-
Pėr: Agr. AGO AGAJ (1897-1994)
I lumtur ne jete,i lumtur ne vdekje
nga Ago Agaj (Kushtuar Ernest Koliqit)
Ne veren e vitit 1939,ne Tirane u hap fjala se Mati Logoreci ishte sémurtur rende.
Vajta per t'e pare mikun e vjeter dhe e gjeta shtrire ne shtratin prej te cilit nuk u ngrijt me,por me mendje te kthjellet dhe fjalet dhe idete po ashtu.
Nuk e zgjati shume muabetin mbi semundjen e tij e vuajtjet e mia dhe erdhi ne ate qe kishte pasur merak e i kishte dedikuar gjithe jeten e tij te gjate : gjuhen shqipe.
Me pyeti ne se e dija seē i zhduk popujt dhe iu pergjegja me njehere : luftrat e shumta,zija dhe semundjet epidemike te tmerrshme si lija,kolera etjera.
Tundi kryet me energji e me tha : " Iliret dhe Thraket u zhduken vetem se nuk kultivuan gjuhen e tyre, e lane mbas dore,e pérbuzné,e harruan dhe u asimiluan prej Sllaveve e te tjere popuj dashuronjes te gjuheve te tyre"
Pushoji nje cope here dhe filloji te deklamonte porosine e mallkimin e Fishtes :
Pra Shqyptare ēfo fese qi te jini
Gege e Toske,Malci e qyteta
Gjuhen tuej kurre mos t'a lini
Mos t'a lini sa te jete jeta
Po per te gjithmone punoni
U prejt edhe njehere plaku i admirueshem sidomos per dedikimin e tij mblodhi ato te pakta fuqi qe i kishin mbetur dhe ze te forte rifilloj :
Pra mallkue nj'ai bir Shqyptari
Qi ket gjuhe te Perendis
Trashgim qi na la i pari
Trashegim s'ia len fémis.
Edhe atij iu thafte po goja
Qi e perbuz ket gjuhe hyjnore
Qi ne gjuh t'uej,kur s'asht nevoja
Flet e te veten len mbas dore.
"Ne kete porosi e mallkim te Fishtes bashkohem edhe une me gjithe zemer ketu ne shtratin e vdekjes.
Pra iu le amanet gjuhen shqipe".
Dite me vone u poqa rastesisht me Ernestin, Minister i Arésimit dhe i tregova seē porosi me kishte dhene M. Logoreci dhe shtova :
"Aji e dinte mire qe une nuk jam as shkrimtar as gojtar por me gjitheate nuk iu durua pa me porositur".
Ernesti me tha se fara duhet hedhur se nga nje here bin atje ku nuk t'a merr mendja. Piqu me te dhe njehere dhe i thuaj se edhe na jemi bijt e tije e te Fishtes dhe e kemi per zémre gjuhen tone.
Do te béjém ē'te jet e mundur e pa u kurcyer.
Dhe ashtu beri. Zhvilloj aresimin ne Shqiperi,hodhi themelet ne Kosove e viset e tjera shqiptare qe u bashkuan me mémén gjer ne 1944,jo vetem por edhe ne ato vende qe kishin mbetur jashte kufijve tona si ne Mitrovice,Vuēitern e gjetké. Dhe kur u nda nga Atdheu per gjithenje Aji e vazhdoji kete mision te shenjte me anen e Kathedres ne Rome dhe shkrime e botime pa u ēlodhur "gjer ne buze te varrit nuk iu nda".
Vdekja e pa pritur e ndau nga ky veprim. E rrembeu si ujku qengjin.
Ne hidherimin tone nuk duhet te harrojme se Aji qe fatbardhe ne jete e ne vdekje. Shume njerez jane perpjekur me zell per nje qellim te larte e te mire por pak jane ata qe paten fatin te shohen faren e mbjelle gjate jetes pérhera duke u rritur e perparuar. Ernesti e pati kete fat.
Dardanet ne Kosove e Maqedhoni faren qe mbolli Ky e kultivuan me zell te madh e zotesi te pashoqe dhe arrijtin ne nje shkalle aresimi e cila gezon e krenon te gjitha zemrat shqiptare kudo qe jane dhe-natyrisht-ate te Ernestit ca me shume. Po ashtu lulezoi edhe nder Arbereshet e Italise dhe sot edhe atje kemi nje shumice te doktoruar ne gjuhen e literaturen tone,ku me pare kishte pak ose fare pak.
Se ēdo te thote per bujkun,ē'gezim i pa shoq eshte per te kur te mbjellat rriten,lartesohen,zbukurohen e zbukurojén perqarkjen e di une qe jam bujk e i lidhur me mish e shpirt me natyren. Edhe Aji ishte nga me te miret qe kemi pasur gjer me sot veēse Aji mbillte ushqim per shpirt e mendje te kombit.
Kush ka patur nje fat te tillin ? Rralle,shume rralle. Pra Aji qe me fat ne jete e me fat ne vdekje.
Vdiq ? Po,por vetem trupi i Tij se mendimet e Tij te shfaqura ne ate gjuhe te pashoqe,ne gjuhen hyjnore,do te vazhdojen ne jete te jeteve te jetojén bashke me emerin e Tije. Pra eshte i pavdekshem.
Shejzat. Numer Perkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt