Sali Berisha: Të hiqen barrierat kufitare mes Shqipërisë e Kosovës
16-08-2009 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se tashmë nuk ka kuptim që të ketë barriera kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë dhënë për TV “Klan Kosova”, ai kërkon që mes Shqipërisë dhe Kosovës të realizohet bashkimi i kombit, përmes shkërmoqjes së kufijve, aksion që vjen nga bashkëpunimi mes qeverive, pavarësisht nga përkatësia politike e tyre. Zërat mediatikë që flasin për të kundërtën ai i ka cilësuar si primitive
Zoti Kryeministër, në këto dy javë keni pasur takime të ndryshme me politikanë nga Kosova të partive si AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja. Cili është raporti juaj me faktorin politik në Kosovë?
Raporti im me faktorin politik në Kosovë është i shkëlqyer. Unë kam marrëdhëniet më të mira më vëllazërore, si me koalicionin qeverisës ashtu dhe me opozitën. Jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet të funksionojë edhe për autoritetet zyrtare dhe spektrin politik të Kosovës. Në të gjitha qëndrimet tona unë gjykojë, se ne nuk duhet të bëjë dallime për sa i përket përkatësive partiake. Në këtë kontekst unë kam inauguruar tunelin e Kalimashit me kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi dhe gëzimi ynë atë ditë ka qenë i pa përshkruar, për atë moment, gjë e cila përbënte një simbolikë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kombin. Marrëdhëniet e mia me zotin Thaçi janë të shkëlqyera dhe ajo që unë duhet të shpreh këtu, është se në projektin e interesit kombëtar, sepse
interesi kombëtar është gjithmonë interesi i parë, dhe interesi kombëtar i yni pas ngjarjeve të mëdha siç është pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO ka projektin e vet për t’u realizuar, dhe ky projekt konsiston në bashkimin e Kombit shqiptar në zhdukjen e pasojave të ndarjes dhe padrejtësitë ndër më të mëdha që Evropa ka njohur në ndarje e tij. Në këtë kontekst, sapo e them këtë fjalë, ndodhë që edhe njerëz që janë afër meje rrinë dhe shikojnë njëri-tjetrin se çfarë ka ndërmend ky. Po kam ndërmend që shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që të ndodhen në trojet e tyre të ndjehen njëlloj. Dhe kam bindjen se zoti Thaçi ka të njëjtin përcaktim sepse ky është një detyrim madhor. Ne për këtë do të punojmë sapo qeveria e re të krijohet, me një vendosmëri të madhe që të zhdukim të gjitha dallimet që mundojnë qytetarët shqiptarë të Kosovës, apo çdo nacionaliteti tjetër, kur vijnë në Shqipëri, apo mundojnë qytetarët shqiptarë kur shkojnë në Kosovë, për shkak të dallimeve ne nuk mund ti injorojmë, se një shekull ndarje ka pasur pasojat e veta. Në këtë kontekst me zotin Thaçi ne kemi një projekt të mrekullueshëm dhe ky projekt është që ti bëjë shqiptarët të ndjehen, se në shpirt ata e ndjejnë, por ti bëjmë ta ndjejnë në çdo gjë. Fola për pikat kufitare, për Morinën, Qafën e Morinës, dhe kudo që ka pika kufitare, sikurse edhe Qafa e Prushit dhe mbetet tani e Dragashit. Le të më thotë mua kush, përse duhet të jenë ato, përse ti mund të kalosh nga Strasburgu në Kheln dhe nuk sheh asnjë policë, asnjë doganier, nuk sheh asgjë, madje shpesh unë flija në Kheln kur nuk gjeja hotel në Strasburg. Pse ti mund të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Strasburg dhe të kalosh tre-katër shtete pa të ndalë askush. Kurse këtu duhet të ndalim në dy pika, siç është Morina, Qafa e Morinës, Dragashi dhe Qafa e Prushit. Këto duhet ti zgjidhim me shpejtësi. Unë mora këto si simbolikë dhe pse i mora këto, sepse kamë marrë me dhjetëra mesazhe nga qytetarët kosovarë për mundimin që ata hasnin në Morinë për të ardhur në Shqipëri, për shkak të radhëve të gjata që krijoheshin. Unë do ti kërkoj të njëjtën gjë dhe Malit e Zi. Pika doganore e Muriqanit është dhjetëfishuar nga prurjet. Ne e krijuam një doganë të përbashkët ne do ta shikojmë se si do ta vlerësojmë atë, sepse dhe aty po krijohen vështirësia në kohën e turizmit. Me zotin Thaçi në këtë projekt ne duhet të njësojmë të gjitha praktikat dhe nuk mundet në asnjë rrethanë që Shqipëria dhe Kosova të konsiderojnë njëri-tjetrin si shtete të huaja. Absolutisht jo. Natyrisht, kjo nuk do të thotë dhe s’ka të bëjë aspak me sovranitetin e secilit vend. Jo. Përkundrazi, por fatmirësisht në themel të idesë së bashkimit kombëtar qëndron ideali evropianë dhe ne duhet të punojmë shumë. Unë kam besim të madh dhe pres me padurim sapo të krijohet qeveria e re të nisim me zotin Thaçi njësimin e një mori praktikave, e një mori barrierave që i pengojnë shqiptarët të ndjehen të lirë, një në të gjithë hapësirën ku ata jetojnë. Dy administrata shtetërore, kjo ishte zgjedhja e tyre, por këto dy administrata shtetërore duhet të mundësohet dy mundësi më të mëdha, por jo në dy pengesa, por në dy mundësi të mëdha qoftë për qytetarët shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë, qoftë për kontributin e shqiptarëve në rajon dhe në botë. Pra mendojë se me qeverinë e zotit Thaçi me Presidentin Sejdiu do të kemi një axhendë shumë të ngjeshur. Duke folur për aspektin zyrtar sigurisht që në këtë kontekst kam mbajtur gjithnjë qëndrimin më miqësor ndaj të gjithë spektrit politik pa përjashtim. Nuk bëj përjashtime. Dhe këtë qëndrim e mbajë për dy arsye; së pari, ideja e bashkimit që duhet të jetë ide themelore që duhet të udhëheq çdo politikan shqiptarë, ajo e bashkimit kombëtar e kërkon këtë. Luftën, përballjen pozitë-opozitë le ta bëjmë secila palë në vendet respektove kurse ndaj njëri-tjetrit ne duhet të jemi të hapur dhe të udhëhiqemi nga kjo ide. Së dyti, rotacionet e pushtetit nuk mund të cenojnë këtë projekt, në të cilin shqiptarët kanë shumë punë për të bërë. Së treti qëndrimi im i hapur ka në bazë dhe respektin tim të madh, për kontributin e gjithsecilit prej tyre në këto arritje historike. Pavarësia e Kosovës është mrekullia më e madhe e shqiptarëve, do të thosha unë dhe jam i bindur, e kam theksuar dhe e theksoj sërish, se ajo përbën një kryevepër që nga koha e Skënderbeut dhe deri më sot. Ajo ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Në qoftë se Pavarësia e Shqipërisë ka qenë fare e vështirë për të mos u shpallur, se pasi e bën e copëtuan Kombin, siç deshën duhet t’iu lejonin një copë tokë dhe shqiptarëve se, por ndryshe nuk krijonin dot asnjë lloj besueshmërie, pavarësia e Kosovës ka një sens krejt të kundërt, tjetër, ishte antikonjukturore po ta marrim në këtë sens, ishte vepër, ishte kryevepër e rezistencës shumëformëshe shqiptare. Të gjithë sot, faktorët politik të Kosovës, kanë kontributin e tyre. Dhe kjo më detyron mua dhe detyron çdo shqiptar, të dëshmojë respektin maksimal ndaj tyre. Të njëjtin qëndrim mbaj dhe me forcat politike në Maqedoni, kam pritur zoti Thaçi para pak ditësh, kam biseduar me shumë kënaqësi me të, do të pres së shpejti zoti Ali Ahmetin dhe me shumë kënaqësi. Mendojë se janë fare primitive, interpretime jashtë këtij konteksti. Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie të racionale më në Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse ato ishin dy forcat kryesore më vend, por kjo nuk përbën as njëlloj pengese për të ruajtur, zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera me PDK-në AAK-në dhe me të gjitha forcat e tjera. Ne jemi të hapur, unë vlerësoj rolin e secilit prej tyre. Kanë kontribute të mëdha ata, kanë kontribute të mëdha qoftë në lartësimin e rezistenncës dhe çështjes së vetë Kosovës, kanë kontribute të mëdha gjatë gjithë qëndrimit në kodin e unitetit kanë kontribute të mëdha në përpjekje për njohjen e pavarësisht së Kosovës
Krijoni Kontakt