Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shqiptari që fitoi në ‘38 lotarinë franceze prej 1 mln frangash

    Shqiptari që fitoi në ‘38 lotarinë franceze prej 1 mln frangash

    » Dërguar më: 12/11/2009 - 14:23
    Auron Tare

    Në Stamboll janë tre grupime shqiptarësh, shqiptarë që kanë emigruar për fare dhe tashmë janë nënshtetas turq, kolonia shqiptare si dhe refugjatët shqiptarë. Shumë nga shqiptarët që janë shtetas turq komunikojnë me familjet e tyre në Shqipëri, i vizitojnë ata ndonjëherë, por edhe ju dërgojnë para. Si nënshtetas turq që janë, është më e lehtë për ta që të shkojnë në Shqipëri dhe të kthehen prapë në Stamboll. Për këtë arsye, shpresojmë që në mesin e tyre të zgjedhim korrierët tanë”. Në dokumentet e sjella sot për lexuesit e “Gazeta Shqiptare”, do të mësoni se çfarë ndodh me koloninë shqiptare në Stamboll (Turqi). Dokumentet e Shërbimit Sekret Britanik tregojnë gjithashtu aktivitetin e disa prej personazheve të kohës, përfaqësues të mërgatës shqiptare në Turqi.

    18/274/Alb
    To S.O.E. Cairo
    14.04.1942
    Copy to S.O.E in London
    From D/H 274

    Shqiptarët në Stamboll

    1. Në Stamboll janë tre grupime shqiptarësh, shqiptarë që kanë emigruar për fare dhe tashmë janë nënshtetas turq, kolonia shqiptare si dhe refugjatët shqiptarë.
    a) Shumë nga shqiptarët që janë shtetas turq komunikojnë me familjet e tyre në Shqipëri, i vizitojnë ata ndonjëherë por edhe ju dërgojnë para. Si nënshtetas turq që janë, është më e lehtë për ta që të shkojnë në Shqipëri dhe të kthehen prapë në Stamboll. Për këtë arsye, shpresojmë që në mesin e tyre të zgjedhim korrierët tanë. Fatkeqësisht, ata nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri pa marrë vizat italiane dhe për të marrë këto viza duhet minimumi 6 javë dhe maksimumi 6 muaj. Pasi të marrin vizën, gjërat lëvizin më shpejt dhe një muaj është i mjaftueshëm për korrierët që të shkojnë dhe të vijnë nga Stambolli. Gjithsesi, përzgjedhja e korrierëve është e kushtëzuar nga rregullat turke, të cilat thonë se askush nën 45 vjeç nuk mund të largohet jashtë Turqisë për momentin.
    b) Kolonia shqiptare është shumë e varfër dhe përbëhet nga punëtorë të thjeshtë të lindur në Shqipëri, të cilët kanë emigruar për bukën e gojës. Të gjithë janë myslimanë apo ortodoksë nga Jugu i Shqipërisë. Janë rreth 1000 kryefamiljarë. Varfëria e tyre dhe origjina e thjeshtë i bën ata të pakualifikueshëm për çështje politike. Po kështu, nuk kualifikohen as si korrierë, pasi nëse largohen nga Stambolli nuk vijnë dot më për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë, mund të arrihet diçka më indirekt nëpërmjet tyre. Kur konsulli i thirri një ditë dhe ju tha se Konsullata italiane do t’ju jepte falas certifikatat me të cilat ata mund të qëndronin në Stamboll dhe ai nuk e mbante dot Konsullatën hapur nëse ata nuk paguanin për këto certifikate si në kohën e Zogut, ata të gjithë vendosën që t’i paguanin këto certifikata, me gjithë varfërinë e tyre. Pagesa është rreth pesë paund. Si një mjek i mirë, konsulli nuk ju merr këtë pagesë atyre që janë të varfër shumë. Me këto pagesa që ata bëjnë është e mundur që Konsullata të mbahet e hapur, duke u bërë kështu një pikë referimi për Shqipërinë e Lirë.
    c) Mërgata është e përbërë nga njerëz të cilët e lanë Shqipërinë në momentin e pushtimit nga italianët. Pjesa më e madhe është në një gjendje të mjeruar, pasi i kanë shpenzuar të gjitha të ardhurat që kishin kur ikën nga Shqipëria, dhe si pasojë e kualifikimit që kanë nuk mund të gjejnë një punë të përshtatshme këtu. Ushtarakët janë të shumtit e kësaj kategorie. DALIP ZAVALANI, për shembull një ekspert i bujqësisë i edukuar në Austri dhe në Shqipëri dhe pinjoll i një familje bejlerësh dhe pashallarësh nga Selaniku, tashmë jeton në një bodrum dhe mbahet vetëm me ndihma nga miqtë e tij. Ai kërkon punë, por është shumë e vështirë të gjesh punë në Turqi për ekspertizën e tij. Kështu edhe të tjerë. Si rezultat i gati tre viteve në emigracion, Mërgata e ka humbur vetëpërmbajtjen dhe janë përçarë brenda vetes. Ata janë ndarë në grupe të vogla ku njeri grup nuk i flet tjetrit, gjithsesi disa prej tyre pasi kanë dëgjuar që unë jam këtu, janë afruar me shpresën se Anglia do t’i ndihmojë në këto momente të vështira.

    Shënime për disa nga përfaqësuesit e mërgatës

    1. Asaf Bej Xhaxhuli: ish–ministër në Stamboll. Është i kulturuar dhe patriot, por i paqëndrueshëm në karakter dhe ka reputacion që ju thotë çdo gjë turqve. Është pro Zogist. Për arsye sigurie nuk e kam kontaktuar akoma, por kur ta bëj këtë gjë do të jem shumë formal dhe do të dëgjoj se çfarë ka për të thënë.
    2. Sermet Bey Xhaxhuli: Vëllai i vogël i Asafit, ish-konsull në Uskup (Shkup). Në 1938 ka fituar vendin e parë në një lotari franceze, thuhet rreth 1 milion franga franceze të paguara në monedhë zvicerane. Kështu që ai tashmë është shumë i pasur me standardet shqiptare. Ai është pro Zog dhe i tregon çdo gjë të vëllait, i cili ja thotë me siguri turqve. Ai shpenzon diçka nga paratë e tij për të ndihmuar miqtë e tij në vështirësi. Ka marrë vizë për në Amerikë dhe Angli. Ka informuar ambasadën tonë se dëshiron të shkojë në Kanada për të punuar për çështjen shqiptare si dhe për biznesin e tij. Ndoshta ai e ka kuptuar rrezikun që mund të ketë Stambolli nga forcat gjermane dhe dëshiron të largohet. Vitin e kaluar, kur ky rrezik ishte i madh, ai dhe disa të tjerë u bënë gati për t’u larguar në USA, ndërsa të tjerët u bënë gati për të shkuar në Iran. Por, kur ky rrezik nuk ishte më prezent, të gjithë qëndruan këtu. Vëllezërit Xhaxhuli jetojnë në një apartament të mirë në rrugën ‘Ajaz Pasha’ me një qira, që duhet të jetë rreth 150 lira turke në muaj. Asaf Beu e shiti makinën një vit pas okupacionit italian, pasi nuk e mbante dot me të ardhurat që kishte. Kanë edhe dy vëllezër të tjerë, të dy nënshtetas turq njëri doktor dhe tjetri nëpunës në Stamboll. Mendoj se si konsulli, si ministri jetojnë me paratë e tyre dhe nuk marrin të ardhura të tjera nga të tjerë. Familja është nga Leskoviku, në jug të Shqipërisë.
    3. Shaqir Hajrullah, i njohur edhe si Kastrati për anglezët në Stamboll. Ish-zëvendës konsull në Stamboll dhe vazhdon akoma të punojë në Konsullatë. 33 vjeç, i lindur në Gjakovë të Jugosllavisë, nga e cila familja e tij u largua më 1919 si pasojë e persekutimit. Është edukuar në ‘Robert Kolegj’, në Stamboll.
    A/H 21 na ka informuar se ai punon për italianët dhe No 2 këtu ka raportuar në Londër (me Telegramin 1455 për numrin 588), se e ka parë edhe me konsullin gjerman. Megjithatë, për mua të dyja këto informata janë false. A/H 21 nuk mund të flasë mirë për një emigrant nga Gjakova. Ndërsa No 2 ka treguar shenja që kërkon të më mbajë për vete, duke përfituar në këtë mënyrë famë për veten e tij, por edhe ndoshta përfitime financiare nga vizita ime këtu. Një mënyrë për t’i mbajtur të tjerat larg, është sigurisht t’i akuzosh ata që bashkëpunojnë me armikun. Faktet në favor të Hajrullahut janë të forta. Ai është një patriot me një të kaluar edhe financiare mjaft të pastër të cilën unë e di që prej tre vitesh. Unë e kam testuar atë për sa i përket gjermanëve, kur i sugjerova që nëse Stambolli kapet nga gjermanët, ai të kërkonte mbrojtje prej tyre. Ai më tha se kjo ishte e pamundur, pasi pak më përpara sulmit gjerman ndaj Rusisë ai ishte zënë me fjalë me konsullin gjerman në një pritje duke e akuzuar se ishte mik i armiqve të shqiptarëve. Ai është shumë i dobishëm për mua, duke më dhënë këshilla për shqiptarët e Stambollit, buletinët konsullorë, por edhe duke më dhënë informacion mbi vullnetarët në trupat degoliste. Po kështu, është përpjekur të na gjejë njerëz për në Palestinë si dhe mënyra për të dërguar para tek njerëzit tanë në Shqipëri. Është mjaft e dukshme se ai është shumë i varfër. Rrobat që mban dikur kanë qenë më të mira se ç’duken sot. Nuk frekuenton më kafenetë dhe e ka lëvizur Konsullatën në një ndërtesë shumë të vogël si dhe nuk ka më telefon privat, por përdor telefon publik. Ai e menaxhon Konsullatën vetë si dhe me ndihmën e një kushëriri, që nuk e paguan dot më për punët që bënte në Konsullatë. Ai më thotë se jeton vetëm me të ardhurat që nxjerr nga lëshimi i certifikatave për Koloninë dhe tashmë i ka kërkuar Mbretit Zog një ndihmë të vogël, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ajo që deri më sot Mbreti Zog ka dërguar për Konsullatën është 5000 lira turke, por sot edhe të vëllanë me babë, Princin Xhelal e ka lënë pa gjë fare. Meqenëse Hajrulla është kaq i gjendshëm për mua dhe kaq i varfër, sugjerimi i D/H 13 për t’i dhënë atij 300 lira në muaj më ka gëzuar shumë. Nëse Gjermania e merr Stambollin, nuk ka më shpresa se Hajrulla do të punonte për ne. Ashtu si kundër italianëve, ai do të ishte në një pozicion tepër delikat nëse punonte për ne, dhe për këtë arsye ai mund të shkojë në Iran nëse kjo gjë ndodh.
    4. MUSA JUKA: Ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë ka kërkuar për të më ndihmuar. Një nga njerëzit më të këqij në Shqipëri, ai ka qenë edhe një nga më të aftët atje, dhe për këtë cilësi unë i kam kërkuar shërbimin e tij. Pozicioni i tij financiar nuk është shumë i qartë. Ai jeton në një apartament të mirë në të njëjtën rrugë me atë të ministrit, me gruan dhe katër fëmijët e tij. Ai ndoshta ndihmon edhe nipin e tij, Fadil dhe familjen e tij si dhe disa familjarë të tjerë. Muhamet Halili më ka informuar se ai është në gjendje financiare kritike, saqë gruaja e tij ka filluar të shesë gjerdanët e saj, por gjithsesi Halili nuk është shumë i besueshëm. JUKA, gjithsesi e zgjati dorën, edhe pse në mënyrë delikate në takimin e dytë që patëm së bashku. Ai u ankua për vështirësitë financiare që kishte, duke mbështetur gjithë këtë familje si dhe më tregoi Deklaratën e Autoriteteve Doganore mbi të ardhurat që solli më vete kur hyri në Turqi. Ai kishte deklaruar 1500 franga shqiptare të këmbyera me 375 lira turke, 500 napolona flori si dhe 40 lira turke në vlerë të gjerdanëve të gruas. Disa burime të tjera më kanë informuar se ai u tregua shumë i zgjuar duke i ndarë të hollat midis atij dhe të birit, duke i deklaruar veç e veç në doganë. Ai ka shumë mundësi që të ketë para në Zvicër, pasi kur franga zvicerane ra në vlerë pak më parë se italianët të pushtonte Shqipërinë, shumë shqiptarë të ndershëm qeshën “me paratë që të gjithë hajdutët në Tiranë humbën me rënien e vlerës së frangës zvicerane”, Musa Juka ishte një prej atyre që humbën. Nëse ai kryen një punë shumë të veçantë për ne, ndoshta ne mund t’i japim herë pas here ndonjë dhuratë, por kjo do të jetë e gjitha. Ai është shumë i zgjuar dhe e kupton se nëse Shqipëria do të fitojë me ndihmën britanike, ai do të fitojë pikë duke na ndihmuar ne dhe ambicia e tij nuk ka kufij. Gjithsesi, ai është shumë i papranueshëm për Koloninë Shqiptare. Disa prej tyre nuk pranojnë as që edhe ta shikojnë. Ai është në marrëdhënie pak më të mira me disa prej shqiptarëve që janë subjekte turke. Në fakt, ideja për gjetjen e korrierëve midis tyre është e tija. Problemi qëndron në dërgimin e mesazheve nga miqtë tanë në Shqipëri. MP ndoshta mund t’i përgjigjet, ndërsa Muharrem Bajraktari kurrë. Ka mjaft gjak midis tyre. Juka ndoshta do të na vendosë në kontakt me një shoqëri sekrete në Shqipëri të quajtur ‘Dora e Zezë’ si dhe mund të na gjejë njerëz për në Palestinë. Gjithsesi, idetë e tija janë ato për të cilat unë me të vërtetë kam nevojë. Ai është në marrëdhënie shumë të këqija me gati të gjithë Mërgatën, aq sa ai nuk shkon në 7 prill në Konsullatë, kur shumë vetë u mblodhën për të mbajtur zi. Ai punon i vetmuar, dhe kjo në fakt është shumë mirë për mbajtjen e sekretit. Sipas një telegram që C ka marrë në 1940 në Athinë nga Koloneli Sterling, atij i është premtuar se do të evakuohet nëse Stambolli bie në duart e gjermanëve. Ndoshta një mënyrë më e lehtë do të ishte që të kërkonte mbrojtjen gjermane, ashtu siç ju dha në fakt Gani beut në Beograd dhe Koço Kotes në Athinë. Meqenëse të birit i është dhënë vizë gjermane nga Franca për në Stamboll, ai mund të marrë mbrojtje me lehtësi. Ne do ta dëmtonim shumë çështjen tonë në sytë e çdo shqiptari nëse do ta merrnim në mbrojtje apo do ta ndihmonim ta evakuonim atë, gjë për të cilën nuk ka arsye ta bëjmë.
    Firmosur D/H 274
    aurontare@gmail.com

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    dërgoja marinarëve.
    Darwin!
    Dergoja atyre qe i shesin toke shqiptare Damir Fazlliçit, dhe det shqiptare Greqise!
    Digjeni, digjeni se ende nuk e keni djegur mire Shqiperine...!


    http://www.youtube.com/watch?v=HYnhbviJF5c



    Ne videon me larte, flamurtar eshte Haxhi Hyka, ish shef i xhandarmerise se Ahmet Zogut dhe njeri nder pjesmarresit ne masakren e Tiranes, se bashku me Xhafer Deven. Kurse, per pas tij ne video, mund te shihet Maço Qulli, ish agjutant i Qazim Mulletit, ballist gjate luftes, me vone diversant, nga dora e te cilit ishin vrare kater ushtarak shqiptare ne vitin 1952.

    Kete vite eshte paralajmeruar nga Sali Berisha, se do te behet dekorimi i Haxhi Hykes dhe Maço Qullit, per "meritat" e tyre ne sherbim te atdheut!!! Sali Berisha, per inat te Enver Hoxhes dhe Shqiperise, nuk eshte çudi, qe ndonje dite, do t'i dekoroje te gjihe antishqiptaret, madje edhe Esat Toptanin!

    Shqiperia eshte ekzemplar i nje vendi te vetem ne bote, ku tradhetia shperblehet!

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Darwin!
    Dergoja atyre qe i shesin toke shqiptare Damir Fazlliçit, dhe det shqiptare Greqise!
    Digjeni, digjeni se ende nuk e keni djegur mire Shqiperine...!


    http://www.youtube.com/watch?v=HYnhbviJF5c



    Ne videon me larte, flamurtar eshte Haxhi Hyka, ish shef i xhandarmerise se Ahmet Zogut dhe njeri nder pjesmarresit ne masakren e Tiranes, se bashku me Xhafer Deven. Kurse, per pas tij ne video, mund te shihet Maço Qulli, ish agjutant i Qazim Mulletit, ballist gjate luftes, me vone diversant, nga dora e te cilit ishin vrare kater ushtarak shqiptare ne vitin 1952.

    Kete vite eshte paralajmeruar nga Sali Berisha, se do te behet dekorimi i Haxhi Hykes dhe Maço Qullit, per "meritat" e tyre ne sherbim te atdheut!!! Sali Berisha, per inat te Enver Hoxhes dhe Shqiperise, nuk eshte çudi, qe ndonje dite, do t'i dekoroje te gjihe antishqiptaret, madje edhe Esat Toptanin!

    Shqiperia eshte ekzemplar i nje vendi te vetem ne bote, ku tradhetia shperblehet!

    Jo mor Jo. Politiken e grekut po ben qe na ke sjelle kete video? Per te na deshmuar drejtesine e Ligjit te Luftes me Greqine??

    Plasini syte e lexoni ju te verber qe te merrni vesh se pse ka malesore me tirq aty! Ata i betohen kombit shtetit te vet te njesuar dhe askujt tjeter. Lexo edhe pak me poshte ky flitet se si Cetniket Serb bashkepunojne me Italianet per te qeruar "te betuarit".

    Ju llum komunist.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...98&postcount=6
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 15-11-2009 më 18:58

  4. #24
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ke goditur si kalama me kete shkrim!
    Ata burra me tirq, nuk i betohen atdheut dhe kombit, por tradhtise per t'i sherbyer me besnikeri qeni pushtuesit. Pushtuesit nuk erdhen me lule ne Shqiperi!

    Me ate nyjen qe e ke sjelle, mund ta mashtrosh ndonje sylesh! Ke nevoje te lexoshe dhe mesoshe akoma.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Keshtu lexojne arkivat e Nexhit?
    Ajo mbante sy shiponja rreth vetes.

  6. #26
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    [QUOTE=javan;2485028] Lexo edhe pak me poshte ky flitet se si Cetniket Serb bashkepunojne me Italianet per te qeruar "te betuarit".
    QUOTE]


    Ashtu pra shoku "nacionalist"! Edhe Xhafer Deva, bashkepunonte me Kosta Peçancin e Millan Nediçit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kush po fliste per Xhaferr Deven?

    Po mos harro edhe Enverin qe punonte per Kominternin, dhe ja fali Kosoven Titos. E pra, ai nuk qe betuar ne shesh si keta tradhetaret nga Veriu, po ama informatat ja u conte italianeve sade.

    Pse nuk e vendos ne Utube se i duhet kanaleve greve per t'i bere komente origjinale, si psh, sa e drejte eshte te blejne lega ne det ne kembim te abrogimit te ligjit te luftes qe ndeshkonte "tradhetine" tone ne boshtin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 15-11-2009 më 19:57

  8. #28
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Per Kosoven, si dhe sa e "shiti" Enver Hoxha e ke pergjien me poshte! Ishte pikerisht Lufta nacional-çlirimtare e Shqiperise, ajo qe ia mundesoi Kosoves, Mbledhjen e Bunajt, per ta ç'fuqizuar pastaj ne Prizren, ata qe ju i mbroni me sy mbyllur!







    Pjesemarresit ne Mbledhjen e Prizrenit:



    I)- Rrethi i Prizrenit:

    1. Kolë Shiroka, ,

    2. Ethem Zurnaxhiu

    3. Ahmet Nalbani,

    4. Vasa Bogdanoviq,

    5. Predrag Ajtiq,

    6. Gani Demiri,

    7. Boshko Çakiq;



    II)- Rrethi i Gjakovës:

    1. Elhami Nimani,

    2. Sylejman Domi,

    3. Ramadan Boshtri,

    4. Qamil Luzha,

    5. Tun Marku,

    6. Ismail nga Suhareka;



    III)- Rrethi i Drenicës:

    1. Muharrem Keseti,

    2. Qemal Deva,

    3. Fazli Vela,

    4. Ibrahim Tërnavci,

    5. Rrustem Selmani,

    6. Gjoko Pajkoviq;



    IV)- Rrethi i Vuçitërnës:

    1. Ilia Embaroviq,

    2. Jetullah Jakupi,

    3. Kadri Hasan Barileva,

    4. Qazim Bajgora,

    5. Rada Jovanoviq,

    6. Xhavit Nimani;



    V)- Rrethi i Dragashit:

    1. Ramadan Dauti,

    2. Mursel Ashimi,

    3. Rasim Musa,

    4. Pavle Joviqeviq;



    VI)- Rrethi i Pejës:

    1. Murat Bajraktari,

    2. Janko Llakiqeviq,

    3. Adem Nuradini,

    4. Mark Krasniqi, *

    5. Kiko Sfinjar,

    6. Fadil Hoxha;



    VII)- Rrethi i Ferizajt:

    1. Shaban Kajtazi,

    2. Bogdan Gotovusha,

    3. Tafil Fazliu,

    4. Mursel Kabashi,

    5. Kërsta Filipoviq;



    VIII)- Rrethi i Gjilanit:

    1. Vesel Rexhepi,

    2. Metë Nuredini,

    3. Sinan Hasani,

    4. Mehmet Krileva,

    5. Dushan Jankoviq,

    6. Aleksa Klariq,

    7. Mita Milkoviq;



    IX)- Rrethi i Prishtinës:

    1. Seit Haziri,

    2. Rajko Demitroviq,

    3. Ismaill Jusuf,

    4. Nikodin Mirjaçiq,

    5. Elmaz Dauti,

    6. Dushan Mugosha;



    X)- Rrethi i Mitrovicës:

    1. Janko Komoviq,

    2. VasaKomadiniq,

    3. Jetullah Dobrani,

    4. Kadrush Aliu,

    5. Blagoje Dorotoviq,

    6. Milia Kovaqeviq;



    XI)- Rrethi i Istogut:

    1. Sahit Zatriqi,

    2. Zeqir Rexha,

    3. Steva Samarxhiq,

    4. Ali Ferati,

    5. Ruzha Raiqeviq;



    XII)- Rrethi i Rahovecit:

    1. Qamil Brovina,

    2. Ismet Shaqiri,

    3. Blagoja Miliq,

    4. Faik Pruthi;



    XIII)- Rrethi i Kaçanikut:

    1. Faik Xhemajli,

    2. Halim Musliu,

    3. Miqo Kërdiq;



    XIV)- Rrethi i Suharekës:

    1. Jovan Petkoviq,

    2. Emrush Ramadani,

    3. Brahim Uka,

    4. Asllan Fazliu,

    5. Reshat Isa,



    XV)- Rrethi i Podujevës:

    1. Shaban Selimi,

    2. Shaban Lepaja,

    3. Milica Ukmanoviq,

    4. Riza Iljazi(Vokrri),

    5. Sali Azemi,

    6. Misha Miqkoviq.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Hahaha cfare shakaje.

    Lufta nacional Clirimtare e SHQIPERISE i mundesoi (car ishin keta ne Kosove mer, shkije?) Kosoves cfare?

    Linku qe pertove te lexosh eshte nga Zyra Ligjore e OKB. Aty thuhet shprehimisht se Kosova ka qene indipendente dhe nden Shqiperine qe me 28 Nentor 1912. Pra ishte Shqiperi. Dhe jo vetem kaq. Thote qe ishte pjesa me vitale e Shqiperise, e pas saj edhe Cameria. Pervec kesaj thote edhe ate qe pavaresia e Kosoves garantohej nga Fuqite e Medha ne Ligen e Kombeve ne 1920 gje qe shfuqizon Konferencen e Londres dhe Traktatin e Berlinit.

    Keshtu eshte kur lexon vetem komunistshe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 15-11-2009 më 20:41

  10. #30
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Eduard M. Dilo: Kolë Tromara dhe Bahri Omari, dy figurave të mëdha patriotike
    E Shtune, 14-11-2009, 07:45pm (GMT)


    NE KUJTIM TE DY FIGURAVE TE MEDHA PATRIOTIKE KOLE TROMARA DHE BAHRI OMARI

    Nga Eduard M. Dilo

    "Me sa njolloset xhevairi, aq njollose nje patriot..." Dr. jani dilo

    Ne faqet aq te lexueshme te gazetave elektronike po shifen per dite artikuj dhe dokumenta me vlere per historine e kombit tone. Fatkeqesisht , ne kohen e diktatures nga me te egertat dhe me gjakataret qe kaloi vendi yne, u denuan ne menyre barbare njerzit e ditur, figurat madhore te kombit .

    U mohua thuaj krejt historia e vertete dhe vlerat e medha qe na bene te njohur e te respektuar si komb, u hodh balte mbi brilantet, mbi margaritaret qe aq shume punuan e sakrifikuan per atdhe.

    A nuk u masakrua barbarisht Fishta , Ilia Dilo Sheperi, etj.-te dy ketyre koloseve te shqiptarizmes, u nxoren eshtrat e ua hodhen ku munden?

    A nuk e denuan barbarisht krejt klerin katolik, a nuk u percmuan dhe u kalben burgjeve dhe internimeve intelektuale te tille si Musine Kokalari,

    a nuk u shemtuan dokumenta historike si psh. ai i shpalljes se Pamvarsise , ku u fshine firmat e Lef Nosit, Mustafa Krujes e Mit’hat Frasherit ?

    Sa bukur e me sa shpirt e pasion kendohej kenga patriotike nga grupi “Lira “ i Korces : “…..sa te rroje gjithesia….”, e autori i ketij hymni -do ta quaja- , te mbahej anonim , se ishte emri i patriotit te madh qe punoi aq per Shqiperi , Kole Tromara, qe u denua si dhe Bahri Omari e shume patriote te vertete shqiptare , vetem se qene te tille!

    Dr . jani dilo, ka shkruar shume ne emigrimin e detyruar politik ku ndodhej, per keto figura te medha shqiptare, qe nuk i trembi vdekja , shkuan drejt saj te qete se bene sa munden per atdhe, ndaj fjalet e tyre te fundit ushtuan fort , e dridheruan gjakataret : “TE RROJE SHQIPERIA”!

    Nje shkrim brilant (do te ma quante , njeriu i mire , trimi Kolonjar SEFER MUJO LUARASI, kur ma dhuroi), shkrimin e meposhtem ,

    -duke me porositur qe ta publikoj , se i kam ruajtur si gje te shtrenjte -me tha, e kane vlera se flitet per njerez qe aq shume e kane dashur Atdhene.

    DY EMRA -NJE SHPIRT / NGA DR. jani dilo

    ....Deshmoret nuk dallohen njeri nga tjetri. Sikurse drita e bardhe e Diellit ,qe esht e perbere nga shume ngjyra te bashkuara,ashtu edhe deshmoret te bashkuar perbejne driten e bardhe ,te shndriteshme , driten qe ndricon rrugen e lirise se Atdheut.

    Sot do te kujtojme dy martire,vecanerisht te skalitur ne zemrat tona , sepse i kemi njojtur personalisht: Kole Tromaren dhe Bahri Omarin. Dy emra ,nje ide e vetme ; dy trupa,nje shpirt i vetem. Popujt ,fytyrat e Deshmorevet i skalisin ne gur te mermerte per te perjetesuar kujtimin e tyre dhe per t'ua dhene trashegim brezave te ardhshem.

    Kole Tromara dhe Bahri Omari nuk kane ne Atdhe asnje permendore. Emrat e tyre nuk jane skalitur ne asnje pllake mermeri ose bronci ,por ndodhen ne zemrat dhe mendjen tone; emrat e tyre ne i kendojme te shkruar dhe te qendisur ne krahet e Shqiponjes Shqiptare.

    Kole Tromara dhe Bahri Omari kane qene nga themelonjesit e Vatres se Amerikes krah per krah me Pecin, me Nolin dhe me Konicen. Kur , pas Luftes se Pare Boterore , Shqiperia doli me te vertete me vete "per inat te djallit e te armikut" si thote poeti,Kole Tromara dhe Bahri Omari u kthyen ne Atdhe dhe u vune ne sherbim te Tij.

    Vazhduan , me fjale te tjera sherbimin ne paqe e ne qetesi per perparimin e shpejte te vendit, i cili ,i shtypur gjate qindra vjetesh, kishte mbetur pas. Kole Tromara si prefekt ne Gjirokaster ne vitin 1920,ka qene nga qeveritaret me te shquar e me te holle , duke vepruar ne ate kohe akoma te rrezikeshme.

    Ne Gjirokastren e shenjte e te shtrenjte per gjithe shqiptaret , ne Gjirokastren e Cercizit si ne Korcen e Themistokli Germenit dhe te Mihal Gramenos ,njihesh mire Kole Tromara ,patriot i shquar, goje-embel, paqedashes dhe shqiptar i kulluar.

    Me vone te dy Kole Tromara e Bahri Omari,ndodhen ne Parlamentin e Pare te Kombit tone per te mbrojtur gjene me te shtrenjte, pas lirise se Atdheut, lirine e popullit.

    Ne fund te vitit 1924 detyrohen te dy te mergohen ne dhe te huaj dhe pas pushtimit fashist, qe aq i hidhur na ka mbetur ne zemer, kthehen si nenshtetas te thjeshte privat ne vatanin e helmuar.

    Ne moshe te shkuar qe te dy, nuk i ka mposhtur asnje fat i keq, nuk jane lodhur nga rruga e gjate plot lot e mergimit dhe fatkeqesive.

    I pervishen punes perseri,i vihen nje detyre te re dhe mbase shume me te rende se cdo detyre tjeter qemoti: clirimi i Atdheut te lidhur me prangat e zeza te nje fashizmi gjithmone me te pangopur.

    Qe te dy perkrah Lumo Skendos , te dy flamurtare, te dy trima, te dy kandidate therore , kandidate deshmore: vetem per Shqiperine dhe asgje tjeter. Komunistet , kur i cuan te lidhur ne sallen e kasaphanes , nje gje kishin ndermend dhe thane: "Keta te dy populli i quan patriote. Ne do t'i poshterojme dhe do t'i akuzojme per cdo gje te pandereshme..."
    Po me kot . Me sa njolloset xhevairi, aq njolloset nje patriot. ...
    ....Xhelati mbeti i shtanget, si i ngrire. Ngriti doren perpjete dhe donte te thoshte :"Zjarr", por asnje ze nuk doli nga goja e tij, vetem buzet levizi.

    Dhe Kole Tromara e Bahri Omari thirren me ze te larte:"Rrofte Shqiperia!" Nje batare plumbash i shpoi tej per tej. Brenda ne varr rane dy trupa, nje zemer, nje shpirt, nje ideal.

    Vellezer e motra, Keshtu vdesin Deshmoret!

    Te cohemime kembe per nderuar kujtimin e tyre. Te jemi kryelarte qe kemi lindur ne token Shqiptare, sepse nje toke si kjo qe ka pjelle Kole Tromaren e Bahri Omarin ,esht e shenjte,nje toke qe nuk mund te jete kurre e roberuar.

    Dhe ne kete dite perkujtimore , nderin me te madh qe mund te tregojme ndaj Deshmoreve tane, esht te therrasim edhe ne si KOLE TROMARA E BAHRI OMARI:"RROFTE SHQIPERIA!”

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •