Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    I madhi Ismail Kadare i pėrket mbarė njerėzimit

    Alfred Papuēiu
    (pjesa e dyte)

    Inteligjenca dhe pena e tij e mprehtė ishin mbi diktaturėn, o ju kritizerė qaramanė qė shpini pa dashur ujė tek mulliri i serbomėdhenjve dhe atyre qė duan tė na denigrojnė me “mashat” tona mjerane! Akuzuesit pseudo-intelektualė tė sotėm dhe tė djeshėm, nuk kanė tė drejtė morale ta gjykojnė Kadarenė dhe letėrsinė shqipe qė ai pėrfaqėson sot nė botė, bashkė me pasardhės tė tij tė denjė qė po shtohen nė numėr. Vepra e tij gjigande, siē ėshtė shprehur shkrimtari dhe miku i mirė Vasil Qezari, do tė kishte humbur po tė pėrfundonte Ismail Kadare nė “gulaget” shqiptare, siē deshėn ta linēonin nostalgjikėt atė, pas botimit tė “Dimrit tė vetmisė sė Madhe”, apo tė poemės “Pashallarėt e Kuq”. Pra ne duhet tė krenohemi nga prania e njė gjeniu si Kadare, talenti i tė cilit ėshtė njė thesar nė serinė e veprave tė tij, tė cilat konsiderohen me tė drejtė, jo vetėm “krenaria e kultures shqiptare, por edhe e kultures europiane dhe si pasojė e gjithė botės”. Pėr respekt tė atyre qė e vlerėsojnė letėrsinė shqipe dhe Ismail Kadarenė, po ju jap vetėm disa pasazhe tė vlerėsimeve qė ju bėnė atij, mė 28 tetor 1996, kur ai u pranua si anėtar bashkėpunėtor i huaj i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike tė Francės. Ismail Kadare zuri atėhere vendin e filozofit dhe moralistit tė madh Karl Popper. Presidenti i asaj Akademie Zoti Alain Plantey, ndėr tė tjera u shpreh atė ditė: “Zoti President i nderuar i Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha, e konsideron pranimin e shkrimtarit tė madh Kadare nė ASHMP, si njė ngjarje tė njė rėndėsie tė veēantė pėr gjithė kulturėn shqiptare dhe si njė dėshmi e pėrpjekjeve fisnike qė bėn Franca pėr tė bėrė tė njohur kulturėn dhe historinė shqiptare. Shqipėria do t’i jetė atij gjithmonė mirėnjohėse. Nė rast se ju jeni nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme njė shkrimtar, tha ai, veprat tuaja kanė, nė gjithė botėn, njė kuptim tė fuqishėm…Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmė natyrisht njė europian tė njė soji tė veēantė, njė Ballkanik, qė pėr mė tepėr ėshtė shqiptar, pėrfaqėsues i shquar i njė prej Kombeve dhe prej kulturave mė autentike ballkanike. Nė rast se sot, si pėr shumė nė Europėn Qėndrore dhe Ballkanike, Shqipėria sheh drejt Perėndimit liberal, ky Perėndim, nga i cili nė tė vėrtetė komunizmi kishte frikė, kjo ėshtė pikėrisht nė sajė tuajėn. Ju keni treguar fuqinė etike dhe politike tė mesazhit letrar, kur ai mbėshtetet nė kurajon dhe talentin. Vendi juaj ėshtė ashtu si duket midis nesh. Ndėrsa Henri Amouroux, ndėr tė tjera theksoi: “Cilin po pranojmė ne sot: romancierin Ismail Kadare, njėrin nga mė tė mėdhejtė tė kohės sonė…Por nė 1989, Ismail Kadare ka qėnė zgjedhur anėtar korespondent i seksionit tė histories dhe gjeografisė tė Akademisė sonė. Njė romancier nė seksionin tone tė histories dhe gjeografisė? Mė kujtohet atėhere, Ismail, se u thashė kolegėve tė mij, i bindur menjėherė se e gjithė vepra juaj ishte e pandarė nga gjeografia e njė vendi qė Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoļ, emėr qė mendohet se ai i referohej nė kėtė mėnyrė maleve, kėtyre maleve, qė zėnė dy tė tretat e territorit, qė ishin strehė jo vetėm e tė gjitha rezistencave ndaj tė gjithė pushtuesve, por gjithashtu e muzikės, kostumeve, dhe ajo qė ėshtė kryesorja e gjuhės shqipe”.

    Mariam M’Raihi, nė studimin e vet “Ismail Kadare apo frymėzimi prometheian“, ndėr tė tjera shkruan: Ismail Kadare, shkrimtar humanist dhe progresist, ka zgjedhur pėr tė ilustruar mendimin e tij, pėr tė rilindur njė zot mė njerėzor se sa njerėzit: Prometheun“.Kadare, mė tepėr se kushdo, nė ēdo rast, ka mbrojtur ēėshtjen e ligjshme tė Kosovės dhe s’ka shumė kohė, nė njė intervistė nė emisionin “Rubikon“, mė 8 qershor 2009, kur vizitoi pėr herė tė parė, Kosovėn, shtetin mė tė ri nė Europė, pas shpalljes sė Pavarėsisė e ka cilėsuar atė “luani“ i Europės. “Shqipėria dhe Kosova, theksoi ai me forcė, duhet tė ndjehen mirė nė kėtė kohė. Europa ka bėrė luftė pėr ta, ata e merituan plotėsisht, ata tėrhoqėn vėmendjen e kėtij kontinenti dhe ata duhet ta ruajnė kėtė simpati. Kėtė simpati duhet ta ruajnė mbi tė gjitha pėr veten e tyre, sepse jetojnė nė kėtė kontinent, nė kėtė familje dhe duhet tė jemi mirė me ta“. Mjafton kaq pėr tė respektuar Ismail Kadarenė, i cilėsuar “fenonem“, njė shqiptar bashkėbesėlidhės i yni, pasi duam as nuk duam, ai ėshtė i respektuar nga njerėz modestė, letrarė, shkrimtarė, historianė, shkencėtarė, por edhe Presidentė tė botės mbarė. Tė heq Kapelen miku im i mirė, modest, por penė artė, Ismail dhe ty Helenė qė ke qėndruar gjithmonė pranė tij nė Shqipėri, Francė e gjetiu, ku ju kanė shpėnė rrugėt e jetės. Ju keni qėnė pėr tė "njė mbėshtetje edhe nė ēastet mė tė errėta tė vetmisė dhe tė braktisjes" por edhe nė ēastet dhuratė tė lavdisė sė tij tė merituar tė sotme. Sė bashku ne do bėjmė ēmos dhe do ndikojmė qė Njeriu ynė i Madh, Ismail Kadare tė marrė faktikisht ēmimin "Nobėl" qė e ka merituar prej kohėsh.

    Teksti eshte botuar ne te perditeshmen "Bota Sot"
    Fund

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Mirėnjohės zotit Alfred Papuēiu, pėr shkrimin e tij mbi Kadarenė, botuar tek revista “Bota sot”.
    Ndėrsa, pėr pseudonimin RSHP, qė nuk e dimė se ēfarė kuptimi ka dhe i cili ka “meritėn” e hapjes sė kėsaj teme, mendoj: kėto plehra tė shoqėrisė shqiptare, tė cilat venė gjithmonė nė dyshim vlerat mė tė qenėsishme tė kombit shqiptar, thjesht duke u lakuar nė mendjet e shumė njerėzve dhe duke mbjellė dyshime nė tė gjitha fushat (origjinėn, autenticitetin e kombit shqiptar nė trojet ku jeton e ku ka jetuar, gjuhėn e kulturėn e tij, personalitetet mė tė shquara kombėtare etj), e kanė arritur qėllimin, pėr tė cilin paguhen kesh ose i gėnjen mendja se nė kėtė mėnyrė ngrihen nė nivelin e personaliteteve, qė nėpėrkėmbin.
    E kė kanė lėnė pa pėrgojuar ata? A nuk vunė nė dyshim edhe pėrkatėsinė kombėtare tė Skėnderbeut? A nuk zhdukėn ata eshtrat e Homerit shqiptar, Gjergj Fishtės? A nuk vunė nė dyshim kombėsinė shqiptare tė Nėnė Terezės? A nuk kanė hedhur me miliona ton baltė kundėr Kadaresė, nė mėnyrė qė ai tė mos marrė ēmimin “Nobel”, gjė qė do tė ngrinte lart prestigjin e kombit tonė? ... E ku numėrohen mbrapshtitė e tyre?...
    Thėnė shkurt, janė pėr tė qarė hallin, prandaj lėrini tė vegjetojnė nėpėr getot perėndimore apo institucione tė financuara nga shėrbimet sekrete tė armiqve historikė tė kombit shqiptar.
    Ata janė askush, por, duke u marrė me ta, ne u shtojmė jetėn dhe ligėsitė.
    Ky bejtexhiu Palluqe, siē e pranon me gojėn e vet, thotė se i ati e ka mbyllur gojėn dhe nuk ka guxuar tė bėzajė e nė kėtė mėnyrė ka mbijetuar: kjo ėshtė filozofia e plehut. Dhe kėto plehra pretendojnė tė ngrihen e tė diskutojnė nė nivelin e Kadaresė. Ky ėshtė turp!
    Po vallė e njohin turpin tė pacipėt?...

  3. #53
    Citim Postuar mė parė nga Mciri Lexo Postimin

    Artistet qe nuk durojne kritike paguajne avokate per t'i mbrojtur. Artikulli i zotit Alfred duket i tille, megjithese e pranoj se ka shume dashakeqe qe duan te perdhosin figurat e kombit tone.

    Por zoti Alfred ben nje gabim, sepse ai flet ne emer te shqiptareve, ndersa une ne poezine time flas ne emer te personit tim dhe kjo eshte e drejta qe me ofron liria e te shprehurit.

    Se dyti, edhe nje here po bindem se ne ne Ballkan s'jetojme dot pa idhuj, prandaj dhe jemi te qarkuar ne nje rreth tragjik te armatosur me thika, ku bien kokat tona.

    Propaganda mbrojtese Kadareane me ben te kujtoj propaganden prohoxhiste, e cila paraqiste vetem anet e mira te diktatures. Se fundi, po ju jap nje shembull te bukur dhe djallezor qe ndjekin greket.

    Kur behet fjale per anet e keqija greke, ata i diskutojne, i pranojne, por keto mbeten midis tyre, sepse kur fluturojne ne qiejt e huaj, ata i harrojne ose i mbulojne me mjeshteri veset e tyre te keqija.

    Ndersa ne rastin tone, ne nuk jemi ne gjendje te shoshisim aktualitetin tone as perbrenda dhe as perjashta. Pra, ne mohojme proēesin e vetkalbezimit, per kete s'bejme hajer as ne trojet tona as jashte atdheut. Jemi nder popujt e pakte me reputacionin me te keq jashte atdheut. Dhe nuk eshte e rastesishme, edhe nje here, sepse ne jemi te kalbur brendesisht dhe jashtesisht.

    une e hapa nje teme te tille, me shume per t'ju mesuar, t'ju pregatis te beni kritike objektive, dhe te mos ngjisni me kembe ne hojin e koshereve te idhujve.
    por te paditurit reagojne si kafshet, te cilet hidhen ne mbrojtje, duke te kercenuar.

    Ju zoti Mciri me bete per qeshur, sepse i bini patkoit te kalit symbyllas. Ju flisni per mohime te mia kombetare, budallalleqe me oke, te cilat une s'i permend kerrkund.

    Edhe sikur dhjete ēmime nobel Kadarese ti japin, apo Anglezet ta zevendesojne Shekspirin me Kadarene, une s'ndyshoj mendim, se Kadareja deshtoi te godase drejtperdrejt diktaturen, ai s' ia ofroi varken e shpetimit popullit te tij. Kjo s'e ben ate shkrimtar te keq. Aspak. Veprat e tij do ti ruaj ne biblioteke me dashuri dhe kujdes te madh.

    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  4. #54
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    tani shoke dhe shoqe daheni shapin nga sheqeri!!!!!!!!

    diskutoni per penen apo per karakterin e Kadarese???

    zoteri, Karakteri eshte diēka krejt tjeter se ndershmeria ose guximi.

    Per t'u bere simbol i nje vendi duhet te zoterosh te pakten 4 dhunti:

    1) Guximin
    2) Ndershmerine
    3) Inteligjencen mbinatyrore
    4) dashurine per njeriun/atdheun

    nder keto 4 dhunti, Kadare zoteron vetem 2: Inteligjencen mbinatyrore dhe dashurine per njeriun,

    ndersa ndershmerine dhe guximin nuk e zoteron,

    besoj se iu pergjigja pyetjes tende,

    rezart
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  5. #55
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin

    .

    une e hapa nje teme te tille, me shume per t'ju mesuar, t'ju pregatis te beni kritike objektive, dhe te mos ngjisni me kembe ne hojin e koshereve te idhujve.
    por te paditurit reagojne si kafshet, te cilet hidhen ne mbrojtje, duke te kercenuar.
    Nuk besoj se te ka kercenuar njeri ketu.Te jesh i sigurt.Mund ta shash Kadarene sa te duash, nuk te ben njeri keq.Ne nuk i bejme keq Ardian Klosit qe na paraqet Skenderbeun si serb, e jo te te bejme keq ty qe na quan Kadarene burracak.Mos ki frike,nuk te gjen gje.
    Megjithate po te kujtoj "lutjen e shkrimtarit" qe Konica e shkroi qe para se te lindje ti dhe une edhe shumica e ketyre qe shkruajne ketu
    "... At i madh qe je e qiell, na jep fuqine te heshtim kur skemi gje per te thene".
    Sikur kete lutje ta kishe permendur perpara se te shkruaje ate "pacavure" per Kadarene,mbase emri yt sot do te me tingellonte mire ne vesh.Mjerisht me vetedijen tende i je bashkuar korrit te qyqeve qe vajtojne "disidencen" e Kadarese.Eshte nje vaj qe keto qyqe e vajtojne sot,pas beteje.

    Nese do te behesh poet, shkrimtar apo cfaredo,mos i ngarko supeve te tua nje bare qe se mban dot sepse do te rezohesh neper ca shembinj qe nuk do ta maresh kure veten dhe do tregohesh me gisht.

    Ti i kerkon Kadarese te heshte sot, te mos flasi per krimet e diktatures etj.Bile arin deri ne ate pike sa i thua pse nuk ishte disident.Sot ti "trimosh" i kerkon llogari dikujt pse jetoi diktaturen, i kerkon llogari pse nuk u vetvra,pse nuk u shnderua ne nje "revolucionar" etj, por nuk na thua me cfare te drejte ja kerkon keto gjera Kadarese.Ta kishe bashkekohes,apo bashkepunetor hajde edhe mund te te jepnim te drejte, por keto qe thua ti jane absurditete.Me duket se je ne krize identiteti, akoma nuk e njeh veten dhe akoma nuk di se cfare kerkon nga vetja.Zoti te ndihmohte ne"misionin tend te deshtuar qe ne lindje"
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #56
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    zoteri, Karakteri eshte diēka krejt tjeter se ndershmeria ose guximi.

    Per t'u bere simbol i nje vendi duhet te zoterosh te pakten 4 dhunti:

    1) Guximin
    2) Ndershmerine
    3) Inteligjencen mbinatyrore
    4) dashurine per njeriun/atdheun

    nder keto 4 dhunti, Kadare zoteron vetem 2: Inteligjencen mbinatyrore dhe dashurine per njeriun,

    ndersa ndershmerine dhe guximin nuk e zoteron,

    besoj se iu pergjigja pyetjes tende,

    rezart

    I nderuar Rezart dhe une te them se eshte kenaqesi te lexoj argumente ,gjykime dhe mendime konstruktive, sado qe ato jane ca here diametralisht te kunderta nga te gjithe mendimet tona, dhe jo rralle ne jete pakica ka te drejte!
    Edhe athere kur ka sulme personale, dhe ju perqendroheni te mbroni motivin dhe poezine pa ua vene veshin sulmeve personale, qendrim qe meriton respekt .
    Une nuk e di kush e ka thene per mendimin e lire , por shkon keshtu:
    " Une edhe sikur mos te pajtohem me ty, do te mundohem deri ne frymen time te fundit qe ti ta thuash ate qe e mendon!"

    sikur une te isha bekuar me dhuntine numer 3 te Kadarese ne listen tende , eh .. vaj hallit nuk do te ishte tema dhe as poezia!!!(

    Pergjigjet qe i ke dhene , jane konstruktive,kane permbajtje me vlere dhe ndihmojne ne kthjellim per vleresimin kur i japim nje emer "i madh", "gjigant" dhe "kolos", te gjithe epitetet e permendura , qendrojne per Kadarene shkrimtar, dhe per veprat e shkruara, nga ana tjeter eshte shume veshtire te flasish per Kadarene si personalitet kombetar si komplet , dhe ti atribosh titujt e lartpermendur .
    Ne e kemi Pasaporte ne bote Kadarene me epitetet e lartpermendura ,i ka me merite .
    Vepren ia len trashigimi me dashuri njeriut ( kombit ), me nje imagjinate te nje intelegjence briliante.
    Kurse per njeshin(1) dhe dyshin(2), le ti leme ti dijme per vehte !
    Nuk ka asnje gje te keqe tek e verteta dhe drejtesia , por shpesh bota qe meson kete te vertete na denon dhe na paragjykon neve si teresi,nuk eshte bota e perkryer sic s'eshte Kadare.(edhe kete e ke sqaruar drejt)
    Ne kete fshehtesine e sekretit tone( se Kadarese i mungojne disa gure ne keshtjelle), ne bejme ate qe ka bere Kadare gjate regjimit ne Shqiperi, mundohemi te mbijetojme!!!
    Per cudi sa ngjajme ne me Kadarene: mbajtja e sekretit eshte baraz me mimikrine e tij per te shpetuar, me duhet te heq edhe ndonje numer nga tabela por s'eshte aty.
    Me ne fund te them se kur jemi besnik ne vleresim , fillojme te qytetrohemi pra shkurt dhe shqip i thuhet keshtu : edhe nese e urren nje njeri,duhet t'ia pranosh zotesine , meriten,vepren.
    Per te paren-urrejtjen , ti e ke thene vete qe nuk e urren, dhe per keto te fundit e ke thene gjitheashtu, numrat qe mungojne ne tabele mungojne
    dhe s'mund ti gjejme se i takojne te kaluares.
    Kadare une dua te besoj se sot eshte ndryshe, eshte veshtire gjykimi per nje te kaluar,eshte veshtire edhe per tu ndare nga mendimi i se kaluares anipse sot te gjithe jemi demokrat!!!
    Ketu thone nje shprehje :
    "Deshiron te keshe te drejte?, apo deshiron te jeshe i lumtur?"
    Ne shqiptaret duhet te jemi te lumtur per Kadarene!!!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 04-10-2009 mė 22:00
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #57
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin

    I fortnderuari Billy,

    Kur une permend qe Kadare s'i ka qendruar besnik popullit te tij ne vitet tiranike, nenkuptoj qe ai duhet ta pranoje kete, jo per te kenaqur egoizmin e atyre qe s'ia duan te miren, dhe ferkojen duart qe ai s'po e merr ēmimin NOBEL. Mosmarrja e ketij ēmimi vetem se na ofron hidherim, pasi ky do te ishte ēmimi i pare nobel ne letersi, padyshim nje mrekulli per gjuhen shqipe qe shkruhet vetem qysh prej 100 viteve.

    Une e prisja nje vetekritike te tille prej personalistetit Kadare, me qellim qe ai te jepte i pari shembullin e mire perpara udheheqesve tane politike te pacipe, si Berisha( pa dashur te hidhem ne politike) i cili dikur ishte nje komunist i flakte, dhe tani na prezantohet si bori fanatike e himneve demokratike.

    Nese Kadare do ta bente kete, atehere ai jo vetem qe do te pastronte ndergjegjen hoxhiste, por edhe do te shnderrohej nje shembull i veēante i 'sprastrimit te kalbesires se kaluares'.

    Dhe eshte mese e natyrshme te pretendosh nje qendrim te tille, prej nje intelektuali i cili pretendon te shnderrohet 'simbol i kombit' , ne kete rast Kadare.

    E di fort mire, sesa me lart te ngjitesh drejt olimpit, aq me shume rriten pretendimet e popullit ndaj jush, oksigjeni imoral s'egziston atje,

    ju uroj nje dite te kendshme dhe uroj t'ju shkruaj serisht
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  8. #58
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar Rezart :
    Ti ke pritur me arsye per nje njeri te dimenzioni aq te madh si Kadare, pra duhet te kete guxim per vetkritike, dhe guxim per te pranuar realitetin sic eshte.( mundohem te te bind se eshte shume veshtire per nje njeri te pranoje gabimet e veta, dhe ne rastin konkret eshte thuajse e pamundur qe jo Kadare por, kushdoqoft te pranoje mungesen e burrnise!!, eshte shume e veshtire kjo dhe ai siperfaqsisht edhe eshte munduar-eshte e veshtire per nje burre te thote se rastin kur eshte dashur me shume ai nuk ka pas-testikuj, kjo per shprehje qe ka mbet , se sic e di nuk matet burrnia qe ne flasim me ....)
    Megjitheate nje rrumbullaksim i pergjithshem nga ana ime i bie keshtu: Kadare eshte njeri i mencur dhe i di keto qe ne i themi, madje e di edhe "pastertine e ndergjegjes" biles me shume se ne,ai flen me vetveten dhe shihet ne pasqyre, nuk ka nevoje per kripe ne plage,( thone kush hiqet per ndergjegje te pastert, ka problem me memorjen" dhe Kadare e ka memorjen e mire,ose duhet ta kete.!), ( )
    Kadare eshte i mencur dhe ja nje thenje qe une e di qe ai e di:
    "Te rrefehesh per sekretet tua eshte budallaki,te rrefesh sekretet e tjeterkujt eshte tradheti"
    dmth shpesh njerezit te paragjykojne edhe me shume kur ti je i sinqert, pra e perdorin sinqeritetin tend si arme kunder teje!!! kam perdor aforizmin per paragrafin e pare dhe te dytin e kam lene vec mos ta le thenjen sakat, dhe jo ta ngjis me ndonje kontekst-.
    Por, qe te dal tek rrumbullaksimi qe te numrojme zogjte: Kadare i ka sjelle shume me shume dobi kombit se sa "dem" me "burracakerine" dhe "indiferencen" "egoizmin", e them kete se ndryshimet lokale dhe globale nuk mvareshin nga nje person rrebel i kombit tone.
    E them kete se pale sa Kadare jane pa varre ne Shqiperi, e them kete dhe skuqem ta pranoj se Ai i cili shpeton gjalle ka mundesi te permirsohet, te beje edhe njeqindhere me shume vepra se sa guximtari qe provon te behet hero, behet i tille dhe mbetet( por, mos harro nje heroi ne nuk i paragjykojme motivin, nuk themi se e ka bere vetem per vehte, per egoizem pra!! une shpresoj dhe dua ta shoh qe ne shqiptaret te jemi me te lumtur,me mirenjohes, edhe te gjallet ti trajtojme ne mos si heronj , si yje ne fushen qe vertete jane, dhe ta bejme kete shume perpara se te vdesin!!
    Edhe shqiponjes i duhen krahe dhe perkrahje per te fluturuar!!!
    Perfundimisht edhe ne te vegjlit ,pse mos te tregojme pak madheshti!?? ti duam dhe ti cojme ne piedestal njerezit e gjakut tone ashtu sic jane ,me te mirat dhe me te keqiat qe i kane !
    U shkrofshim per te mira,Ty dhe Kadarese ju deshiroj jete te gjate dhe te shendetshme ,se pari jua deshiroj per personin tuaj, pastaj edhe per te gjithe ne shoqerine globale shqiptare !!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 05-10-2009 mė 09:06
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •