
Postuar mė parė nga
Guri i Kuq
Me dhimbset ky tekst qe e postoj ne kete teme,por ja qe ketyre qe ua ka plase zoti syt, leta shohin se sa e si e vlereson kombi e gjithe bota kete apostull te letrave shqipe.
--------------------
Ismail Kadare, ky kundėrshtar i heshtur i regjimit
Alfred Papuēiu
Nuk dua tė bėj polemikė kėtu me ndonjė bashkėkombės, apo edhe ndonjė “qoftėlarg”, pasi nuk ja vlen tė merresh me ta. Askush nuk mund ta pėrlyejė figurėn madhore tė Kadaresė dhe tė letėrsisė shqiptare. Pėr Ismail Kadarenė nuk mjaftojnė as disa qindra faqe tė tėra pėr tė shkruar pėr veprėn e tij, pėr jetėn e vrullshme, pėr karakterin tepėr njerėzor, inteligjencėn e tij. Kemi fat qė njė "Doctor honoris causa" ėshtė shqiptar, kemi fat qė vepra e tij ndodhet kudo: nė Kongresin amerikan, nė Bibliotekėn mė tė vjetėr tė botės, nė Oksford tė Anglisė, nė Universitetin Jale, tek "Payot", "FNAC". Njė akademik francez ka thėnė pėr Kadaren: " Ju do tė mbani gjithmonė Shqipėrinė dhe Shqipėria do t'u mbajė. Shqiptarėt, siē ėshtė shprehur vetė shkrimtari ynė, "e humbėn Evropėn" dy herė, nė radhė tė parė nė shekullin e XV-tė, si popujt e tjerė nga zgjedha otomane; radhėn e dytė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur ranė nėn thundrėn komuniste; herėn e tretė, megjithėse jetojnė akoma nėn "ankthin" se mos e shohin akoma veten jashtė Evropės, Ismail Kadare, ithtar evropian i shqiptarėve dhe ata qė e pasojnė, do ta vėnė nė jetė aspiratėn e bashkėkombėsve tė tyre, me veprat e tyre, pėr ta parė edhe Kombin tonė nė Brukselin e tė 27-tėve. Lexuesit e shumtė tė veprės sė Ismailit nė botė janė mėsuar tė deshifrojnė qysh nė kohėn e diktaturės, mesazhet qė pėrmbanin veprat madhore tė Kadaresė. Francezi i shquar Moris Dryon ka deklaruar: "dėshmitar i Shqipėrisė pėr Shqipėrinė, ju u kthyet nė universal". Pėrsėris: jam i mendimit se figura e Ismail Kadaresė, kėtij shkrimtari tė shquar tė kombit tonė, por edhe tė botės moderne, tė shekullit tė njėzetė, nuk duhet tė pėrlyhet, as nuk duhet tė denigrohet, pasi nėpėrmjet tij dhe veprave tė tij, shumė qytetarė tė botės, kanė mundur tė njohin edhe Shqipėrinė e vogėl. Ismail Kadareja ka bėrė shumė edhe pėr Kosovėn. Mjafton tė pėrmendim letrėn qė i ka dėrguar para disa vitesh ish Presidentit francez lidhur me masakrat e serbomėdhenjve. Ai shkroi aq bukur parathėnien e librit tė Ibrahim Rugovės “Ēėshtja e Kosovės” qė u botua nga shtėpia botuese me prestigj “Fayard”. Anatemat kundėr Ismail Kadaresė godasin indirekt dhe ēdo shqiptar tė ndershėm kudo qoftė. Kadareja nuk i pėrket vetėm kombit tonė, por edhe kombeve tė tjerė, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerėzve me shkrimet e tij pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Midis tė tjerėve mund tė pėrmendim lexuesit e veprės sė Kadaresė, etnologėt e huaj, veēanėrisht francezė, tė cilėt janė magjepsur nga romanet e tij, nė tė cilat ata kanė gjetur tema qė pėr ta janė tė shtrenjta: nderi dhe fjala e dhėnė, mikpritja, por gjithashtu identiteti kombėtar. Vepra e tij shpesh duket, pėr kėtė arsye, si njė dritare mbi njė shoqėri dhe njė kulture qė mė parė ishin tė mbyllura pėr etnologėt e huaj, deri nė 1990 dhe qė pėr shkak tė “hermetizmit” tė shoqėrisė shqiptare deri atėherė, ishin tė panjohura nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit. Ismail Kadare ėshtė cilėsuar me tė drejtė nga studiuesit e letėrsisė botėrore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, “njė kundėrshtar i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye nė njė aktivist i palodhur kundėr tiranisė. Ai ėshtė njė shkrimtar gjeni, vepra e tė cilit u kthye nė njė simbol shprese. Le tė kujtojmė, tė dashur lexues, se gjatė lėvizjes sė studentėve dhe manifestimeve tė mėdha antikomuniste tė viteve 1990-91, demostruesit mbanin nė duar pankarta, me portretet e patriotit tė shquar shqiptar Fan S.Noli dhe tė Ismail Kadaresė, si dhe tė dy personalitete qė simbolizonin Evropėn, humanizmin dhe njė kulturė tė vėrtetė kombėtare. Ismaili ishte simbol i emancipimit dhe formimit tė tyre kulturor. Ai u kthye nė njė idhull pėr njė numėr krijuesish tė rinj qė guxonin tė shprehnin disa mendime antikonformiste nė veprat e tyre. Ismail Kadaresė iu desh tė pėrballojė me dinjitet thėniet kėrcėnuese: “Dėgjo Ismail! Partia dhe populli tė ngritėn nė Olimp. Nė rast se ti nuk qėndron besnik idealeve tona, ata do tė tė hedhin nė humnerė”. Kėrcėnim i hapur nė praninė e gruas sė diktatorit. Por Ismail Kadare nuk ishte mė njė shkrimtar modest i viteve 60-tė dhe veprat e tij tanimė ishin botuar jo vetėm nė Francė, por edhe nė vende tė tjera.
Vijon
Krijoni Kontakt