-
i/e regjistruar
Klajd Kapinova
Poezi nga Klajd Kapinova
Pesha e fjalės
Kur dora e brengės troket
nė damarėt e votrės
e prushi i saj pėrndizet
e harliset
nė tė gjitha enėt e gjakut,
tė dhemb shpirti, vėlla,
e peshon si guri fjala
e ma tepėr se guri.
Grishje e brymtė e gjetheve
Gjethe qė bien,
njė grishje e brymtė
lamtumire.
Ēerdhe qė varen
ndėr degė tlakuriqueme
e lėkunden
n kujtime tharrueme.
Shi qė spushon
e lan kalldrame ankthesh
kah dalin ma tė dlira
nshkelqim me ngjyra tikjes.
Stinė panairesh
Stinė panairesh dehėse,
Pranverė e delireve
Qė tallaziten nė gufim tė gjakut
Ndėr dej.
Panair tingujsh tė blerė
Kah dridhen nė fėrgėllim tė kalesės,
Ma tė lehtė se drita
Qė feks mbas degėzave tė kopshtit.
Panair ngjyrash
Ma tė brishta se fjalėt e zogjve
Nė endje ylberesh.
E aromat,
Oh panairet e aromave,
Ma tė kandshme
Se fryma e foshnjeve nė djep!
Stinė panairesh dehėse,
Pranverė e delireve!
Mallkimi i gurit
Qė nė kohnat ma tė para
stėrgjyshi im nė logun e kuvendit
faqe burrave urtakė
u pėrbetue mbi gur
Dhe guri ia lėshoi namėn e vet :
Mallkue qoftė ēdo gja qi sasht gja,
mallkue qoftė fjala,
nėse nuk zbulon tė vėrtetėn,
lėvizja nėse nuk synon drejt dritės,
ngjyra nėse nuk ruen fytyrėn,
forma nėse shtrajtėson njeriun,
pesha nėse nuk randon ku duhet !
Mallkue qofshin !
E mallkimi mė ndjek qė shtatqind brez
Filli i fjalės
Fėmijė,
ia kėrkova fillin fjalės:
Pėrtej bukurisė, qielli,
Pėrtej dashurisė, nana,
Pėrtej flijimit, Atdheu,
Pėrtej vetvetes, emni.
Emni,
nė mes tė kangės
e tė gjamės.
Miha nė gojėn e shpresės
Miha nė gojėn e shpresės
e mbolla nji fjalė
e fjala u ba dhimbje.
Lule e shpeshtė e kėsaj zagne
qi quhet jetė.
Puthjet e bardha
Flurore fjolla bore
zbresin fushoreve.
Nji mori lulesh nė xham
sajojnė puthjet e bardha.
dikush shpejton tė hapė nji shteg
te rruga,
nėn derė tė moshės nji plak
i ndrydh mendimet.
Fjollat e borės flurore
ngadalė
zbresin fushoreve.
Kulti i fjalės
Ka nji kufi tė artė
gjithėsia :
aty ku mbaron sė djeguni
nji botė
fillon nji tjetėr botė
e gjallė me fije bari e jete.
Nė altarin mes dy botėve
si lutje e shejtė
kulti hyjnor i fjalės
ringjallė nė dritė.
Humbja e kujtesės
Nė pėlhura damarėsh tė gjetheve
tė vjeshtės
u mplak kujtesa e blerimeve tė dikurshme
e humbi.
Sythat nė stinėt e ardhshme
nuk do tė trashigojnė asgja
veē dhimbjes sė degėve tė mardhuna
dhe ankthit
me thanė njė fjalė tė blertė.
Kryqėzim
Kryqėzohem tek fjala,
fjala kryqėzohet tek unė.
Nė fjalėn time digjem,
pėrsėdytem prap tek fjala.
Hini i stėrdjegun i Feniksit
Fjala .
Enigma e gurit
Gjithkush dashunohet ndiēka
e unė u dashunova nė enigmėn e gurit.
Nė rebusin e gurtė
gjeta shtegun e andrrės
e mugullimin e sythit tė njomė
nė prak pranverash.
Xixa stralli
ma ndezin eshkėn e gjakut
e jam dell i ngrimė nė ballin e shkambit.
Gjithkush dashunohet ndiēka
e unė u dashunova nė enigmėn e gurit.
Guri - rit i shejtė i tė parėve tė mi.
Jehe melodish
Nė mendimin tim
thėrmohet nji tingull guri
e vorbuj flake
ngre nė ēdo pikėl gjaku
mandej nji mal me dhimbje
e jehe melodish
ma tė lashta se kohė e gurit.
Nė damarėt e vjeshtės
Mė zverdhon gjaku nė damarėt e vjeshtės.
nė ninėzat e syve tė saj
mė pushon mendimi.
Krahėt e drujve
pėrkulėn prej peshės sė mallit.
Strehėt pikojnė pa pra
lirika me gri tė muzgėt.
Pax Vobis!
Pax vobis , kufoma jetėsh tė zhgėnjyeme!
Pėshpėrisin gjuhėt e blerta tė selvive
E shelqeve u ranė gojėt
Nė litani mortore pa mbarim.
Mbi eshtna martirėsh randojnė
E dridhen prej pezmi gurėt e zajeve,
Kullojnė helm kaltėrsitė.
*U kushtohet patriotėve tė pushkatuem
mbas mureve tė Rmajit, nė Zall tė Kirit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt