Jesterworld, me lejo te te dhuroj falas nje fakt nga shkencat e njehsimit (Computational Sciences, jo Computer Sciences). Une po specializohem (dhe kam ndermend te bej nje Master of Science se shpejti) per nje paradigm te shkencave natyrore qe quhen Algoritmet Gjenetike (apo me ne pergjithesi, Algoritmet Evolucionare). Algoritmet Gjenetike (GAs) eshte nje metode iterave qe zgjidh problema tejet komplekse, zgjidhja e se ciles nuk dihet paraprakisht apo metoda e zgjidhjes eshte e panjohur. Pra, ti e ben programin apo kompjuterin tend "te mesoje se si te zgjidhe problemen". Dhe ai, duke u "trajnuar" nga algoritme te tilla, te jep nje zgjidhje "te evoluuar" nga kjo metode iterative (hap pas hapi). Aktualisht, une po bej nje projekt diplome qe ka lidhje me teorine e optimizimit e asistuar nga Algoritmet Gjenetike. Me lejo gjithashtu te permend se kjo metodologji bazohet ne Teorine e Evolucionit, ne parimin e perzgjedhjes natyrore, fale Charles Darwin. Prandaj, ketu e kisha fjalen kur permenda zgjidhjet kompjuterike... Gjithsesi, nuk dua te diskutoj me teper, sepse do te dilnin shume pyetje. Kush eshte i interesuar per me teper, apo kush di nga tema dhe do te diskutoje/bashkepunoje me mua, le te me kontaktoje privatisht.Postuar mė parė nga jestersworld
Krijoni Kontakt