Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Vepër e rrallë për falsifikimet e historiografisë serbe

    Studiues i lartë shkencor dhe kombëtar
    Prof. dr. Skënder Rizaj është njëri ndër studiuesit më të dalluar të historisë sonë kombëtare. Kontributi i tij në fushën e shkencave të historiografisë është mjaft i madh. Ai shkroi shumë punime, studime dhe vepra shkencore me vlerë të veçantë për historinë tonë kombëtare. Në këtë fushë shquhet vepra “Falsifikimet e historiografisë serbe “- The falsifications of Serbian historiography”- një vepër e rrallë e këtij lloji (e përkthyer në gjuhën angleze), që bën fjalë për falsifikimet e historiografisë serbe. Ai me këtë vepër ka hedhur poshtë falsifikimet që janë bërë në historiografinë serbe, prej kohërave më të hershme deri në ditët e sotme. Kjo ka qenë një nevojë, obligim moral dhe patriotik i kahershëm yni, për historinë tonë kombëtare dhe për opinionin e gjerë. Vepra është e përkthyer enkas në gjuhën angleze, prandaj kjo ka një rëndësi të dyfishtë për shkencat e historisë sonë kombëtare dhe për njohjen e opinionit të gjerë me këto falsifikime.
    Prof. dr. Rizaj është njohës dhe ekspert i dalluar, jo vetëm i historisë sonë kombëtare, por një studiues i mirëfilltë, i standardit të lartë shkencor dhe kombëtar. Herët, me vite të tëra, filloi të punojë në fushën e historiografisë dhe të gjurmojë nëpër arkivat e njohura botërore, duke vjelë material të rrallë të periudhave të ndryshme historike.

    Pellazgët, autoktonia dhe territoret shqiptare
    Vepra fillon me një pasqyrë të shkurtër të shtetësisë pellazge-ilire -shqiptare gjatë shekujve, për të hyrë në sqarimin shkencor të pellazgët, ilirët dhe shqiptarët, shtrija e tyre që nga Azia, emërtimi, fiset, principatat, jeta, trashëgimia dhe kultura shpirtërore e zhvillimit nëpër periudhat e kohës. Etimologjinë e emrit pellazg , dr. Rizaj e nxjerr nga “njerëzit që u krijuan dhe jetuan në dete “ ( në pellgje) d.m.th .”njerëz të pellgjeve, të lumenjve, të liqeneve, të deteve dhe të oqeaneve”…
    Duke bërë fjalë për origjinën e shqiptarëve,siç dëshmojnë shkencat multidisiplinare, shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ”pellazgëve hyjnorë “dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët më të lashta, ku jetojnë sot e kësaj dite në trojet e tyre: në Shqipëri, në Kosovë , në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi, në Greqi e gjetiu sqaron autori. Ai pastaj bën fjalë për institucionet fetare dhe shtetërore të shqiptarëve, formimin e tyre “në zemrën e Ilirikut”, ku sipas traditës shekullore u krijuan edhe institucionet e para fetare, shtetërore, principatat, mbretëritë me karakter të vjetër kombëtar-ilir, por me emër të ri : alban,-arbër, shqiptar. Ai në këtë rast përmend mbretëritë (shtetet), princat (principatat), të cilët janë me prejardhje shqiptare. Stevan Dushani, mbret dhe perandor i Rrasisë (1331-1355) ishte me të vërtetë mbret i Shqipërisë (rex Albanias)- thotë autori dhe sqaron edhe për shumë të tjerë sundimtarë (princër) të kohës me prejardhje shqiptare, të falsifikuar nga historiografia serbe. Ai pastaj do të ndalet në personalitetet e njohura historike që nga Skënderbeu e më herët, origjinën, prejardhjen dhe luftën e tyre për dominim dhe sundim në trojet ballkanike në veçanti.
    Për kuptimin gjeografik të Albanisë, dr. Rizaj ndalet sidomos në kuptimin e emrit Albania, shtrirjen që nga territori i Duklës, më sakët në Zetë (Mali i Zi i sotëm ), duke përfshirë gjithë bregdetin, Lezhën, Tivarin, Budvën dhe Kotorrin (Inpartibus Albanniea sen Zenthe 1426). Pjesa më e madhe e shqiptarëve pa marrë parasysh përkatësinë fetare (ortodoksët, katalikët, myslimanët, patarenët (bogomilët), laramanët (kriptokatalikët), të nxitur nga ndjenja kombëtare , nga dashuria ndaj atdheut, u bënë si një dhe luftuan heroikisht për kombin dhe shtetin kombëtar shqiptar me Skënderbeun në krye. Shteti kombëtar shqiptar i Skënderbeut, sqaron autori më tutje, përfshinte pjesën më të madhe të trevave kombëtare shqiptare. Ai shtrihej nga malet Prindua dhe Janina dhe deri në Kotorr, nga Adriatiku e deri në Ohër, Dibër, Prizren e Gjakovë. Peja dhe Kosova në kuptimin e ngushtë të fjalës ( me Vuçitrinë, Novoberrdë, Prishtinë etj.) kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar kombëtar të Skënderbeut, për të shpjeguar arsyen pse kishin mbetur jashtë këtyre kufijve dhe për të bërë fjalë për formimin (krijimin) e sanxhakëve me sundimtarët e tyre.

    Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto troje
    Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe vlleh dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton autori, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-ilirri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar dhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.
    Dr. Skënder Rizaj flet për kuptimin gjeografik dhe administrativ të emrit Kosovë që hyn në histori pas Betejës së parë të Kosovës (1389) e zhvilluar në Albani, në rrëzë të malit Albanik, në luginën e lumit Alb, Lab , Llab në perëndim të qytetit të lashtë xehetar metalurgjik Kosova. Prej kësaj kohe për këtë pjesë të Ballkanit kuptimi gjeografik Albani zëvendësohet me emrin Kosovë, sqaron autori dhe tregon administrimin osman, shekulli XV-XIV me sanxhakët e saj. Ai pastaj ndalet se si ilirët mbizotëronin në gjithë Gadishullin Ballkanik, prandaj në shekullin XIV, kur osmanlinjtë u nisën në këto anë, në luftën e Kosovës e gjithë popullsia e Ballkanit quhej në burimet osmane popullsi shqiptare (Bytyn Rumeli Halkina da “Arnavud” dediler), thotë autori.

    Copëtimi i Kosovës dhe historia çoroditëse pansllaviste
    Vend të veçantë në këtë vepër zë kaptina : Copëtimi i Kosovës. Dr. Rizaj gjerë e gjatë paraqet të gjitha përpjekjet që janë bërë për copëtimin e Kosovës, duke filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) , Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913), Konferenca e paqes në Paris (1946) etj. dhe për padrejtësitë që janë bërë në këtë fushë për kombin shqiptar.
    Historiografia pansllaviste serbe, për të përfituar opinionin ndërkombëtar për të drejtat serbe mbi Kosovën, bëri falsifikime të mëdha historiografike, thotë dr. Rizaj, për të sqaruar në hollësi se “kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, Beteja e Kosovës ndërmjet serbëve dhe turqve (1389), dyndja e madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenije III Çarnejeviq (1690)”, paraqesin falsifikimet të paskrupullta të historiografisë serbe , për gjoja se ato ishin ‘zemra, shpirti dhe djepi i serbëve’ në Kosovë”, sqaron dr. Rizaj, për të argumentuar të dhënat se kishat dhe manastiret serbe (e Graçanicës, e Deçanit, e Pejës etj.) ishin të shqiptarëve dhe citon një letër që kishte marrë nga një prift serb, i cili i kishte shkruar se dokumentet në greqishten e vjetër (burime bizantine ) vërtetojnë këto të dhëna të dr. Skënder Rizës se kishat e përmendura ishin të shqiptarëve dhe popullata e kësaj ane janë shqiptarë.
    Dr. Rizaj përmend se si edhe pansllavisti i madh, prof. Vaso Çubriloviq s’ka mundur ta fshehë të vërtetën historike kur në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XIX ndër të tjera kishte shkruar: Viset e Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit e deri te Nishi quheshin “Arnavutllëku i Toplicës”.

    Themelues dhe përhapës të krishterizmit burimor ishin ilirët e qytetëruar
    Pastaj autori do të flasë për skizmatizmin (lexo : sllavizimi dhe islamizimi i shqiptarëve) në këto troje, duke shpjeguar me të dhëna numerike vendbanimet, kishat, fshatrat dhe qytetet që kishin skizmatizuar sjelljen dhe veprimtarinë e tyre. Kështu, më 1670, arqipeshkvi i Shkupit, sqaron autori, i ankohet Kongregacionit (Papatit) se shqiptarët katolikë më shumë po vuajnë nga skizmatikët e Patrikanës së Pejës sesa nga vetë “turqit” (pagando alpatriarsha di Pech una notable pacunia all’anno). Kjo është aq e rrezikshme, sepse katalikët në fund të fundit,do të kalojnë të gjithë në skizmë,shpjegon prof. Rizaj.
    Ai pastaj flet për kuptimin kishtar të emrave : shqiptar, serb dhe grek, krijimin e gjuhës kishtare si dhe për nocionin “Kosova Jerusalem, shpirt dhe djep i serbëve “, për të hedhur poshtë pohimet e tyre (serbe) se këto nuk qëndrojnë, nuk disponojnë asnjë dëshmi, sepse thotë autori gjykuar sipas burimeve historike edhe profeti Jesui (Krishti) si dhe apostujt e tij ishin ilirë të Azisë.
    Pra, themelues dhe përhapës i krishterizmit burimor ishin ilirët e qytetëruar, e jo sllavët barbarë, e serbët, të cilët janë një konglomerat ( nga vllahët, sllavët,turqit e ilirët-shqiptarët), thotë dr. Rizaj.
    Dr. Rizaj pastaj sqaron në detaje për Betejën e Kosovës ndërmjet serbëve dhe turqve dhe për deformimin e karakterit të betejës si dhe për dyndjen e madhe të serbëve nga Kosova në krye me Arsenije Çarnojeviq (1690). Kjo dyndje kurrsesi nuk mund të quhet “dyndje e madhe serbe nga Kosova, por dyndje e popullatës së krishterë nga Ballkani, sqaron dr. Rizaj.
    Disa “shkencëtarë” të varfër nga pikëpamja e diturisë dhe të verbuar nga shovinizmi me rastin e kremtimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës këtë ngjarje e shpjegojnë si luftë me karakter ndërkombëtar.
    Kjo betejë, thotë autori, kishte karakter fetar, ideologjik, sepse në atë kohë u zhvillua një luftë vendimtare për mbizotërim mbi krishterizmin, i cili ishte në rënie e sipër.
    Autori sqaron shumë ngjarje të kësaj periudhe me të dhënë shkencore dhe hedh poshtë falsifikimet e historiografive serbë.
    Në fund të veprës dr. Rizaj bashkëngjit shkrime, letra, foto dhe dokumente origjinale të periudhave historike të nxjerra nga arkivat botërore, që argumentojnë të dhënat për falsifikimet e historiografisë serbe.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    PROF.DR . SKENDER RIZA
    FALSIFIKIMET TE HISTORIOGRAFISE SERBE
    Faqe 31
    IV.TRI FALSIFIKIMET TE HISTORIOGRAFISE SERBE

    Historiografia pansllaviste serbe, per te perfituar opinjonin nderkombtare per te drejtat serbe mbi Kosoven beri falsifikimin e tri fakteve historike.

    1. Kishat dhe manastiret ne Kosove.
    2.Beteja e Kosoves ndermjet serbve dhe turqve.(1389)
    3.Dyndja e madhe serbe nga Kosova ne krye me Artemije Carnojevicin(1690):

    Keshtu Kosovau be ,sipas historiografis zemra ,shpirti dhe djepi i serbve.
    1. ,,KISHAT DHE MANASTIRET SERBE NE KOSOVE"
    Sipas historiografis serbe kinse dinastia e Nemaniqve e ka pushtuar Kosoven ne shekullin XII dhe sundimtaret serbe te kesaj dinastie , kinse , i kane ndertuar kishat dhe manastiret serbe ne Kosove . Per shkak Kosova . u takon serbve .

    a). Letra anonime e nje popi serb mbi prejardhjen shqiptare te dinastise se Stefan Nemanit .

    “Shokut Skender Rizajt (*)
    Profesorit te Fakultetit Filozofik
    Prishtine


    Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve , e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve , nga shekulli XII-XIV .
    Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar , ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike , pastaj ortodoks , pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone , me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar .

    1.
    Nuk di sa e zoteroni Greqishten e vjeter , por greket kane shkruar si “Nemane” . keshtu eshte shkruar edhe ne Hilendar. Germa greke “ e “ ne fakt mund te lexohet ne dy menyra , me shqiptimin e vjeter etacstik kjo germ lexohet si E e me vone me shqiptimin itacistik kjo germ ne menyre itacistike lexohet si “ i “ .
    Fisi Nimani eshte shkruar Si “ Nemane “ ( greq .) kurse Stefan Nemanea si “ Stefan Nemane “ ( greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshrte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani , e me heret eshte lexuar Nemane .
    Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane , ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja ( nga metateza e shqipes : Nemanaj . ).
    Nga fisi nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren , dhe nga ky fis rrjedh Xhavid Nimani me vellezerit dhe fistaret e tij .
    Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi , ç – iqi eshte vetem shtesa slave e mbiemrave sikurse ne kohen e jugosllavise se para luftes se II boterore mbiemrave shqiptare u jane shtuar ç – iqi .
    2.
    Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354 , kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet , i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin , por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve , te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove , me sakt ne metohi ( dukagjin ) .
    Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare .

    3.
    Drejtesia ka qene e rregulluar ne kohen e Nemanjiqeve sikurse eshte sot e rregulluar te shqiptaret ne Metohi (dukagjin ),nepermjet pleqnise .
    Shtepia e cila ka ndar pleqerin ishte e shqiptarit , paraardhesit te Brahim Hoxhes ne Junik , te cilet jane pasardhesit e Pop Jovanit
    ( ortodoks) dhe rrjedhin nga Kopliku i Shqiperise te Shkodra ,ku Car Dushani e ka studijue drejjtesine para se te behej car i serbeve , grekeve , shqiptareve .
    Kjo eshte deshmia e 3 qe dinastia e Nemaniqve sipas shembullit shqiptar , e ka organizuar drejtresin ne vendin te cilin ka sunduar .

    4.
    Nemania ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur “ Dorezon – deshmitar i madh “
    Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh .
    Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet , te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij , e nepermjet te te cileve ka sunduar . Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastis Nimani ne serbin mesjetare .
    Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke , dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik - shka dhe zakonet shqiptare . Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme , nese keto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi ( Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .
    Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat , sepse , si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem .
    20.IX.1985
    Ky ishte teksti i letres anonime te popit serb .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    SI I SHIKONIN SHQIPTARËT, AKADEMIKET SERBE



    Kjo ese është shkruar në kujtim të Librit të Dimitrije Tucoviqit, ku i dilet në mbro*jtje dinjitetit të popullit shqiptar prej shpifjeve të akademikëve sllave të gati fil*lim shekullit të shkuar. Ajo është realizuar nga një prej ikonave të shkrimit din*jitoz sllav të shekullit të shkuar



    Shkruan: Mirosllav Kerlezha



    Njëmbëdhjete vjet pasi është shkruar, sot, libri i Dimitrije Tucoviqit për Shqipërinë, nuk ka humbur asnjë germë nga aktualiteti i vet. Të njëjtin qëndrim negativ, të cilin Ballhausplatz-i dhe zoterinjtë Aehrenthal dhe Berchtold kishin ndaj tërë problemit jugosllav, të njëjtin qëndrim kishte Beogradi radikal, politikan ndaj çësht*jeve shqiptare, si para dhjetë, si para dymbëdhjetë vjetëve, si edhe sot e kësaj dite. Ky është qëndrim mendjelehtë mesjetar i salloneve të rrethuara me ar të Luigjit XV dhe ceremonialit spanjoll, ky është qëndrimi "Divide et Impera", ther e skllavëro, përçaj e sundo, ky është parimi katastrofal i politikës së pa kokë dhe të verbër, që logjikisht gjithmonë përfundon me disfatën dhe shpartallimin e atyre që therin, ndajnë e sundojnë...



    Kurse shtypi i Beogradit, si pandan i karabushëve vjeneze, opinioni publik radikal, kabi*netet e Beogradit para luftës dhe zotërinj min*istrat e punëve të jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letër*si dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. Qysh para disa vitesh, udhë*tarët në Shqipëri paskan pare njerëz me bisht, "me bisht të kalit ose të dhisë" dhe këta Bas*tarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antike, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjike, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse. Në këta shkrepa të egër, të zezë dhe të pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind të burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdek*ja, prej sëmundjes në shtrat, është turp. Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. Për Zotin, besojnë se u ka dhënë pushkët që të vriten mes tyre, kurse ka vise në veri, në të cilat perënditë e vjetra ende u shugurohen si njerëz të gjallë. Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nuset shiten e blihen për pajë prej disa lugësh, nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rre*nacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, këta janë gjakataret dhe vrasësit qindravjeçarë të elementit serb në viset jugore. Kjo masë e zjarrtë, e tërbuara, anarkike, e ngjashme me kafshët, dridhet si lava në luginat e buta të viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkatërron vendbanimet tona të qeta e të qytetëruara me qindra e qin*dra vjet. Kjo llavë e bastardeve shqiptarë qe jeton në provincat që në Mesjetë i takonin Perandorisë Serbe ( E drejta historike analoge me të drejtën historike hungareze për Dalmacinë, Bosnjën dhe Kroacinë), derdhet si lum - "vërshon" në viset e buta dhe të qytetëruara dhe këtë lum "vërshues" duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm në malet e zeza dhe të pashkelshme.



    * * *



    Kështu shkruanin për shqiptaret, akademikët e paraluftës me orientime liberale-*dinastike ose revolucionare-republikane, minis*trat e majtë e të djathtë reaksionare ose racionale revolucionare, politikanët dhe i tërë shtypi i kabineteve të shumëllojshme dhe të panumërta dhe kështu zhvillohej me vetëdije propaganda mbi politiken kolonialiste, e kur ushtria ngadhënjimtare zbriti nëpër shkrepat shqiptare deri në Durrës, deri në Lezhë dhe deri në Shën Ivanin e Medovanit, opinioni publik prej graniti, i krijuar nga propaganda kolonial*iste, i përshëndeti sukseset ushtarake në diskonim ngadhënjimtar.



    Dy vilajete turke, ai i Shkodrës dhe Janinës u pushtuan me fuqinë e armëve, kurse okupa*cioni i një regjioni, në të cilin nuk kishte asgjë pos katërqind fjalëve kelte, dukej logjik dhe i natyrshëm. Në këtë kohë kaotike, kur gati i gjithë opinioni i Beogradit kërkonte që të pushtohej Shqipëria, Dimitrije Tucoviqi parashtroi antitezat e veta të pathyeshme. Libri i tij, në atë kohë kur u shkrua, ishte një akt i guximshëm dhe i denjë për respekt... Fiset, racat, origjinat, besimet, gjuhët e dialektet aq shumë janë amal*gamuar në këto lugina, sa që është e pamundur të tërhiqet kufiri i gjendjes së sotme etno*grafike, e po të rikonstruktohej me mitraloza e varje në bazë të do fare gjendjesh fiktive të para shumë qindra vjetësh, do të ishte krim, ose marrëzi.



    Dimitrije Tucoviqi sqaroi se gjendja anarkike, në të cilat jetojnë fiset shqiptare të veriut, rrjedh, para së gjithash, nga fakti se këto fise të izoluara në malet e larta kanë ngelur disa shekuj para shekujve, jo nga e ash*tuquajtura paaftësi raciale, por shkurt për shkak të rrethanave në të cilat jetojnë. Duke jetuar në një krahinë të pasjellshme malore sipas parimit të fiseve, shqiptaret asgjësohen për arsyen e thjeshtë, sepse fiset shtohen brez pas brezi, kurse prona e tokës mbetet gjithnjë e njëjtë dhe e pandryshuar...Kurrfarë inferior*iteti racional nuk është shkaktar i kësaj gjend*jeje të trishtueshme, sepse shqiptarët, kur në brezin e parë janë larguar nga baza e tyre fis*nore, si të shpërngulur në rrethina më të qytetëruara, po i përshtaten shkallës më të lartë të jetës mekanikisht dhe pa ndryshim nga popujt fqinjë. Por, megjithatë, veriu i egër shqiptar nuk lejoi të pushtohet kurrë dhe gjith*një ruante njëfarë pavarësie nga rendi ushtarak dhe administrativ turk, kështu që edhe kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Pavarur (Të Prizrenit) në vitin 1878 dhe 1881, janë doku*mente të bukura të vetëdijes dhe të krenarisë liridashëse shqiptare...



    Marrë nga esetë e Mirosllav Kerlezhës, botuar te “Rilindja”. Përkthyer në vitin 1979 nga Vehap Shita







    Mirosllav Kerlezha është autori me i njohur kroat në letërsi dhe publicistikë i shekullit XX. Në parantezë, ka qenë një shkrimtar i adhuruar shumë në të gjallë edhe nga Migjeni. Ai lindi më 7 korrik të vitit 1893 dhe vdiq me 29 dhjetor të vitit 1981. Ka një histori jetë shumë të turbullt. Ka qenë anëtar i Partisë Komuniste deri në vitin 1939, pastaj u divorcua me atë. Do ishte Tito që do e rehabilitonte dhe pastaj do drejtonte një Institut Leksikografie. Vepra e tij është e shtrirë në ese, drama, romane, poezi, etj. Në fakt nga viti 1958-1961 drejtoi Unionin e shkrimtarëve jugosllav. Në këtë ese, kushtuar Tucoviq-it tregon vlerësimin e tij për shqiptarët kundër qarqeve akademike të

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •