Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Po ju ofroj nje mendim te kadarese ne kohen e diktatures rreth botes borgjeze,

    lexojeni i dashur,

    rezart

    "E vėrteta ėshtė e pėrshtatshme dhe e bukur, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend"
    Frederick Dauglass
    “…Pas pasurisė borgjezia kėrkon pushtet dhe pas pushtetit kėrkon lavdi. Njė shekull mė parė Marksi e ka parashikuar edhe kėtė. …Shoqėria e sėmurė amerikane e tregon veten e saj sidomos natėn… Broduej ėshtė njė lloj ekspozite e Nju Jorkut. Kėtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, menēuria dhe degjenerimi, tė ndriēuara nė mėnyrė tė ethshme, rrinė pranė e pranė… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithė vulgaritetin e vet, i babėzitur, i paturpshėm… Nė Broduej, nė sfondin e shkėlqimit tė ēmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq. …SHBA janė bėrė vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Pėrgatitja e atentateve ka arritur kėtu pėrfeksionimin mė tė lartė… Statuja e lirisė ėshtė monumenti qė borgjezia i ka ngritur lirisė sė saj, lirisė pėr tė sunduar. …Ka disa muaj qė nė ekranet mund tė shikosh gjėra mė tė shthurura qė mund tė sajojė imagjinata mė e sėmurė e maniakėve seksualė… Ky mit ėshtė njė nga shfaqjet e shkallėzimit tė degjenerimit tė shoqėrisė sė sėmurė amerikane… Asnjėherė dhe asgjėkundi nuk mund tė jetė poshtėruar femra nė kėtė mėnyrė. …Rinia amerikane ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm. Ajo kėrkon rrugėt e protestės. Dyqanet e letėrsisė politike janė tė mbushura ditė e natė me tė rinj… Ata kėrkojnė librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Ēe Guevarės. Po sidoqoftė, autori qė kėrkonin mbi tė gjithė ėshtė Lenini!”
    (Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Njė botė nė rėnie”, vėll. 12, f.271 – 294)
    Me mahnit menyra e pershkrimit!Te gjitha keto jane te verteta apo jo?
    Ne dyqanet e letersise politike keto lloj librash kerkohen ne ēdo vend te botes!Kadare edhe sot i shan antivlerat dhe degjenerimin si ate europian ashtu edhe ate shqiptare!Pa e pare boten jashte askush nuk e kupton ne te vertet ate qe thote Kadare!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    shqiperia krenohet me 2 figura sot nenee Tereza dhe Kadare, po mos merr persiper te diskutosh figuren e kadarese.........

  3. #23
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ismail Kadare eshte hipokriti i perkryer, biles mund t'a perkufizoj si nena e hipokrizise. Njekohesisht ky njeri me intrigat e tij ka persekutuar njerez deri ne ate pike sa mohoi dashurine e te bijes per nje djale.

    Nje njeri si Kadare ka shprehur keto fjale per R. Qosja

    Shan e fyen si njė rrugaē pa pikė respekti njė shkrimtar tė shquar siē ėshtė R. Qosja, tė cilin e quan me paturpėsinė mė tė madhe “taleban, mendje e dobėt, identitet i sėmurė, sofist provincial, retorist kallp, ahengxhi, injorant, i marrė”.
    Si mundet valle nje njeri me etike te shprehet ne kete menyre per nje koleg?
    Ismail kadare ka pasur pozicionin nėnkryetar i Frontit “Demokratik”, ose i ashtuquajturi Fronti Komunist. E si mund te besoj se ai shtirej ne ate post teper te larte per kohen?

    Ismail Kadare ka thene se Bibla dhe Kurani janė “puse tė pashtershme idesh reaksionare” dhe se misionarėt e krishterė tė dikurshėm (njėsoj si misionarėt myslimanė) i ka cilėsuar si “arsenal errėsire” E cfare ti besoj une me ketij zoterie?

    Paskal Milo: Kur te tjeret persekutoheshin, Kadare gezonte privilegjet e shkrimtarit te oborrit dhe i ngrinte me servilizem, per se gjalli, monumente letrare diktatorit”, E verteta eshte e vertete dhe ska si mohohet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dito : 02-10-2009 mė 14:48

  4. #24
    Citim Postuar mė parė nga La_Fenice Lexo Postimin
    Me mahnit menyra e pershkrimit!Te gjitha keto jane te verteta apo jo?
    Ne dyqanet e letersise politike keto lloj librash kerkohen ne ēdo vend te botes!Kadare edhe sot i shan antivlerat dhe degjenerimin si ate europian ashtu edhe ate shqiptare!Pa e pare boten jashte askush nuk e kupton ne te vertet ate qe thote Kadare!
    i dashur,

    antivlerat i denojne te gjithe shkrimtaret e medhenj, vetem se ne kohen qe ai e beri kete i sherbente kembe e koke diktatures,

    dhe meqe e kemi fjalen tek antivlerat: perse s'i hodhi ne drite antivlerat e botes komuniste Kadareja, por vetem ato te perendimit?

    a mund te me pergjigjesh per kete?

    antivlerat kur i denon i denon te gjitha pa dallim, apo jo?
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  5. #25
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Palluqi,

    Libri origjinal i Kadarese titullohej "Dimri i madh". U hoq teresisht nga qarkullimi dhe nuk u fol pe rte as edhe nje fjale e vetem ne shtyp (sic behej rendom recenca e veprave letrare, pa le e nje shkrimtari te degjuar) per gati nje vit sepse E. Hoxhes nuk i kishte pelqyer. Qarkullonin thashetheme se I. Kadare qe borgjez dhe do te duhej te bente autokritike, revizionte librin etj.. si edhe mundesia e nje internimi.

    Libri u revizionua disi, perfshi edhe titullin. Kadareja kaloi lumin me nje autokritike te forte ne LSH me duket pas nje nderhyrjeje te Driteroit te cilin Kadareja e ka pasur fqinj.

    Kam lexuar vetem kopjen e pare te ketij libri i cili qarkulloi ne rrethe te mbyllura ne Tirane, me tirazh te ulet. Kopja e dyte eshte marreveshje per mos internim.
    Titulli origjinal ka qene "Dimri i vetmise se madhe"
    Kunder librit eshte bere nje fushate ne gazeten Zeri i Rinise me dirigjente Nexhmie Hoxhen,kete e pohon vete Kadare tek libri "Kohet barbare".Ne botimin e dyte eshte ndryshuar paisazhi, monotonia dhe zymtesia qe mbizoteronte tek origjinali duke regulluar pak permbajtjen e librit.Puna nuk qendron tek nendetesja 105 apo tek Belul Gjonomadhi.Eshte fryma qe percjell ky roman.Shqiperia ndahet nga Lindja.
    Kadareja pranon gjithashtu se me kete roman siguroi nje qetesi disa vjecare.Ai pranon s ky roman ishte "nje harac" qe ai duhet ti paguante diktatures per ta lene te qete.Megjithate per kete harac per kujtesen tuaj dua tju them se Kadarene e larguan per nje vit nga Tirana.
    Keta zoterinjte si ky autori i kesaj bejtes kushtuar Kadarese ose nuk e kane jetuar diktaturen ose e kane haruar ate kohe.A jetonte Kadareja mes luksit?
    Normalisht qe jo,Kadareja nuk banonte ne Bllok dhe nuk kishte privilegjet e Manush Myftiut apo shoqes Lenka.Sikur Kadarese ti jepeshin parat e librave te tij qe shiteshin apo honoraret,besoj se do te ishte milioner,megjithate ai jetonte me nje roge si buxhetor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 02-10-2009 mė 15:31
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Titulli origjinal ka qene "Dimri i vetmise se madhe"
    Kunder librit eshte bere nje fushate ne gazeten Zeri i Rinise me dirigjente Nexhmie Hoxhen,kete e pohon vete Kadare tek libri "Kohet barbare".Ne botimin e dyte eshte ndryshuar paisazhi, monotonia dhe zymtesia qe mbizoteronte tek origjinali.
    Keta zoterinjte si ky autori i kesaj bejtes kushtuar Kadarese ose nuk e kane jetuar diktaturen ose e kane haruar ate kohe.A jetonte Kadareja mes luksit?
    Normalisht qe jo,Kadareja nuk banonte ne Bllok dhe nuk kishte privilegjet e Manush Myftiut apo shoqes Lenka.Sikur Kadarese ti jepeshin parat e librave te tij qe shiteshin apo honoraret,besoj se do te ishte milioner,megjithate ai jetonte me nje roge si buxhetor.

    Pjesetare te familjes time jane internuar, madje edhe nje artist,
    e kam jetuar shume mire diktaturen, vetem se im ate e mbylli gojen, u be shurdh, keshtu e shppetoi lekuren,

    mbas renies se diktatures im ate s'krekoset si Kadareja, s'paraqitet si gjel antihoxhist,
    'Heshta, ja keshtu shpetova familjen time prej internimit' thote ai,

    ndersa kadareja kerkon te mbaje 2 shalqij nen sqetull: edhe shkrimtar i mire edhe hero desident,

    ore po jeni ne vete me ato qe shkruani?
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Titulli origjinal ka qene "Dimri i vetmise se madhe"
    Kunder librit eshte bere nje fushate ne gazeten Zeri i Rinise me dirigjente Nexhmie Hoxhen,kete e pohon vete Kadare tek libri "Kohet barbare".Ne botimin e dyte eshte ndryshuar paisazhi, monotonia dhe zymtesia qe mbizoteronte tek origjinali duke regulluar pak permbajtjen e librit.Puna nuk qendron tek nendetesja 105 apo tek Belul Gjonomadhi.Eshte fryma qe percjell ky roman.Shqiperia ndahet nga Lindja.
    Kadareja pranon gjithashtu se me kete roman siguroi nje qetesi disa vjecare.Ai pranon s ky roman ishte "nje harac" qe ai duhet ti paguante diktatures per ta lene te qete.Megjithate per kete harac per kujtesen tuaj dua tju them se Kadarene e larguan per nje vit nga Tirana.
    Keta zoterinjte si ky autori i kesaj bejtes kushtuar Kadarese ose nuk e kane jetuar diktaturen ose e kane haruar ate kohe.A jetonte Kadareja mes luksit?
    Normalisht qe jo,Kadareja nuk banonte ne Bllok dhe nuk kishte privilegjet e Manush Myftiut apo shoqes Lenka.Sikur Kadarese ti jepeshin parat e librave te tij qe shiteshin apo honoraret,besoj se do te ishte milioner,megjithate ai jetonte me nje roge si buxhetor.

    Korrekt. Titulli origjinal ka qene "Dimri i vetmise se madhe" sic ke vene ne dukje. Ndersa "Dimri i madh" ne versionin e revizionuar. Lapsus i imi.

  8. #28
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Pjesetare te familjes time jane internuar, madje edhe nje artist,
    e kam jetuar shume mire diktaturen, vetem se im ate e mbylli gojen, u be shurdh, keshtu e shppetoi lekuren,

    mbas renies se diktatures im ate s'krekoset si Kadareja, s'paraqitet si gjel antihoxhist,
    'Heshta, ja keshtu shpetova familjen time prej internimit' thote ai,

    ndersa kadareja kerkon te mbaje 2 shalqij nen sqetull: edhe shkrimtar i mire edhe hero desident,

    ore po jeni ne vete me ato qe shkruani?
    Shalqinjte e Kadarese apo kungujt tuaj

    Nese shkruani se Kadare nuk mund te mbaje nen sqetull 2 shalqinj, pra te jete edhe shkrimtar i mire edhe disident po me habisni.Sipas logjikes suaj nje shkrimtar duhet te jete ose shkrimtar i mire ose disident, sepse (gjithmone sipas jush) keto nuk mund te perputhen tek nje shkrimtar.
    Kjo qe keni thene sinqerish me fut ne dyshime,nese jeni ju i afte te gjykoni per Letersine.Me kete nuk dua tju fyej pesonalisht, sepse as me njihni dhe as ju njoh.
    Por nese do te kishit sadopak njohje nga Letersia do te mesonit se shkrimtaret disidente jane ata me te miret.Sepse sipas jush Pasternakut nuk mund ti veme ndene sqetull dy shalqinjte tuaj.Ai smundte jete njeheresh disident dhe shkrimtar i mire, po keshtu edhe Kundera apo te tjere.
    Qe Kadare eshte shkrimtar i mire ju ne disa momente nuk e keni fshehur,bile e keni pranuar, por qe ka qene ede disident kete e mohoni kategorikisht.
    Kadare ka shkruar veprat e tij me te mira gjate periudhes komuniste,pra vepra e tij i perket me se shumti periudhes se Realizmit Socialist.Do te ishte me interes nese do te na analzonit qofte eshte nje roman te Kadarese qe shkon paralel me kete Letersi, apo qe i pergjigjet kerkesave te Realizmit Socialist.Ju siguroj qe nuk keni per te gjetur asnje, sepse Kadare nese ne nje roman i afrohet ne permajtje Realizmit Socialist si ngjarje, nuk afron fare ne forme.Sa afrohet me Realizmin Socialist "Perbindeshi","Keshtjella","Nepunsi i Pallatit te endrave","Kronike ne gur" etj
    Une e kam thene me larte ate qe vete Kadare ka pohuar se ai ka qene i dtyruar ti thure lavde komunizmit,sepse qe te shkruante duhet pikerisht ta paguante kete "takse" kundrejt lirise se krijimtarise.Kadare nuk e perdori regjimin komunist per perfitim ,por ai u perdor nga regjmi komunist.Ndaj Kadarene e dergonin jashte,ndaj Kadarene e perkthenin ne gjuhe te huaja, seps i duhej regjimit qe ta perdorte si mburoje dhe si flamur.Regjimi e shiste Kadarene per te fituar kredibilitet neper bote.Ja shisnin librat neper bote,por parate e fituara shkonin ne arken e shtetit.Kujdes kur Kadarese i thurni bejte dhe i vendosni dy tre apo kater shalqnj nen sqetull.

    Lart fole edhe per tet ate,por te siguroj qe nese yt ate do e shkruante "Gjeneralin e ushtrise se vdekur" edhe ai sot do te "krekosej" si Kadare.Me larte une permenda dy grupe qe mund te shkruajne kunder Kadarese, ose ata qe se kane jetuar diktaturen,ose ata qe e kane haruar ate, ti ben pjese ne grupin e dyte.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #29
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    C'ka nuk lexon njeriu i shkrete ne kete rrumpalle-forum.Shajne e kritikojne Kadarene, edhe pse nuk e kane lexuar vepren e tij.Shkoni lyni me boje a lani pjatat se ate dini te beni,lerjani letersine atyre qe e kane per zanat.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Me dhimbset ky tekst qe e postoj ne kete teme,por ja qe ketyre qe ua ka plase zoti syt, leta shohin se sa e si e vlereson kombi e gjithe bota kete apostull te letrave shqipe.
    --------------------
    Ismail Kadare, ky kundėrshtar i heshtur i regjimit

    Alfred Papuēiu

    Nuk dua tė bėj polemikė kėtu me ndonjė bashkėkombės, apo edhe ndonjė “qoftėlarg”, pasi nuk ja vlen tė merresh me ta. Askush nuk mund ta pėrlyejė figurėn madhore tė Kadaresė dhe tė letėrsisė shqiptare. Pėr Ismail Kadarenė nuk mjaftojnė as disa qindra faqe tė tėra pėr tė shkruar pėr veprėn e tij, pėr jetėn e vrullshme, pėr karakterin tepėr njerėzor, inteligjencėn e tij. Kemi fat qė njė "Doctor honoris causa" ėshtė shqiptar, kemi fat qė vepra e tij ndodhet kudo: nė Kongresin amerikan, nė Bibliotekėn mė tė vjetėr tė botės, nė Oksford tė Anglisė, nė Universitetin Jale, tek "Payot", "FNAC". Njė akademik francez ka thėnė pėr Kadaren: " Ju do tė mbani gjithmonė Shqipėrinė dhe Shqipėria do t'u mbajė. Shqiptarėt, siē ėshtė shprehur vetė shkrimtari ynė, "e humbėn Evropėn" dy herė, nė radhė tė parė nė shekullin e XV-tė, si popujt e tjerė nga zgjedha otomane; radhėn e dytė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur ranė nėn thundrėn komuniste; herėn e tretė, megjithėse jetojnė akoma nėn "ankthin" se mos e shohin akoma veten jashtė Evropės, Ismail Kadare, ithtar evropian i shqiptarėve dhe ata qė e pasojnė, do ta vėnė nė jetė aspiratėn e bashkėkombėsve tė tyre, me veprat e tyre, pėr ta parė edhe Kombin tonė nė Brukselin e tė 27-tėve. Lexuesit e shumtė tė veprės sė Ismailit nė botė janė mėsuar tė deshifrojnė qysh nė kohėn e diktaturės, mesazhet qė pėrmbanin veprat madhore tė Kadaresė. Francezi i shquar Moris Dryon ka deklaruar: "dėshmitar i Shqipėrisė pėr Shqipėrinė, ju u kthyet nė universal". Pėrsėris: jam i mendimit se figura e Ismail Kadaresė, kėtij shkrimtari tė shquar tė kombit tonė, por edhe tė botės moderne, tė shekullit tė njėzetė, nuk duhet tė pėrlyhet, as nuk duhet tė denigrohet, pasi nėpėrmjet tij dhe veprave tė tij, shumė qytetarė tė botės, kanė mundur tė njohin edhe Shqipėrinė e vogėl. Ismail Kadareja ka bėrė shumė edhe pėr Kosovėn. Mjafton tė pėrmendim letrėn qė i ka dėrguar para disa vitesh ish Presidentit francez lidhur me masakrat e serbomėdhenjve. Ai shkroi aq bukur parathėnien e librit tė Ibrahim Rugovės “Ēėshtja e Kosovės” qė u botua nga shtėpia botuese me prestigj “Fayard”. Anatemat kundėr Ismail Kadaresė godasin indirekt dhe ēdo shqiptar tė ndershėm kudo qoftė. Kadareja nuk i pėrket vetėm kombit tonė, por edhe kombeve tė tjerė, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerėzve me shkrimet e tij pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Midis tė tjerėve mund tė pėrmendim lexuesit e veprės sė Kadaresė, etnologėt e huaj, veēanėrisht francezė, tė cilėt janė magjepsur nga romanet e tij, nė tė cilat ata kanė gjetur tema qė pėr ta janė tė shtrenjta: nderi dhe fjala e dhėnė, mikpritja, por gjithashtu identiteti kombėtar. Vepra e tij shpesh duket, pėr kėtė arsye, si njė dritare mbi njė shoqėri dhe njė kulture qė mė parė ishin tė mbyllura pėr etnologėt e huaj, deri nė 1990 dhe qė pėr shkak tė “hermetizmit” tė shoqėrisė shqiptare deri atėherė, ishin tė panjohura nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit. Ismail Kadare ėshtė cilėsuar me tė drejtė nga studiuesit e letėrsisė botėrore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, “njė kundėrshtar i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye nė njė aktivist i palodhur kundėr tiranisė. Ai ėshtė njė shkrimtar gjeni, vepra e tė cilit u kthye nė njė simbol shprese. Le tė kujtojmė, tė dashur lexues, se gjatė lėvizjes sė studentėve dhe manifestimeve tė mėdha antikomuniste tė viteve 1990-91, demostruesit mbanin nė duar pankarta, me portretet e patriotit tė shquar shqiptar Fan S.Noli dhe tė Ismail Kadaresė, si dhe tė dy personalitete qė simbolizonin Evropėn, humanizmin dhe njė kulturė tė vėrtetė kombėtare. Ismaili ishte simbol i emancipimit dhe formimit tė tyre kulturor. Ai u kthye nė njė idhull pėr njė numėr krijuesish tė rinj qė guxonin tė shprehnin disa mendime antikonformiste nė veprat e tyre. Ismail Kadaresė iu desh tė pėrballojė me dinjitet thėniet kėrcėnuese: “Dėgjo Ismail! Partia dhe populli tė ngritėn nė Olimp. Nė rast se ti nuk qėndron besnik idealeve tona, ata do tė tė hedhin nė humnerė”. Kėrcėnim i hapur nė praninė e gruas sė diktatorit. Por Ismail Kadare nuk ishte mė njė shkrimtar modest i viteve 60-tė dhe veprat e tij tanimė ishin botuar jo vetėm nė Francė, por edhe nė vende tė tjera.

    Vijon

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •