
Postuar mė parė nga
Aikido
Si ndodhi qė “kapitalizėm” u bė fjalė e pistė? Sepse armiqėsia ka hyrė ngadalė, pa e kundėrshtuar kush, tashmė jemi familjarizuar. Madje, ka mbėrritur edhe nė sport.
Dje, njė korrespodent i radios BBC 4 foli pėr njė propozim tė BE-sė pėr vendosjen e njė tavani pėr rrogat e futbollistėve. Ai e trajtoi sikur kjo tė ishte diēka e mirė. Nuk dha asnjė shenjė qė kjo ishte ndėrhyrje nė rregullat e tregut qė – si shumė ndėrhyrje tė tjera nė treg – ka efekte tė dėmshme, jo tė paramenduara.
Kisha e Anglisė, tė hėnėn iu bashkua zėrave antikapitalistė me entusiazėm. Ajo nxori njė raport tė quajtur “Qytetet besimtare”, nė tė cilat vinte nė diskutim “pėrkrahjen tonė ndaj kapitalizmit me orientim tregu”. Raporti fliste sesi kapitalizmi “promovon pabarazinė”. Autorėt nuk e kishin parė tė arsyeshme tė jepnin argumenta pėr kėtė gjė. E lexuan siē ishte. Mė poshtė raporti thoshte se hendeku mes tė pasurve dhe tė “varfėrve” duhet zbutur.
E kėshtu, pėr Kishėn, kapitalizmi prodhon pabarazi e kjo pabarazi na qenka e keqe. I vetmi pėrfundim ėshtė se Kisha e Anglisė e konsideron nė pėrgjithėsi kapitalizmin tė keq. Kėtu kemi nevojė pėr njė kontroll kulturor. Njė shoqėri qė e konsideron gjerėsisht kapitalizmin si tė keq, pas njė farė kohe, do ta shkatėrrojė atė. Mė duket se ėshtė e nevojshme qė tė rikujtojmė se kapitalizmi ėshtė pula qė bėn vezėn e artė – burimi i kėsaj pasurie tė jashtėzakonshme qė ne gėzojmė, krahasuar me tė gjitha periudhat e mėparshme historike. Doja tė thoja, “Teoria pėrse kapitalizmi ėshtė i mirė, duhet revizionuar”, por shumė pak nga ne e kanė patur leksionin tė parė.
Nuk dua tė them qė ēdo shkollė duhet tė mėsojė epėrsitė e kapitalizmit, por pikėrisht sot, nė shkolla bėhet krejt e kundėrta. Nė shkollė mėsohet qė kapitalistėt dėmtojnė pyjet, kontrollojnė padrejtėsisht politikėn e jashtme, amerikane dhe pėrhapin vesin e babėzisė dhe egoizmin. Tashmė, antikapitalizmi ėshtė temė e historisė dhe gjeografisė, ashtu si edhe politika, ekonomia dhe sociologjia. Thonė se kapitalizmi solli rritjen e skllavėrisė.
Shteti trajtohet si hero qė zbuti egėrsinė e bishave me ligje, rregulla dhe ndėrhyrje. Nė qoftė se keni fėmijė nė shkollė – shtetėrore apo private – ai ose ajo po marrin njė tjetėr dozė propagande antikapitaliste. Sigurisht qė ėshtė e ekzagjeruar dhe e fut shoqėrinė tonė nė rrugėn e vetėshkatėrrimit. Cili ėshtė pėrfitimi mė i madh gjatė dy shekujve tė fundit pėr ata qė janė relativisht tė varfėr? Padyshim, ulja drastike e ēmimit tė ushqimeve. Para dy shekujsh, ushqimi zinte pjesėn mė tė madhe tė buxhetit familjar. Familjet e varfėra e kishin tė vėshtirė tė ngopeshin me bukė. Nė qoftė se kishte krizė, do tė pllakoste uria dhe do tė kishte mijėra vdekje.
Madje, edhe nė vitet 1920, njerėzit me rrogė tė mesme harxhonin pėr ushqime njė tė tretėn e tė ardhurave. Sot, ata shpenzojnė vetėm njė tė dhjetėn. Shiko ēdo listė ēmimesh tė ushqimeve bazė, miell dhe qumėsht dhe do tė vėreni uljen drastike dhe tė vazhdueshme. Kush ua ka dhuruar kėtė pėrfitim tė varfėrve? Njė radhė rregullash qeveritare? Njė politikan i pashėm, gati tė buzėqeshė dhe me “vizion”? Jo. Kapitalizmi. Kėtė nuk e ka bėrė njė person i vetėm, por mijėra e miliona.
Tė paorientuar nga asnjė agjenci qendrore, ata thjesht punuan nė njė sistem kapitalist. Ata shpikėn makinat bujqėsore qė zėvendėsuan punėn e dhjetėra njerėzve dhe mundėsuan ēmime shumė tė ulėta pėr ushqimin. Kėto makina i pėrdorėn fermerėt. Tė tjerė ndėrtuan anije qė transportonin mė lirė dhe mė shpejt grurin, nga vende tė largėta, ku ai prodhohej mė lirė. Tė tjerė e shpėrndanin ushqimin nė rrugė me kosto mė tė ulėt, me trena dhe mauna tė prodhimeve tė reja. Dhe tė gjithė vepronin duke jetuar secili jetėn e vet, veēmas, tė padrejtuar nga kush. E kėshtu e transformuan situatėn. Tė varfėrve iu dha ushqim me shumicė. Dhe ata e morėn kėtė ushqim me ēmime tė lira.
Mungesa e ushqimit dhe uria i pėrkisnin tė shkuarės. Pikėrisht kėtė bėri kapitalizmi. Tė pėrbuzėsh kėtė do tė thotė tė pėrbuzėsh zhdukjen e urisė nga vendi ynė. Kjo ka qenė, ndoshta, arritja mė e madhe e kapitalizmit. Por, ky ėshtė vetėm fillimi. Kapitalizmi bėri tė njėjtėn gjė me veshjet. Para dyqind vjetėsh, njerėzit ecnin me galloshe. Veshjet ishin njė tjetėr shpenzim i rėndė pėr tė varfėrit. Nye Bevan, kur ishte fėmijė, e qėlloi mėsuesin me shishen e bojės, sepse ai guxoi tė tallej me vogėlushin qė pėrdorte tė njėjtėn palė kėpucė me vėllain e tij. Ky ėshtė skaji i varfėrisė prej nga vijmė. Kjo ėshtė varfėria, prej sė cilės kėtė vend e nxori kapitalizmi.
Pėrsėri u pėrdorėn metoda shumė mė tė lira prodhimi nga njerėzit qė importonin pambuk, u pėrmirėsuan teknikat e prodhimit, u pėrdorėn mėnyra tė reja transporti pėr lėndėn e parė dhe kėshtu prodhimi dilte mė i lirė. Sot, fėmijėt nuk pėrdorin njė palė kėpucė. Kapitalizmi na ka pasuruar dhe na ka dhėnė mundėsi tė pamata pėr pėrvoja tė shumėllojshme. Edhe gjatė jetės sime, kam parė qė pushimet vjetore janė rritur, nga njė apo dy javė, nė katėr apo pesė javė. Udhėtimet jashtė shtetit, qė dy shekuj mė parė nuk njiheshin nga klasa punėtore, sot janė diēka e zakonshme. A mos e mundėsuan kėtė orientimet qeveritare? Natyrisht qė, jo. Shumica e familjeve tani kanė makina. Lexoni novelat e Tomas Hardit dhe do tė shikoni qė njerėzit ecin gjithmonė nė kėmbė. Ecja ėshtė e shėndetshme dhe kėnaqėsi, por shumica e familjeve, nė kohėn e Hardit nuk kishin zgjedhje tjetėr.
Kush i shpiku makinat? Kush e pėrmirėsoi dizenjimin dhe prodhimin e tyre deri nė atė pikė sa tani mund tė blihen nga miliona njerėz? Nė asnjė mėnyrė qeveritė. Fuqia, vendosmėria, shumėllojshmėria dhe pasuria burimore e kapitalizmit. Pėrse ėshtė i suksesshėm ky sistem? Sepse motivon. Nė qoftė se ti shpik diēka, mund tė bėhesh i pasur dhe i famshėm. Nėse i shet ushqimet apo makinat mė lirė, atėherė do tė kesh mė shumė klientė. Kjo ėshtė e gjitha. Nė qoftė se ofron njė prodhim apo shėrbim me ēmim tė ulėt, ke nisur njė biznes. Kjo logjikė e thjeshtė do tė thotė se kapitalizmi ėshtė i prirur tė ofrojė prodhime dhe shėrbime me ēmim mė tė mirė.
Po ē’mund tė thuhet pėr argumentin se kapitalizmi prodhon pabarazi? Le tė kujtojmė, pa shkuar ende mė poshtė, sesa shkatėrrimtare qė ishin pėrpjekjet nė shekullin e njėzetė pėr tė vendosur barazinė. Fermerėt nė Rusinė e Leninit u persekutuan, e nė shumė raste u vranė. Dhjetėra miliona vdiqėn nėn regjimin komunist kinez. Tek e fundit, shtypja dhe vuajtja, nuk ishin barazi. Kėto vende kishin klasėn e tyre tė tė privilegjuarve qė, nė rastin e Rusisė, kishin edhe vilat e tyre speciale dhe vendin e caktuar pėr tė kaluar nė rrugė. Vendosja e barazisė nuk ėshtė e thjeshtė.
Ėshtė shtypėse dhe destinuar tė dėshtojė. Ndėrkohė, kapitalizmi ka fakte qė e ka zvogėluar pabarazinė pėrgjatė kohėrave. Pabarazia nė kohėn e Xhorxhit III, ulur nė fronin e praruar, nė vitin 1806, me mijėra shėrbėtorė dhe bujqėr e tė tjerė vartės, qė mund t’i lėvizte me majėn e gishtit, ndėrsa vendi ishte pėrplot me njerėz qė nuk mbushnin barkun me bukė, e me raste edhe vdisnin. Ndėrsa sot, nė dhjetė tė rinj, nėntė kanė celularė, 99% e familjeve kanė televizor, shumica e tyre kanė makina. Sigurisht qė ka edhe tė pasur. Por, kontrasti nė pasurinė finaciare ėshtė zbutur pėrgjatė kohės.
Dhe kjo nuk ka ndodhur pėr meritė tė asnjė qeverie, le mė si pasojė e ndonjė pėrpjekjeje pėr tė vendosur barazi. Kjo ėshtė arritje e kapitalizmit. Po atėherė, pėrse merren gjėrat si tė mirėqena, madje pėrbuzen? Ndoshta, ngaqė rėnia e shteteve komuniste na ka larguar prej pamjes shembullin e krahasimit se sa superior ėshtė kapaitalizmi nė raport me shtetet e kontrolluara. Duhet tė kemi kujdes.
Krijoni Kontakt