Po sjell në këtë forum kumtesën e planifikuar për t’u mbajtur nga Niko Stylos në konferencën shkencore “Seminari i 3-të Ndërkombëtar i Albanologjisë”, organizuar në Shkup, nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Formati i ftesës për pjesmarrje në këtë aktivitet ishte si më poshtë:
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
SEMINARI III NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË
Nga data 23 deri 28 shtator 2009 organizohet në Shkup SEMINARI III NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË.
Tema bosht e Konferencës shkencore do të jetë
PRURJET AKTUALE NË FUSHAT ALBANOLOGJIKE
Seminari do t`i zhvillojë punimet në katër sesione:
1. SESIONI I GJUHËSISË: Gjuha shqipe mes së shkuarës dhe së ardhmes;
2. SESIONI I LETËRSISË: Ditarët dhe kujtimet në letërsinë shqipe;
3. SESIONI I HISTORISË: Shqiptarët në kontekstin e historiografisë ballkanike;
4. SESIONI I ETNOKULTURËS: Kultura tradicionale (gojore dhe materiale) në kontekste të reja
Kemi nderin dhe kënaqësinë t'ju ftojmë të kumtoni në njërën nga këto tema arritjet tuaja më të reja shkencore.
Titullin e kumtesës Suaj së bashku me rezymenë ju lutemi të na e dërgoni deri më datën 15 gusht 2009, në e-mail: seminari@unite.edu.mk
Shpenzimet e qëndrimit për pjesëmarrësit e Seminarit i merr përsipër Universiteti Shtetëror i Tetovës, por jo edhe shpenzimet e udhëtimit.
Drejtoria e Seminarit do t’u informojë me kohë për detajet tjera.
Drejtoria e Seminarit
Dr.sc Fehari Ramadani
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Si shumë studiuesve të të gjitha fushave albanalogjike, kjo ftesë iu dërgua edhe z.Niko Stylos.
Pas konfirmit të këtij të fundit për pjesëmarrje dhe dërgimit paraprakisht të kumtesës së tij, drejtoria e seminarit ka ndërprerë komunikimet me studiuesin duke refuzuar pjesëmarrjen e tij në seminar pa dhënë asnjë sqarim mbi këtë vendim të turpshëm.
Por turpi më i madh rëndon jo mbi organizatorët e atij seminari, por mbi ata që qëndrojnë në prapaskenë, ata që mbrojnë diplomat e mykyra dhe titujt shkencorë të fituar në dëm të vlerave unikale të kombit shqiptar e duke promovuar edhe sot teza antishqiptare të dala (e të përdala) prej kohësh në qarkullim.
Unë ftoj të interesuarit t’a lexojnë këtë punim në brendinë e të cilit sigurisht që ka hapësira për diskutime.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Refleksione mbi një alfabet të ri – Niko Stylos
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt