bnik komplimenti per temen
Arkeologet serbe,ne lokalitetin Vinqi(Serbia e sotme) ne afersi te lumit Danube,d.m.th. Ne Dardanin shume te lashte,kan gjetur portretin (busten) e profetit Adam te gdhendur ne gur;themelet e faltoreve ne dy forma:"A" "A",qe simbolizonin Allahun,Adamin dhe Abecene(Librin e Shejte);disa tekste te shenjte te gdhendur ne gur me shkrime pellazgjik.
Speleologet serbe, me rastin e hulumtimit te shpelles se Gadimese(prane Prishtines)
kan hasur ne kafken e njeriut adamian,kafke kjo e gurezuar ne stalgmite dhe stalaktite te lashte rreth 2 milion vjeteshe nji pjese te ksaj kafke,pjesa kjo ne fillim speleologete ende nuk kishin aritur ta shkoqin nga stalknitet dhe stalgmitet e kam pare me sy te mi, me rastin e vizitese se shpelles ne fjale.Speleloget serbe kete kafke ekan shkoqur dhe e kane derguar ne Beograde per te studiuar, mirpo kete zbulim epokale per arsye qe vetum ata i dine nuk e kan publikuar deri me sot.Nga libri Prof,dr Skender Rizajte
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 05-10-2009 më 13:03
- Z. Leka, gjithashtu në një shkrim tuajin ku shkruani për Aleksandrin e Madh kam lexuar diçka mbi Jeruzalemin. Ç’farë lidhje ka Jeruzalemi me Shqiptarët?
Edhe në këtë shkrim qëllimi im ishte për të sensibilizuar opinionin, ku intelektualë dhe studiues shqiptarë dhe të huaj të gërmojnë më tepër për Jeruzalemin përpara Biblës. Ky është qytet i themeluar nga Pellazgët. Fisi Ilirian Jebuzit ishte fisi që banoi në Jeruzalem para se të themelonte Mbretërinë e tij Davidi Mbreti i Jeruzalemit. Siç dihet Davidi mori për grua me detyrim Beth-Shevën e bukur që ishte një Ilirjane nga fisi Jebuzit dhe familjes së re i u shtua një djalë të cilin e quajtën Solomon. Mbreti Solomon ishte mbreti më i mençur i Izraelit. Në atë kohë pas vdekjes së Mbretit Solomon, Izraeli nxorri një rregull që për t’u quajtur hebre duhet që nëna të ishte hebre. Ky rregull u bë ligj për shkak të nënës së Solomonit që ishte nga fisi Ilir i Jebusitëve, d.m.th shqiptare.
Solomoni trashëgoi Psalmet nga nëna e tij që në Bibël njihen si Psalmet e Solomonit. Ka disa shkollarë të huaj që e kundërshtojnë këtë gjë. Por kjo është e vërtetë, sepse pasi shqiptarët e kanë patur gojën të mbyllur për shkak të pushtimeve romane, otomane dhe komuniste. Që nga ajo kohë mbasi kishin bashkëjetuar dhe martuar me njëri-tjetrin, shqiptarët i kanë mbrojtur pa ndërprerje izraelitët. Po të gërmohet më tepër do të shikojmë se Moisiu i thotë pasuesve të tij: “Do t’ju drejtoj tek një popull që është populli më mikpritës i botës”. Këtë libër që unë e kam studiuar dhe jam bazuar për të thënë të vërtetën mbi gjuhën tonë shqipe e kam dhuratë nga Dr. Wolintz, i cili është Numri 1 i Shkencës Oftalmologjike Amerikane.http://www.google.se/url?sa=t&source...8d3-XDqZbD7oLA
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 08-10-2009 më 17:07
sulioti, të marësh pjesë në një temë të tillë, nuk është e njëjta gjë sikur të marësh pjesë tek tema e shtypit të ditës, pasi atje shkruan ç'farë të të vijë për mbarë, sepse në fund të fundit ai është interpretimi, apo opinioni yt mbi X ngjarje.
Ndërsa këtu nuk flet dot çapraz pasi kjo lloj teme kërkon një bagazh shumë të gjerë dijesh.
Tek kjo temë nuk mjafton të dish Shqip, por duhet të dish dhe gjuhët e huaja nga ku duhet të referohesh, nuk mjafton të dish Historinë e Shqipërisë, por duhet të dish mirë dhe historinë ndërkombëtare për të mundur të shkëpusësh sekuenca prej saj, që kanë lidhje me Historinë tonë Kombëtare.
Kjo është një temë që ta kushtëzon pjesmarrjen në diskutime, me gjithë atë nuk do të thotë se njerëzit nuk e lexojnë.
Komplimente për "bnik", ky postim është një xhevair, dikush duhet ta përkthej këtë shkrim në Anglisht, në mënyrë që të përdoret nga të gjithë Shqiptarët nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare...
Bravo!
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
pune e bukur .......
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
Edhe une kam vrare mendjen shume here kur jam njohur me qyteterimin shumerian dhe me zanafillen e bibles !
Te them te drejten kam pare me shume kuptim te qarte ne shqipe disa fjale edhe shprehje qe me kane mbetur ne mend .
Jam lexues sigurisht , duke perdorur ate kohe te paket qe te le nxjerrja e bukes se dites , prandaj ne pandehmat e mia mundet te kem edhe ndonje gabim per shkak te mos thellimit .
Por me kane bere pershtypje pervec sa shtron studiuesi me siper edhe keto si me poshte :
ANGEL = A NGEL , ai qe ngeli pasi iken zotat , biri i tyre por qe ngeli ne toke .A nuk ka edhe kete domethenie vete fjala e cila me sa njoh une dhe kam lexuar nuk gjen kuptim ne asnje gjuhe tjeter ?
X e cila me sa kam lexuar ne gjuhen parahelene shqiptohej KI= shiriti i ADN-se . Per X-in kam lexuar se interpretimi eshte simboli i zinxhirit i te ADN-se (me duket se ka lidhje edhe me shumeret) . A nuk kemi ne shqip edhe sot foljen e nderzimit KI (gegerisht) dhe Q.I (toskerisht) ? Dhe eshte e vetmja gjuhe me nje shqiptim te tille per kete fenomen !
Kam hasur dhe shume e shume te tjera por tani nuk po me kujtohen , por qe etimologjikisht me kane tingelluar pastertisht shqip madje dhe me shqipen moderne .
pershendetje
Pershendetje,
Po e theksoj edhe nje here, se prejardhja nga Shumerianet nuk do te thote aspak se nuk jemi autoktone. Koncepti "autokton" eshte relativ, sepse ne fund te fundit sic thote edhe Sitchin, te gjithe europianet jane nga pak Sumeriane, sepse atje e kane prejardhjen. Por avantazhi më minimal qe kemi ne eshte se kemi ruajtur Gjuhen e Madhe Shumere, Shqipen, me te cilen besoj se shume shpejt shqiptaret do perkthejne sakte Sekretet e Vjetra. Nga 200.000 pllaka ne Kuneiform deri sot jane perkthyer me nje saktesi qe le shume per te deshiruar, vetem rreth 10% e tyre. Shpesh niveli i perkthimit eshte aq "shkencor"sa me mire ta quajne "Poezi", eshte krijim e jo perkthim.
Per ata qe jane te interesuar per informacion shtese per temen, po jap ketu nje liste me te plote. Kini parasysh se kjo liste shtohet pothuaj cdo dite sepse studimi eshte ne proces. Deri tani lista e plote ka mbi 165 fjale/shprehje/fjali. Kini parasysh se gjuhet mund te konsiderohen "te barabarta" kur kane nje fjalor te njejte per nje numer prej 100-200 fjalesh baze, apo te perzgjedhura (lista Swadesh).
Tani analizoni etimologjinë e disa fjalëve e shprehjeve Shumere, ku janë zgjedhur ato më të kuptueshmet dhe nga fusha të ndryshme të kulturës. Leksiku i plotë tre-gjuhësh Sumerian-English-Albanian i përpunuar sipas kërkesave të metodologjisë krahasuese gjuhësore do të botohet së shpejti. Kollona e parë paraqet fjalën apo shprehjen Sumeriane, kollona e dytë paraqet zbërthimin etimologjik shqip dhe në shumicën e rasteve është e barabartë (veçse e ndarë në pjesë) me fjalën/shprehjen/fjalinë sumeriane, dhe në fund paraqitet referenca apo burimi kryesor i analizuar në studim:
SUMER/SHUMER = Shum Erë , - Sitchin
KI = Ki = Ky, dheu, planeti Tokë, - Sitchin
KIENGIR = Ki e Ngir=Tokë e ngirë, e nginjur, Tokë e begatë, e quanin vetë Sumerianët
EDIN (Eden) = E Din, ka dituri, - kujtoni pemën e dijes në kopshtin e Edenit, - Sitchin
NIBIRU= Ni Bir a =Një Bir ësht=Planeti i 12-të, i “Nefilimëve”Zitçin e përkthen “a son”)
KINGU= Ki nguc = Ky ngjitur/nguc, Hëna
ANNUNAKI = Arnun a ki = ardhun a ki, i ardhur është ky. (“Ar dun a ki”, -Sitchin)
NINIB = Ni Nip = Një Nip, Webster’s online
ISHTAR, ESHDAR, ASTARTE = Ishte Ar, Esht Ar, Asht e Arte = emra të Afërditës
BABBAR = Ba Bardh = Zot i drejtësisë, zbardh, ndriçon, sqaron, vendos, -Sitchin
EBABBAR = E Babbar = e Babbar-it = (tempulli, shtëpia) e Babardh-it, Webster’s online
ETANA = E Tana = E Tëra, e gjitha = Mbreti Sumer që bëri i pari të gjitha Ligjet, Shtetin.
ENGIZ = E ngiz = e ngjiz, gatuaj, Webster’s online
KASH/KASHI = Ka/Bën Sh,sh,sh,sh = Birra (ka gaz, bën sh,sh,sh), Webster’s online
KASHURRA = Ka shurr a = që ngjall respekt nga Frika, - Webster’s online
KUR1 = Gur, Mal, k~g
KUR2 = Kur
KUR3= Kurrë
KURRANI = Kur ra ni = Kur erdhi/zbriti një (angl. – when he entered, -wikipedia)
MA = Ma = Mban, mjet transporti
ME = Me = (me) vegël, me mjet
MAGUR = Ma Gur = anije transport minerali (gurësh), Sitchin, Webster’s online
NARU = Na ruan, na kujton, neron/nderon = Memorial/Lapidar, Sitchin
ESERU = E ze E ru = E kap e ruaj = burgos -Webster’s online
KASADU =Ka sa du = u mbush, arriti - Webster’s online
KURNUGIA = "Gur në gji a"= Minierë, Sitchin
KURNUGIA = Kur nuk ja = kurrë nuk kthehet, - Webster’s online
KIINDAR = Ki i ndar = dhé/tokë e ndarë, plasaritje e tokës/dheut, Webster’s online
KAGAL/ABULLU= Ka kalim ose a mbyllur = Porta, Webster’s online
EMUQA = E Muqa, E mujta, Webster’s online
DAKU = Gjaku = Ekzekutoj, vras, Webster’s online
HURASAM = MASARUH = Masa Ruhet = para, lek, Webster’s online
NISILIMZAKARU = Ni Silim Za Ka Ru = një qëllim fjalë ka rujt=Betim,- Webster’s
DIMTU = Dimtu = dëmtuar, Webster’s online
KUNUKUM = Ku nuk um (humb) = Mbyll hermetikisht, vulos, Webster’s online
IZZAKKARA= I Za ka ra = një fjalë ka dalë = thonë, thuhet, saying, -Webster’s online
RIKISTU = Ri Kishtu = e lemë kështu = marrëveshje, agreement, -Webster’s online
EPESU = E peshoj = e trajtoj, e diskutoj, e vlerësoj, Webster’s online
MASKIM = Ma shkrim = shkrues, inspektor, Webster’s online
EPINUUM = E punuam nga ku rrjedh përkthimi i sumerologëve: Epin=plug
ANUNERIA = Anu Neri a = Anu njeri asht (Anu, perëndia kryesore)
UGBIA = Ug bie a = Nuk bie asht (flitet për Anu-n)= lart (above)
SIPPAR = Si i Par / Sipër = qytet kryesor (si i parë) në Shumer, ku ishte perqendruar pushteti gjyqësor. Sitchin
URIM = Urim = Ur, - Kryeqytet i 3 Dinastive Ur I, Ur II, Ur III, mbi 1000 vjet total
Gjithe sumerologjia/asirologjia boterore e ka fshehur me nje arsye teper banale emrin Urim, se gjoja fjala “Ur” na qenka anglishtifikimi i fjales “Urim”.
FARA period = periudha e FARA = Periudha e Farës, e fillimit, quhet periudha para 2.600 BC.
FARA = Far a= F-filli A-asht R-ru(jt)= ADN-ja asht rujt, ku ruhet ADN,- në farë; vetë fjala “Fill” tregon vetë vargjet e ADN-së, që janë në formë filli.
Etimologjia e fjalës Fara, është nje nga faktet e shumta se shqipja ështe gjuhë tepër e integruar e shkencore, “Gjuha Shqipe Asht Formul Matematike”
Kujtoni këtu studimet e Sitchin, ku flitet për nivelin tepër të lartë të dijeve shkencore në Shumer, sidomos në astronomi, mjekësi/kirurgji, etj., ato që sot njihen si Sekretet e Vjetra.
Zbërthimet etimologjike të mësipërme janë bërë sipas fjalorëve sumerian-english të standartizuar, pra të pranuar botërisht. Pjesërisht janë zbërthime me mbështetje historiko-logjike që nuk gjenden në ata fjalorë. Të bën përshtypje se Sumerologjia botërore (ajo Shqiptare çuditërisht nuk ka ekzistuar deri më sot), në asnjë rast nuk ka marrë në studim ndonjë lidhje të Shqipes me gjuhën Sumeriane megjithëse janë marrë për krahasim shumë gjuhë të popujve të vegjël apo edhe të fiseve më të humbura të botës. Shpresoj që tani e tutje të rritet vëmendja në këtë drejtim këtu në Shqipëri, sepse realisht do të duhet një punë mjaft e madhe që këto përfundime të kuptohen e të pranohen nga Sumerologët e huaj, sepse kjo gjë që do të sillte mjaft ndryshime në gjuhësinë botërore e cila ka sot një histori rreth 150-200 vjeçare.
Pra, Shqipja është vërtet Gjuha e Fillimit, gjuha e Nefilimëve dhe e Sumerëve. Me Shqipen do të lexohen shumë më saktë edhe shkrimet apo Sekretet e Vjetra Sumeriane, për të cilat interesi po shtohet çdo ditë e më tepër në të gjithë botën. Le ta kenë Shqiptarët meritën e zbulimit të tyre!!!.
“Të Dish do të thotë: Të kesh Fuqi”.
Krijoni Kontakt