Close
Faqja 18 prej 36 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 356
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post

    Citim Postuar mė parė nga jestersworld
    Pra nqs une krijoj nje program, di qe ne fillimet e programimit rezultatin qe do te japi ai prog. nuk eshte se shkruan njeri nje program dhe pastaj ai ben cudira
    Jesterworld, me lejo te te dhuroj falas nje fakt nga shkencat e njehsimit (Computational Sciences, jo Computer Sciences). Une po specializohem (dhe kam ndermend te bej nje Master of Science se shpejti) per nje paradigm te shkencave natyrore qe quhen Algoritmet Gjenetike (apo me ne pergjithesi, Algoritmet Evolucionare). Algoritmet Gjenetike (GAs) eshte nje metode iterave qe zgjidh problema tejet komplekse, zgjidhja e se ciles nuk dihet paraprakisht apo metoda e zgjidhjes eshte e panjohur. Pra, ti e ben programin apo kompjuterin tend "te mesoje se si te zgjidhe problemen". Dhe ai, duke u "trajnuar" nga algoritme te tilla, te jep nje zgjidhje "te evoluuar" nga kjo metode iterative (hap pas hapi). Aktualisht, une po bej nje projekt diplome qe ka lidhje me teorine e optimizimit e asistuar nga Algoritmet Gjenetike. Me lejo gjithashtu te permend se kjo metodologji bazohet ne Teorine e Evolucionit, ne parimin e perzgjedhjes natyrore, fale Charles Darwin. Prandaj, ketu e kisha fjalen kur permenda zgjidhjet kompjuterike... Gjithsesi, nuk dua te diskutoj me teper, sepse do te dilnin shume pyetje. Kush eshte i interesuar per me teper, apo kush di nga tema dhe do te diskutoje/bashkepunoje me mua, le te me kontaktoje privatisht.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #172
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    pyetja eshte shume e thjeshte, dhe merr shkak nga postimi i hapesit te temes "Qellimi i vuajtjeve" , qe shkruan keshtu ne temen qe ka hapur:



    keshtu qe, mendoj se ja vlen nje teme ne vete..

    Pra, A besoni ne evolucionin e gjallesave, apo i permbaheni mesimeve te librave fetare ?

    cdokush mund te thote mendimet e tij, dhe ate qe beson

    Evolucioni i cili eshte edhe i shpjeguar dhe jo dicka si Feja qe bazohet ne gjera te Paditura.

  3. #173
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    O cuna,pse beni gjera te tilla?
    del nje liber qe eshte mrekulli per njerezimin,eshte lexuar nga milliona njerez qe akoma dhe sot te mahnit ta lexosh.darwin qe nga njerzit me te medhenj dhe puna e tij ka qene fantastike.
    po disa nga ju tregoni nje pabesi te madhe.
    sa del ndonjeri qe hedh poshte teorine e tij, menjehere thoni qe qe gabim.
    ne te vertete skeni nevoje as per darwinin as per shkencetaret e tjere.e verteta eshte para syve.
    mjefton ti hapni.si mund te pretendoni akoma dhe sot,se njeriu erdhi nga balta,nga qielli apo nga ujrat e zeza te parajses.....
    nuk e shikoni ngjashmerine pothuajse 90% me majmunin,nuk shikoni sa ngjajme me kafshet?ne sjellje,ne reagime,ne strukturen e trupit,mish,kocka,bark,sy,dhembe,kembe.....
    inat,kenaqesi,frike,egersi.....
    gjumi,vrapi,dembelizmi,gjetja e ushqimit......

    Ku i shikoni keto diferenca te medha me kafshet mor aman....
    qenkeni te tmershem.
    ne vitin 2006... ka njerez qe besojne ne bibel.
    sa mbrapa bote.
    akoma dhe kisha thote qe bibla nuk duhet mare fjale per fjale, se eshte shkruar ne menyre simbologjike......
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  4. #174
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Akademite e Shkencave te 67 shteteve anembane globit, kane nenshkruar nje dokument nepermjet te cilit kerkojne qe ne sistemet publike te edukimit te mesohet evolucioni, si dhe i bejne thirrje ligjvenesve, mesuesve dhe prinderve te edukojne femijet rreth metodave dhe zbulimeve te shkences si dhe te nxisin njohjen e tyre me shkencat e natyres.

    Dokumentin e nenshkruar (ndermjet nenshkruesve fatmiresisht perfshihet dhe Akademia e Shkencave e Shqiperise!) mund ta gjeni ketu.


    Ndermjet te tjerave, kane firmosur dhe Akademite e Shkencave te Iranit, Palestines, Izraelit, Greqise, Jordanise dhe sigurisht te te gjithe vendeve me te zhvilluara te botes.

    Nderkohe, dhe Konferenca e Kishes Episkopale (sinedhrua - per ortodokset) ben thirrje per mesimin e teorise se evolucionit ne shkolla, sepse sipas tyre:

    "Kufizimi i mesimit te evolucionit ne shkollat tona, jep mundesine per kompromentimin e aftesise se nxenesve per te kuptuar ndryshimet konstante te sistemeve gjallore, dhe mund te demtojne ne kete rast njohjen dhe trajtimin e semundjeve te se ardhmes."



    - - - - - - - - - - - - - - - - -

    I lutem besimtareve, te njoftojne Harunin dhe Kreacionistet e pandreqshem (meqenese nuk u kane marre aspak mendim kur e kane hartuar deklaraten), qe t'u pergjigjen ne menyren qe e meritojne te gjithe ketyre qafireve dhe mekatareve ne menyre qe tradita e mrekullueshme e sherimit nepermjet nuskave dhe imazheve neper mure te lagur, te ringjallet dhe t'i jepet nje hov i ri.
    Prektora

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Me ne fund akademite e shkencave te disa vendeve (e theksoj te vetem disa vendeve) e ben nje levizje, por shume te vonuar. Duke ditur c'ka u ka ndodhur shume evolucionisteve neper vite (sidomos nga fillimi i shekullit te 20) kjo gje duhej te ishte realizuar me kohe. Une jam i sigurt se ky dokument do te kthehet ne nje stimul te fuqishem per zhvillimin e metejshem te shkences empirike dhe teorike si edhe te mendjes njerezore.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2003
    Postime
    85
    Pse duhet nje deklarate e tille?

    A nuk i ngjan kjo deklarata Ligjit per Ruajtjen e Monumenteve qe nxorri Ramiz Alia para se te rrezohej busti i Enverit?

    C'fare i shtyn keta nenshkrues per kete?

    Cili te jete motivi?

    A ka nevoje e verteta shkencore per deklarata dhe veprime politike?

    Pse keta nenshkrues nuk marrin guximin qe te deklarojne me po te njejten iniciative per falsitetin e Zotit dhe largimin e ketij koncepti te demshem ?

    - - - - - - - - - - - - - - -

    kur t'a thone shtjellojne idene dhe keta te kishes, a vlejne keto pyetjet per "motivet"?

    "Kufizimi i mesimit te evolucionit ne shkollat tona, jep mundesine per kompromentimin e aftesise se nxenesve per te kuptuar ndryshimet konstante te sistemeve gjallore, dhe mund te demtojne ne kete rast njohjen dhe trajtimin e semundjeve te se ardhmes."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 19-07-2006 mė 19:07 Arsyeja: +
    You got to be Albanian to get a real tan!

  7. #177
    Pėrveē katunarizimit institucional qė aplikuan pėr nja njė mijė e ca vjet mbi njerėzit qė kishin nėn sundim, dora e kėtyre parazitėve 'tė shenjtė' ka kompromentu dhe instancat ligjore dhe vendimmarrėse, saqė kryen dhe veprime qė bien ndesh me ligjet e shteteve ku veprojnė!

    Kto, kuptohet qė janė reminishenca, po kėto reminishenca tani qė iu ka ardh fundi, po i bėhen akoma mė tė forta.

    E kur dikush shkel ligjin, jo vetėm qė nuk duhet lejuar nga mbajtėsi i rendit qė mos tė vazhdojė shkeljen, por madje duhet dėnuar! Ti 'pyetės' thuaj mirė qė nuk po kėrkohet dhe dėnim ligjor, sepse ana e 'shenjtorėve' ka fatin e mirė se po fillon tė konsiderohet e prekur nga neuroza apo sėmundje trunore me karakteristika virale (shih Doukins) dhe si e tillė tip e papėrgjegjshme drejtpėrdrejt pėr veprimet. Kjo nė fakt shpjegon shumė gjėra. Kush ka lexuar p.sh. shkrimet e tė ndriturve nga 'feja' prej atyre tė parėve e kupton ē'them.

    Pra, po! E vėrteta shkencore ka nevojė pėr militarizim dhe ateizmi militant ėshtė mjeti i duhur pėr kėtė fazė tė historisė. No emo bs.

  8. #178
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    Pėrveē katunarizimit institucional qė aplikuan pėr nja njė mijė e ca vjet mbi njerėzit qė kishin nėn sundim, dora e kėtyre parazitėve 'tė shenjtė' ka kompromentu dhe instancat ligjore dhe vendimmarrėse, saqė kryen dhe veprime qė bien ndesh me ligjet e shteteve ku veprojnė!

    Kto, kuptohet qė janė reminishenca, po kėto reminishenca tani qė iu ka ardh fundi, po i bėhen akoma mė tė forta.

    E kur dikush shkel ligjin, jo vetėm qė nuk duhet lejuar nga mbajtėsi i rendit qė mos tė vazhdojė shkeljen, por madje duhet dėnuar! Ti 'pyetės' thuaj mirė qė nuk po kėrkohet dhe dėnim ligjor, sepse ana e 'shenjtorėve' ka fatin e mirė se po fillon tė konsiderohet e prekur nga neuroza apo sėmundje trunore me karakteristika virale (shih Doukins) dhe si e tillė tip e papėrgjegjshme drejtpėrdrejt pėr veprimet. Kjo nė fakt shpjegon shumė gjėra. Kush ka lexuar p.sh. shkrimet e tė ndriturve nga 'feja' prej atyre tė parėve e kupton ē'them.

    Pra, po! E vėrteta shkencore ka nevojė pėr militarizim dhe ateizmi militant ėshtė mjeti i duhur pėr kėtė fazė tė historisė. No emo bs.
    Problemi qe kane besimtaret me teorine shkencore te evolucionit, mekanizmi i te ciles u zbulua njekohesisht nga Charles Darwin dhe Alfred Wallace, eshte se per fat te keq libri i famshem "Prejardhja e llojeve" qe u shkrua nga Darwin, mund te shihet akoma ne formen origjinale, dhe sidomos, dihet se kush eshte autori origjinal.

    Ka shume mundesi qe do te ishte shume me e pranueshme nese Charles Darwin t'i kishte treguar ndokujt rreth kerkimeve te tij, dhe ky personi tjeter t'i kishte treguar ndonje te treti rreth ketyre gjerave (do te ishte nje ndihme e vecante per vete teorine, nese rrefimi i fundit do te behej ne gjuhet arabe dhe judaike te vjeter).

    Pastaj, disa kohe me pas, do te dilte dikush qe do te shpallte se ai ishte biri i Darwin (fundja, mund te ishte dhe vete Charles Darwin ky) dhe te fliste mbi disa teori te tjera te evolucionit.

    Me tej, kur ky i fundit ka 200 vjet qe ka vdekur, disa njerez (qe kane njohur dike qe ka lexuar disa shkrime rreth dikujt, i cili ka njohur dike tjeter, dhe ky i fundit fare ka njohur vete birin e Darwin) mund te shkruanin theniet e ketij birit se bashku me opinionet e tyre - sigurisht, ne nje gjuhe tjeter - dhe te mund ta quanin "Prejardhja e re e llojeve". Keta njerez madje mund te shpallnin qe versioni i ri, eshte faktikisht ai qe permban te verteten absolute.

    Mund ta perkthenin ne greqisht, latinisht.. te prisnin nja 600 vjet dhe ta plotesonin dhe me gjuhen arabe.. dhe kur te kalonin nja 1400 - 1500 vjet, libri te perkthehej ne gjuhet me te perhapura te kohes qe do te ishte. Nese do te kishte kapituj ose paragrafe ne liber qe do te kishin kontradikta te forta ndermjet tyre, atehere vete ndjekesit e librit mund te shpallnin ane e mbane se ky ishte qellimi i Darwin, dhe Ai vepron ne menyre te cuditshme dhe te mistershme.

    Kushdo qe nuk do te ishte i afte te kuptonte teorite e Darwin, atehere pa ndonje problem mund te etiketohej si njeri me jete te dyshimte, ose fundja si i pa-afte qe te hape zemren dhe mendjen e tij ndaj mesazhit te ardhur. Kjo po qe do e bente ku e ku me te pranueshme teorine e evolucionit. Nqs jo, atehere gjithsesi ndjekesit mund te thonin qe Darwin eshte i padukshem. Fundja, kjo mbase do i jepte dhe nje kuptim perfundimtar.
    Prektora

  9. #179
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    njaqeta burra a jeni mire ju pershendes te gjitheve

    doja te merrja pjese edhe une ne kete debatin tuaj

    persa i perket kesaj teme evolucioni apo feja?
    per mendimin tim eshte evolucioni brenda dhe jashte lloit
    une kam mbaruar per mjeksi dhe nga bujqesia nuk marre vesh shum por di se kane shartuar nje ftua me nje dardhe dhe ka dale nje frut si kungull? a e besoni ju kete?
    gjithe dijetaret e botes qofshin me fe apo pa fe te bardhe apo te zi prejardhjen e jetes ne toke te cdo gjallese e lidhin me prejardhje ujore sic jane , peshqit, amfibet zvarraniket , gjitaret
    Nese nuk ekziston evolucioni jashte lloit ateher si shpjegohet qe edhe sot ne ditet tona vazdojne te dalin specie te ndryshme peshqish , zvarranikesh ,
    Teoria me e pranushme per prejardhjen e njeriut eshte ajo qe vjen nga bashkim i embrioneve qe ne ved te pershtshem dhe ne kushte te pershtatshme jane zhvilluar
    dhe sic dihet nga zhvillimi i ketyre emrioneve nuk ka lindur njeriu direkt po evolucioni miljonavjecare e ka shenderruar trasformuar ne raca te ndryeshme, vetine e pershtatjes si cdo gjallese e ka edhe njeriu
    dikush thote nuk eshte evolucion po shenderrim jo ush po gomar
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  10. #180
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Pra, A besoni ne evolucionin e gjallesave, apo i permbaheni mesimeve te librave fetare ?
    Ke bere nje gabim esencial ne logjiken e pyetjes tende!
    Abesoni ne evolucionin e gjallesave? Pih!
    A beson ti ne 2+2=4
    Une kete vetete kurre nuk do ta besoj, por...
    une e di se eshte e sakte
    Une nuk e besoj se trupat me mase qetesije kane fushe graviteti, por e kem provuar qysh se jam lidur se ka, dhe do te vazhdoje te kete pavaresisht a besoj une ne te apo jo.
    Apo ta citoj pergjigjen e njerit ne nje forum ku behej fjale per diskualifikimin e Plutonit prej sistemit planetar dhe ku njeri na sygjeroi te besojme ne Zotin.

    Evolution is a fact.
    God is a hypothesis.
    The Bible is a book of faith, not science.
    Please don't pray in our science forum and I won't think in your church.
    (The preceding message brought to you by an evolutionarily successful hominid.)

    Besoj se kjo e ilustron mjaft mire dallimin mes fese dhe shkences.

    Zotni une jam prej te rralleve (dhe ndoshta i vetmi) qe nuk beson ne Zot por e di se eshte dhe se mund ta provoje kete edhe shkencorisht.

    Te mjafton kjo pergjegje?

Faqja 18 prej 36 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •