Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1

    Nënat që punojnë i kanë fëmijët më pak të shëndetshëm

    Nënat që punojnë i kanë fëmijët më pak të
    shëndetshëm


    Fëmijët e nënave të cilat punojnë janë më pak të shëndetshëm se fëmijët e nënave të cilat qëndrojnë në shtëpi dhe kujdesen për ta, bëjnë të ditur disa studime angleze.




    Po thuajse dy nga tre nëna me fëmijë nën moshën pesë-vjeçare punojnë në Britani, me këtë numër që pritet të rritet, por hulumtimet kanë treguar se kjo ndikon në shëndetin e fëmijëve.

    Në studimin e fundit, hulumtuesit kanë gjetur se fëmijët, nënat e të cilëve punojnë, janë më të prirë të kalojnë kohën në parashkollore, të shikojnë më shumë se ç'duhet televizor, dhe të konsumojnë më shumë pije të gazuara në mes të ushqimeve, që ndikon në shtimin e mbipeshës së tyre, që në anën tjetër sjell pasoja shtesë.

    Fëmijët e nënave që punojnë po ashtu konsumojnë më pak pemë dhe perime, thonë studiuesit./telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Kur zbrita nga avioni mu afrua nje vajze e re dhe me tha qe po benin nje studim sociologjik mbi sigurine qe ndjenim ne udhetimet me avion,dhe nese mund ti pergjigjesha disa pyetjeve.Meqe ishte simpatike,thashe hajt se po i pergjigjem.
    Me mbajti nja çerek ore duke me bere pyetje te tipit..."Ai qe te ulet ngjitur te ngjall dyshime?"..."Ne ça pozicion e ndjen sediljen me rehat?"..."A mendon se kafja qe serviret eshte e shendetshme?"...I thashe: Me i mendu gjonat kaq holle i bje jo mos me hip me ne avion po mos me dal me nga shtepia.

    Edhe puna e ktyre studimeve...jane kta te fushes se sociologjise qe s'dine me ça me shty kohen.Kjo çeshtje s'ka lidhje fare me mjeksine.

  3. #3
    Nese kjo nuk kafare lidhje me mjekesine ( ndoshta), atehere na trego nese ke dituri rreth kesaj ceshtjeje, se nje femi ritet

    normal (psikofizike) afer nenes ose larg nenes?

    Sa ka te beje faktori nene tek zhvillimi i femijes?
    Ndrysho Firmën

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Ideja ime ishte qe me shume se per mjeksine,ky diskutim hyn tek pasojat e stilit te jeteses qe perben me shume nje element social.Nje teme e ngjashme me kte do te ishte "Femijet e nenave qe pijne alkol jane me pak te shendetshem'.Ktu problemi per tu trajtuar eshte jeta e nenave jo te gjendja psikofizike e femijeve.Ajo vjen si rezultat.

    Per tu pergjigjur pyetjes do te thoja qe faktori nene ne rritjen e femijes eshte shume i rendesishem sidomos deri ne moshen 3 vjeçare.

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Sipas teje nëna s'duhet të merret me asgjë tjetër veç rrites së fëmijëve, e mos ti lejë ata vetëm asnjë sekondë?! Po kjo nëna kaq e përkushtuar, në punë duhet të shkojë? Apo vetëm duhet të ndërrojë pelenat?

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    Ideja ime ishte qe me shume se per mjeksine,ky diskutim hyn tek pasojat e stilit te jeteses qe perben me shume nje element social.Nje teme e ngjashme me kte do te ishte "Femijet e nenave qe pijne alkol jane me pak te shendetshem'.Ktu problemi per tu trajtuar eshte jeta e nenave jo te gjendja psikofizike e femijeve.Ajo vjen si rezultat.

    Per tu pergjigjur pyetjes do te thoja qe faktori nene ne rritjen e femijes eshte shume i rendesishem sidomos deri ne moshen 3 vjeçare.
    Nejse, kjo teme ndoshta edhe keshtu mund te kuptohet,por s'ka shume rendesi. Rendesia e kesaj teme qendron ne ate se qe kur "modernizimi" beri te mundur ndrimin e roleve femer - mashkull ( baba nene), si pasojne na vijne gjenerata te cilat jane me pak te shendetshme, si nga aspekti social ashtu edhe nga aspekti shendetesor.

    Qe kur burri filloi te ndroje pampersat femijeve, filluan problemet.
    Ndrysho Firmën

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nënat që punojnë i kanë fëmijët më pak të
    shëndetshëm


    [I][B]Fëmijët e nënave të cilat punojnë janë më pak të shëndetshëm se fëmijët e nënave të cilat qëndrojnë në shtëpi dhe kujdesen për ta,
    Kjo nuk eshte aspak e vertet! Ne perendim ka femije qe shkojne ne kopshte qe 1 vjec ,sepse nenat e tyre punojne ,ka femije qe shkojne ne moshen 3 vjec sepse ne kete moshe duhet te shkojne patjeter mbasi duhet te pregatiten me sistemin parashkollor.
    C'fare ndodh femijet e "nenave qe punojne "duke u perballuar me heret me shoqerine ,me jeten kolektive,perballen me heret dhe me viruset e mundeshme,dhe duke i hasur me heret formojne me heret antikorpet (trupat mbrojtes).
    Kurse femijet qe rriten ne shtepi me nenat deri ne moshen 3 vjecare nuk dine c'fare eshte temperatura ,por sapo dalin ne jeten kolektive marrin me bresheri gjith semundjet sepse dhe ata do krijone antikorpet.

    Pra si konkluzion nuk eshte se njera katigori eshte me e shendetshme se tjetra ,por i perballojne semundjet ne moshe te ndryshme.

    Respektet e mija per nenat qe pervec detyres fisnike te nenes dhe gruas japin kontributin e tyre per mirqenien ne familje!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Sipas teje nëna s'duhet të merret me asgjë tjetër veç rrites së fëmijëve, e mos ti lejë ata vetëm asnjë sekondë?! Po kjo nëna kaq e përkushtuar, në punë duhet të shkojë? Apo vetëm duhet të ndërrojë pelenat?
    Shume keq me paske kuptuar !

    Nena duhet te meret edhe me shume gjera tjera te cilat i takojne natyres se

    nenes ( femres) e jo natyres se mashkullit.
    Ndrysho Firmën

  9. #9
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Po të gatuajë, të lajë, ndejë e hekurosë rrobat, të merret me shtëpinë e zbukurimin e saj, te edukojë fëmijët, të jetë një bashkëshorte e mirë( ne shtrat përfshirë). Të shkojë në punë duhet? Apo nuk ka nevojë se e mban burri familjen?

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nejse, kjo teme ndoshta edhe keshtu mund te kuptohet,por s'ka shume rendesi. Rendesia e kesaj teme qendron ne ate se qe kur "modernizimi" beri te mundur ndrimin e roleve femer - mashkull ( baba nene), si pasojne na vijne gjenerata te cilat jane me pak te shendetshme, si nga aspekti social ashtu edhe nga aspekti shendetesor.

    Qe kur burri filloi te ndroje pampersat femijeve, filluan problemet.
    me ate mendje vazhdo ti se filluan problemet. Ne fakt problemet filluan te zgjidhen. Ska me problemeeeeee. Lol

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •