Vargje dashurie

» Dėrguar mė: 20/09/2009 - 14:58

Muzafer Xhaxhiu

Dhe qeshėm… qeshėm…

Shkėlqente deti i kaltėr si pasqyrė,
E flladi lehtė frynte nėpėr valė,
Dhe un’ e ti tė ndezur nė fytyrė
Mbi rėr’n e lagur ecnim dalngadalė…

Po nė fytyrė prapė e ndjenim zjarrė
E sy mė sy u pamė tė hutuar!
Dhe qeshėm…qeshėm, qeshėm si tė marrė,
Se rėr’e lagur digjte pėrvėluar


Ti je… s’e di

As yll nuk je, as hėnė as hyri
As rreze dielli terrin pėr tė ndritur,
S’ke rėnė nga qielli tė tregosh ccudi
As dorė mjeshtri nuk tė ka skalitur…

Shum’net’i kam kaluar unė pa gjumė,
Dhe ditėt si nė gjumė i kam kaluar
Dhe sa mė shum’ mendoj cc’je, aq mė shumė
E ndjej se je vecc zjarr qė s’ka tė shuar


Dhe nėn dėborė

E dashur N. nuk po tė shkruaj letėr
Ashtu si nuk tė shkrova nė rini
Mesazhet t’i dėrgoja vecc me sy,
Nė ato kohė cc’mund tė bėja tjetėr!

Pa cc’ka se jemi ca si tė vonuar
Dhe na ka zbardhur dbora qė tė dy
Mesazhet prapė t’i nis si nė rini
Se dhe nėn dborė rrjedh uj’ i valuar


Nė ditėn e Shėn Valentinit

Dhe sot u zumė ne tė dy
Njė hitori e vjetėr
Mė mirė i zėnė vecc me ty
Sesa tė dua njė tjetėr


Nė stacion

Ti nuk e di sa shumė tė kam pritur
Stacioni i trenit ngjante kaq i murmė…
Vinin e iknin njerėzit-gaz e zhurmė-
Vecc unė pritja…pritja, i nemitur

Gjithmonė nė pritje jeta mė ka shkuar
Sa herė fjetur kam nėpėr stacione
Rojtari mė ka zgjuar: “Nėpėr frona
Tė flini, qytetar, ėshtė e ndaluar!”

***
Zura be tė heq dorė nga ccdo marrėzi,
Nga njė vetėm s’do mund:
Tė mos bėj dashuri.


Mos u ēuditni


Dhe kur tė vdes mė shpini nga ajo urė
Ku njoha Dashurinė tė parėn herė
Mos u ccuditni, hapni pak qivurė
Tė kthehem tek njė plakė qė prźt nė derė….


I fundit liman
Melitės

Me gaz e dhimbje tjerur nėpėr jetė
Je ėndrra mė e bukur qė kam parė
Liman i fundit je, ku zėmr’e vrarė
Me gaz e hodhi hekurin pėrpjetė…

Nė dete shumė ania ime brodhi,
Me valėt lozonjare u pėrkund…
Por n’asnjė vend s’qėndroi, gjersa nė fund
Limanin mė tė kaltėr ajo zgjodhi….


Premtim

Mė the se do mė duash gjithmonė
Edhe kur trupi i bukur nė martesė
Nė shtrat tė huaj dergjur natėn vonė
Do pėrpėlitet hidhur pa njė shpresė…

Kėshtu qe thėn’ tė rrojmė tė veccuar
Me helm nė zėmėr, kur kaq for tė dua,
Oho, e dashur, prap’ jam i gėzuar,
Se zėmėrzėn plot vrerė ma dhe mua….


Mikes se vdekur

Cc’tė tė jap o mikja ime
Si kujtim nga e murmja botė!
Tė jap zėmrėn me kujtime
Merr dhe njė gjerdan me lotė…..

milosao.