
Postuar mė parė nga
Borix
Ashtu si pothuaj cdo teori tjeter shkencore, Teoria e Evolucionit ka persuar modifikime dhe shtime te parimeve dhe fakteve me kalimin e kohes. Zbulime te reja, integrimi i modeleve komplekse matematike (vecanerisht nga Teoria e Probabilitetit e perforcuar rigorozisht nga A.N. Kolmogorov ne vitet 1933-1987), dhe aplikimi i paradigmave evolucionare ne Shkencat e Njehsimit (Computational Sciences) kane sjelle ndryshime te theksuara qofte ne shkencat natyrore, qofte ne ato shoqerore. (Ia vlen te permendim ndryshimin e ligjeve per te lejuar studimin e evolucionit neper shkolla).
Por, parimet e evolucionit nuk mbeten thjesht teori. Kujtojme se evolucioni ndodh ne baze te mutacioneve genetike me nje probabilitet teper te vogel, kombinimeve genetike me nje probabilitet teper te larte, dhe riprodhimit natyror (ne baze te nje probabiliteti perzgjedhjeje te individeve). Gjithashtu, permendim faktin se evolucioni ndahet ne dy nenbashkesi kryesore: mikro- dhe makroevolucion. Mikroevolucioni ka qene dhe eshte i pranishem ne organizmin tone: zhvillimi i kancerit (do ta shpjegoj me poshte), evoluimi qelizor dhe nuklear, etj. Makroevolucioni eshte me i diskutuari edhe ketu ne forum, edhe kudo tjeter. Kjo nenbashkesi nenkupton evoluimin e organizmave ne rang indesh apo grupimi indesh (permendim njeriun dhe evoluimin qe ai ka pesuar nder mijevjecare).
Per te qene me specifike, marrim nje fakt nga lufta kunder kancerit (shkurtimisht). Vjet mora pjese ne nje konference ne Boston (2006), rreth aplikimit te modeleve matematikore mbi shkencat biologjike, mjekesore, informatike, etj. Nder keto seanca, u zhvillua me interes te vecante paraqitja e modeleve stokastike per evoluimin e qelizave kanceroze. U argumentua se, me nje probabilitet jo te vogel, nese qelizat e kancerit fillojne te bombardohen me rreze ose me nje sere barnash, atehere ato tentojne te vetembrohen duke u evoluuar ne forma me te forta, pra me te veshtira, per t'u zhdukur. Kjo do te thote se, fale faktoreve te jashtem qe ndikojne drejtperdrejt mbi to, qelizat e kancerit persojne ndryshime evolutive, deri sa mbijetojne (qe nenkupton se organizmi i prekur me kancer dobesohet dhe vdes eventualisht). Pra, mikroevolucioni eshte nje fakt.
Persa i perket zbatimit te dogmave te evolucionit ne shkencat e tjera, une mund te permend si shembull ate qe njoh - Algoritmet dhe Programimi Evolucionar. Kjo eshte nje nen-ndarje e Shkencave te Njehsimit (jo ekzaktesisht te Informatikes) qe bazohet ne Teorine Neo-Darwiniane te Perzgjedhjes Natyrore dhe te principeve te evolucionit per te zgjidhur problema jashtezakonisht komplekse (te cilat jane te pamundura per t'u zgjidhur me metodat diskrete te njohura sot) dhe per te zhvilluar sisteme fizike ne baze te perzgjedhjes se individit me fitnes me te larte. Kjo funksionon bukur teorikisht (une e kam provuar vete me Algoritmet Gjenetike), por nuk ndalon aty. Nje grup shkencetaresh nga MIT dhe Stanford University filluan zbatimin e paradigmave makroevolucionare ne zhvillimin e robotave (ose mashinave) me 'inteligjente' qe ne vitet 1990. Ne pergjithesi, kompjuterave nuk iu jepen instruksione precise (ose komanda), por u lejohen qe te vete-evoluojne. Per te qene sa me rigoroze teorikisht, jane vertetuar me qindra teorema qe nga vitet 1970 e deri me sot. (Per informacione te metejshme mund te shfletosni Internetin.)
Me shembujt e mesiperm dua te theksoj faktin se evolucioni nuk eshte thjesht nje pjelle e radhes e mendjes njerezore, por nje proces natyror, te cilin ne (humanet) e kemi trajtuar fillimisht teorikisht per arsye serioziteti kur te vije puna ne praktike.
Per t'iu kthyer pyetjes se parashtruar nga tema, une do te thoja 'evolucioni, jo feja'.
Krijoni Kontakt