që prin. Përgjithësisht, veset apo virtytet e tij, natyra e tij, dëshirat e tij, tekat e tij, të mirat e tij, të këqijat e tij, kthehen në politikë shtetërore, në politikë publike dhe, edhe në natyrë të shoqërisë, në tipar dallues të saj. Veset dhe virtytet e udhëheqësit, kur veprojnë për kohë relativisht të gjatë, sikur strukturojnë gjenet e popullit dhe i japin atij tipare dalluese të ngjashme me ato të udhëheqësit. Duket se ka më shumë gjasa që populli të bëhet si udhëheqësi, sesa që udhëheqësi të jetë pasqyrim i popullit. Populli indian në kohën e Gandit mori shumë tipare të Gandit.

Udhëheqës të këqij u impono-hen masave jo vetëm me armën e forcës dhe të dhunës, por edhe me djallëzinë e fjalës. Personat apo, aq më keq, udhëheqësit me një forcë të jashtëzakonshme fjale, janë shpesh edhe personat apo udhëheqësit më të rrezikshëm. Gandi tregoi se një person mund t‘u imponohet masave jo vetëm me forcë e me dredhi, me demagogji e me hipokrizi, me para e me pasuri, por edhe me përulësi e me sinqeritet. Forca e ideve dhe idealeve të sinqerta të Gandit, të shprehura me besnikëri me fjalën e tij, dolën të ishin shumë më të fuqishme se forca e armëve, se forca e demagogjisë, se forca e hipokrizisë, se forca e mashtrimit, se forca e dhunës së udhëheqësve të tjerë.

Ndër të gjithë udhëheqësit e njohur, Gandi zë një vend të posa-çëm si personi që pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pozite të veçantë partiake apo shtetërore, madje pa pasur as edhe një zyrë; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pasurie; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj përkrahje të ndonjë partie, grupi a shteti tjetër; pa përdorur hipokrizinë dhe demagogjinë; pa u përpjekur të impresiononte të tjerët me salltanetin, me veshjen, me titujt, me gradat, me dekoratat, apo me rojet a eskortat e bujshme, pa përdorur forcën sugjestionuese të madhështisë formale, të bëhej prijës i qindra milionave, të bëhej babai shpirtëror e politik i tyre dhe t‘i udhëhiqte ata, si asnjë tjetër, drejt transformimit të plotë nga pozita e masave amorfe, të shtypura, indiferente dhe gati injorante e analfabete, në atë të njerëzve të ndërgjegjshëm që të luftonin për çlirimin e tyre, jo vetëm nga zgjedha e huaj, por edhe nga paragjykimet, nga apatia, nga prapambetja e thellë shoqërore e trashëguar. Ai i çliroi ata, por nuk i nënshtroi ndaj vetes, ai i përgatiti ata të krijonin një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe të gjitha këto i bëri duke përdorur mjetet më të jashtëzakonshme e më të nënv-lerësuara, të cilat nuk do t‘i përdorte askush tjetër.

Historia e shekullit të njëzetë ka njohur plot udhëheqës karizmatikë. Shumica e tyre kanë pasur rëndësi në kohën që kanë drejtuar, por më pas janë shuar së bashku me kohën dhe ideologjinë e tyre. Të gjithë këta kishin me vete, me hir apo me pahir, masa të gjera të popullit, të cilat i manipulonin e i sugjestiononin. Ata, të pajisur me aftësi të padiskutu-eshme karizmatike, i bënin për vete masat, duke u bërë thirrje pjesës më të keqe të tyre, asaj pjese që kishte lidhje me urrejtjen, me egërsinë, me përbuzjen, me hakmarrjen, me pushtimet, me forcën, me mundjen dhe asgjësimin fi zik e përfundimtar të kundërshtarit në bazë të motiveve ideologjike, racore, klasore, etnike, politike, fetare etj. Ata përdornin hipokrizinë, demagogjinë, sharlatanizmin, pozat, gjestet dhe çdo mjet tjetër që do të mund të ndikonte sado pak në psikologjinë e masës. Gandi, në të kundërt, i bënte thirrje pjesës më të mirë të njeriut që të ndiqte me çdo kusht vetëm të vërtetën dhe të drejtën. Ai bënte thirrje për dashuri e për respekt edhe për kundërshtarin dhe, në të njëjtën kohë, për mos uljen e kokës përballë së keqes, për të mos iu nënshtruar asaj. Ai i bënte thirrje popullit të vuante më mirë vetë dhe me atë vuajtje të falimentonte justifi kimet e kundërshtarit për dhunë. Ai i bënte thirrje kundërshtarit të ndryshonte, të kalonte edhe ai nga ana e së mirës. Ai i bënte thirrje popullit të mos ta asgjësonte kundërshtarin e mundur, të mos ta mundonte atë, të mos ta tallte atë, të mos të shprehte gëzim cinik kur triumfonte mbi të, por ta bënte edhe atë si veten.

Për herë të parë në histori, në his-torinë e dokumentuar dhe jo në his-torinë e miteve dhe të legjendave, në Indi del një udhëheqës i një lloji të ri, një udhëheqës që bota nuk e kishte njohur më parë, i cili bën për vete masat dhe i drejton ato me metoda krejt të tjera, me parime krejt të tjera, në qendër të së cilave ishte morali dhe e drejta dhe në thelb të moralit, dashuria. Një turmë e pafundme që i shkonte prapa Gandi, e magjepsur nga mënyra e komunikimit me të, e nxitur vetëm prej moralit, ishte e gatshme të bënte çdo gjë sipas udhëzimeve të tij dhe, megjithatë, ajo nuk u keqpërdor kurrë prej tij. Dashuria e masave për Gandin qe reale, e sinqertë, e motivuar. Ajo nuk qe e shtirur. Ndofta, për herë të parë në histori populli adhuroi një udhëheqës pa u gabuar!

Është e habitshme se si mund të bëhet turma për vete, kur ajo nuk grishet nga premtimet për interesin imediat të saj, kur asaj i bëhet thirrje jo që të fi tojë pasuri e pushtet, por që të rrezikojë pahezitim pasurinë, pushtetin, jetën, familjen, komoditetin dhe çdo gjë tjetër të shtrenjtë që ka njeriu, në mënyrë që të vendoset drejtësia, të triumfojë e vërteta; kur asaj i thuhet se kënaqësia arrihet kur japim dhe jo kur marrim, kur shërbejmë dhe jo kur na shërbejnë. Për herë të parë gjejmë një prijës, i cili u thotë pasuesve të tij se duhet luftuar e keqja dhe jo mbartësi i së keqes, i cili duhet trajtuar me dashamirësi - dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që u thotë pasuesve se duhet të rrezikojnë edhe jetën e tyre, jo vetëm për të mbrojtur jetën e shokut, por edhe për të mbrojtur jetën e kundërshtarit - dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që u thotë pasuesve se çdo veprim duhet ta bëjnë hapur, duke i parashtruar pa hezitim që më parë qëllimet - dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që u thotë pasuesve që ligjin e keq ta shkelin, që të mos bashkëpuno-jnë me të keqen dhe, megjithatë të mos e kundërshtojnë ndëshkimin që do t‘u bëhet për veprimin që do të kryejnë - dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që vë moralin në bazë të politikës, kur të tjerët vënë interesat personale, apo të familjes, apo të partisë, apo të klasës, apo të fesë, apo të vendit të tyre - dhe pasuesit e dëgjojnë. Dhe, me gjithë këto veçori, që udhëheqës të tjerë i konsiderojnë si penguese dhe jo ndihmuese të suksesit, Gandi u bë i suksesshëm.

Gandi zbuloi se njeriu, krahas aspekteve të këqija të karakterit të tij, që janë mjaft aktive dhe gjithnjë të zgjuara e të gatshme për të vepruar, ka edhe aspekte të tjera shumë të mira, që ndonëse ndodhen në përgjumje dhe prandaj nuk ndihen, kur arrijnë të zgjohen bëhen forca të mëdha, të cilat mund të përdoren për ecjen përpara të tij dhe të mbarë shoqërisë. Gandi ishte i pari që eksperimentoi në shkallë të gjerë, në shkallë shoqërore, në shkallë kombëtare, zgjimin e këtyre forcave dhe i tregoi botës rëndësinë dhe mundësinë e përdorimit të tyre në rrugën e vërtetë të progresit, paqes, harmonisë dhe moralit.

Nuk është e vështirë për të bërë një turmë për vete, duke i manipu-luar apo nxitur asaj emocionet që lidhen me urrejtjen dhe hakmarrjen, duke i ushqyer shpresa të rrema. Njerëzit janë të ndjeshëm në këto raste. Këtë gjë e ka treguar dhe e tregon për ditë përvoja botërore. Emocioni i urrejtjes i bashkon lehtë njerëzit dhe i bën ata të shkojnë sym-byllazi drejt qëllimit që ka manipu-latori. Nga ana tjetër, është shumë e vështirë t‘i vësh në lëvizje turmës emocionet që lidhen me dashurinë dhe është edhe më e vështirë që me ato emocione të kryesh veprime aktive e punë të larta. Gandi pati pikërisht atë zotësi dhe atë ndryshim prej udhëheqësve të tjerë, që duke u nxitur njerëzve impulset e mira, emocionet e mira, duke u nxitur atyre dashurinë dhe jo urrejtjen, t‘i transformonte ata, t‘i bënte për vete dhe me ta të triumfonte mbi të keqen. Dhe, duhet të kemi parasysh se çfarë populli gjeti Gandi në Indi në atë kohë!

Gandi u shqua si prijës i tipit të ri, sepse përdori metoda dhe rrugë morale të tilla, të cilat të tjerët nuk i përdornin dot jo vetëm nga mung-esat në karakter, por ngase i kon-sideronin edhe si joefi kase. Gandi provoi se njeriu duhet dhe mund t‘i përdorë ato metoda dhe se ato janë edhe efi kase. Ky është një kontribut me shumë rëndësi në modelin e udhëheqjes që jep Gandi. Gandi nuk luftoi me njerëzit. Që ditën që vajti përfundimisht në Indi, ai tha se e gjithë India ishte familja e tij. Në Indi ai nuk pa kurrë armiq. Ai luftoi me këmbëngulje vetëm kundër ideve, metodave dhe ligjeve të padrejta.

Në jetën e sotme, udhëheqës që luftën politike nuk e zhvillojnë në kuadrin e arsyes dhe ideve, por në atë të interesave, emocioneve dhe instinkteve, që synojnë e mendojnë ditë e natë si të eliminojnë persona të caktuar, për të cilët kujtojnë se po u rrezikojnë interesat, janë mbetu-rina të primitivizmit. Diktatorët në përgjithësi janë të tillë. Ata shohin kudo armiq dhe mundohen t‘i eliminojnë në forma nga më të ndry-shmet. Gandi kishte kompleksin e mikut, ai shihte kudo miq, donte këdo dhe i besonte kujtdo. Gandi dhe të tjerë të ngjashëm me të janë njerëzit modernë apo pasmodernë, janë ata që nxjerrin, diskutojnë dhe mbrojnë idetë e tyre, por nuk luftoj-në personat që kanë ide të ndryshme apo të kundërta me ta, janë njerëzit e botës së ardhshme, janë njerëzit e demokracive të vërteta. Lorenc Petër (Laurence Peter) thoshte: "Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mendjet e mesme diskutojnë ngjarje, mendjet e vogla diskutojnë njerëz."

Çdo njeri në jetën dhe në punën e tij, qoftë në atë publike e qoftë në atë personale, ka disa parime apo vlera, të cilat i mban si më të rëndësishmet, prej të cilave rrjed-hin edhe shumë parime e vlera të tjera, të cilat i drejtojnë apo i formojnë karakterin punës dhe sjelljes së tij. Në qoftë se parimet bazë të një personi të zakonshëm do të jenë të këqija, ai person do të paraqitet personalisht si i keq, por nuk do të bëjë ndonjë dëm të madh kushedi se çfarë. Por, në qoftë se ky person do të jetë dre-jtues e me ndikim dhe parimet e tij bazë do të jenë të këqija: do të jenë dhuna, gënjeshtra, mashtrimi, vjedhja, korrupsioni, hipokrizia, demagogjia, sharlatanizmi, marrja dhe mbajtja me çdo kusht e pushtetit, këto do të pasqyrohen edhe në jetën dhe në sjelljet e atij populli ku udhëheq ai drejtues. Një udhëheqës i përgjegjshëm, edhe kur në natyrë nuk është shumë i përsosur, për hir të popullit që drejton, për hir të përgjegjësisë që ka, duhet të jetë mjaft i kujdesshëm për drejtimin që do të kryejë.

Gandi, në morinë e shumë vlerave që ekzistonin, zgjodhi si përcaktuese, si udhëheqëse, të jetës, të punës dhe të politikës që do të ndiqte, dy vlera që ai i quante supreme: të vërtetën dhe mosdhunën. Këto duhej të shpre-heshin njëkohësisht, sipas Gandit, në mendim, në predikim dhe në veprim. Asgjë nuk duhej të binte në kundërshtim me to. Pikërisht, pranimi i atyre dy vlerave si vlera bazë, si vlera përcaktuese, e bënë Gandin të dallueshëm prej të gjithë të tjerëve, e bënë atë të vlefshëm për çdo kohë.

Njerëzit përgjithësisht u binden atyre vlerave apo atyre parimeve që u pëlqejnë, që u interesojnë, apo që e kanë më të lehtë t‘u përmbahen. Ata i mbrojnë vlerat të cilave iu binden, ndonëse ato mund të jenë gjysmëvlera, pseudovlera, apo antivlera. Në vlerat që njerëz të ndryshëm i konsiderojnë si bazë apo si parësore, në vlerat që përmbajnë për ta parimet, mund të hyjnë ideologji të ndryshme, tradita apo modernizma, snobizma, forma organizative, interesa personale, interesa kombëtare, interesa të grupit, interesa racore, interesa të gjinisë, interesa fetare, interesa partiake; interesa të formave të organizimit të shtetit: të demokracisë, të liberalizmit, të lirisë; interesa të rendit politik: të fashizmit, të nazizmit, të komunizmit, të socializmit, të kapitalizmit, të ekonomisë së tregut etj. Kur këto trajtohen si vlera absolute dhe mbahen si parime, do të thotë se është sakrifi kuar ajo që është bazë, ajo që është e përhershme, ajo që çon drejt një jete të moralshme, për atë që duhet në çast, që duhet shpejt, që duhet për të mbajtur pozitën, që duhet për interes, që duhet për të përfi tuar. Këshilla e Gandit është të për-piqemi për idealen, për përsosmërinë. Mendimi se nuk do të jemi në gjendje të arrijmë përs-osmërinë, nuk është justifi kim për të mos u përkushtuar. Duhet të bëjmë gjithnjë atë që mendojmë se është e vërtetë, se është e dre-jtë. Kur idealja duket shumë larg, nuk duhet të dekurajohemi. Ajo, megjithatë, duhet synuar. "Jeta është një aspiratë, - thoshte Gandi - misioni i njeriut është të përpiqet për përsosmëri... Ideali nuk duhet lëkundur për shkak të dobësive apo të papërsosmërive tona."

Ndërkohë që Nikola Makiaveli, disa shekuj më parë, udhëzonte "princin" se si të vepronte e si të përdorte metoda djallëzore që të bëhej i suksesshëm, të merrte pushtetin, ta mbante atë dhe të nënshtronte të tjerët në një botë reale mëkatare, Gandi udhëzonte popullin se si të rrëzonte "princin" dhe të shpëtonte nga zgjedha e tiranit. Ai i tregoi popullit se në këtë botë, që nuk kishte ndryshuar që nga koha e Makiavelit, që ishte po aq mëkatare dhe e djallëzuar, në mos edhe më shumë, mund të futeshe në zemrat e masave, mund të arrije suksesin, mund të arrije të drejtoje, mund të arrije të ndryshoje botën për mirë, mund të arrije të rrëzoje "princin" edhe me metoda të tjera, me metoda krejtësisht morale: me ndjekjen e së vërtetës me metodën e mosdhunës. Ndërsa Makiaveli për të arritur qëllimin, justifi konte çdo lloj mjeti, dhe po ashtu kanë bërë dhe bëjnë pothuaj të gjithë ata që ngulmojnë të vihen në krye apo të drejtojnë, Gandi i qëndroi mendimit dhe praktikës se qëllimi dhe mjeti duhet të përkojnë, se ata duhet të jenë njëlloj të moralshëm. Mjetet, insistonte ai, nuk ishin thjesht instru-mente, ato ishin vetë qëllimi, qëllimi në zhvillim e sipër, ishin krijueset e qëllimit, ishin shprehje të vlerave të qëllimit. Qëllimi, mendonte Gandi, paraekzistonte te mjetet dhe se po të ishin mjetet e mira, po të ishin ato të pastra, do të vinte me siguri edhe fundi i mirë i dëshiruar. Drejtimi në shumicën e rasteve lidhet me privilegje, me fuqi, me pasuri, me emër, sepse pozita në drejtim t‘i jep këto mundësi. Dëshira e vazhdueshme dhe e natyrshme e njeriut për ngritjen e standardit të jetesës, si dhe për krijimin dhe ruajtjen e privilegjeve, pasurisë, fuqisë dhe emrit që ta jep posti, shpesh bëhen të vetmet qëllime të drejtuesit dhe shkak për një drejtim të keq. Sa më shumë fuqi dhe post të fi tojë njeriu, aq më të vështirë e ka t‘i rezistojë shtimit të fuqisë, shtimit të pasurisë, shtimit të privilegjeve, shtimit të arrogancës.

Çlirimi nga grishjet e pasur-isë, fuqisë dhe privilegjeve ishte për Gandin nga më kryesoret në përkushtimin ndaj vlerave supreme dhe në moralizimin e drejtimit. Ja si shprehej ai për një nga rrugët që ndoqi për t‘iu shmangur tundimit të pasurisë: "Kur u gjenda në vorbul-lën e politikës, pyeta veten se ç‘qe e nevojshme të bëja për të mos u prekur absolutisht nga imoraliteti, nga e pavërteta, nga ajo që njihet si fi tim politik… Ishte një përpjekje e vështirë në fillim... Por, sido që ndodhi, erdha në përfundimin se, në qoftë se do t‘i shërbeja popullit, në mes të së cilit më kishte hedhur fati dhe për vështirësitë e të cilit isha dëshmitar, duhej të hiqja dorë nga e gjithë pasuria... Një barrë e rëndë m‘u hoq nga shpatullat. Ndjeva se mund të ecja më lehtë dhe se mund ta bëja punën në ndihmë të të tjerëve më me qetësi dhe më me gëzim."

Udhëheqësi i mirë shërben, ai nuk duhet të pranojë shërbime. Shërbimi që u bën ai të tjerëve, i jep atij prestigj dhe të drejtë për të qenë në krye të tyre. Gandi u shërbeu njerëzve dhe ata i shërbyen atij në formën e përmbushjes së udhëzi-meve që ai jepte. Gati të gjithë e lidhin drejtimin me marrjen e fuqisë. Për sa kohë që fuqia dominon mendimin tonë për udhëheqje, mbetemi gjithnjë në nivele të ulëta drejtimi. Gandi qe i pari prijës që nuk kërkoi fuqi burokratike, që më shumë shërbeu, sesa i shërbyen. Ai e vuri shërbimin ndaj të tjerëve si një nga detyrat kryesore të udhëheqësit. Ai kuptoi dhe mësoi nevojat e popullit dhe i shërbeu pa hezitim atij. Ai ekuilibroi dhe pajtoi forcën me shërbimin dhe quajti detyrë morale shërbimin. Ai tha: "I shërbeni një qenie tjetër njerëzore, sepse është gjëja më e drejtë që mund të bëni."

Kur udhëheqja kryhet përmes shembullit, ajo jo vetëm që është udhëheqja më e drejtë, por është edhe më e qëndrueshme. Gandi çdo gjë që kërkonte nga të tjerët, e kryente më parë vetë, madje e kryente atë me një përpikëri të tillë ekstreme, të cilën nuk mund t‘ua kërkonte të tjerëve. Gandi ishte i parimit se që të udhëheqësh masat, t‘i transformosh ato, duhet të bësh vetë i pari atë që u kërkon atyre. Gandi udhëhiqte përmes shembullit të tij. Ai thoshte: "Duhet të bëhemi ndryshimi që duam të shohim." Udhëheqësi duhet të jetë shembull që të mund t‘i frymëzojë të tjerët. Në atë rast ai mund të ketë autoritetin moral për t‘u kërkuar të tjerëve ta ndjekin. Udhëheqësi duhet t‘u kërkojë të tjerëve vetëm ato që ai i kryen vetë më parë. Një udhëheqës që vjedh, nuk mund t‘u kërkojë të tjerëve të mos vjedhin; një udhëheqës që gënjen, nuk mund t‘u kërkojë të tjerëve të mos gënjejnë; një udhëheqës që vret, nuk mund t‘u kërkojë të tjerëve të mos vrasin, një udhëheqës i korruptuar, nuk mund të luftojë korrupsionin. Udhëheqësi duhet të bëjë vetë më të vështirën dhe më të moralshmen, për të pasur gojë t‘u kërkojë të tjerëve të njëjtën gjë. Gandi ka vepruar gjithnjë në këtë mënyrë, ai ka bërë gjithnjë më të vështirën dhe më të moralshmen.

Shënim: Më 2 tetor të këtij viti mbushen 140 vjet nga lindja e Gan-dit. Shkrimi është marrë me shkurtime nga pjesa e tretë e librit "Gandi" Ilir Hashorva, pjesa e parë e të cilit: Gandi - Jeta, del këto ditë.

shqip