Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vaji i ullirit, ilaçi i të gjitha sëmundjeve

    Vaji i ullirit, ilaçi i të gjitha sëmundjeve

    Shpresë e re vjen për të gjithë ata që vuajnë nga Alzhaimeri. Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit

    Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe Alzhaimerit. Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit. Një grup shkencëtarësh amerikanë të "Monell Center" në Universitetin e Çikagos ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturën e proteinave neurotoksike, që mendohet se ndikojnë në efektet shkatërruese të Alzhaimerit. Ky ndryshim thelbësor strukturor pengon proteinat ADDL në procesin për të dëmtuar qelizat nervore të trurit.

    Oleocanthale, në këtë rast, ndryshon strukturën e ADDL, në mënyrë që këto të mos lidhen me sinapset (elementë që mundësojnë komunikimin mes qelizave të indit nervor). Duke e ditur këtë shkencëtarët kanë dashur të ekzaminojnë se si ndodh ky proces dhe cilat janë efektet tij në tru, më specifikisht në disa zona të caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe memories, që ishte një prej të parave zona të goditura nga Alzhaimer. Përmes qelizave, shkencëtarët verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula të këtyre substancave që gjendeshin te vaji i ullirit për të reduktuar lidhjen mes ADDL dhe sinapseve. "Rezultatet mund të na ndihmojnë të identifikojmë dhe të marrim masa mbrojtëse, që mund të çojnë në përmirësimin e terapive në luftën kundër sëmundjes së Alzhaimerit", ka deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautori i studimit. Testet e mëvonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga dëmtimet strukturore të shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA kanë gjetur se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai, ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) që grumbullohet nëpër arterie. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë dy lugë gjellë vaj ulliri në ditë për një javë kishin një ulje të nivelit të kolesterolit të keq dhe nivele të larta të përbërësve antioksidues, në veçanti fenolëve në gjak. Vaji i papërfunduar, që nxirret direkt nga ulliri, përmban një numër më të madh antioksiduesish, veçanërisht Vitaminë E dhe fenole. Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.

    Që në lashtësi, popujt rreth brigjeve të Mesdheut, e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky "ilaç" është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, locionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesjen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Një ose dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Efektet e tij pozitive mbi organizmin lidhen ngushtë me përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese.
    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    ashtu eshte dhe kur nuk shkon dot ne banje po pive nje shishe te ze barku. Clirohesh pastaj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    ashtu eshte dhe kur nuk shkon dot ne banje po pive nje shishe te ze barku. Clirohesh pastaj
    gjithnji kshu te bllokohet zorra ?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    gjithnji kshu te bllokohet zorra ?
    njeri e piu shkoi ne banje dhe eh nuk pushonte, nuk dilte dot nga banja mbeti aty, tjetrit nuk iu desh gje tjeter vec te thirrte ambulancen dhe e cuan drejtperdrejt ne spital.
    Kini kujdes me kete vaj

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Kundër dhimbjeve: “Efekt i vetëm anësor” i vajit të ullirit është rreziku më i vogël nga infarkti, Alzheimeri, karcinoma, ndërsa 50 ml vaj ulliri kanë efekt sa 200 mg ibuprofren. Nëse vuani nga dhimbjet kronike, në vend të ilaçeve, të cilat gjatë përdorimit më afatgjatë mund të kenë shumë efekte anësore, dhimbjen mund ta mposhtni me vaj ulliri. Duke iu falënderuar antioksidanteve polifenoleve, ky “ar i lëngshëm” ka veçori të forta kundërimflamatore dhe është efikas edhe tek artriti. Vetëm 50 ml vaj ulliri, rreth tri lugë e gjysmë, ka efektin e njëjtë kundër dhimbjeve në nyja si tableta e ibuprofenit prej 200 mg dhe nëse e pini çdo ditë, për dallim nga ilaçet nuk i dëmton nyejt. Pas përdorimit më të gjatë ilaçet kundërtin flamatore josteroide si ibuprofeni dëmtojnë indin e nyjeve, ndërsa më së shumti dëmtime përjetojnë nyjet e ijëve. Acetaminofeni nuk dëmton nyjat, por helmimi me acetaminofen është shkaktari më i madh i dështimit akut të mëlçisë. Që vaji i ullirit të jetë sa më i mirë, zgjidheni sa më të freskët, i cili është më së paku i përpunuar, vaj ulliri ekstra i virgjër, me shtypje të ftohët në shishe të vogla dhe të errëta. Përveç që do të lehtësojë dhimbjen si tableta, vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm edhe si kompresë. Ngroheni pak dhe të vakët përdoreni për masazh në vendin që ju dhemb.

    Acidet e pangopura yndyrore nga vaji ekstra i virgjër ruajnë nga plakja edhe neuronet dhe forcojnë punën e trurit. Por edhe qelizat tjera plaken më ngadalë sepse vaji është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira. Përdoreni sa më shumë vajin e ullirit. Në vend të errët dhe të ftohët shishja e pahapur e vajit të ullirit mund të qëndrojë deri në dy vjet. Kur ta hapni shishen shpenzojeni vajin për disa muaj. Shija më e fortë nënkupton më shumë polifenole të dobishme. Secili vaj ulliri ka sasinë e njëjtë të yndyrave dhe kolesterinës dhe rreth 120 kalori për lugë. Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri lidhet me shkallën më të ulët të kancerit dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Për fërgim megjithatë ka fituar “vetëm” medaljen e argjendtë. – Kur nxehet sipër pikës së tymosjes, vajrat fillojnë të prodhojnë avuj helmues dhe radikale të lira të dëmshme. Pika e tymosjes së vajit të rrepës është 95 gradë, e vajit të misrit dhe vajit të virgjër të ullirit është 160 gradë, ndërsa vaji ekstra i virgjër i ullirit mund të durojë deri në 200 gradë celsius. Prandaj, për fërgim më i mirë është vaji i palmës. Me truk edhe ëmbëlsirat bëhen luftëtare kundër plakjes. – Në receta tre të katërtat e gjalpit ose vajin e rrepës zëvendësojeni me vaj ulliri ekstra të virgjër. Me këtë truk të vogël, i cili vlen për të gjitha ushqimet, ëmbëlsirat dhe bukën, do të reduktoni sasinë e kalorive, yndyrave të ngopura dhe kolesterinës së keqe. Edhe për sallata përdorni vaj ulliri.

    Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=47427
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Për: Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Vaji i Ullirit – Si Kurë Për Tensionin, Zemrën Dhe Diabetin

    Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit.

    Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

    Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë.

    Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

    Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit

    Studimet shkencore mbi këtë çështje, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të:

    Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve,

    Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët,

    Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër,

    Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale

    Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme

    Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

    Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit

    Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme.

    Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit.

    Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

    Mikroushqyesit

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin.

    Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

    Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit

    Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij.

    Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore.

    Për rezultate më të mira ju duhet:

    Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës.

    Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve.

    Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues.

    Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj.

    Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/vaji-i-u...-dhe-diabetin/

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    PINK (31-03-2023)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Mire e ka artikulli po vaji ullirit duhet DOP i sapo dale nga punishtja perndryshe ato cilesi qe thote artikulli me lart nuk e gjen asgjekundi

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vaji i ullirit, ilaçi i të gjitha sëmundjeve


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •