Pėrkujtohet nė 100-vjetorin e lindjes aktori, Artist i Popullit, njė nga themeluesit e Teatrit tė Shtetit. Bashkėkohėsit e nderojnė dhe thonė tridhjetė vjet pas vdekjes: Lavdi Mihal Popit, krenaria e teatrit shqiptar.
Veprat e njerėzve qė lėnė emėr tė mirė janė dy soje: vepra vetė dhe projektime tė saj nė kujtesėn e bashkėkohėsve. Forma e dytė, projektimi, sa ē'ėshtė e bukur ngaqė nė rrjedhėn e kohės e mban mbresa, fantazia qė i vishet veprės sė tė ndjerit dhe emrit tė tij, aq ėshtė e rrezikuar tė pėrpihet nga ajo rrjedhė, aq mė keq kur nėnvendoset nga projektime tė tjera qė jetojnė pėrmes kujtesės kolektive.
Si paraqitet ky proces nė artet skenike si teatri? Ēfarė ndodh? Ēfarė ėshtė e dokumentuar si vepėr dhe e krijuar si mit (me mit kemi parasysh ngritjen nga toka dhe vlerat relative tė jetės dhe karrierės skenike kryesisht tė aktorėve, meqė autori dhe roli i tij njihet pak ose apak nė 45 vite kur Teatri ishte Popullor)? Ēfarė u thonė tė rinjve cilėsorėt i madh, i papėrsėritshėm, kolos, gjigant, i jashtėzakonshėm (sikur tė flitej pėr luftėtarė kėmbėshpejtė dhe jo pėr njė njeri qė nuk operon me forcėn fizike po me fjalėn)?
Pėrkujtimi i 100-vjetorit tė lindjes sė Mihal Popit (1909-1979) dje nė Teatrin Kombėtar, jo haptazi nxori nė dukje disa qėndrime, tė cilat edhe kėto mbeten gojore, kur nuk ka njė hapėsirė mediale tė mendimit kritik apo retrospektiv pėr teatrin dhe kur monografia apo biografia artistike nuk njihet si gjini ose bėhet nga persona qė kanė "hyrje dalje familjare" me veprėn e njė individi nė studim.
Drita Pelinku portreti i sė cilės projektohej dje nė njė ekran pėrkrah Mihal Popit nė komedinė "Morali i zonjės Dulska", vitet gjashtėdhjetė, e mori fjalėn e para. Ajo tregoi si e ka njohur Popin, por mė parė shprehu keqardhje qė me pėrjashtim tė disa filmave nė arkiva, puna nė teatėr e aktorėve tė brezit tė saj nuk dokumentohet dot. "Arkivat tona janė shumė tė varfra dhe nuk dėshmojnė pothuajse asgjė."
Bėhet fjalė pėr ata aktorė qė vinin nga lėvizjet amatore tė teatrit dhe themeluan mė 24 maj 1945 Teatrin e Shtetit. Pelinku si njėra prej tyre kujton se ata qė erdhėn e u bėnė bashkė nė kėtė teatėr sollėn "influencat", kurse Mihal Popi qe i vetmi qė nuk solli asgjė nga kėto lėvizje, sepse ai nuk i pėrkiste asnjė shkolle. Edhe atėherė kur mbylli karrierėn.
Ishte koha, kujton Pelinku, kur nė "baza", nė shtėpitė e atyre qė do tė bėheshin aktorė profesionistė punohej pėr pėrvetėsimin me zell tė teorisė sė mjeshtėrisė sė aktorit, sistemit tė Stanislavskit. Por Popi ishte sėrish jashtė kėtij sistemi. Ai kishte tė vėshtirė tė bėnte atė qė tė tjerėt e bėnin e me zell. "Ishte njė pėrjashtim nga rregulli, kishte aftėsi vėzhgimi tė fenomeneve sociale, e ndihmonte fiziku, trupi, gjesti, qė ishin tė harmoni me intuitėn, imagjinatėn qė e bėnin aq tė besueshėm."
Pelinku pėrcolli mesazhin e regjisorit Pirro Mani prej Amerike pėr "talentin e madh shqiptar. Jemi rritur duke vėzhguar Mihal Popin", lexoi aktorja ato fjalė dhe ia la vendin aktorit Lazėr Filipi i cili mbante mend po ato cilėsi qė kujtonin tė gjithė. Ai tregoi se e kishte parė pėr herė tė parė Mihal Popin nė kinema Rozafat nė Tiranėn e vitit 1938, kur ndėrmjet filmave pa zė si "Sharloti" apo "I holli e i trashi" ishte shfaqur me njė akt nga K. Floqi, ky burrė i cili Lazrit tė ri po i cyste dėshirėn t'i ngjante.
Aty Lazri vendosi tė bėhej edhe ai aktor. Ai kujtoi po ato role qė i mbanin mend shumė nga ata qė ishin dje nė sallėn e vogėl: Zhurdenin te "Borgjezi fisnik", Falstafin tek "Gratė gazmore tė Uindsorit", Kalorėsin tek "Zonja e Bujtinės", po edhe role dramatike si tek "Rrėnjėt e thella". Mė tė papėrsėritshmit mbeten Qazim Mulleti tek "Prefekti" dhe Anton Antonoviēi tek "Revizori" i Gogolit. "Ka realizuar rreth 80 role", shtoi Filipi dhe veē tė tjerash ilustroi me njė skenė familjare me pak raki pėrpara, se ai, "Artist i Popullit", ishte vėrtet njeri babaxhan.
Pati njė ēlirim nė sallė kur regjisori Mihal Luarasi erdhi tek mikrofoni dhe tha se sa e vėshtirė ėshtė tė flasėsh pėr njė artist qė ka tridhjetė vjet qė nuk jeton. Se ėshtė gjė e bukur qė bėhen kėta pėrvjetorė, por nuk mjafton qė tė flitet pėr Popin nga ata dhe pėr ata qė e njohėn dhe punuan me tė. Por si do t'jua japėsh kėtė figurė studentėve tė artit skenik qė dje ishin jo pak? Ēfarė marrin tė rinjtė prej tij? "Me aq sa pamė tė gjithė nga kėto foto, Popi asnjėherė nuk ėshtė i njėjti. Sandėr Prosi, Gjon Karma, Prokop Mima, Pjetėr Gjoka asnjėherė nuk ishin tė njėjtėt nė skenė. Shihni aktorėt e sotėm: nė tė gjitha rolet janė tė njėjtėt dhe nuk bėhet mė ai transformim vizual i personazhit."
Tek "virtytet" e humbura tė aktorit shqiptar Luarasi pėrmendi modestinė. "Mihal Popi dhe aktorėt qė pėrmenda nuk kishin pėrfryrjen qė kanė aktorėt e sotėm, pėrfryrje qė e gjen qoftė tek aktori mediokėr qoftė tek ai me famė. Pse ishin modest pranonin edhe kritikėn."
I fundit e kujtoi Birēe Hasko qė kishte bėrė shtatė biseda me Mihal Popin para se tė shkruante nė vitin 1974 njė referat pėr aktorin. Ai e imitoi me tė folurėn tiranase dhe e mbylli me fjalėt "Lavdi Mihal Popit".
Shekulli
Krijoni Kontakt