
Postuar mė parė nga
bili99
I nderuar Rezart(RSHP:
Mbase e keni thene ate qe desha te them:
"Heronjte e tyre s'jane te perkryer"
Kjo me shtyri te them dy fjale se si popujt pergjithsisht fuqizojne te mirat,te arriturat e pjestareve te vet ne arenen nderkombtare dhe ashtu e nderojne vetveten.
Ashtu duke u nisur nga fqinjet tane Serbet dhe Greket , qe gjate historise kane plasuar ne bote nje pasqyre qe edhe batakxhiu i tyre ka shkelqyer me shume se sa nje margaritar shqiptar.
Si debat mbrendakombetar eshte ne rregull ,pasi edhe ju vete keni sjelle ne kete teme me shume vleresime konstruktive, te drejta dhe me vlere duke u pergjigjur ne "mbrojtjen " tone per Kadarene.
Sidoqoft ne shqiptaret e kemi kaluar kufirin mbrendakombetare per te lakuriqsuar Kadarene si burracak dhe egocentrik qe dmth cdo gje qe ka bere e ka bere per vehten e tij, te ushqeje egon e tij.
pra edhe sikur me te vertete te jete motivi i Kadarese ,egoja-vetvetja ,prape se prape vepra madheshton kombin dhe vendin, dhe ne nuk duhet te merremi me motivin ose thene me mire ne nuk duhet te lakuriqesojme vetveten ku nuk duhet!!
Qendroj tek gjykimi im se ka nencmime hashiqare per personin Kadare ne poezine tuaj(dhe ju keni te drejte te mendoni dhe te shkruani sic e ndjeni dhe sic deshironi, jeni qytetar i lire).
Me duhet te them qe ka shume gjykime me vlere ne pergjigjet tuaja, qe hapin syte per nje vleresim me real dhe gjykime ndryshe qe njekohesisht ndihmojne per nje ndarje nga menyra e te menduarit tipik shqiptar-euforik dhe te menduarit si ne sistemin monist, duke e lene pas paprekshmerine dhe kultin e individit.
Perfundimisht kritika konstruktive con perpara te gjithe pa perjashtim, edhe athere kur nuk duam ta pranojme dhe jemi biles averziv per kritiken.
Por, ne menyre te mistershme dhe ne menyre magjike dhe te pahetueshme nga i kritikuari ,kritika me vend germon nenvetedijen dhe ndikon ne ndryshim pozitiv tek ai.
Tash une me duhet te pajtohem me shumicen argumenteve qe ke sjelle per personin Kadare, edhe ai vete i ka pranuar disa(si per mos- disidencen,etj),por mendoj qe Kadare i madh eshte rritur per cdo vit, ka ndryshuar, dhe ka nderruar edhe mendje bile( se ndryshon mendjen ai qe ka mendje!), dhe nuk mund te mbahet peng madheshtia e tij ne arenen nderkombtare po nga ne , po nga ne qe synojme popullaritet po nga vete produkti Made In Brain_Kadare!!
me nderime : per fuqizim te te mirave tona, dhe per perpjekje te pasqyrojme njerezit tane ne driten e shkelqimit ne boten e gjere,jo nga hipokrizia dhe politika por nga realiteti lakuriq: Nuk ka personalitete te perkryera as mes shqiptareve dhe askerkund ne bote!!
bili99
Krijoni Kontakt