Veshėt e shurdhėr tė Sali Berishės ndaj kėrkesave tona tėrėsisht legjitime pėr tė bėrė transparencėn e plotė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit;
Vullneti i mbrapshtė pėr tė mos lejuar hapjen e kutive ku mbahet mbyllur nė mėnyrė tė paligjshme e vėrteta e 28 qershorit;
Pėrshkallėzimi i hakmarrjes politike tė pushtetit tė grabitur nė 28 qershor ndaj njerėzve qė flaken nga puna pse janė pėrfshirė nė aktivitetin elektoral tė opozitės;
Gjėndja e rėndė e vendit dhe e shoqėrisė nė kushtet e thellimit tė krizės sė demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės dhe ekonomisė;
e vendosin tėrė opozitėn shqiptare, grupet politike e shoqėrore dhe cdo individ qė refuzon tė jetojė kokulur nė njė vend ku ska asnjė barazi para ligjit e ku cdo liri dhe e drejtė ėshtė e kėrcėnuar papushim, pėrpara detyrimit patriotik qė tė bashkohet nė njė front proteste kundėr kėtij pushteti tė ngritur mbi manipulimin, korrupsionin elektoral e mashtrimin publik.
Partia Socialiste i fton tė gjithė, tė shtunėn e ardhshme 10 tetor, nė manifestimin e parė tė protestės pėr hapjen e kutive tė votimit ku fshihet e vėrteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritė e tė drejtat e shumicės, ku ėshtė burgosur ligji dhe ku e kanė burimin padrejtėsitė qė po shtohen nė kurrizin e njerėzve.
Sali Berisha gėnjen veten nėse mendon se do ta shtyj gjatė, duke bėrė shurdhin dhe duke ftuar opozitėn tė hyj nė Parlament, pa plotėsuar kėrkesėn e saj elementare pėr hetimin e procesit zgjedhor qė nuk duhet tė pėrsėritet mė kurrė nė tė ardhmen. Unė i them Kryeministrit se do tė pėrballet me popullin opozitar tė shumicės nė ēdo hap tė rrugės sė tij dhe se opozitėn e dialogut dhe tė konsensusit qė ndėrtoi njė proces historik mirkuptimi nė tė mirė tė vendit dhe tė reformave integruese nė NATO e nė BE, do ta ketė pėrballė, mė tė vendosur se kurrė nė ēdo hap tė rrugės sė tij, pėr ti dhėnė fund pushtetit tė tij, nėqoftėse pushteti i tij nuk i hap rrugė transparencės sė zgjedhjeve tė shkuara pėr ti mbyllur rrugė manipulimit dhe korruptimit tė zgjedhjeve tė ardhshme.
Krijoni Kontakt