Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Linda_uk pikerisht shqiperine sepse Shqiperia e para ishte nje vende mes lindjes dhe perendimit dhe nuk u more nje vendim i sakte se cilit krah do ti perkiste.
    Me thjeshte akoma per ty. Stalini, Churchill dhe Rusvelt si fitimtaret e luftes qe ishin e ndane evropen me dysh. Thuhet qe shqiperine e kishin harruar gjate takimit!!! Pra asnjehere nuk u morr nje vendim se kujt krahu do ti perkiste. Kshu qe te dyja krahet luftuan me njeri-tjetrin te kishin shqiperine ne ndikimin e tyre. Komunistet fituan!
    Po ata donin, por e ndaluan ata qe ishin ne pushtet ne shqiperi ne ate kohe. Mesa kam lexuar Anglezet tentuan te zbarkonin ne Sarande por i ndoqen ne ate kohe.
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  2. #12
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anëtarësuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    se mendoja qe te ishim aq sypatrembur sa ti ndalonim. sa keq, mbase do kishim pas fatin te ishim shtet jo komunist if they did
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    well not really, as during those times southern Albania was considered as a Greek land by UK and USA..
    It was not till late 50-s i think that Albania joined UN!
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rekrutimet e ushtarakëve shqiptarë për në Palestinë

    Rekrutimet e ushtarakëve shqiptarë për në Palestinë

    » Dërguar më: 29/10/2009 - 13:18

    Auron Tare

    Dy letrat e përzgjedhura sot për t’u botuar në vazhdim të ‘Dosierit’ mbi aktivitetin e Shërbimeve Sekrete Angleze në Shqipëri janë mjaft interesante, pasi zbulojnë për herë të parë fatin e një sërë ushtarakëve të cilët ndoqën Zogun dhe familjen e tij drejt Stambollit.
    Ka shumë pak informacion se çfarë ndodhi me njerëzit të cilët kaluan kufirin me Greqinë pas pushtimit italian të 1939. Siç dihet, Zogu shkoi në Stamboll ku dhe qëndroi për pak kohë, për të vazhduar më tej drejt disa kryeqyteteve europiane dhe për të përfunduar në Paris. Por, çfarë ndodhi me një sërë ministrash apo oficerësh të cilët shkuan me të në Stamboll?
    Me sa duket, të lënë pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë alternativë të qartë, disa prej këtyre oficerëve dhe ushtarakëve të ish- ushtrisë mbretërore janë rekrutuar nga Shërbimet Angleze për t’u dërguar në luftimet e Palestinës, ku ushtria britanike sapo kishte filluar përplasjen e saj me forcat gjermane. Këto dy letra dhe të tjera në vazhdim sjellin një pasqyrë mjaft interesante të jetës në emigracion të ushtarakëve shqiptarë, por edhe vështirësitë e shumta ekonomike të cilët ata përballonin në Turqi. Nëpërmjet informacioneve me karakter tepër personal që Zyra e SOE në Stamboll raportonte mbi jetën dhe aktivitetin e këtyre njerëzve, shihet mjaft qartë jeta e vështirë e ushtarakëve mbretërorë, të cilët për të jetuar kishin shitur edhe uniformat e dikurshme. Gjithsesi, për herë të parë mësojmë nëpërmjet arkivit sekret të Shërbimit Britanik, se një numër i pacaktuar ushtarësh dhe oficerësh shqiptarë janë rreshtuar që në fillimet e Luftës së Dytë Botërore në formacionet ushtarake të aleancës franko-britanike, duke hapur një kapitull të panjohur të kontributit shqiptar për këtë luftë botërore.

    72/274/Alb
    To: SOE Cairo
    Copy to SOE London Nga D/H 274


    EKMAS sot sapo më informoi se rekrutimi i ushtarëve për në Palestinë është gati e pamundur në Stamboll sot, si rezultat i asaj që u ka ndodhur shqiptarëve të cilët kanë dalë vullnetarë për të shërbyer në forcat Degoliste. Personi i cili dezertoi pas transferimit në trupat greke të këtyre vullnetarëve është kthyer në Stamboll dhe po bën propagandë kundër nesh duke thënë se, “ne nuk e mbajmë fjalën e dhënë dhe mendojmë vetëm për grekët”. Me sa duket vullnetarët e parë të cilët kishin hyrë direkt në trupat e gjeneralit De Gol janë mbajtur me vete si një togë e veçantë. Vullnetarët që shkuan më vonë dhe ju bashkëngjitën trupave tona dhe jo atyre të De Golit, me sa duket nëpërmjet një ndryshimi të Programit A.M.A janë shpërndarë midis trupave greke. Toga në trupat e De Golit nuk është ankuar, ndërsa të tjerët janë mjaft të mërzitur dhe të hidhëruar.
    Letrat që po vijnë nga vullnetarët këtu në Stamboll janë të gjitha plot me ankesa. Është diçka shumë interesante, pasi në këto letra ka ankesa nga grekë (minoritarët) të cilët vijnë nga Lugina e Gjirokastrës, por duhet thënë se është shumë e vështirë për të besuar se edhe këta nuk duan të jenë në trupat greke. Për të qenë më të sigurt që familjarët e tyre të besojnë në ato që thonë nëpër letra, ata kanë dërguar foto që tregojnë simbolet greke në kapelat e tyre. Në disa nga letrat ata apelojnë pranë konsullit shqiptar për t’i shpëtuar. Në njërën prej letrave që kam parë, personi është një shqiptar nga një fshat i Përmetit i cili shkruan greqisht me germa europiane, pasi me sa duket nuk di të shkruajë në greqisht. Ai apelon pranë konsullit në një KOD të thjeshtë, i cila i shpëton me lehtësi censurës, por që përkthehet pa problem prej nesh. Të gjitha këto letra konfirmojnë propagandën anti-britanike të dezertorit.
    Oficerët pranojnë pak a shumë fjalën time se, kjo transfertë është bërë vetëm me qëllim të vështirësive të gjuhës, meqenëse ata kanë eksperiencë në komandim, e kuptojnë vështirësinë e gjuhës. Ushtarët e thjeshtë nuk e pranojnë këtë arsyetim. Oficerët gjithashtu pranojnë atë që ju kam thënë se, për një vit me radhë askush nuk është interesuar për Shqipërinë, por ushtarët e thjeshtë nuk e besojnë këtë gjë, pasi ata mendojnë se Shqipëria është shumë e rëndësishme në mendjen e të huajve.
    Dh,e tjetër problem që kemi në rekrutime është se ushtarët janë në punë të ndryshme. Stambolli ka me qindra kopshte, dhe kësisoj ofron mundësi punësimi për ta. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë në përfshirjen e vullnetarëve në kompanitë qipriote. Nëse kjo mund të qëndrojë, do ta bënte detyrën tonë më të lehtë.
    Të autorizuar nga Kajro me tel.B/580 e datës 16.5.1942, të dy oficerët në Paris janë dërguar për në Stamboll. Në 52/274/Alb, gabimisht kam shkruar për 4 oficerë. Në fakt kanë qenë katër oficerë, por sipas raportimit të ELMAZ, dy janë larguar.
    Një telegram i parapaguar është dërguar në një adresë në Gjermani, nga ku një letër do t’i dërgohet Parisit. Akoma është shumë shpejt për një përgjigje. Personi i kontaktit në Gjermani është një bashkëfshatar i ELMAZ, i cili punon atje.
    Referenca e telegramit tim për Kajron No 533 e 25 majit, e cila këshillon ndalimin e letrës së kolonel Hysen Selmanit për Mbretin Zog, për të cilën shikoni raportin tim të 65/274/Alb e 21.5.1942.
    Më shkoi përnjëherë në mendje sapo pashë raportin dhe letrën bashkangjitur për Mbretin Zog se, kjo letër mund t’i shkojë atij (Zogut) përpara se grupi i Palestinës do të nisej, dhe në këtë mënyrë ai mund të hynte në pazare me ne dhe të urdhëronte Selmanin që të ndalonte këtë grup. Por, mua më duket më e udhës që të niset grupi i vullnetarëve për në Palestinë dhe pastaj ky raport të lejohet nga Kajro që të mbërrijë tek Zogu, pasi ai nuk mund ta përdorë këtë gjë më si kundërpeshë për bisedimet me ne.
    Ai mund të dëshirojë që ata të bashkëpunojnë me ne, ashtu siç ka udhëzuar që ata të bashkëpunojnë edhe me francezët përpara se të fillonin vështirësitë me grekët. Gjithsesi, do të ishte e udhës që me telegram të kërkohet që kjo letër të mos mbërrijë për momentin në dorën e Tij.
    Grupi akoma nuk është gati. ELMAZ është akoma i sëmurë dhe nuk do të shkojë tek doktori derisa të bëhet më mirë. Ai e di që është personi më i rëndësishëm në këtë grup dhe nuk do të dëshironte që të pengohej nga mjeku. Nëntogeri SHEHI është akoma i pavendosur për të ardhur dhe ka kërkuar kohë deri në fund të muajit.
    ELMAZ mendon se ai po pret një letër përpara se të vendosë.
    Firmosur
    D/H 274

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Të dhënat e rekrutëve shqiptarë për në Palestinë

    Të dhënat e rekrutëve shqiptarë për në Palestinë

    » Dërguar më: 29/10/2009 - 13:17



    Letra 2
    75/274/Alb
    To; SOS, Kajro 27.05.1942
    Kopje për SOE Londër Nga D/H 274


    Rekrutimet për në Palestinë

    Referenca 1/Alb/1DH80/81 e datës 21.05.1942 paragrafi 2:
    Më poshtë janë të dhënat e rekruteve për në Palestinë.
    Kapiten Adem Shehi, lindur në 1910 në Bulqizë (Dibra) njeh Dibrën, Beratin, Elbasanin, Durrësin dhe Pogradecin, i religjionit mysliman.
    Kapiten Faik Elmazi, i lindur në 1911 në Mat: njeh Matin, Krujën, Tiranën, Shkodrën (vetëm qytetin) i religjionit mysliman.
    Nëntoger Rexhep Bajraktari, i lindur më 1913 në Krumë njeh: kufijtë e Hasit, Shkodrën, Sarandën, Vlorën, Korçën, i religjionit mysliman.
    Kapter Ismail Shemsedini, i lindur në 1914 në Patin (Mat) njeh Matin dhe Tiranën, i religjionit myslyman.
    Të katërt kanë pasaporta të lëshuara nga Konsullata Shqiptare në Stamboll me data të ndryshme, në 1939.
    Në pasaportën e Shehit është shkruar gabimisht nënoficer, pasi ai në fakt është Kapiten i Parë dhe superior i Elmazit.
    Kapteri Shemsedidn mu prezantua përpara dy ditësh. Në telegramet e kaluara e kam përmendur si SHEMA, por në fakt është tashmë e qartë për mua se ai është Ismail Shemsedin Dema, një gabim i bërë në pasaportë që nuk mundem ta shpjegoj dot. Gjithsesi, nuk ka rëndësi, pasi ai është ai që pretendon se është, pasi i ngjan shumë Kapiten Sefedin Challaku, një kushëri i tij nga nëna dhe mik i imi.
    Në pasaportë ai përshkruhet si “Kaporal”, si Komandant i Rojës Mbretërore, ku Shemshedini bënte pjesë. Kolonel Hysen Selmani e ka promovuar atë, pasi pasaporta është lëshuar. Kolonel Selmani e ka të drejtën ligjore për të bërë një veprim të tillë.
    Nuk mund të bëjmë asgjë për pagesat. Duhet të qëndrojnë ashtu siç kemi rënë dakord, megjithëse shuma është dhënë gabim. Ju shpjegova atyre se shuma e dhënë është gabim, pasi po ju japim më shumë se të tjerëve dhe kur të shkojnë në Palestinë nuk duhet t’i tregojnë askujt se sa paguhen. Mendoj se mund t’ju besojmë për këtë gjë.
    Për sa i përket borxheve, grupi i D.H.R për në Palestinë ka hapur një problem. D/H 60 më ka informuar se ata persona ishin të llahtarshëm në kërkesat e tyre. Duhet thënë grupi që kam organizuar unë është shumë i mirë. SHEHI më kërkoi që t’i paguanim borxhet, ndërsa të tjerët më kanë shprehur vetëm një shpresë nëse do të mund t’i paguanim ato. Nuk i kanë ndarë ato në “borxhe të detyrueshme” dhe “të pa detyrueshme”. Të parat janë shuma të vogla për ushqim dhe pagesa për fjetje, për të cilat ata mendojnë se nuk do të ishte shumë e hijshme që të largoheshin pa i paguar ato.
    Të dytat janë shuma më të mëdha që ju janë marre miqve. Ata kanë kërkuar që të parat të paguhen prej nesh dhe të dytat nëse ata do të jetojnë do t’i paguajnë vetë. Nëse vriten, atëherë ato borxhe do t’u ngelen atyre.
    Borxhet e detyrueshme në rastin e Shehit janë 265 lira turke, për bajraktarin 140, për Elmazin 145 dhe për Shemshedinin, 142 lira turke. Totali 692 lira turke.
    Shehi ka më shumë borxhe, pasi ka më pak të njohur në Stamboll të cilët mund ta mbajnë me ushqime dhe fjetje. Borxhet e tjera janë rreth 800 LT.
    Ju lutem, më thoni se sa do të paguani. Ju lutem, përgjigjen me telegram pasi grupi është gati për t’u nisur.
    Për sa i përket uniformave, D/H 26 mendon se shuma që duhet është rreth 250 LT për person. Kjo do t’u lejonte atyre një kostum, dy këmisha, 2 palë pantallona, 2 palë çorape, 1 palë këpucë një kapele.
    Në fillim, D/H 26 mendoi që t’i blinin uniformat në Palestinë ku çdo gjë është mjaft e lirë se sa në Stamboll. Por, pasi e menduam për vështirësitë e paraqitura dhe dërgesat me telegrame si dhe një dokument që do t’i autorizonte ata të blinin uniformat në Palestinë që duhet të kalonte autoritetet turke, menduam më mirë t’ju jepnim paratë në dorë dhe ata janë të lirë, t’i blejnë vetë artikujt e mësipërm. Deri tani ju është dhënë gjysma e parave, të tjerat të premten (29.05.1942)
    Ne jemi shumë të gëzuar për lejet tuaj ku ata mund të mbajnë një flamur shqiptar. Të gjithë janë të gatshëm për ta kryer këtë mision sa më mirë. Bajraktari dëshiron që të mësojë të pilotojë avionë. Ai ka pranuar që të shkojë në shkollën e aviacionit së bashku me nacionalitete të tjera, por na është lutur që të mos dërgohet për të fjetur në të njëjtën dhomë me grekë. Elmazi thotë se ata janë të gatshëm të veshin çfarëdo lloj uniforme që ne mendojmë, angleze, egjiptiane, por vetëm jo greke. Për mua kjo tregon se nëse grekët insistojnë për të aneksuar Jugun e Shqipërisë, do të kenë probleme të shumta.
    Siç ju kam raportuar më parë, ata i kanë shitur uniformat e tyre. Nëse dëshironi t’i vishni me uniforma, uniformat italiane janë më të pranueshme, pasi ata mund të bëjnë adaptimet e nevojshme nga kjo uniformë.
    Firmosur
    D/H 274

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #16
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    dërgoja marinarëve.
    Prektora

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    dërgoja marinarëve.
    Duke qenë ti këtu prezent, s'është fare nevoja.
    Sui generis

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Cfare do te na merrnin? Sna njihnin as per shtet moj Linda kane pase hallin e Greqise ti jepnin dhe nje cope tjeter, kaq se kupton.
    Po per camet e perzene forcerisht nga tokat e tyre a ke ngju noj llafe ti Linda me qe jeton dhe ne Angli e po te vjen cudi se car do na merrnin.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dokumenti: Shqiptarët në ushtrinë e De Gol

    Dokumenti: Shqiptarët në ushtrinë e De Gol

    » Dërguar më: 05/11/2009 - 14:11



    Dokumenti që zbardhet më poshtë, do të pasohet në numrin që vijon edhe me emrat e të gjithë shqiptarëve të cilët u bashkuan me De Gol. E rëndësishme është që në këtë dokument, shërbimi sekret britanik nuk lë mënjanë edhe gjithë historinë e kohës, madje edhe debatet dhe idetë që Britania mbështeste pushtimin e jugut të Shqipërisë nga ana e Greqisë. Kjo për shqiptarët ishte e papranueshme, edhe pse sipas dokumentit, disa prej tyre kishin edhe emra grekë, dhe siç duket vinin nga zonat minitoritare të vendit.

    11/274/Alb Per: S.O.E Cairo 8.8.42 ( data ka nje shenim ne vend te 8.8.42 eshte 8.4.42 )
    Kopje per S.O.E London Nga D/H 274


    1. 38 vullnetarë shqiptarë kanë lënë Stambollin nga datat 17.06.1941 deri më 23.02.1942 për t'ju bashkuar Legjionit të Huaj të Forcave të Lira Franceze në Siri. Edhe të tjerë do të donin të shkonin, por janë refuzuar nga Shërbimi Sekret. Një numër oficerësh gjithashtu dëshironin të dilnin vullnetarë, por autoritetet ushtarake degoliste nuk mund t'ju ofronin një rang më të lartë se ajo e nënoficerit, kështu që ata nuk mund ta pranonin pasi ishte fyese për ta.
    2. Pasi kanë arritur në Siri, të gjithë vullnetarët janë vendosur si ushtarë të thjeshtë në një Batalion Pune të Legjionit të Huaj. Kjo ka ndodhur pasi ata ishin në gjendje jo të mirë fizike dhe kanë qenë njerëz me prejardhje shumë të thjeshtë të cilët kanë punuar në Stamboll përpara pushtimit të vendit të tyre nga Italianët. Asnjeri nuk ka qenë refugjat nga pushtimi Italian. Njeri apo ndoshta dy prej tyre ishin të punësuar kur dolën vullnetarë. Nuk kam informacion nëse ata kanë qenë ushtarë përpara apo jo, por në rregullin që ka Shqipëria ata duhet të kenë bërë shërbimin e detyrueshëm ushtarak përpara se të lejoheshin që të largoheshin nga Shqipëria për të punuar jashtë.
    3. Është e mundur që njeri apo ndoshta dy prej tyre mund të jenë të pranueshëm për t'u trajnuar në Palestinë. Duke pasur parasysh këtë gjë si dhe gjuhët që ata flasin, i kemi futur në listat e emrave, gjithsesi informacioni nuk është i mjaftueshëm pasi është bazuar në aplikimin e formularëve të vullnetarëve, dhe ato vetë janë të pa mjaftueshme. Emrat e vullnetarëve të cilët puna në të kaluarën i bën të vlefshëm për trajnimin në Palestine janë shënuar me yll. Emrat e atyre që në fotografi duken atraktivë janë shënuar me një rreth të vogël. Disa duken 'të fortë", ndërsa të tjerët kanë pamjen tipike të një shqiptari të padisiplinuar. Informacion më shumë për ta mund të merret që këtu, por do të duhet shumë kohë, ndoshta do të ishte më mirë që të pyeteshin komandantët e tyre të cilët mund të na japin një raport mbi ta.
    4. Dy oficerë, togeri i këmbësorisë, Adil Dervishi dhe nëntogeri i këmbësorisë, Ejup Arianiti janë paraqitur si vullnetarë. Meqenëse ata janë paraqitur pranë autoriteteve ushtarake britanike kam shpresë se do t'i kontaktoj menjëherë për t'i siguruar për në Palestinë. Nëntogeri Arianiti, me gjithë formën e italianizuar të mbiemrit, është në fakt djali i Gjeneralit Xhemal Arianitasi, Gjeneralisimo i Forcave Ushtarake Shqiptare nën Mbretin Zog, i cili tashmë është refugjat në Stamboll.
    5. Në shkurt të këtij viti, rekrutimi është ndaluar nga konsulli shqiptar në detyrë, z. Shaqir Hajrullah (Kastrati). Ai ka mësuar se vullnetarët shqiptarë, në vend që të ishin formuar në një kompani shqiptare, janë transferuar në forcat greke dhe ai mendon se nëse nuk do të ketë asnjë reagim mbi këtë gjë, do të dukej se shqiptarët kanë pranuar pretendimet greke për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ai gjithashtu ka protestuar pranë z. Jouve, i cili e ka dërguar këtë protestë tek Gjenerali Catroux, në një letër ku bashkangjitur keni një kopje. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje për këtë protestë. Duke mos e ditur se unë do ta shikoja letrën, z. Hajrulla më tha që ai e ka shtrembëruar pak faktin duke i thënë z. Jouve se ai ka marrë letra nga vullnetarët shqiptarë të cilët janë ankuar për këtë gjë, në fakt njeri prej tyre ka dezertuar dhe është ankuar personalisht. Vullnetarët këmbëngulin se atyre ju ishte premtuar se do të ishin në një kompani më vete. Autoritetet britanike në Stamboll të cilët janë marrë me këtë çështje thonë se kjo lëvizje nuk ka pasur motive politike, por është bërë si pasojë e problemeve me gjuhën. Nëse do të kishte një forcë ushtarake të lirë turke, ata do të ishin transferuar atje ashtu siç janë transferuar tek forcat e lira greke.
    6. Nuk kam akoma dijeni nëse të dy oficerët e përmendur në paragrafin 4 kanë dijeni për këtë gjë, por me sa duket deri më tani nuk dinë gjë. Konsulli shqiptar mendon se do të ishte një gjë mjaft e mençur nëse nuk e përmendim këtë ndodhi tek ata.
    7. Z. Hajrulla konfirmon në bazë të aplikimeve se shumica e vullnetarëve janë shqiptarë ortodoksë dhe pakica janë myslimanë. Të gjithë janë nga Jugu i Shqipërisë. Mes tyre nuk ka katolikë. Kur kanë punuar në Turqi, të gjithë kanë mësuar turqisht dhe besoj se të gjithë duhet të dinë edhe greqisht. Të gjithë janë me pasaporta shqiptare. Në aplikimet që kanë, bërë disa i kanë vendosur emrat në greqisht, dhe kjo mendoj unë tregon se duhet të jenë grekë nga fshatrat greke të Gjirokastrës dhe mund ta kenë mirëpritur që t'u jenë bashkuar trupave greke. Të tjerët janë të gjithë shqiptarë, si në dukje, si në sentimentet e tyre.
    8. Z. Hajrulla e lidhi këtë ngjarje me pretendimin e Greqisë për Jugun e Shqipërisë dhe ma theksoi faktin se kjo ishte një armë në duart e propagandës gjermano-italiane në Shqipëri. Në se ata do ta mësonin këtë gjë, atëherë do ta transmetonin, dhe ne do ta kishim të vështirë, ashtu siç e kishim të vështirë të përgënjeshtronim një lajm më të hershëm që u botua me qëndrimin britanik për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë. Këto lajme do t'i largonin prej nesh edhe mbështetësit tanë më të flaktë në Shqipëri.
    9. Do të doja të kërkoja që këta burra të transferoheshin në batalionin e punës qipriot. Kjo do ta lehtësonte problemin e tyre gjuhësor, ashtu siç bëhet tek forcat e lira greke, do të pengonte propagandën italo-gjermane nga një armë e fortë propagandistike dhe do të shpërndante çfarëdolloj komplikimi politik real apo në tentativë. Këta burra do të jenë të lumtur të shërbejnë nën flamurin britanik, edhe përse kanë trashëguar një admirim të madh për Amerikën pasi kanë anëtarë të familjes atje. Nëse do të duam dikë prej tyre për trajnim, mund ta marrim pa zhurmë përpara se grekët të tregojnë interes për të. Nëse oficerët të cilët do të mundem t'i dërgoj nuk mund të dërgohen në detyrë me të mbaruar trajnimin, atëherë ata mund të dërgohen në Kompaninë Shqiptare të Forcave Qipriote. Në këtë mënyrë ata nuk do të mërziten duke pritur, por edhe nuk do të flasin mbi trajnimin e tyre.
    10. Opinioni personal i A.M.A në Stamboll është se nuk do të ketë asnjë problem me transferimin e tyre, pasi ata janë transferuar një herë, dhe një transferim i dytë nuk ka asnjë pengesë përveç disa procedurave burokratike.
    11. POGA, një nga rekrutimet e fundit është lejuar të vazhdojë për në Palestinë, megjithëse ka dyshime të vogla për të. Kjo u vendos pasi ai humbi punën, dhe ne shpenzuam para për të pasi ai doli vullnetar.
    Firmosur
    D/H 27

    GSH.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zbulohet fakti historik: Flamuri shqiptar në Sirinë e largët

    Zbulohet fakti historik: Flamuri shqiptar në Sirinë e largët

    » Dërguar më: 05/11/2009 - 14:11

    Nga Auron Tare

    Në tre numrat e kaluar jemi përpjekur të japim një panoramë të plotë mbi përpjekjet dhe fatin e ushtarakëve shqiptarë të cilët ndoqën Zogun dhe familjen e tij pasi u larguan nga Shqipëria në vigjilje të pushtimit Italian drejt Turqisë. Dega S.O.E, e Shërbimit Sekret Britanik në Stamboll ka monitoruar rregullisht jo vetëm këta ushtarakë të ushtrisë Mbretërore por edhe komunitetin shqiptar në përgjithësi duke u përpjekur të rekrutojë persona të ndryshem nga ky komunitet. Dokumentet e Shërbimit Sekret Britanik janë dëshmi të rralla të përpjekjeve që një pjesë e shqiptarëve të Stambollit dhe ushtarakët Zogistë bënin për të mbajtur gjallë një lloj shprese për një rikthim të mundshëm në Shqipëri me mbështetjen e Anglezëve. Eshtë shumë e rëndësishme për të kuptuar se çfarë bëhej në prapaskenat e Shërbimit Britanik S.O.E në Stamboll pasi do të ishte kjo degë e Shërbimit e cila do të kishte edhe ndikimin më të madh në vitet që do të vinin përsa i përket ngjarjeve në Shqipëri.
    Në vazhdim të publikimit të dokumenteve mbi Shqipërinë të Shërbimit Sekret S.O.E do të lexojmë një dëshmi mjaft interesante mbi përfshirjen e vullnetarëve shqiptarë në vigjilje të luftës së Dytë Botërore në forcat e Legjionit të Huaj Francez një nga forcat ushtarake më elitare në Europë të cilat edhe sot konsiderohet si krenaria e forcave komando Franceze. Interesant është fakti se 38 vullnetarët e parë shqiptarë i janë bashkuar forcave të Gjeneralit Francez De Gol në Siri por përse ata kanë zgjedhur për tu bashkuar me Legjionin e Huaj Francez mbetet për tu zbuluar. Ky fakt deri më tani i panjohur jep një pamje mjaft interesante të përfshirjes së shqiptarëve në ngjarjet me rëndësi të madhe politike evropiane siç është edhe formimi i forcave ushtarake Franceze në Sirinë e kontrolluar nga Franca e cila nuk e njihte regjimin që bashkëpunonte me Gjermaninë Naziste.
    * * *
    Historiografia shqiptare deri më tani ka shkruar mjaft mbi vullnetarët shqiptarë të cilët ju bashkuan forcave republikane në Spanjën e largët. Por Shqipëria komuniste e cila sigurisht për këtë kontribut të rëndësishëm në fatin e Spanjës republikane është krenuar gjithmonë nuk ka pasur asnjë të dhënë mbi kontributin e të rinjve shqiptarë në fatin e Forcave të Lira Franceze të udhëhequra nga Gjenerali De Gol të cilat ishin edhe fillesa e ushtrisë së ardhshme franceze. Sipas dokumentit që botohet sot vullnetarët shqiptarë të cilët me sa duket kanë qenë të rinj emigrantë që punonin në Turqi i janë bashkuar Legjionit të Huaj me vullnet të plotë dhe duke kërkuar me vendosmëri një rrjeshtim nën flamurin shqiptar duke kontribuar kështu edhe pse në një mënyrë modeste në rreshtimin e Shqipërisë në formacionin e rëndësishëm të aleateve Franko-Britanikë të cilët sapo kishin filluar luftën e tyre kundër forcave naziste. Lista e plotë e vullnetarëve shqiptarë që do të botohet në numrin e ardhshëm meriton të futet në librat e historisë së rezistencës shqiptare kundër nazizmit edhe pse ka kaluar mjaft kohë që nga ajo ditë kur këta të rinj të panjohur për vendin e tyre mbajtën lart Flamurin Shqiptar në Sirinë e largët.

    Dokumenti

    Shqiptarët, në fundin e vitit '41 dhe fillim të vitit '42 vazhdonin që të angazhoheshin me trupat e aleatëve për të qenë pjesë e tyre në shërbimet e legjioneve të huaja për në Palestinë. Dokumenti i servirur, me numrin 11/274/Alb të shërbimeve sekrete britanike, tregon për herë të parë për fatin e rreth 38 vullnetarëve shqiptarë të cilët do t'u bashkoheshin forcave të gjeneralit De Gol për në Siri. Në fakt, dokumenti na jep një pamje të vërtetë të shqiptarëve të asaj kohe. Të ardhur nga regjimi i Mbretit Zog, menjëherë pas braktisjes që ky i fundit i bëri Shqipërisë, ata duket se ishin të rritur me disiplinë. Dokumenti tregon se të gjithë shqiptarët ishin të pajisur me pasaporta, dhe kjo tregon edhe rregullat dhe mënyrat me të cilën funksiononte në atë kohë monarkia në Shqipëri. Por nga ana tjetër, në dokument theksohet se patjetër ata do të kishin përfunduar edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Sepse askush sipas dokumentit të shërbimit sekret britanik, nuk mund të linte Shqipërinë në rast se nuk kishte kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Por sipas dokumentit që botohet edhe me faksimile, duket se për britanikët "shqiptarët janë të padisiplinuar" dhe nga ana tjetër "nuk janë të fortë". Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me vitet e gjata të emigracionit të tyre por edhe për ata që kishin qëndruar në Shqipëri, nga varfëria e tejskajshme.

    GSH.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •