Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 51
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe qka duhet te bejn sllavo maqedoansit per ti bindur shqiptaret se nje dit dote tenojn ti debojn nga trevat shqiptare ne maqedoni pra shqiptar binduni ksaj rradhe se sllavet jan rac e ndyt
    o vllezer shqiptar te masqedonis ju me voten tuaj zgjodhet presidentin maqedon pendoheuni se gaBUAT rend
    te pakten organozoni protesta masovike kunder akademis se maqedonis ket mundesi e keni tash se e keqja esht ne oborr poju trket vedisoheuni nuk dote jeni vet ne beterjen tuaj

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    o vllezer shqiptar te masqedonis ju me voten tuaj zgjodhet presidentin maqedon pendoheuni se gaBUAT rend
    Nuk po ju degjohet zeri atyre qe votuan Ivanovin!!!
    Tani kan nje problem tjeter sepse lideri i tyre ka humbur dikund, eshte bere kohe e gjat qe nuk shfaqet neper media!!! si duket nuk i intereson aspak populli qe e la ne kete gjendje katastrofike!!
    Kelyshet e tij tani dalin ndonjeher nga nji dhe po kritikojne qeverin e tyre sikur te jen ne opozite e cuditshme!!! duhet dikush te ju tregoj se ata po e udheheqin kete shtet dhe neve shqiptarve qe bejme pjes ne kete shtet te flliqur artificial!!!

    Ylber LILI

    Gjithnjė shqiptarėt e Maqedonisė janė nė dimensionin e pasojės. Edhe nė rastin e lajthitjes sė akademisė sė shkencave maqedonase, tė cilėt kanė kurorėzuar njė palo “enciklopedi”, zyrtarėt dhe intelektualėt shqiptarė pritėn qė tė ndodhte gjėma dhe mė pastaj tė reagonin. Ē’ėshtė e vėrtetė kjo “enciklopedi”, mostrum maqedonas nuk erdhi si rrufe nė qiell tė pastėr. Nė njė farė forme promovimi i kėsaj paēavureje, ndodhi nė fillim tė muajt maj. Si tė thuash maqedonasit para se ta zyrtarizonin testuan opinionin sidomos shqiptarėt. Nė kėtė kontekst duhet potencuar se reagimi i qarqeve intelektuale shqiptare ishte sporadik.
    Pėrveē disa historianėve kurajozė, tė tjerėt heshtėn duke e marrė lehtė kėtė punė. Tė mos flasim pėr partinė qė pėrfaqėson shqiptarėt nė institucionet e sistemit, sepse ata kanė dėshmuar vetėm njė gjė: Tė rrinė nė pushtetin pa pushtet. Nė gjithė kėtė heshtje, akademikėt shqiptarė ia mbathėn dhe nuk bėnė asnjė lloj rezistencė pėr tė korrigjuar, apo parandaluar “enciklopedinė” mė tė shpifur tė historisė moderne.
    Pra, elitat shqiptare, sidomos partia shqiptare nė pushtet, pat afro pesė muaj kohė nė dispozicion qė t’i paraprinte fenomenit. Nė kėtė kuptim maqedonasit shfrytėzuan maksimalisht heshtjen dhe topitjen e elitave shqiptare dhe tani promovuan pa u hyrė gjemb nė kėmbė njė “enciklopedi” falsifikatore, qė provokon dhe fyen rėndė shqiptarėt etnikė si dhe atakon faktorin ndėrkombėtar.
    II
    Gjithsesi, maqedonasit po tregohen qesharakė nė ēdo fushė, madje, shpesh krijojnė situata tragjikomike, duke falsifikuar dhe plaēkitur historinė e shqiptarėve pėrmes njė palo “enciklopedie”. Kjo paēavure, pėr nga pėrmbajtja rrėfen se si pala maqedonase kėrkon tė pėrvetėsojė gjithēka, pėrfshirė historinė dhe origjinėn e shqiptarėve. Megjithė indiferencėn e subjektit politik shqiptar nė qeverisje (BDI), historianėt shqiptarė kanė reaguar ashpėr. Sipas tyre, dalja nė qarkullim e botimit “Enciklopedia e pėrgjithshme dhe maqedonase” ėshtė njė provokim dhe fyerje e radhės ndaj shqiptarėve. Thėnė mė fjalė tė tjera shqiptarėt injorohen dhe u shtrembėrohet e vėrteta historike e prejardhjes sė tyre.
    Pėrtej kėsaj tragjikomedie, shqetėsimi bėhet ende mė i madh kur shikon sesi Qeveria e Maqedonisė, me paratė e taksapaguesve shqiptarė, financon njė enciklopedi qė falsifikon dhe poshtėron historinė e tyre. Nuk janė pak, por katėr vėllime me 2014 faqe. Nė tė janė publikuar 22 mijė zėra maqedonas nga fusha tė ndryshme, si: personalitete, ngjarje historike, ekonomike, politike, gjeografike, kulturore, religjione botėrore, flora e fauna etj., tė cilėt ngjajnė me piratė dhe hajdutė tė historisė sė shqiptarėve. Bie fjala, duke shfletuar marrėzinė e radhės sė maqedonasve, emri Gjergj shkruhet Gjorgjia dhe se origjina e tij ėshtė sllave. Po kėshtu shtrembėrohet edhe origjina e Nėnė Terezės duke e quajtur vllahe. Pėrveē kėtyre lajthitjeve, autorėt maqedonas tė enciklopedisė pėrmes fantazisė sė tyre tė shfrenuar i konsiderojnė shqiptarėt ardhacakė, shpellarė dhe agresore duke mohuar kėshtu tė vėrtetat historike.
    III
    Shtrohet pyetja cilėt janė shkaqet qė i bėjnė maqedonasit falsifikatore tė historisė sė shqiptarėve? Pikėsėpari ata tentojnė tė shėrojnė komplekset e tyre tė prejardhjes dhe identitetit. Sė dyti orvaten tė relativizojnė maksimalisht tė vėrtetat historike qė lidhet me shqiptarėt. Sė treti, maqedonasit marrin rolin e viktimės duke atakuar drejtpėrdrejt SHBA-tė dhe Britaninė e madhe qė sipas “enciklopedisė”, paskėshin sponsorizuar dhe stėrvitur ushtarėt e UĒK-sė. Dhe mė kryesorja elitat maqedonase pėrmes falsifikimit, plaēkitjes, fyerjes, relativizmit dhe shpikjes sė armiqve fantazmė rreken tė arnojnė identitetin e tyre tė munguar. Sidoqoftė paēavurja e ashtuquajtur “enciklopedi” zhvesh problemet e mėdha qė e shoqėrojnė identitetin maqedonas. Ata si duket nuk janė tė vetėdijshėm, qė po pėrcėllohen nė flakėt e realiteteve historike me duart e tyre. Analizuar thellė-thellė, shfletimi i kapitujve historikė ėshtė i njėjtė me hakėrrimin ndaj gjeografisė sė vendit. Nė kėtė kuptim, politika maqedonase nuk duhet tė merret me historinė, ngaqė e vėrteta historike nuk ėshtė nė anėn e trillit “enciklopedik” maqedonas .
    Historia, qartė dhe nė mėnyrė precize, tė ofron njė tjetėr pasqyrė, qė bie ndesh me realitetin etnocentrik maqedonas dhe shuan epshin fantazist tė antikitetit. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, tė ēudit fakti se si elita maqedonase nuk del dot nga zgafella e logjikės refraktare. Kjo logjikė nuk ka asnjė pikė kontakti mė tė vėrtetat historike. Nė kėto kushte, duke ditur se bota virtuale dhe ajo reale pleksen me indiferencė semiologjike, duke ditur zbrazėtinė e licencės historike, politikanėt maqedonas parapėlqejnė tė luajnė me kartėn e viktimizimit. Megjithėse kjo elitė tenton t’i fajėsojė shqiptarėt, qoftė edhe me kėrkesat e tyre tė mundshme pėr federalizim dhe kantonizėm, sėrish i ikėn forcės sė argumenteve.
    IV
    Gjithsesi, ngjarjet dhe argumentet historike, politike dhe shoqėrore formėsojnė sistemin mbrojtės tė shqiptarėve. Problemi i Maqedonisė janė vetė maqedonasit, ėshtė logjika maqedonase, e cila bie ndesh me shtetin multietnik, pėr tė cilin as Gligorovi, Cėrvenkovski, Gjeorgjevski, Gruevski, as Akademia e Shkencave, elitat, shoqėria civile apo analistėt nuk po ndėrgjegjėsohen.
    Nė kėtė kontekst, lind pyetja: pėrse elitat maqedonase druhen prej forcės sė argumenteve dhe historisė? Pėr shkak se ato nuk kanė asnjė nishan pėr tė ofruar argumente pėr ekskluzivitetin maqedonas, pėr shtetin dhe as pėr identitetin dhe kombin. Sė kėndejmi, rrėnjėt e problemeve me tė cilat ndeshet sot Maqedonia, kryesisht ato me karakter ndėretnik dhe ndėrfqinjėsor, duhen kėrkuar te projektet e gabuara, pasojat e tė cilave tashmė kanė nxjerrė krye. Pėrderisa nuk merren nė konsideratė dhe nuk analizohen me logjikė tė ftohtė periudhat historike apo pėrplasjet, nuk mund tė ketė stabilitet afatgjatė.
    Detyrimisht, mungesa e ballafaqimit me realitetet politike, shkencore, sociologjike dhe historike krijon situata krizash qė ngushėllohen me tekste tė zbehta e paēavure tė ashtuquajtur “ecipkopedi”, asgjė mė shumė. Kėshtu mund tė kualifikohen edhe intervistat, deklaratat, prononcimet dhe qėndrimet e lidershipit politik maqedonas, i cili ofron njė pėrkujdesje tė theksuar pėr logjikėn maqedonase, pėrmes artikulimeve tė pėrcipta dhe tė zbehta nga pikėpamja e argumenteve.
    Sidoqoftė, Maqedonia ėshtė tepėr e brishtė pėr ta gėlltitur gjithė atė ambicie qė ka ndaj shqiptarėve, fqinjėve, ndaj historisė dhe tė ardhmes, pikėrisht pėr faktin se ēdo lexim, i ēfarėdo teksti tė autorėve maqedonas, ėshtė humbje kohe.
    Sado qė tė jemi dashamirės pėr kėrkesat e tyre, megjithatė nuk kemi tė drejtė historike, morale, politike e atdhetare qė tė shndėrrohemi peng i njė politike joreale, apo tė jemi mazohistė dhe tė kėnaqemi me goditjet qė ata na ofrojnė. Kėtė duhet tė kuptojmė njėherė e mirė, partia e z. Ahmeti qė ėshtė ne qeveri me Nikolla Gruevskin. Sidoqoftė nė kėto rrethana , shtetarėt dhe pushtetarėt maqedonas vazhdojnė tė mbeten robėr tė logjikės sė tyre, ngaqė nuk marrin parasysh as faktorėt globalė, qė kanė forcė tė vendosin pėr balancė dhe drejtpeshime nė Ballkan. Sė kėndejmi, rrėfimi “enciklopedik” maqedonas ėshtė problem pėr ta, tė cilėt shpenzojnė energji tė kota dhe bėhen qesharakė. Mirėpo kjo ėshtė njėra anė e medaljes, shqiptarėt duhet tė reagojnė fuqishėm dhe pa ekuivokė. Reagimi nuk duhet tė njohė kufij!
    Sui generis

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ceka: Enciklopedia maqedonase e pabazuar historikisht

    22/09/2009


    Historiani dhe politikani i njohur Neritan Ceka i quan tė pabazuara historikisht pretendimet e fundit tė Akademisė sė Shkencave tė Maqedonisė, botuar nė njė enciklopedi tė saj ku thuhet se shqiptarėt kanė ardhur nė kėto vise pas shekullit tė 15-tė.
    Nė njė prononcim pėr mediat z. Ceka tha se “ njė enciklopedi e botuar nga njė Akademi Shkencash nė ēdo vend tė botės ėshtė zyrtare, ėshtė qeveritare. Dhe njė dokument i tillė shpreh njė opinion zyrtar tė paargumentuar, qė thotė se shqiptarėt kanė ardhur nė kėtė vend nė shekullin e 15-tė dhe janė vendosur mė parė nė qytete, pastaj kanė shkuar nė fshatra, kur zakonisht nė asnjė vend tė botės nuk ka ndodhur kėshtu, pra ndodh e kundėrta”.

    Nė lidhje me vendbanimet e hershme tė shqiptarėve nė kėto zona Ceka theksoi se “Shekulli i 15–tė ku pretendohet ėshtė periudhė shumė e vonė, pasi nė kėtė kohė nė Pollog qė njihet si zonė shumė aktive e luftėrave tė Skėnderbeut, qė zhvillohet nė luginėn e Vardarit ose ku shtrihet sot Tetova dhe Gostivari, ishte Renestia, ku shtrihet Ohri sot, ishin dasaretėt ku shtrihet Pogradeci dhe Lankestia ku shtrihet sot Manastiri dhe mė tej Pajania, deri nė kufi me Greqinė pėr tė ardhur mė pas nė kufirin ku fillonte Maqedonia e mirėfilltė” .

    Ai shtoi “se e gjithė kjo histori qė pretendojnė se janė maqedonas autoktonė nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ato kanė qenė vendbanime ilire dhe janė populluar nga ilirė dhe jo nga maqedonas. As pėr maqedonas autoktonė nuk bėhet fjalė , pasi nė shekujt 9-10-11 ka pasur dyndje tė fiseve bullgare nė kėto zona , ēka paraqitet nėpėr dokumenta edhe gjithė tradita e tyre”.

    “Ky provokim i Akademisė sė Shkencave tregon nivelin e ulėt dhe vazhdėn shumė vjeēare tė ujėrave ku notonte Akademia e Shkencave Jugosllave. Njė pėrgjigje tė mirė tė kėtyre tezave tė paargumentuara duhet patjetėr ta japin akademikėt shqiptarė nė Maqedoni, pasi si ata kanė krijuar njė klase politike qė ėshtė partnere dhe faktor nė qeverinė Maqedonase, por edhe klasa intelektuale atje duhet tė luftojė me metoda shkencore pėr tė pėrballuar presionet e herėpashershme tė maqedonasve pėr kėtė ēėshtje”, pėrfundoi Ceka. (INA- Start)

    *******************************************

    Xhaferi: Maqedonia si foleja e qyqes

    22/09/2009
    Duke marrė parasysh se shqiptarėt nuk kanė probleme me identitetin, me kohezionin e brendshėm tė shoqėrisė, duke marrė parasysh se shqiptarėt nuk kanė dėm nga e vėrteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonė vetėm tė vėrtetėn, pa marrė parasysh se sa dhe pėr kė ajo ėshtė e hidhur”.

    Kėshtu shprehet nė njė intervistė pėr “Panorama”, ish-kreu i Partisė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni, Arbėn Xhaferi.

    Njė nga njerėzit qė ka luftuar mė shumė pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni, Xhaferri, e quan botimin e Enciklopedisė Maqedonase, si pėrpjekje pėr tė ndėrtuar diēka qė nuk ka ekzistuar kurrė. Ai e krahason kėtė politikė me qyqen, e cila kurrė nuk ngre folenė e vet, por shfrytėzon foletė e tė tjerėve.

    “Ata qė e dinė domethėnien e togfjalėshit “foleja e qyqes”, jo vetėm gjuhėsisht, por edhe figurativisht do ta kuptojnė aluzionin pėr natyrėn e provokimeve, qė tashmė nė vazhdimėsi vijnė nga institucionet maqedonase lidhur me historinė e popullit shqiptar. Siē dihet qyqja nuk di tė thurė fole pėr zogjtė e saj, prandaj vezėt i vendos nė foletė e shpezėve tė tjerė. Kėshtu veprojnė edhe parazitėt. Do tė doja tė shkruaja njė tekst pozitiv pėr kėtė popull dhe shtet tė brishtė, por intensiteti i provokimeve qė vijnė varg e vister, pa dilema dhe skrupula morale, sėrish mė kthejnė nė dimensionin e konfliktualitetit”, thekson Xhaferi. (INA)

    ************************************************** **********

    Brukseli do ta shqyrtoj Enciklopedinė maqedonase

    22/09/2009


    Bashkimi Evropian kėrkon informacione shtesė pėr pėrmbajtjen e enciklopedisė maqedonase dhe nuk pėrjashtohet mundėsia tė reagojnė ditėve tė ardhshme, para publikimit tė raportit tė KE-sė, bėjnė tė ditur burime diplomatike nga Brukseli.

    Partitė shqiptare nė Maqedoni presin reagime tė tilla nga Brukseli zyrtarė , duke vlerėsuar se enciklopedia maqedonase ėshtė goditje e rėndė mbi karakterin multietnik tė shtetit.

    Siē bėhet e ditur, tash pėr tash BE ėshtė duke e analizuar pėrmbajtjen e enciklopedisė kontroverse e cila ka nxitur reaksione tė fuqishme tek opinioni shqiptarė.

    ************************************************** ******

    Krasniqi: Maqedonasit kanė probleme me identitetin e vet

    Kryeparlamentari i Kosovės, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpėr ndaj botimit tė Enciklopedisė maqedonase nga ana e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė kėtij shteti pėr, siē thuhet, uzurpimin e tokave tė maqedonasve nga ana e shqiptarėve. Maqedonasit kanė probleme me identitetin e vet dhe nuk kanė tė drejtė t’i sulmojnė tė tjerėt, dhe pėr kėtė, Krasniqi ka pėrdorur fabulėn e bretkosės qė donte tė mbathte patkonj tė kalit.

    “Ėshtė njė tregim i shkurtė qė thotė se bretkosa kishte kėrkuar nga nallbani tė mbathė patkonj tė kalit, por kėmba e saj ishte shumė e vogėl. Nė aspektin shkencor mund tė them qė maqedonėt ende nuk kanė arritur ta krijojnė identitetin e vet kombėtar. Ata nuk e dinė a janė maqedonė tė krijuar me dekret tė Titos, nuk e dinė a janė maqedonė qė thirren nė paraardhėsin e tyre mbretin Samoil, ndėrsa nė anėn tjetėr shpesh pretendojnė tė jenė edhe pasardhės tė Aleksandrit tė Madh qė ishte me origjinė ilire”, deklaroi Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tė Kosovės.
    Krasniqi, qė vet ėshtė doktor i shkencave tė historisė, thotė se historia e popullit shqiptar mė nuk mund tė pėrvetėsohet nga askush pasi qė ėshtė ndėr historitė mė tė konsoliduara tė Ballkanit, pavarėsisht se tė gjithė shqiptarėt nuk jetojnė brenda kufijve tė njė shteti.

    “Pra njė komb qė nuk e tė qartė identitetin e vet kombėtar, kėrkon ta mohojė identitetin e gjithė tė tjerėve. Konsiderojmė qė identiteti i shqiptarėve tani ėshtė i pėrmbyllur dhe i konsoliduar mė sė miri nė tėrė Ballkanin. Historia e popullit shqiptar mė nuk mund tė pėrvetėsohet. Ajo ėshtė e popullit shqiptar, e lavdishme dhe mjaft e konsoliduar ndonėse mendoj se populli shqiptar nė tėrėsinė e tij, nėse e ka konsoliduar gjuhėn dhe kombin, nuk e kanė konsoliduar shtetin nė hapėsirėn mbarėshqiptare, por mendoj se historia ėshtė e konsoliduar mirė”, shtoi Krasniqi.
    Pėrmbajtja e “Enciklopedisė sė Maqedonisė” ėshtė vlerėsuar fyese pėr shqiptarėt nė kėtė shtet nga ana e tė gjithė spektrit politik dhe shoqėrisė civile nė Shkup dhe mė gjerė tė cilėt pėrmes aktiviteteve tė tyre janė duke kėrkuar qė ky botim tė tėrhiqet nga qarkullimi.

    Pėrparim Isufi,
    Alsat - Prishtinė
    ************************************************** *

    Mehmeti: Fajin pėr kėtė trillim duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarė

    Pas disa ditė replikash dhe deklaratash kundėr botimit tė Enciklopedisė sė Akademisė maqedonase qė i pėrcakton shqiptarėt njė popull ardhacakėsh, Kim Mehmeti, njė njohės i mirė i opinionit publik atje deklaron se fajin pėr kėtė trillim tė pashoq duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarė nė qeverinė e Gruevskit.

    “Ajo qė mua mė shqetėson ėshtė normalisht idiotizmat qė janė shkruar nė atė enciklopedi, por ka diēka edhe mė tė dhimbshme se kaq qė mua mė dhemb si shqiptar i Maqedonisė. Ne kemi 5 ministra nė qeveri. Ky ėshtė njė projekt qeveritar, e ka financuar Ministria pėr Kulturė. Unė nė njė tekst timin e kam shkruar se Gruevski mund tė bėjė pėrgatitje pėr tė sulmuar shqiptarėt dhe ministrat shqiptarė ta marrin vesh, ta dinė se kur do ua bombardojė shtėpitė. Ky ėshtė realiteti i shqiptarėve tė Maqedonisė”, shprehet Mehmeti.

    Sipas tij shqiptarėt ndonėse janė nė qeveri interesat e tyre nuk mbrohen nga askush dhe ata nuk marrin pjese nė vendimmarrje. “Nuk mund tė ketė fat njė popull i cili para 3 muajsh botoi Historinė e popullit maqedonas ku thuhet se janė me origjinė antike greke dhe tani kemi njė enciklopedi ku shkruhet se janė me origjinė sllave. Ju e keni njė Ministri tė Kulturės e cila ndėrton kisha, financon pėrmendore, nga ana tjetėr nė atė ministri nuk keni asnjė shqiptar qė merr pjesė nė vendimmarrje, qė tė dijė ēfarė financohet. Nė fund del se pėr kulturėn shqiptare atje financohet mė pak se pėr kopshtin zoologjik nė Shkup”, thotė Mehmeti.
    Kėshtu ka ndodhur sipas tij edhe me Enciklopedinė e cila pėr fat tė keq ėshtė financuar edhe nga taksat e shqiptarėve.

    ************************************************** ******

    OVL-UĒK: Enciklopedia nxitė tensione ndėretnike

    Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Besim Hoda tha se pėrmbajtja e Enciklopedisė maqedonase nxitė tensione ndėretnike nė vend. Sipas tij fajtor pėr kėtė ėshtė edhe kryeministri Greuvski i cili asnjėherė nuk reagoi ndaj fyerjeve qė i u bėn shqiptarėve. Hoda kėrkon nga pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Parlament dhe Qeveri qė ti ndėrpresin kontaktet me koleget e tyre maqedonas derisa nuk kėrkohet publikisht falje pėr fyerjet e bėra.

    “Ky ėshtė njė problem qė do nxis urrejtjen ndėrnacionale dhe nė vend qė Kryeministri tė vihet nė shėrbim tė uljes sė tensioneve, Ai nė mėnyrė injoruese del dy herė dhe deklaron se nuk ka ēka tė komentoj pėr kėtė. Ky ėshtė njė turp qė ju bėhet si pėrfaqėsuesve qė janė nė bashkėqeverisje me Gruevskin ashtu edhe tė gjithė deputetėve shqiptarė dhe gjithė atyre qė pretendojnė tė mbrojnė interesat e shqiptarėve.

    Bėjmė apel nga kėtu qė urgjentisht tė ndėrpriten kontaktet e deputetėve dhe tė ministrave shqiptarė deri nė momentin kur do kėrkohet falje publike nga Qeveria dhe nga akademia e shkencave e Maqedonisė”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i OVL-UĒK-sė.

    ************************************************** *******

    “Zgjohu” dhe subjektet shqiptare reaguan para Akademisė maqedonase

    Bllazhe Llazhe, Manu ēao, Bota e di, tė mos gėnjehemi, Bllazhe H1N1, Jemi kėtu Den Baba Den. Me kėto parulla Lėvizja Qytetare “ZGJOHU” e pėrkrahuar nga subjektet politike shqiptare, para ndėrtesės sė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve maqedonase ka kėrkuar tėrheqjen e Enciklopedisė skandaloze me tė cilėn janė fyer tė gjithė shqiptarėt, pavarėsishtė ku jetojnė. “Zgjohu” ka paralajmėruar se nėse nuk tėrhiqet enciklopedia do tė ngris edhe padi penale ndaj ASHAM pėr nxitje tė urrejtjes ndėretnike dhe shifje.

    “Kėrkojmė qė Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė ta tėrheq enciklopedinė skandaloze dhe tė angazhojė ekspert shqiptarė nė pėrpilimin e historisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė kėrkojė falje publike ndaj popullit , atij amerikan dhe britanik dhe menjėherė tė distancohet nga qėndrimet e Bllazhe Llazhe Ristevskit duke i dėnuar ato.”, deklaroi Adrijan Limani, pėrfaqėsues i Zgjohu-t.
    Nisma e ZGJOHU-t u mbėshtet nga pothuajse tė gjitha subjektet politike shqiptare. Xhevat Ademi e ka cilėsuar enciklopedinė si skandaloze e cila rrezikon tė marė pėrmasa tė konfliktit rajonal.

    “Tė fyhen ndjenjat e bashkėsisė sė dytė mė tė madhe etnike nė shtet ėshtė veprim o prej budallai o veprim i qėllimshėm. Ajo qė duhet tė ndodh, kėshilli redaktuesė, kėshilli botues i kėsaj gėnjeshtre tė mbėshtjell me kopertinat e enciklopedisė, tė ju kėrkoj falje shqiptarėve dhe urgjentisht tė tėrhiqet ky botim skandaloz i cili rrezikon tė merr pėrmasa tė konfliktit rajonal, meqė as Akademia e Shqipėrisė e as ajo e Prishtinės nuk do tė rrinė indiferent ndaj kėtij atentati tė origjinės dhe autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet e tyre stėrgjyshore kėtu nė Ballkan”, deklaroi Xhevat Ademi, deputet i BDI-sė.

    “Me vetė faktin qė nė kėtė enciklopedi ka fyerje dhe ofendime tė njė kryetari tė njė partie politike siē ėshtė Ali Ahmeti, atėherė ne do tė tejkalojmė inatet ditore dhe unė do tė kisha thėnė qė Ali Ahmeti edhe pse jemi oponent partiak, por megjithatė ėshtė vėllai im, me vėllain mund tė kesh kundėrshtime, mund tė kesh bindje tė ndryshme politike por megjithatė nuk lejon dhe nuk toleron qė njė grup joformal qė i ka rrėnjėt thellė nė strategjitė e vjetra tė ofendojė nė atė mėnyrė njė pjesė tė lavdishme tė historisė shqiptare”, deklaroi Sulejman Rushiti, deputet i DR-sė.

    “Kėtu kontestohet autoktonia e shqiptarėve, kėtu kontestohet gjithēka qė ėshtė histori e shqiptarėve dhe kjo qė e ka bė Akademia e Shkencave jamė thellė i bindur se bazėn e ka tek Memorandumi i Vaso Ēubrilloviqit sepse shumica e antarėve tė ASHAM-sė janė tė moshuar dhe mund tė jenė nxėnės apo studentė tė Ēubrilloviqit dhe pse mos tė them kjo e rrezikon paqen dhe stabilitetin nė Maqedoni, e rrezikon bashkėjetesėn po e rrezikon edhe tė qenurit tė Maqedonisė si shtet”, u shpreh Hisni Shaqiri, kryetar i BDK-sė.

    Pėrveē padisė penale pėr shpifje dhe nxitjes sė urrejtes ndėretnike, nėse nuk tėrhiqet enciklopedia, nga Lėvizja Qytetare ZGJOHU paralajmėrojnė se do tė shqyrtojnė mundėsinė edhe pėr themelim tė Akademisė sė Shqiptarėve tė Maqedonisė, shkrimin e njė enciklopedie tė mirėfilltė nga akademia e shqiptarėve dhe organizimin e protestave masive.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Perderisa shqiptaret jan te perqare ne mes veti , jo vetem maqedonet , por te gjithe do te kene mundesi ( dhe gjithsesi edhe do ti shfrytezojne ato ) te na sulmojne , ofendojne , dhe te kene pretendime te llojeve te ndryshme ndaj nesh . Pra , une ne rend te pare fajin do ta kerkoj te ne si popull . Shqiptaret e Maqedonise jane te ndare ne mes vete shume keq . Dhe jo vetem te ndare por kan edhe hasmeri ne mes vete . Nuk jemi as ne te tjeret me te mire . Andaj edhe na turperojne fqinjet tane ne cdo kohe dhe ne cdo vend .

    Tani , jo vetem shqiptaret e Maqedonise duhet te dalin me qendrime te perbashketa , por edhe shqiptaret e Kosoves , e ne rend te pare shteti shqiptar . Politika shqiptare duhet njehere e mire tu tregoj maqedonasve se kush jan dhe sa te " forte " jan . Se pakut kete shtet mund ta " rrafim " ne politike . Kete edhe duhet ta bejme . Shteti shqiptar duhet te vej kushte . Dhe nuk duhet hequr dore derisa shqiptaret e Maqedonise te behen faktor i forte ne kete shtet .

    Nese edhe me tutje do te sillemi si kurvat , edhe te tjeret do na konsiderojne si kurva , dhe ashtu do te sillen me ne .

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Me pelqeu Jakup Krasniqi qe dha nje deklarate te forte. U tha maqedonve se keni mentalitetin e bretkoces. Kjo eshte deklarate e forte per nje politikan.

    Ajo qe eshte per TURP si nuk reagoj askush nga polikuajt e Shqiperise.

    Kosova ende nuk eshte tamam shtet dhe reaguan Thaqi e Krasniqi.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryeparlamentari i Kosovės, Jakup Krasniqi.


    Krasniqi: Sllavomaqedonasit kanė probleme me identitetin e vet

    Kryeparlamentari i Kosovės, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpėr ndaj botimit tė Enciklopedisė maqedonase nga ana e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė kėtij shteti pėr, siē thuhet, uzurpimin e tokave tė maqedonasve nga ana e shqiptarėve.

    Maqedonasit kanė probleme me identitetin e vet dhe nuk kanė tė drejtė t’i sulmojnė tė tjerėt, dhe pėr kėtė, Krasniqi ka pėrdorur fabulėn e bretkosės qė donte tė mbathte patkonj tė kalit.

    “Ėshtė njė tregim i shkurtė qė thotė se bretkosa kishte kėrkuar nga nallbani tė mbathė patkonj tė kalit, por kėmba e saj ishte shumė e vogėl. Nė aspektin shkencor mund tė them qė maqedonėt ende nuk kanė arritur ta krijojnė identitetin e vet kombėtar. Ata nuk e dinė a janė maqedonė tė krijuar me dekret tė Titos, nuk e dinė a janė maqedonė qė thirren nė paraardhėsin e tyre mbretin Samoil, ndėrsa nė anėn tjetėr shpesh pretendojnė tė jenė edhe pasardhės tė Aleksandėrit tė Madh qė ishte me origjinė ilire”, deklaroi Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tė Kosovės.

    Krasniqi, qė vet ėshtė doktor i shkencave tė historisė, thotė se historia e popullit shqiptar mė nuk mund tė pėrvetėsohet nga askush pasi qė ėshtė ndėr historitė mė tė konsoliduara tė Ballkanit, pavarėsisht se tė gjithė shqiptarėt nuk jetojnė brenda kufijve tė njė shteti.

    “Pra njė komb qė nuk e tė qartė identitetin e vet kombėtar, kėrkon ta mohojė identitetin e gjithė tė tjerėve. Konsiderojmė qė identiteti i shqiptarėve tani ėshtė i pėrmbyllur dhe i konsoliduar mė sė miri nė tėrė Ballkanin. Historia e popullit shqiptar mė nuk mund tė pėrvetėsohet. Ajo ėshtė e popullit shqiptar, e lavdishme dhe mjaft e konsoliduar ndonėse mendoj se populli shqiptar nė tėrėsinė e tij, nėse e ka konsoliduar gjuhėn dhe kombin, nuk e kanė konsoliduar shtetin nė hapėsirėn mbarėshqiptare, por mendoj se historia ėshtė e konsoliduar mirė”, shtoi Krasniqi.

    Pėrmbajtja e “Enciklopedisė sė Maqedonisė” ėshtė vlerėsuar fyese pėr shqiptarėt nė kėtė shtet nga ana e tė gjithė spektrit politik dhe shoqėrisė civile nė Shkup dhe mė gjerė tė cilėt pėrmes aktiviteteve tė tyre janė duke kėrkuar qė ky botim tė tėrhiqet nga qarkullimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 22-09-2009 mė 20:08
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ahmeti: Enciklopedia, pamflet politik qė prodhon konflikt

    ‘Pamflet politik me pėrmbajtje jashtėzakonisht provokative dhe pėrēarėse qė ndikon dukshėm nė ftohjen e marrėdhėnieve ndėretnike nė vend.’ Kėshtu e vlerėson enciklopedinė maqedonase kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti, i cili tha se kjo Enciklopedi prodhon konflikt mes dy komuniteteve mė tė mėdha, pikėrisht nė kohėn kur Maqedonia ka nevojė mė pak pėr njė gjė tė tillė. Ahmeti nė kėtė drejtim shtroi disa pyetje deri tek akademiku Bllazhe Ristovski.

    “Ky pamflet politik me pėrmbajtje jashtėzakonisht provokative, mjaftė tekst tendencioz, pėrēarės qė ndikon seriozisht nė ftohjen e marrėdhėnieve mes dy komuniteteve mė tė mėdha, njė pamflet qė prodhon konflikte. Pse zoti Ristovski nuk ka konsultuar enciklopeditė vėrtetė shkencore tė vendeve tė ndryshme tė botės siē ėshtė p.sh enciklopedia gjermane, ku Insbrukun e vlerėson si qytet tė lashtė ku jetonin bashkėrisht ilirėt me romakėt. Pse zoti Ristovski nuk i bėn njė vizitė qytetit tė vjetėr tė Romės ku nė gurė ėshtė shėnuar pjesa e Adriatikut, e gjithė ka qenė e banuar me ilirėt. Pse zoti Ristovski nuk paraqet argumente qė rilindja kombėtare e kroatėve ėshtė quajtur Iliria”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-sė.

    Ahmeti thotė se kjo enciklopedi ėshtė e dėmshme gjithashtu edhe pėr vetė maqedonasit dhe shpreson qė nga ajo, tė distancohen tė gjithė intelektualėt e mirėfilltė maqedonas.

    “Tė thuash pėr shqiptarėt qė janė ardhacak, tė thuash dhe tė shpifėsh pėr shqiptarėt qė nuk janė autoktonė nė trojet e tyre nė Maqedoni vėrtet ėshtė njė shpifje qė assesi nuk ka mbulesė shkencore dhe assesi se nuk thuhet vėrteta”.Unė shpresoj qė ky rast tė shėrbej qė nė sipėrfaqe tė dalin forcat intelektuale tė komunitetit maqedonas bashkėrisht me inteligjencėn shqiptare ta denoncojnė kėtė provokacion dhe tė kėrkojnė qė ky pamflet tė tėrhiqet nga qarkullimi sepse nuk ėshtė nė tė mirė tė vendit. Ne kemi probleme sot shumė mė shumė serioze. Me kėtė rast duhet tė theksoj se kemi kontest me Greqinė, gjithashtu po hapen edhe konteste tė tjera si me Bullgarinė, si me Serbinė”, theksoi Ahmeti.

    Ahmeti theksoi se partia e tij nuk do tė lejojnė askėnd qė tė luaj me ndjenjat e shqiptarėve, e aq mė pak Bllazhe Ristovskin me kompaninė e tij.

    ““Ne nuk duam t'i mohojmė askujt autoktoninė, ne nuk duam t'i mohojmė askujt vlerat, por ama nuk do tė lejojmė qė vlerat tona tė pėrbuzen tė nėpėrkėmbėn sepse fundi-fundit kėto janė fakte historike dhe historinė sot nuk mund ta bėj nė mėnyrė tendencioze Bllazhe Ristevski me kompaninė e tij. Shpresoj qė edhe qarqet politike tė distancohen nga pamflete tė tilla sepse kėshtu i kontribuojnė afėrsisė mė tė mėdha nė mes tė komuniteteve. Kėshtu i kontribuojmė paqes, stabilitetit, me qasje konstruktive dhe tė dobishme, afrimit tė Maqedonisė drejtė NATO-s dhe drejtė BE-sė. Tani unė jamė nė pritje tė vetė reagimit tė njė pjese tė intelektualėve maqedonas dhe mendoj qė nė tė mirė tė vendit do tė ishte qė ky moment edhe tė ndodh, tė bėhet tėrheqja nga qarkullimi i kėtij pamfleti”, theksoi Ahmeti.

    Ahmeti deklaroi se do tė bėj pėrpjekje maksimale qė tė parandaloj enciklopedinė nga qarkullimi, apo edhe pėrkthimin e saj nė gjuhėn angleze siē u paralajmėrua nga kryeministri Nikolla Gruevski, Ahmeti madje tha se nė takimin e radhės, kėtė ēėshtje do ta hap edhe me kryeministrin Gruevski.as
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Akademia maqedonase tėrhiqet nga Enciklopedia

    Nga Express mė 23.09.2009 nė ora 16:18
    Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė ėshtė tėrhequr nga enciklopedia e cila fyente shqiptarėt dhe historinė e tyre.

    “Nė takimin e sotėm tė redaksisė u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individėve lidhur me publikimin e Enciklopedisė maqedonase. Informohet opinioni se do tė bėhen disa korrigjime tė caktuara, nė disa njėsi dhe do tė vazhdojė puna pėr botimin e dytė tė ndryshuar dhe tė plotėsuar”, thuhet nė komunikatėn e redaksisė sė Enciklopedisė.

    Kryetari i Akademisė, Gjorgje Stardellov ka pranuar se shqiptarėt janė fyer me kėtė enciklopedi. “Bėhet fjalė pėr njė ofendim tė caktuar ndaj bashkėsisė etnike shqiptare nė Maqedoni dhe besoj se kjo njėsi do tė korrigjohet. Besoj se njėsitė kontestuese nuk do tė hiqen tėrėsisht nga Enciklopedia, por do tė korrigjohen ose eliminohen disa tė dhėna tė panevojshme qė aq shumė ndoshta me tė drejtė i rrėqeth qytetarėt tanė shqiptarė,” ka deklaruar Stardellov. (REL)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    PROVOKIMET NUK KANĖ TĖ NDALUR!

    Definitive, nė radhė erdhi provokimi qė vulos gjitha provokimet e mė parshme nga pala sllave e cila e quan veten herė sllav, herė popull antik!

    Se nė shtetin e quajtur ende Maqedoni njerėzit sllavo folės janė ēartur fare tregon enciklopedia e fundit tė cilėn e hartuan “elita” e tyre me ndihmėn e disa shqipfolėsve pėr honorare tė fėlliqura!

    Po tė bėjmė njė retrospektivė, dhe analizė mė tė thellė nga e kaluara, do tė vimė nė pėrfundim se sllavėt e shtetit tė quajtur ende Maqedoni ishin dhe mbetėn mė tė egėr vis-a-vis shqiptarėve. Serbet ishin dhe mbetėn, por ato kanė njė far kodi kur duhet thėnė mjaft ėshtė mjaft, ndėrsa kėto tė shtetit i cili quhet ende Maqedoni nuk kanė asnjė kod. Gjatė protestave shqiptare nė Kosovė nė ish-jugosllavi, ishin pikėrisht policėt sllav tė shtetit qė ende quhet Maqedoni mė tė egėr dhe tė koncentruar mė armiqėsisht kundėr shqiptarėve, sjellejt e tyre ishin si tė bishės sė egėr, as serbėt pra nuk ishin si kėta!

    Nė shtetin qė ende quhet Maqedoni, deshėn qė shqiptarėt nėpėr shtėpitė e tyre tė flasin gjuhėn sllave nė mes vete!

    Rrėzimi i mureve nė pronat shqiptare!

    Mbajtja e ditarėve shkollore nė gjuhėn sllave duhej shkruar!

    Ndėrtimi i kryqit nė majė tė malit Vodno tė Shkupit!

    Ndėrtimi i kishės nė parcelėn e cila ėshtė pronė e Nėnės Terezė, si dhe tjetėrsimi i nacionalitetit tė saj, nuk thonė shqiptarja Nėnė Terezė, por Skopjanka Majka Tereza!

    Investimet me tė madhe vetėm nė lokalitetet ku jetojnė vetėm sllavėt, ndėrtime shkollash, pishinash, sallash sportive, etj. Mos tė flasim pėr punėsimet...nuk ia vlen!

    Deshėn tė sjellin ligj fashist qė favorizonte vetėm nėnat sllave, ndėrsa ato shqiptare nuk ishin qytetarė tė kėtij vendi i cili ende quhet Maqedoni!

    Raste si Sopoti, Brodeci, gjykime drakoniane qindravjeēare kundėr shqiptarėve tė mos flasim, tė mos flasim eskandronet policore qė futeshin nėpėr shtėpitė shqiptare me pretekst ose pa pretekst duke ua futur ethet grave, fėmijėve, pleqve, trauma kėto qė shumė vėshtirė shėrohen!

    Dhe disa shqiptarė ende mendojnė se me kėto lloj njerėzish mund tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt, dhe mund tė bashkėjetojmė!

    Ja pra, atyre shqiptarėve qė ende mendojnė se mund tė bashkėjetojmė me sllavo folėsit nė shtetin ende tė quajtur Maqedoni ju themi se ju erdhi vula dhe provokimi definitiv – Makedonska Enciklopedija. Pėr hajr ju qoftė juve, se ju shėrbyet nė mėnyrėn mė tė pėrosusr qė sllavėt tė ndjehen superior, njė grusht i tyre luajti dhe luan mastap me tė gjithė shqiptarėt pėr shkak tuajin! Ju, po tė ndjeheni shqiptarė, tani dhe menjėherė duhet tė largoheni nga tė gjitha privilegjet dhe tė ikni nga parlamenti i ikonave sllave, tė largoheni nga ministritė nėn urdhrin sllav, tė largoheni nga policia, ushtria, nga tė gjitha institucionet ku sllavi jep urdhėr, dhe tė gjithė UNIK tė njėjtit tė punėsohen nėpėr komunat shqiptare , me uniforma tjera, dhe nėn urdhrin shqiptarė. Vetėm nė kėtė mėnyrė sllavo folėsit do tė shohin dhe kuptojnė se me shqiptarėt nuk ėshtė lehtė tė luhet mastap. Ndryshe, ftojmė inteligjencėn shqiptare, historianėt shqiptarė, akademikėt e mirėfilltė, pjesėtarėt e ish UĒK-s, organizatat e ndryshme joqeveritare, tė distancohen nga ju dhe tė marrin mbi super fatin e popullit shqiptarė nė shtetin i cili ende quhet Maqedoni. Diaspora shqiptare ėshtė me ju po qe se ka nevojė edhe ndryshe, ngase kemi qenė dhe do tė mbesim gjithmonė solidarė me popullin tonė nė trojet tona etnike, nuk do tė lejojmė qė tė na nėpėrkėmbė njė grusht sllavėsh ju sigurojmė.

    Uniteti i shqiptarėve tė Maqedonisė - Zvicėr
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    BDK do tė organizojė protesta kundėr Enciklopedisė

    Bashkimi Demokratik Kombėtar, paralajmėron protesta masive pėrmes tė cilave do tė kėrkoj tėrheqjen e plotė tė Enciklopedisė dhe jo vetėm korrigjimin e pjesėve tė saj nė tė cilat fyhet rėndė populli shqiptarė. Sipas BDK-sė, ky hap i Akademisė ka shkaktuar njė problem tė madh ndėretnik qė rrezikon edhe ekzistencėn e Maqedonisė si shtet. Nga BDK-ja shpresojnė se protesta do tė mbėshtetet edhe nga subjekteve tjera politike dhe organizatave joqeveritare.

    “Protesta do tė organizohet nė Shkup, i thėrrasim studentėt edhe intelektualėt qė ti bashkėngjiten iniciativės sė BDK-sė, sepse janė momente tė rėndėsishme historike qė ta ngrisim zėrin pėr kėto padrejtėsi dhe kėtė rrėmujė qė e bėn politika zyrtare e Maqedonisė ndaj ēėshtjes shqiptare... Ata e kanė vėnė nė rrezik tė qenurit e Maqedonisė si shtet. Maqedonia pėr momentin ėshtė nė njė udhėkryq dhe ballafaqohet me njė problem shumė tė rėndė siē ėshtė problemi ndėretnik. Kėtė problem nuk e kemi hapur ne tash, kėtė konflikt nuk e kemi iniciuar ne e kanė iniciuar Akademia e shkencave njė institucion qė pėr momentin luan rolin e zėdhėnėsit tė qeverisė”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-sė.

    “Redaksia qė e ka hartuar kėtė e Enciklopedi doli me njė deklaratė se do tė bėj korrigjimin. Unė mendoj se kjo deklaratė ka tė bėj me hedhjen e pluhurit syve, kjo nuk ėshtė deklaratė serioze, kjo ka pėr qėllim qė tė ulė pak tensionin e reagimeve dhe tė vazhdoje me avazin e vjetėr, prandaj ne do tė kėrkojmė tėrheqjen tė tėrėsishme tė kėsaj enciklopedie, jo korrigjimin sepse kėtu duhet gjykuar qėllimi i hartimit tė kėsaj, se ajo ēka ėshtė shkruar ėshtė e qartė”, theksoi Milaim Fejziu, sekretar pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė BDK.

    *******************************************

    Turli tavė me librat shqip

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1372.html

    *******************************************
    Enciklopedia e shtetit dhe popullit tė trilluar-KIM MEHMETI

    http://lajmpress.com/opinion/1344.html

    *******************************************


    Edhe Bullgaria del kundėr Enciklopedisė maqedonase

    ‘Pėr sa i takon publikimit tė sė ashtuquajturės ‘Enciklopedi Maqedonase’, Ambasada e Republikės sė Bullgarisė vėzhgon me shqetėsim se, rrjedhimisht, publikimi, duke pretenduar tė jetė shkencor, i nėnshtrohet dhe ndjek qėllimet e njė propagande politike afat-shkurtėr’. Ky ka qenė reagimi i Ambasadės bullgare nė Shkup. Ėshtė e papranueshme pėr njė vend, i cili aspiron anėtarėsimin pėr nė NATO dhe BE, tė pėrdorė fjalorin e vjetėr dhe ideologjitė e periudhės sė ‘Luftės sė Ftohtė’. Kjo mėnyrė afrimi, bie nė kontradiktė me mėnyrat e kėtyre organizatave dhe nuk i kontribuon forcimit tė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė, dhe eliminimit tė ‘gjuhės sė urrejtjes’-njė nga parakushtet e republikės sė Maqedonisė nė rrugėn e saj drejt integrimit Euro-Atlantik.

    ‘Bullgaria, mė shumė se sa njė herė, ka demonstruar dėshirėn e saj tė sinqertė pėr riafrimin dhe zhvillimin e marrėdhėnieve me Republikėn e Maqedonisė, pėrfshi edhe nė fushėn shkencore. Por, ashtu siē edhe e kemi nėnvizuar shumė herė, leximi artikulues dhe objektiv i historisė sė pėrbashkėt tė tė dy vendeve, ėshtė plotėsisht e arritshme pėrmes njė analizimi rigoroz shkencorė tė fakteve historike dhe rrethanave. Fatkeqėsisht, pjesėt e tekstit qė shqetėsojnė Bullgarinė nė enciklopedinė e lartpėrmendur, padyshim nuk janė rezultat i analizave tė tilla. Nė reagimin e ambasadės Bullgare, nuk specifikohen pjesėt qė kanė irrituar Sofjen Zyrtare. Megjithatė, njė gjė ėshtė e qartė, duke vėrejtur reagimet e shumė palėve, qė Enciklopedia Maqedonase, ėshtė hartua nė mėnyrėn mė jo profesionale.

    Admir Qose
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •