Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Agr. AGO AGAJ (1897-1994)

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    Agr. AGO AGAJ (1897-1994)

    Ago Agaj ishte njė burrė i rrallė, i sjellshėm, i kulturuem, besimtar, atdhetar, i ditur, i ndritur, kishte pak fjalė edhe pse ishte njė enciklopedi e gjallė...!

    Ago Agaj lindi me 7 mars tė vitit 1897, nė katundin Smokthinė, nė Malėsi tė Vlorės, nė Labėri. Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, kurse ato tė mesme dhe studimet e larta, nė degėn e agrikulturės, i kreu nė Vjenė, Austri.
    Nė kryeqytetin e Austrisė, nė Vjenė, kishte shkue pėr t’u shkollue nė vitin 1909, kur ishte nė moshėn 12 vjeēare dhe aty qėndroi deri sa diplomoi, nė vitin 1917.
    Pėr shkak tė Luftės sė Parė Botėrore nuk kishte mundėsi m’u kthye nė Shqipni. Pėr tė jetue u detyrue me punue. Njė vit punoi si agronom nė Moldavi, ndėrsa edhe njė vit nė Poloni. Nė vitin 1919 u kthye pėrmallshėm nė Shqipni.
    Nė vitin 1920 u bashkue me luftėtarėt vullnetarė, nė krye me Selam Musanė, kundėr pushtuesve italianė., deri sa i larguan italianėt me turp nga Vlora, nga Shqipnija, qė duke ikur, kanė bėrtitur, mama mia ...!
    Gjithashtu, nė vitin 1920, me idealet e rinisė, mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku iu vunė themelet e Shqipnisė...
    Pėr ngjarjet e qershorit 1924, ndėr tė tjera, Ago Agaj thotė:
    “Unė, edhe pse admiroja Zogun pėr veprimet e tij, e pashė se Noli ishte idoli ynė i lirisė sė bashku me Gurakuqin, Fishtėn e Koēulin. Dhe, u bėra me ta. Mė ftuan dhe mė ngarkuan tė organizoja krahinat e Vlorės. I thirra lebėrit dhe ata erdhėn, mė dėgjuan e nuk mė kthyen fjalėn. U formua batalioni i Vlorės dhe shokėt mė zgjodhėn sekretar. Kėshtu, tė organizuar, arritėm deri nė Tiranė. Qėllimi, me sa mė dukej mua atėherė, ishte qė ta merrnin fuqinė jugorėt e jo krahu i veriut. Noli qe historian e poet i mirė, por dėshtoi pėr shkak tė pazotėsisė nė politikė. Zogu erdhi afėr Tiranės e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur Noli shkoi nė Lidhjen e Kombeve pėr tė kėrkuar ndihmė financiare, i thanė tė bėnte zgjedhjet. Populli duhet tė tė japė besimin. U kthye nė Shqipėri dhe iu drejtua Rusisė pėr ndihmė. Ajo mezi priste pėr kėtė. Moska nuk kishte pėrfaqėsues tė saj nė shtetet e Evropės, ndėrsa nė Tiranė erdhėn nja 10-15 organizatorė rusė.”
    Kur u ba Shqipnia, Ago Agaj punoi si drejtor shkollash bujqėsore nėpėr Myzeqe, punoi si agronom kudo qė ishte nevoja nėpėr atdhe....
    Kur ishte nevoja, Ago Agaj shkoi edhe nė Mitrovicė, ku u caktue prefekt i qytetit?
    Si ndodhi kjo?
    Kur me 17 prill 1941, Mbretėria e Jugosllavisė u dorėzue, u pushtue, u coptue, atėherė, Xhafer Deva menjėherė bėri pėrpjekje tė themeloi, tė organizoi administratėn e Mitrovicės me nėpunės, kryesisht, shqiptarė.....
    Prefektura e Mitrovicės, me tri nėnprefektura tė Vuēitėrnės, Podujevės dhe Pazarit tė Ri, tė banueme me shumicė shqiptare, me kėrkesėn kėmbėngulse tė Xhafer Devės, pranė autoriteteve gjermane, gjermanėt i kishin dhėnė kėsaj prefekture pakėz “autonomi” nėn Serbi..
    .Kjo “provincė autonome” drejtohej nga burra tė shquar si Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, por meqė kishte mungesė tė madhe kuadėrit shqiptarė tė pėrgatitur pėr administratė, atėherė Xhafer Deva kėrkoj ndihmė nga Tirana, Shqipnia...
    Ndėr tė parėt qė erdhėn nė Kosovė ishte Ago Agaj, sepse e donte shumė Kosovėn, me vete kishte njė grup specialistėsh vullnetarė shqiptarė, si nėpunėsa finance, mėsues, veterinerė, infermerė, doktorė etj..
    Si prefekt i Mitrovicės, Ago Agaj jo vetėm qė punoi me ndershmėri, por edhe e organizoi luftėn, e luftoi kundėr bandave ēetnike deri nė Serbi...
    Njė kohė, gjatė Luftės sė Dytė Botorėre, nė vitin 1943, Ago Agaj ka shėrbye nė Tiranė si Ministėr Ekonomisė Kombėtare ...
    Kur komunistėt e morrėn pushtetin nė Shqipni dhe e vendosėn diktaturėn staliniste, si shumė atdhetarė shqiptarė, Ago Agaj u largue nga Shqipnia dhe pėr disa vjet jetoi nė Itali, Egjipt e Libi. Prej kontinentin afrikan u shpėrngul nė kontinentin amerikan....
    Ago Agajn, kėtė figurė tė shquar, pėr herė tė parė e kam takuar, me njė gėzim tė pa pėrshkruar....! E kam takuar me 5 shtator 1973 nė Teqenė Bektashiane nė Taylor, afėr Detroit-it, nė shtetin Michigan tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės...
    Baba Rexheb Beqiri (1901-1995) ishte ai qė na njohtojė....Isha duke lexuar nė bibliotekėn e teqesė kur erdhi Baba Rexhebi e mė tha me pėrzemėrsi: “Mexhid, tė lutem, lėre librin pakėz, eja me mua, mė muarr pėr dore dhe zbritėm nė kuzhinėn e teqesė, ku Ago Agaj ishte duke pirė kafe me Dervish Arshiun e Baba Bajramin, dhe mė tha: “Ja, ky ėshtė z.Aga Agaj, kosovar nga Vlora! Tė gjithė qeshėm...” Atėherė iu drejtue z.Ago duke i thanė: Ky djal ėshtė Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, vendlindja e Baba Bajramit...”
    Nė fillim nuk e kuptova, as qė kisha idenė se si mund tė quhet njė vlonjat kosovar...!
    Por, brenda ditės, nė muhabet e sipėr, mėsova aq shumė prej tij, sa nuk e pėrmbledhė anjė enciklopedi...!
    Nė mbrėmje, z.Aga Agaj mė dha dorėshkrimin e librit iloshi Heroi i Kosovės” duke mė thėnė: “Lexoni e pastaj bisedojmė!”
    E lexova brenda natės, nuk fjeta tėrė natėn! Njė libėr i vogėl, por me vlerė tė madhe...
    Tė nesėrmen ia dorėzova, duke i thėnė: Mash’Allah! T’lumshin duert! Atėherė, z.Ago mė thotė: “Lum qofsh! A keni mundėsi me mė ndihmue rreth librit, para se ta botoi? Mė duhen disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku u zhvillue Beteja e Kosovės..? Po, kjo punė u krye, iu pėrgjigja! U gėzue shumė e mė pėrqafoi fortė!
    Brenda muajit mė erdhėn nga Amserdami mbi tridhjetė fotografi nė njė zarfė, qė i kishte fotografue njė shok i imi , atėherė student i drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės, Fatmir Rudi, nga Gjakova, i cili i kishte fotografue vendet kryesore, kurse filmin e kishte dėrgue nė Amsderdam, pėr ēėshtje sigurie dhe aty fotografitė janė zhvillue, prej atyhit mė janė dėrgue...!
    Z.Ago Agaj ishte njė burrė i rrallė, i sjellshėm, i kulturuem, besimtar, atdhetar, i ditur, i ndritur, kishte pak fjalė edhe pse ishte njė enciklopedi e gjallė...!
    Herė pas here shkruente e botonte punime, studime, nė revistat e hueja, nė veēanti, gjermane, por edhe nė shtypin e mėrgimit si “Shejzat” e Romės, “Dielli” e Bostonit etj.
    Pėrmbajtja e shkrimeve tė tij pėrfshijnė disa lėmi: si studime historike, gjurmime folklorike, kujtime etj.
    Pėrveē librit : “Miloshi Heroi i Kosovės” (Legjendė- kronika e pėrkthime), ka botuar edhe librin pėrmendore “Lufta e Vlorės”, njė enciklopedi e trimėrisė, njė shembėlltyrė se si shkruhen ngjarjet e historisė...
    Ago Agaj ndrroi jetė me 24 dhjetor 1994, nė Clearwater tė shtetit Florida, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė moshėn 97 vjeēare. Gati njė shekull jetė-nė shėrbim tė Shqipnisė sė vėrtetė...

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Ago Agaj, “vlonjati i Kosovės” qė qeverisi Mitrovicėn

    Clearwater (Florida)

    Kishte disa muaj qė po e kėrkoja me ngulm Ago Agajn dhe askush nuk po mė ndihmonte dot pėr tė gjetur adresėn e tij. U rashė telefonave nė tė katėr anėt e kontinentit ku jetonin shqiptarėt, pyeta individė e shoqata nė New York e qytete tė tjera, por pa rezultat. Disa mė thoshin se jeton nė New York, ca tė tjerė mė kėshillonin qė tė pyesja Baba Rexhebin se ai mund tė mė ēonte nė gjurmėt e Agos.

    -Para dy vjetėsh ėshtė vendosur nė Florida, - mė tha nė telefon kryetari i Teqesė.

    Nė Florida? Njė fjalė goje. Nė Jug apo nė Veri. Po ec e gjeje tani se nė cilėn pjesė tė atij sheti jeton.

    Por, nuk thonė kot se rastėsia shpesh ėshtė mbreti i gjithēkaje.

    Ishte qershori i vitit 1993, kur shkova nė Clearwater (Florida) pėr tė shkruar diēka pėr komunitetin qė jetonte atje. E kishim shtruar bisedėn nė “Palace Family Restaurant” me njė grup bashkatdhetarėsh. Pyeta edhe kėtu, siē e kisha bėrė shumė herė tė tjera, nėse e dinte kush se ku jetonte Ago Agaj.

    - E di unė, - tha me nxitim pronari i restorantit, Shemzi Balla. - Jeton nė njė shtėpi pleqsh, nja katėr milje larg prej kėtu. Nėse doni, mund t’ju ēoj me makinė...

    Unė sikur nuk doja t’u besoja veshėve. Mė ngjante se u ēlirova nga njė peshė e rėndė, pas njė kėrkimi aq tė gjatė.

    - Sa mė parė qė tė jetė e mundur, - thashė pa u menduar fare.



    ***

    Makina ēante pėrpara me shpejtėsi duke lėnė pas automjetet, shtėpitė dhe drurėt qė parakalonin si nė ekran. Shemzi Balla me duart nė timon, herė-herė hidhte ndonjė fjalė sa pėr tė thyer heshtjen:

    - Ago Agaj ėshtė plakur, 96 vjeē, por duket ende i fortė. Me sytė nuk ėshtė mirė, por mendjen e ka lot tė kthjellėt. Do tė gėzohet shumė pėr vizitėn qė do t’i bėni...

    Dritat elektrike nė trotura tregoni se dita po thyhej.

    - Arritėm. Kjo ėshtė shtėpia e pleqve, - bėri me dorė Shemziu drejt njė ndėrtese qė dukej si e pėrhumbur midis tė tjerave qė e rrethonin.

    Po trokiste nata kur ne arritėm dyert e saj nė rrugėn Betty Lane. Dy pleq, nė dy skaje tė hyrjes sė kėsaj shtėpie, ulur nė karroca, po flisnin me vete, sikur tė kishin pėrpara njė grumbull njerėzish qė i dėgjonin me vėmendje. Fjalėt i shoqėronin me ndonjė dėnesje dhe lėvizje duarsh nė formė tė pakontrolluar.

    Pasi njoftuam se kė kėrkonim, shkuan ta marrin. Pas pak kohe Ago Agaj po vinte nė karrocė, me njė shikim tė papėrqendruar, i shoqėruar nga kujdestarja e shtėpisė. Karrocėn e shtynte gruaja, por ai pėrpiqej ta bėnte edhe vetė kėtė punė.

    - Ku janė? - pyeti ai kur rrotat e para tė karrocės puthėn betonin e pjesė sė jashtme tė ndėrtesės.

    - Jemi kėtu, - iu pėrgjigjėm njėherazi.

    Pasi u pėrqafua me ne, nxori shaminė, hoqi syzet me xham tė trashė dhe fshiu lotėt. Pastaj, me dorėn e djathtė, nxori njė cigare nga pakoja nė xhepin e majtė tė kėmishės, njė tel tė hollė dhe cigarishten.

    - Nuk do tė vdes pa u ēliruar Kosova, - tha ndėrsa po bėhej gati tė ndizte cigaren. - Nuk kalon natė pa derdhur lot pėr atė pjesė tė Shqipėrisė etnike, e cila po shtypet nga thundra e serbit. Pa mė tregoni, ē’tė reja kemi atje kėto ditė? - pyeti me njė zė tė shuar qė mezi dėgjohej.

    Folėm pėr gjendjen nė Kosovė. Ai dėgjonte me vėmendje. Dukej se po pėrshkohej nga njė ndjenjė kėnaqėsie pėr qėndresėn e shqiptarėve. Kur pushova sė foluri, ai mori frymė thellė dhe lėshoi njė rėnkim tė zgjatur:

    - Mė kanė lėnė sytė. Mezi shoh. Deri para ca muajsh e kaloja kohėn duke lexuar libra e gazeta. Tani lajmet e ditės m’i japin nipi dhe im vėlla qė vijnė kėtu ēdo ditė. Sot mė duket se ka ardhur gazeta “Illyria”. Pa mė thoni, kush ėshtė ai njeri qė boton gazetėn?

    I tregova shkurtimisht pėr botuesin, pėr punėn qė bėn redaksia e pėr shpėrndarjen e saj nė tė katėr anėt e botės. Ai sikur nuk ngopej me atė qė po dėgjonte e kėrkonte tė tjera.

    - I ēoni botuesit dhe anėtarėve tė redaksisė pėrgėzimet e mia pėr gazetėn. Ua them pa rezerva se keni njė gazetė tė shkėlqyer. Ėshtė fat i madh qė e kemi.

    Kėshtu filloi biseda me Agon. Pasi piu njė gotė ujė dhe e ēoi deri nė fund cigaren qė e thithte me aq ėndje, i kėrkova tė mė tregonte diēka nga jeta e vet. Isha i papėrgatitur pėr kėtė intervistė, ngaqė nuk e prisja se do ta takoja kėtė njeri qė kishte lindur nė shekullin e kaluar e po i afrohej fundit tė kėtij shekulli. Ai heshti pėr pak ēaste. Pastaj treti vėshtrimin diku, si tė ndillte kujtimet, larg nga vendlindja e tij:

    - Kam lindur nė Malėsi tė Vlorės, nė Labėri, mė 7 mars, 1897. Mėsimet e para i mora nė vendlindje, ato tė lartat nė Vjenė nė degėn e agrokulturės. Nė Vjenė shkova mė 1909. “Harro armėt e qendisura me serm tė tė parėve tu! Nuk ke tė bėsh mė me ato”, mė thanė atje. “Ti do t’i shtrohesh punės qė tė pėrpiqesh pėr vete, pėr familjen dhe pėr atdheun tėnd. Duhet tė mėsosh”. Si mbarova shkollėn e agrokulturės, nuk munda tė kthehesha nė Shqipėri pėr shkak tė luftės. Punova njė vit nė Moldavi e njė vit nė Poloni. Nė Shqipėri u ktheva vetėm mė 1919. Menjėherė iu bashkova patriotėve tė kohės sė luftonin kundėr pushtuesit italian. Mora pjesė nė Kongresin e Lushnjės dhe nė Luftėn e pėrgjakshme tė Vlorės, mė 1920. Pėrkraha Revolucionin Demokratik tė Qershorit, mė 1924. Disa vite punova agronom nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kam qenė ministėr i bujqėsisė. Kur gjermanėt kontrollonin njė pjesė tė Kosovės, shkova vullnetar nė Mitrovicė, ku mė emėruan prefekt tė qytetit. Nė qershor 1944 mora pjesė nė mbledhjen e Dytė tė Lidhjes sė Prizrenit. Po atė vit u arratisa nga vendlindja. Njėzet vjet jetova nė Egjipt prej nga emigrova nė Amerikė.

    Ago Agaj e tregoi shkurt e me njė frymė biografinė e vet, pa stėrhollime, pa detaje e pa mburrje.

    Por, unė doja mė shumė. Mezi e kisha pritur takimin me kėtė njeri, qė kishte pėrjetuar gjithė ato ngjarje tė rėndėsishme. Ndaj dhe nuk u kėnaqa sa duhet me stilin e tij tepėr telegrafik. Nisa ta pyes pėrsėri duke u pėrpjekur tė gėrmoj hollėsi tė tjera nga jeta e tij e gjatė dhe e pasur. Ago Agaj mė dėgjon me vėmendje dhe pranon me kėnaqėsi. Ėshtė tepėr i saktė. Ai nuk ka nevojė tė “korrigjojė” veten. Nuk i ngatėrron as datat, as njerėzit. Ėshtė vėrtet pėr t’u habitur: njė 96-vjeēar me njė kujtesė tė tillė!

    Biseda rrodhi e qetė nėpėr lumin e ngjarjeve, qė personazhi ynė kishte pėrjetuar. Ja si mė tregoi njė ngjarje qė kishte ndodhur menjėherė pas kthimit nė atdhe:

    - Ishte 28 nėntori i 1920-ės, - tha ai. - Karabinieria italiane u ndesh me vlonjatėt e paarmatosur. Kėrkonin t’u merrnin flamurin shqiptarėve, tė cilin e mbante nė dorė njė burrė nga Kumanova. Karabinierėt e rrėzuan pėrtokė kumanovarin dhe e shqyen flamurin copė-copė. Njėri nga oficerėt mori njė pjesė tė flamurit, ia lidhi qenit tė tij pėr bishti dhe e shėtiti nėpėr Vlorė. Atėherė vlonjatėt shpėrthyen. Filloi rezistenca pėr shpėtimin e Vlorės, sepse ajo dhe Tepelena kishin mbetur si pjesė e pandashme e Italisė. Kėto pjesė Italia i kishte fituar kur tradhėtoi lidhjen austro-gjermane dhe u kthye me aleatėt. E gjithė Shqipėria u deklarua mė vete, por gjithmonė me njė qeveri proitaliane nė Durrės. Nė janar tė vitit 1920 u bė Kongresi i Lushnjės. Nė Kongres u vendos pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe rrėzimin e kabinetit tė Durrėsit. Kongresi i Lushnjės qe njė akt me rėndėsi tė madhe, sepse rrėzoi kabinetin italian tė Turhan Pashės. Nė kėtė mbledhje, Mustafa Kruja foli me lot nė faqe: “Unė, tha ai, votoj pėr Turhan Pashėn, domethėnė pėr Italinė, sepse ajo ėshtė nė rrezik e do tė na hajė ngadalė, kurse serbi do tė na shfarosė menjėherė”. Atėherė u ngrit Mehmet Konica dhe tha se Italia duhet tė dalė nga Vlora sepse po qėndroi ajo kėtu, Jugun do ta marrė Greqia dhe atėherė ē’mbetet pėr Shqipėrinė? Dhe ai dha dorėheqje bashkė me dr.Turtullin. Pastaj filloi Lufta e Vlorės.

    - Unė kam marrė pjesė nė atė luftė, - tregon Agaj. - Heronjtė e luftės kundėr italianėve qenė kryesisht vlonjatėt. Nė ndihmė na erdhi edhe Hysni Toska nga Mallkastra, me njerėzit e tij dhe zuri frontin verior. Frontet e tjera i mbanin jugorėt. Kishim nevojė tė madhe pėr ushqim. Vlonjatėt atė vit nuk e punuan tokėn, sepse ishin nė luftė. Gruri mbeti nė ara nė pritje tė drapėrit pa u korrur. Xhafer Ypi, prefekt i Beratit, na dėrgonte misėr me qerre dhe kjo e zbuti pak rrezikun e urisė. Vlonjatėt s’kishin asgjė pėrveē guximit tė tyre, dėshirės pėr liri e atdhe. Pra, Lufta e Vlorės ėshtė dhe mbetet njė faqe e ndritur e historisė. Pėr kėtė ngjarje kam shkruar njė libėr, - thotė Ago Agaj.

    - Mė 1924 ndodhi Revolucioni Demokratik i Qershorit. Si e pėrjetuat atė ngjarje? - e pyes z.Agaj.

    - Unė, edhe pse admiroja Zogun pėr veprimet e tij, e pashė se Noli ishte idoli ynė i lirisė sė bashku me Gurakuqin, Fishtėn e Koculin. Dhe, u bėra me ta. Mė ftuan dhe mė ngarkuan tė organizoja krahinat e Vlorės. I thirra lebėrit dhe ata erdhėn, mė dėgjuan e nuk mė kthyen fjalėn. U formua batalioni i Vlorės dhe shokėt mė zgjodhėn sekretar. Kėshtu, tė organizuar, arritėm deri nė Tiranė. Qėllimi, me sa mė dukej mua atėherė, ishte qė ta merrnin fuqinė jugorėt e jo krahu i veriut. Noli qe historian e poet i mirė, por dėshtoi pėr shkak tė pazotėsisė nė politikė. Zogu erdhi afėr Tiranės e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur imzot Noli shkoi nė Lidhjen e Kombeve pėr tė kėrkuar ndihmė financiare, i thanė tė bėnte zgjedhjet. Populli duhet tė tė japė besimin. U kthye nė Shqipėri dhe iu drejtua Rusisė pėr ndihmė. Ajo mezi priste pėr kėtė. Moska nuk kishte pėrfaqėsues tė saj nė shtetet e Evropės, ndėrsa nė Tiranė erdhėn njga 10-15 organizatorė rusė. Tani vonė ėshtė dėgjuar nga pėrkrahėsit e Nolit se ata i solli ministri i jashtėm, Gurakuqi. Kjo lėvizje shqetėsoi Italinė dhe shtetet e tjera, tė cilat ndėrhynė pranė Serbisė qė tė pėrkrahte Zogun. Dhe e pėrkrahėn me paratė e kompanive tė vajgurit.

    - Kush i vrau Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin?

    - Pėr Luigj Gurakuqin puna ėshtė kėshtu. Siē ka dalė nga aktet rezervate britanike, ambasadori anglez u pėrpoq qė kryengritja e vitit 1924 nė Shqipėri tė mos bėhej dhe e pa se ēelėsi i kryengritjes ishte Shkodra. Vajti nė Shkodėr, foli me Gurakuqin dhe raportoi: “U mundova, por Gurakuqi ėshtė nė anėn e Italisė”. Luigji (Gurakuqi) u arratis nė Itali dhe Zogu mendoi se, si mik i italianėve, do ta rrėzonte nga froni. Gurakuqin e vrau njė shkodran, i vėllai i Tom Stambollės. Emrin nuk ia di.

    - Po Bajram Currin?

    - Zogu nuk ka dorė nė vrasjen e tij. Nuk e vriste ai Bajram Currin, njė patriot tė admiruar nė Malėsi tė Gjakovės. Bile ai dėrgoi njė grup xhandarėsh ta merrte nė dorėzim. Ai u vra nga bejlerėt e Gjakovės nė pabesi, nė shpellė. Vrasėsit u takuan nė Gjakovė me njė oficer tė thjeshtė, tė dalė prej shkollės italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanė oficerit se bejlerėt u kishin premtuar njėmijė napoleona, por 500 i mbajtėn pėr vete e 500 na i dhanė.

    Dua qė me kėtė rast tė jap njė vlerėsim pėr figurėn e madhe tė Ahmet Zogut. Vendi i tij nė histori ėshtė nė shkallėn mė tė lartė. E dini atė kėngėn: “Rroftė Ahmet Zogu, rroftė shpėtimtari i mėmėdheut/Brez pas brezi u kujtoftė/Nip stėrnip i Skėnderbeut...” Kjo kėngė kėndohej qė kur Zogu ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. Njė korēar e shkroi kėtė poezi, e cila mė vonė u bė edhe kėngė.

    Ndėrrojmė temėn e bisedės. Ago Agaj ka dėshirė t’i rikthehet Kosovės. Si zor tė ketė tjetėr dėshmitar tė gjallė qė mund tė pėrshkruajė gjendjen e kėsaj treve nėn pushtimin gjerman, apo luftėrat e Shaban Polluzhės kundėr ēetnikėve tė Drazha Mihajlloviēit. Bashkėbiseduesi ynė ka marrė pjesė vetė nė luftė dhe i ka parė me sy tmerret e saj. Ka qenė nė krye tė administratės sė Mitrovicės dhe bashkėpunėtor i ngushtė i Xhafer Devės.

    - Desha me kėtė rast qė edhe juve t’ju rrėfej pėr trimėritė e kosovarėve kundėr serbėve, sidomos tė Shaban Polluzhės e tė Mehmet Gradicės. Burra tė mirė e trima kanė qenė. Kemi luftuar bashkė. Kur unė isha prefekt i Mitrovicės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe gjermanėt erdhėn nė Kosovė, kėta patriotė mė erdhėn nė ndihmė, se Mitrovica nuk mund ta bėnte vetė luftėn. Ja, edhe kėtu i ke nė libėr, - tha Agaj duke mė zgjatur librin “Xhafer Deva - Jeta dhe veprimtaria”.

    Gjithė veprimtarinė e tij gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė, ai e ka pėrshkruar me njė stil tė ngrohtė nė disa faqe libri.

    “Nė vjetin 1924, nė mbarim tė udhėtimit t’im tė parė rreth e rrotull, mal mė mal e grykė mė grykė tė Shqipėrisė, dolla dhe nė majė tė malit tė Bishtrikut prej ku me dylbi kundrova me mall Kosovėn”, fillon shkrimi i tij dhe vazhdon: “Dashurinė pėr kėtė vend m’a kishte mbjellė nė shpirt kur isha pothuaj hala fėmijė, Kolė Margjini qė m’u bė si vėllaj i math nė Vjenė dhe mė vonė do tė bėhej profesor - martir i shqipėtarizmės nė Prizren, viktimė e sllavokomunizmės. Ai dhe Dervish Hima mė tregonin dhe trimėritė e luanit tė Dardanisė, Isa Boletinit, qė ahere ish bėrė legjendė e gjallė nė tėrė Evropėn”.

    Kėshtu i lindi dashuria Ago Agajt pėr Kosovėn. Kur ajo u bashkua me Shqipėrinė gjatė Luftės sė Dytė, pjesa mė veriore e saj, prefektura e Mitrovicės, kishte mbetur si provincė autonome nėn Serbinė. Kjo provincė pėrfshinte dhe tri nėnprefektura: Vushtrrinė, Podujevėn dhe Pazarin e Ri me popullsi shumicė shqiptare. Shkaku qė ajo ishte shkėputur nga Kosova qenė minierat e pasura tė Trepēės pėr tė cilat Gjermania, sidomos gjatė luftės, kishte nevojė tė madhe dhe nuk mund t’i linte nė dorėn e Italisė qė sundonte Shqipėrinė bashkė me Kosovėn, pas bashkimit tė tyre. Autoritetet gjermane, tė nxitura energjikisht nga Xhafer Deva, i kishin akorduar kėsaj province shqiptare qė drejtohej nga Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, njė autonomi, e cila ekzistonte nė kartė, por nuk ishte vėnė asnjėherė nė zbatim pėr shumė arsye. Njė nga shkaqet ishte mungesa e elementit shqiptar tė pėrgatitur pėr administratė. Ago Agaj me njė grup specialistėsh vullnetarė nga Shqipėria si, veterinerė, doktorė, mėsues, nėpunėsa finance etj., vendosėn tė shkonin atje pėr tė ndihmuar nė organizimin e prefekturės.

    Nė kėtė libėr ai ka shkruar edhe pėr shumė ngjarje tė tjera tė asaj kohe qė mund t’u hynin nė punė historianėve pėr tė ndriēuar kėtė periudhė deri dje tė mjegulluar apo tė trajtuar nė mėnyrė tė njėanėshme. Aty mund tė mėsojmė pėr Xhafer Devėn “shqiptarin mė tė shkėlqyer tė gjeneratės sė tij”; pėr Shaban Polluzhėn “viganin kokėlidhur si rugovasit me fytyrė tė ngrysur, ekspresioni i sė cilės nuk tė lejonte t’ia bėje fjalėn dy”; Asllan Boletinin, djalin mė tė ri tė Isa Boletinit, qė ishte “Isai i pėrtėritur, me sytė e mėdhenj plot flakė” dhe pėr mė shumė bij tė tjerė tė nderuar tė kėsaj zone; pėr luftėn e shqiptarėve kundėr ēetnikėve e pėr heroizmin e tyre, pėr pėrpjekjet e Ago Agajt pėr tė nxjerrė nė shesh intrigat serbe nė sytė e gjermanėve etj.

    Disa ditė pasi arriti nė Mitrovicė, Ago Agaj qe dėshmitar i njė gjykimi tė tre shqiptarėve, tė cilėt akuzoheshin se gjoja kishin vrarė disa ushtarė gjermanė. Jeta e tre fshatarėve varej nga vendimi qė do tė merrnin gjykatėsit gjermanė, ndėrkohė qė, siē do tė vėrente Agaj, pėrkthimi i fjalės sė tė akuzuarve ishte i gabuar.

    - Qėndrimi i oficerėve sa vinte e dukej mė i ashpėrsuar, ndėrsa fshatarėt, nga ana tjetėr, po mėrziteshin e po shqetėsoheshin pėrherė e mė tepėr. Sa e kuptova situatėn dhe konstatova se acarimi po vinte si pasojė e pėrkthimit tė gabuar, unė nuk durova dot mė pa e vėnė nė dukje me zė tė lartė kėtė gabim, qė mund t’u kushtonte jetėn shqiptarėve. Atėherė kėrkuan qė tė pėrktheja unė. Procesi nisi pėrsėri dhe fshatarėt dolėn tė pafajshėm. Populli u ngrit nė kėmbė nga gėzimi. Ajo qė mė bėri pėrshtypje e mė gėzoi ishte mirėkuptimi qė treguan gjermanėt. Dukej qė ata nuk kishin mėri ndaj nesh dhe nuk dėshironin qė tė dėnoheshin shqiptarėt e pafajshėm, - tregon Agaj, i cili dita-ditės po bėhej mė shumė popullor nė mes kosovarėve me tė cilėt ai bashkėpunoi aq mirė sa qė sot, kur kujton atė kohė, nuk pėrmbahet nga emocionet.

    Deri tani nuk ia kishte treguar kujt kėto ngjarje. Prej shumė vitesh ai po jetonte me veten e tij e me kujtimet e sė kaluarės nė kėtė shtėpi, i vetmuar, i zhytur nė mendime, natėn e ditėn. Bashkėkohėsit e tij nuk janė mė nė kėtė botė.

    - Mė falni se jam i emocionuar, - tha ai dhe filloi tė fshinte lotėt qė i rridhnin fytyrės. - Pleqėria bėn tė vetėn. A e dini si thonin dikur? “Si plak njėqind vjeē”. Unė jetoj kėtu i vetėm. S’kam me kė tė flas. Shok kam veten time, asnjė tjetėr. Mė duket se jam kėshtu qysh prej njėqind vjetėsh...

    - Tė gjithė jemi nga pak tė emocionuar, - ia ktheu Shemzi Balla.

    - Shqiptarėt pėrherė mė kanė konsideruar mė shumė si kosovar, se sa si vlonjat dhe shumė prej tyre mė kanė quajtur “vlonjati nga Kosova”. Mendoj se Ismail Qemali pati tė drejtė qė u pėrpoq mė shumė pėr Vilajetin e Kosovės, se sa pėr atė tė Janinės. Mbreti Zog mė ka thėnė njėherė se po tė kishte Kosovėn me vete, Italia nuk do tė guxonte ta sulmonte. Shqipėria e ka Kosovėn si mburojė. Ajo ka tri gryka: Grykėn e Ibrit, tė Ēakorrit dhe atė tė Kaēanikut. Po zure ato, s’ka pse tė bėn syri tėrr! Kur u shpall pavarėsia e Shqiprisė, aty qenė pėrfaqėsues nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė etnike. Pėrfaqėsues i Kosovės ka qenė emėruar Mit’hat Bej Frashėri. Aty ishte edhe Isa Boletini, ai qė tha se kush prek Ismail Qemalin, mė prek mua. Kush pėrpiqet ta vrasė atė, unė e shfaros. I dha kėshtu Ismail Qemalit pėrkrahje morale dhe vajti pėr tė ndaluar ushtrinė turke qė tė mos futej nė Vlorė. Kemi edhe Hasan Prishtinėn qė ka luajtur rol tė madh pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Ka qenė edhe Sali Gjuka, njė patriot nga Peja, i cili vdiq nė Berat si drejtor i arsimit. Kosovarėt qenė ata qė thyen ushtrinė turke mė 1912. U futėn nė Shkup dhe u sollėn aq mirė, sa qė tė huajt qė ishin atje, u habitėn pėr rregullin dhe disiplinėn e tyre. Tė gjitha luftėrat e kryengritjet qė janė bėrė nė Kosovė, kanė qenė tė orientuara drejt pavarėsisė. Mė e madhja ishte ajo e vitit 1912. Mustafa Kruja, kur nisi kjo luftė, i veshur malėsorēe, me 12 veta shkoi e mori pjesė nė tė. Kur mbaroi ajo, u kthye nėpėr Mirditė. Por, nuk duhet harruar se Dedė Gjo’ Luli hapi luftėn para krahinave tė tjera, - fliste Ago Agaj dhe solli sėrish ndėr mend kohėn kur vajti pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė Mitrovicė qė po luftonin kundėr ēetave tė Drazha Mihajlloviēit.

    - Nė parlamentin serb ishte bėrė zhurmė e madhe se gjoja shqiptarėt e provincės sė Mitrovicės paskėshin djegur njė fshat serb dhe se paskan vrarė e masakruar shumė civilė. Komiteti shqiptar i provincės mė ngarkoi mua pėr tė vajtur nė kėtė fshat e pėr tė raportuar se si ishte gjendja. U nisa dhe, pa arritur akoma atje, takova nė rrugė shqiptarėt qė po largoheshin nga shtėpitė e veta. Fshatin e kėtyre tė mjerėve e kishin djegur ēetnikėt, ndėrkohė qė asnjė katund serb nuk ishte shkatėrruar prej shqiptarėve. Mė treguan se zjarrvėnėsit ishin prej ēetave tė Vojvodė Kosta Peēanit. Raportin ia dėrgova komitetit shqiptar qė udhėhiqte Mitrovicėn dhe, sipas sugjerimit tė tij, e pėrktheva dhe ia dorėzova komandantit gjerman, Rittmeister Friedrichs, i cili shprehu kėnaqėsinė pėr saktėsinė dhe vėrtetėsinė e tij, - tregon Agaj. - Komandanti gjerman dhe oficerėt, pėr tė shkuar punėt mė mirė meqė unė kisha fituar nė dy mbledhje simpatinė e popullit, mė propozuan qė tė emėrohesha prefekt i Mitrovicės. I kėtij mendimi ishte dhe Xhafer Deva, i cili mė premtoi se do tė mė ndihmonte e do tė bashkėpunonte me mua. Propozimin e gjermanėve e pranoi edhe Komiteti.

    Ago Agaj menjėherė filloi shqiptarizimin e administratės. Kryetar gjyqi caktoi Shefqet Shkupin, prokuror, Kudret Kokoshin dhe tė tjerė, tė gjithė tė ardhur si vullnetarė nga Shqipėria. Nė postin e komandantit tė xhandarmėrisė ai emėroi djalin e Isa Boletinit, Bajazitin. Nuk kaloi shumė kohė dhe vlonjati, qė iu besua detyra e prefektit tė Mitrovicės, u gjend nė njė situatė tė papritur. Forcat e Drazha Mihajlloviēit sulmuan postėn e xhandarmėrisė nė Banjskė. U nisėn lajmėtarėt, nė kėmbė e me kuaj, pėr tė dhėnė kushtrimin nė gjithė rrethin: “Burrė pėr derė qė ka armė, tė paraqitet sa mė parė para prefekturės, natė ose ditė qoftė, se na ka sulmuar Drazha Mihajlloviēi”.

    “Nė kėtė kohė, njė dorė gushkuqėr, tė komanduar prej nėntogerit Mehmet Gradica, arritėn nė Banjskė dhe me sulm tė tėrbuar, si vetėm burrat e Llapit mund tė bėjnė, e zunė ditėn nė drekė postkomandėn. Vetėm pak ushtarė tė Drazhės mundėn tė shpėtonin. Kufomat e xhandarėve tanė tė vrarė nga ēetnikėt nuk ishin varrosur akoma. Qenė hedhur sė bashku pranė rrėkesė, pasi u kishin prerė hundė e buzė e bėrė tė tjera shėmtime. Pasi u fotografuan, u varrosėn. Mė tej u varrosėn edhe ēetnikėt serbė, por tė pacėnuar. Kurrė nuk kam mundur tė kuptoj kėtė zakon tė shėmtimit tė armiqve tė vrarė nga ana e serbėve. Feja krishterė nuk e lejon kėtė dhe besoj se do tė jetė trashėgim i kohėve pagane sjellė prej stepave tė Azisė. Njė oficer serb mė ka treguar se serbėt edhe mbretin e tyre, Aleksandėr Obrenoviēin dhe tė shoqen e tij, Dragen, kėshtu i kanė shėmtuar kur i vranė”, shkruan nė librin e tij Ago Agaj. Ai bashkė me Xhafer Devėn shkoi nė frontin e luftės pėr tė inkurajuar luftėtarėt shqiptarė qė luftonin kryesisht me pushkėt serbe. Kėrkoi ndihmė nga Ferhat Draga nė Tiranė, por ai nuk i ktheu pėrgjigje. Atėherė ai iu drejtua pėr ndihmė Drenicės, krahinės mė tė njohur pėr trimėri, e cila ishte afėr Mitrovicės por nė atė kohė pėrfshihej nė zonėn italiane. Ago Agaj pati njė takim tė fshehtė nė Drenicė me Shaban Polluzhėn, i cili i dha fjalėn se do t’i vinte vetė nė ndihmė me burrat qė kishin armė.

    - Ne u kthyem, ndėrsa ai nuk vonoi dhe lėshoi kushtrimin: “Burrat qė nga shtatė deri dhatėdhjetė, kundėr shkjaut”. U nis xhadesė bashkė me luftėtarėt e tij, i armatosur, por nė kufi u ndal nga ushtria italiane. Me luftėtarėt e vet u kthye malit pėrpjetė, doli deri nė Kollashin, ku u godit nga ēetnikėt e vendit. U hodh nė kundėrsulm dhe i vuri pėrpara. Ditėn tjetėr, nė mėngjes, erdhi para prefekturės nė Mitrovicė, - tregon Agaj.

    - Ndihma qė na erdhi nga Drenica nėn komandėn e Shaban Polluzhės, na dha zemėr e kurajo pėr t’u hedhur edhe nė kundėrsulm. Dhe ky aksion u bė kosovarēe: nė kėmbė, me zhurmė, me sharje tė rėnda pėr armikun, i cili ua mbathi kėmbėve. Drazha shpėtoi, por kalin e la nė vend. Krenaria dhe ndėrgjegja kombėtare pas luftės sė fituar u rritėn shumė nė njė atmosferė krejt tė lirė, pasi gjermanėt nuk pėrziheshin kurrė nė punėt tona. Dhe ata pak qė ishin, dukeshin rrallė, - kujton Agaj.

    Pėr tė shėruar tė plagosurit shqiptarė, Agaj solli nga Vlora dr.Ibrahim Dervishin, ardhja e tė cilit u prit me lot gėzimi nga tė plagosurit. Ai kujton rastin e njė djaloshi 13-vjeēar, tė cilit dr.Ibrahimi i kontrolloi plagėn.

    - Vajtėm jatak mbi jatak pėr t’i vizituar tė plagosurit nė spital dhe arritėm te ky djalė i vogėl.

    - Po ti ē’kėrkon? - i tha mjeku.

    - Jam plagosur, - ia ktheu djaloshi.

    Ai mbante njė pushkė nė gji. Flinte me tė. Tani qė vajtėm ne me doktorin pėr ta vizituar, mendoi se do t’ia merrnin.

    - Aman, mos ma merrni pushkėn! - klithi me frikė.

    - Unė i premtova se armėn do ta mbante, bile i premtova se do tė gjeja pėr tė edhe njė nishan, - kujton Agaj.

    - Problem pėr ne, - vazhdon tė tregojė Agaj, - pėrbėnin dy nipat e Isa Boletinit, 12-13 vjeēarė. Nuk di se si kishin hedhur nė duar dy dyfekė tė shkurtėr italianė me bajoneta. Kishin tentuar disa herė tė niseshin pėr nė luftė, por u kthyen mbrapsht se u kisha dhėnė urdhėr rojeve t’i ndalnin e t’i sillnin para meje. Mė nė fund, kėtė problem e zgjidhi Xhafer Deva duke u mbushur mendjen se, po tė mė mbronin mua, ata bėnin njė shėrbim mė tė madh ndaj atdheut, pasi jeta ime ishte nė rrezik. Qysh atė ditė i kisha gjithnjė me vete, por kurrė nuk isha i qetė se ata, me sytė si tė Argusit, kontrollonin ēdo lėvizje rreth meje. Kisha frikė se mos qėllonin ndonjė tė pafajshėm qė u dukej i dyshimtė, - tregon Agaj.

    Nė librin e tij, Ago Agaj ka pėrshkruar disa herė ankimet e serbėve pėr tė cilėt thotė se “ėshtė njė karakteristikė e tyre qė tė ankohen pa shkak dhe tė shpifin e tė krijojnė akuza tė rreme”. Populli shqiptar, vazhdon ai, “nuk di tė ankohet, ėshtė tepėr krenar, duron dhe nuk e ul kurrė veten poshtė”.

    “Serbi, para autoritetit qėndron me atė kėsulėn ushtarake tė shėmtuar nė dorė, i pėrulur, i bindur. Por me rastin e parė, bėhet ujk i pangopur pėr gjak. Po dhe ky ujk ėshtė melez i pėrzier me gjak ēakalli, kur gjen rast, mbyt sa tė lodhet”, shkruan Agaj.

    Pėr njė kohė tė shkurtėr, Mitrovica me rrethe pėrjetoi njė liri qė nuk e kishte pasur asnjėherė gjatė historisė. Kjo liri, siē thotė Agaj, e ndezi popullin aq shumė, sa edhe gratė morėn pjesė nė kremtimin e 28 Nėntorit 1941. Ishte hera e parė qė ato merrni pjesė nė njė mbledhje. Pėr herė tė parė, pas 500 vjetėve, ato dolėn sheshit tė veshura me kostume kombėtare e tė zbukuruara me flori e gurė tė ēmueshėm e me qendisje artistike, aq sa tė huajt mbetėn tė habitur. Mirėpo, pas kėsaj feste, siē tregon Agaj, ndodhi njė ngatėrresė e papritur me gjermanėt. Komanda kishte marrė vendim tė burgoste gjithė hebrenjtė dhe jevgjit. Nė Mitrovicė nuk kishte shumė familje hebreje, por kishte rreth katėr mijė jevgj qė i quanin gabelė. Ata flisnin shqip dhe mbanin anėn e shqiptarėve.

    - U dhamė shpjegime gjermanėve se jevgjit ishin me origjinė egjiptiane, kurse ciganėt ishin me prejardhje nga India dhe ishin nomadė qė nuk ngulen nė asnjė vend. Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe lypseshin fakte tė tjera. Me anėn e Vehbi Frashėrit u gjet libri i prof.E. Novack-ut, i cili ishte marrė me studimin e kėtyre popujve. Kėshtu, jevgjit shpėtuan dhe ata, nė shenjė falėnderimi, dhanė njė koncert, siē dinė vetėm ata. Hebrenjve ua shpėtuam jetėn. I vendosėm nė njė ndėrtesė tė mirė. Pas largimit tim, Xhafer Deva gjeti mėnyrėn pėr t’i ēuar kėto familje nė Shqipėri, ku gjetėn strehim dhe mikpritje, - tregon Agaj.

    Ai qėndron njė kohė tė shkurtėr nė krye tė prefekturės, sepse Gjermania ndėrhyri tek italianėt, ngase “kjo liri e kjo administratė u muar si shembull edhe pėr Shqipėrinė dhe rinia kėrkonte edhe atje tė njėjtin administrim”.

    - Si e shpjegonin gjermanėt ardhjen nė Kosovė?

    - Ata kishin njė program tė ndarė nė dy pjesė: njėra thoshte se Shqipėria etnike duhet forcuar ushtarakisht, ndėrsa pjesa tjetėr thoshte ajo duhet tė pėrparojė me anė tė arsimit. Gjermanėt kishin pėr qėllim qė Shqipėria tė bėhej njė kala besnike nė Ballkan, sepse grekėve nuk u besonin, ndėrsa me sllavėt nuk kanė qenė mirė kurrė.

    - Si lindi dashuria ndaj shqiptarėve?

    - Ilirologu gjerman Hans Krahe ka shkruar: “Ilirėt pėr herė tė parė u vendosėn nė shtetet e sotme baltike: Estoni, Lituani etj. Emri “baltik” vjen nga ilirishtja qė do tė thotė baltė, vende tė ulta. Ilirėt erdhėn nė Gjermaninė Lindore ku krijuan mjeshtrinė e poēeve, sepse deri atėherė njerėzit pinin ujė nė lumė e burim. Prej andej u zgjeruan dhe erdhėn nė Gjermaninė e Jugut, ku qėndruan shumė kohė. Afėrsia e karakterit tė gjermanėve me shqiptarėt, daton nga ajo kohė kur ilirėt qėndruan shumė kohė nė kėtė pjesė. Afria e gjermanėve me shqiptarėt tregohet edhe pėrmes besės. Asnjė popull tjetėr nuk i jep rėndėsi fjalės e burrėrisė, se sa kėta dy popuj. Nė Ballkan, i vetmi popull antisllav kanė qenė shqiptarėt. Gjermanėt trima dhe tė besės, kėto cilėsi i gjetėn tė zhvilluara dhe tė dukshme nė fytyrėn e Xhafer Devės dhe besimi i tyre ndaj tij ishte i pakufi. Veē kėsaj, ata gjetėn tek ai edhe kulturė, inteligjencė, talent politik dhe njohjen e popujve e gjuhėve tė Ballkanit. Ai fliste rrjedhshėm shqip, serbisht, turqisht, anglisht dhe pothuaj mė mirė gjermanisht. Njihte mendėsinė dhe kulturėn jo vetėm tė popujve tė Ballkanit, por edhe tė popujve tė mėdhenj tė Evropės.

    - Po miqėsia e sotme me gjermanėt? Nė ē’shkallė ėshtė ajo? - e pyes “vlonjatin e Kosovės”.

    - Gjermania ka ndryshuar. Ajo ėshtė amerikanizuar shumė. Gjermanėt janė bėrė mė shumė biznesmenė. Nuk janė mė ata gjermanėt e vjetėr. Njė gjeneral egjiptian qė ishte shkolluar nė Gjermani, kur isha nė Egjipt, mė tha se aleatėt u munduan ta shkatėrronin kėtė shtet, mirėpo ai sot ėshtė ekonomikisht shumė i fuqishėm. Megjithatė, nė njė aspekt tjetėr, aleatėt patėn sukses. Ndryshuan karakterin gjerman, - thotė Agaj dhe shton: - Pas luftės janė bėrė ndryshime tė mėdha nė Evropė. Por nė Shqipėri ka ndodhur e kundėrta, ėshtė bėrė hataja me shkatėrrimin e moralit e tė karakterit shqiptar. Enver Hoxha qe njė sadist qė kėnaqej me vuajtjet e kundėrshtarėve. Kur emisarėt e tij kėrkuan nga unė qė tė isha ndėrlidhės ndėrmjet komunistėve shqiptarė dhe atyre jugosllavė, meqenėse kisha shėrbyer nė Mitrovicė dhe i njihja mirė serbėt, unė u thashė se do ta bėja kėtė punė me njė kusht qė Kosova tė mbetej pjesė e Shqipėrisė. Dhe, ata nuk u dukėn mė.

    ***

    Kujdestarja solli barnat pėr Ago Agajn.

    - Me kėto e mbaj gjallė shpirtin, - tha plaku 96-vjeēar, i cili pėr ēdo ditė bėn gjimnastikė. Ēdo mėngjes del jashtė, qėndron njė orė dhe kthehet brenda. Edhe nė darkė nuk fle para se tė ketė bėrė njė ecje tė mirė. Netėt janė shumė tė gjata pėr tė. Nganjėherė fle tri-katėr orė, nganjėherė hiē fare.

    Pas pak, kujdestarja erdhi sėrish dhe na tha se Ago Agaj kishte kaluar disa orė pa lėvizur nga karriga ndaj ky takim me kaq duhej tė mbaronte.

    - Para se tė largoheni, mė jepni fjalėn se do tė vini prapė? - kėrkoi ai me njė shikim qė s’mė hiqet nga mendja, ndėrsa kujdestarja e shtėpisė sė pleqve kishte bėrė gati karrocėn pėr ta ēuar 96-vjeēarin nė dhomėn e fjetjes...



    P.S. Nė vend tė in memoriamit: Ago Agaj (1897-1994)

    “Po vdes pa e parė tė lirė Kosovėn”

    Ago Agaj, njėri nga shqiptarėt mė tė moshuar nė Amerikė, vdiq mė 24 dhjetor 1994 nė Clearwater (Florida) nė moshėn 97-vjeēare).

    Nga i ndjeri, pėr herė tė fundit u nda Agim Sula.

    Lajmin mortor ma kumtoi i vėllai i tij Daver Agaj, sipas amanetit qė i kishte lėnė vetė i ndjeri.

    - Dy javė para se tė shkonte nė botėn e amshuar, Agoja ra shumė fizikisht sa qė nuk mund tė lėvizte dot nga shtrati.

    - Ai luftoi tėrė jetėn pėr ēėshtjen kombėtare, ndaj ai sot jeton jo vetėm nė zemrat e tė afėrmve, por edhe tė shqiptarėve, qė e njohėn, - shton ai.

    Nė njė letėr, disa muaj para se tė ndėrronte jetė, Ago Agaj i shkruante autorit tė shkrimit:

    “Jam nė shtratin e vdekjes. Flas nga pėrvoja njėqindvjeēare e jetės sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i kombit shqiptar do tė vendoset nė Kosovė. Nėse Kosova do tė shpėtojė na kthetrat e kuēedrės serbe, atėherė do tė kemi njė komb tetėmilionėsh dhe askush nga fqinjtė keqdashės nuk mund tė arrijė atė qė dėshiron. Nė rast e Kosova, mos e dhėntė Zoti, mbetet nėn pushtimin serb, paraqitet rreziku edhe pėr Shqipėrinė. Pra, unė kur pėrpiqem pėr Kosovėn, pėrpiqem pėr kombin, pėr Shqipėrinė, pėr Vlorėn... O sot, o kurrė, populli shqiptar duhet tė bėjė pėrpjekje pėr shpėtimin e Kosovės. Kjo bindje i ka rrėnjėt te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, nė mbledhjen e madhe me parinė e Vlorės, mori njė telegram dhe, pasi e lexoi, filloi tė qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ē’pėsuan djemtė?” Ismail Qemali u pėrgjegj: “Jo, djemtė nuk pėsuan gjė, po e pėsoi atdheu ynė. Kosova mbeti jashtė kufijve tė Shqipėrisė”, shkruante Agaj dhe shtonte: “Shpresoj se lotėt e babait tė kombit do tė bėhen armė e fortė pėr realizimin e ėndrrės sė tij”.

    Po nė atė letėr, Ago Agaj shprehte dėshirėn qė njė ditė tė shkonte nė Kosovė, ndonėse shėndeti dhe pleqėria nuk e lanė.

    “Po tė isha nė gjendje tė mirė shėndetėsore, unė do tė isha sot nė Kosovė. Jo pėr tė trimėruar kosovarėt, se ėshtė e njohur trimėria e tyre, as pėr tė ndihmuar intelektualėt, se sot Kosova ka nxjerrė intelektualė tė shquar si Ibrahim Rugova, Anton Ēeta, Zekeria Cana etj. Ata pėrpiqen pėr shqiptarizmėn dhe unė krenohem me ta. Qėllimi im pėr tė vajtur nė Kosovė ėshtė qė tė pushoj pas vdekjes nė dheun shqiptar”, - shkuante Agaj, autor i librit “Lufta e Vlorės” dhe “Miloshi - hero i Kosovės” tė botuar nė Amerikė.

    Ago Agaj u varros nė varrezat e qytetit nė Clearwater (Florida). Nė varrimin e tij merrnin pjesė tė afėrm dhe bashkatdhetarė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kanadaja.

    Marrė nga libri “Shqiptarėt e Amerikės”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Thx te nderuar Mexhid e Feg per kujtimet mbi atdhetarin Ago Agaj..

    Shume interesante..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicės
    Fazli HAJRIZI
    Nė 15 – vjetorin e vdekjes sė atdhetarit tė devotshėm Ago Agaj (1)
    Ago Agaj ėshtė njėri ndėr atdhetarėt dhe veprimtarėt tanė mė tė devotshėm. I pajisur me kulturė perėndimore, ai u shqua pėr thjeshtėsinė e modestinė e tij proverbiale. Gjatė tėrė jetės sė tij tė gjatė dhe tepėr tė ndershme ka pėrjetuar shumė ngjarje tė rėndėsishme. Sa herė shpalonte kujtimet, ai pėrpiqej qė tė rrėfente sa mė shkurt pėr biografinė e vet, me njė frymė, pa stėrhollime, pa detaje e pa mburrje. Nuk kishte nevojė tė “korrigjonte” veten. Gjatė bisedave nė lumin e ngjarjeve qė i kishte pėrjetuar, nuk i ngatėrronte asnjėherė as datat, as njerėzit me tė cilėt kishte bashkėpunuar. Kryetemė tė bisedės gjithmonė kishte Kosovėn, sidomos Mitrovicėn, ku kishte qenė prefekt (1941).
    Ago Agaj u lind nė Ramicė tė Smokthinės, nė rrethin e Vlorės, mė 22 shkurt 1897. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, shkollėn plotore e bėri nė Vlorė, ndėrsa studimet e larta nė Vjenė nė degėn e agrokulturės. Nė vitin 1909, kur shkoi nė Vjenė, i thanė: “Harro armėt e qendisura me serm tė tė parėve tu! Nuk ke tė bėsh mė me to. Ti do t’i shtrohesh punės qė tė pėrpiqesh pėr vete, pėr familjen dhe pėr atdheun tėnd. Duhet tė mėsosh!”
    - Pjesėmarrės nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė
    Nė moshėn 16 vjeēare Ago Agaj mori pjesė nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Akti i Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912, e frymėzoi qė gjatė gjithė jetės tė angazhohet pėr bashkimin e trojeve etnike. “Kur u shpall pavarėsia e Shqiprisė, kujtonte Ago Agaj, aty qenė pėrfaqėsues nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė etnike. Pėrfaqėsues i Kosovės ka qenė emėruar Mit’hat Bej Frashėri. Aty ishte edhe Isa Boletini, ai qė tha se kush prek Ismail Qemalin, mė prek mua. Kush pėrpiqet ta vrasė atė, unė e shfaros. I dha kėshtu Ismail Qemalit pėrkrahje morale dhe vajti pėr tė ndaluar ushtrinė turke qė tė mos futej nė Vlorė. Kemi edhe Hasan Prishtinėn qė ka luajtur rol tė madh pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Ka qenė edhe Sali Gjuka, njė patriot nga Peja, i cili vdiq nė Berat si drejtor i arsimit. Kosovarėt qenė ata qė thyen ushtrinė turke mė 1912. U futėn nė Shkup dhe u sollėn aq mirė, sa qė tė huajt qė ishin atje, u habitėn pėr rregullin dhe disiplinėn e tyre. Tė gjitha luftėrat e kryengritjet qė janė bėrė nė Kosovė, kanė qenė tė orientuara drejt pavarėsisė. Mė e madhja ishte ajo e vitit 1912. Mustafa Kruja, kur nisi kjo luftė, i veshur malėsorēe, me 12 veta shkoi e mori pjesė nė tė. Kur mbaroi ajo, u kthye nėpėr Mirditė. Por, nuk duhet harruar se Dedė Gjo’ Luli hapi luftėn para krahinave tė tjera”.
    Ago Agaj ēmonte lart personalitetin e Ismail Qemalit, i cili “u pėrpoq mė shumė pėr Vilajetin e Kosovės, se sa pėr atė tė Janinės”.
    - Pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės, kronikan autentik dhe i mrekullueshėm i saj
    Si mbaroi studimet nė degėn e agrokulturės (1918) me suksese shumė tė larta, nuk mundi tė kthehet nė Shqipėri pėr shkak tė luftės. Punoi njė vit nė Moldavi e njė vit nė Poloni. Nė Shqipėri u kthye nė fund tė vitit 1919. Menjėherė iu bashkua patriotėve tė kohės qė luftonin kundėr pushtuesit italian. Ja si e tregonte shpesh njė ngjarje qė kishte ndodhur menjėherė pas kthimit tė tij nė atdhe dhe qė e kishte parė me sytė e vet: “Ishte 28 nėntori i 1920-ės. Karabinieria italiane u ndesh me vlonjatėt e paarmatosur. Kėrkonin t’u merrnin flamurin shqiptarėve, tė cilin e mbante nė dorė njė burrė nga Kumanova. Karabinierėt e rrėzuan pėrtokė kumanovarin dhe e shqyen flamurin copė-copė. Njėri nga oficerėt mori njė pjesė tė flamurit, ia lidhi qenit tė tij pėr bishti dhe e shėtiti nėpėr Vlorė. Atėherė vlonjatėt shpėrthyen. Filloi rezistenca pėr shpėtimin e Vlorės, sepse ajo dhe Tepelena kishin mbetur si pjesė e pandashme e Italisė. Kėto pjesė Italia i kishte fituar kur tradhėtoi lidhjen austro-gjermane dhe u kthye me aleatėt. E gjithė Shqipėria u deklarua mė vete, por gjithmonė me njė qeveri proitaliane nė Durrės. Nė janar tė vitit 1920 u bė Kongresi i Lushnjės”. Ago Agaj mori pjesė nė kėtė Kongres ku u morėn vendime tė rėndėsishėm pėr vendin dhe popullin. Nė tė u vendos pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe rrėzimin e kabinetit tė Durrėsit. “Kongresi i Lushnjės, thotė Ago Agaj, qe njė akt me rėndėsi tė madhe, sepse rrėzoi kabinetin italian tė Turhan Pashės. Nė kėtė mbledhje, Mustafa Kruja foli me lot nė faqe: “Unė, tha ai, votoj pėr Turhan Pashėn, domethėnė pėr Italinė, sepse ajo ėshtė nė rrezik e do tė na hajė ngadalė, kurse serbi do tė na shfarosė menjėherė!” Atėherė u ngrit Mehmet Konica dhe tha se Italia duhet tė dalė nga Vlora sepse, po qėndroi ajo kėtu, Jugun do ta marrė Greqia dhe atėherė ē’mbetet pėr Shqipėrinė? Dhe ai dha dorėheqje bashkė me dr.Turtullin. Pastaj filloi Lufta e Vlorės”. Ago Agaj mori pjesė nė atė luftė. Heronjtė e luftės kundėr italianėve qenė kryesisht vlonjatėt. Nė ndihmė kishte shkuar edhe Hysni Toska nga Mallkastra, me njerėzit e tij dhe zuri frontin verior. Frontet e tjera i mbanin jugorėt. Luftėtarėt e lirisė kishim nevojė tė madhe pėr ushqim. Vlonjatėt atė vit nuk e kishin punuar tokėn, sepse ishin nė luftė. Gruri kishte mbetur nė ara nė pritje tė drapėrit pa u korrur. Xhafer Ypi, prefekt i Beratit, dėrgonte misėr me qerre dhe kjo e zbuti pak rrezikun e urisė. Vlonjatėt s’kishin asgjė pėrveē guximit tė tyre, dėshirės pėr liri e atdhe. Pra, Lufta e Vlorės ėshtė dhe mbetet njė faqe e ndritur e historisė. Ago Agaj, njėri nėr luftėtarėt mė tė shquar tė Luftės sė Vlorės, mė vonė u bė “kronikani autentik dhe i mrekullueshėm i saj”, duke shkruar enciklopedinė e trimėrisė, librin “Lufta e Vlorės”. Nė vitin 1922 u emėrua drejtor i shkollės bujqėsore tė Lushnjes dhe shkollave tjera tė Myzeqesė.
    - E adhuronte Nolin
    Nė qershor tė vitit 1924, Ago Agaj pėrkrahu Revolucionin Demokratik tė Qershorit. Kėto ngjarje tė vrullshme i pa nga afėr dhe i pėrjetoi me tėrė qenien e tij. Ai, edhe pse admironte Zogun pėr veprimet e tij, e pa se Noli ishte idoli i lirisė sė bashku me Gurakuqin, Fishtėn e Koculin. Dhe, u bė me ta. E ftuan dhe e ngarkuan tė organizojė krahinat e Vlorės. Ago Agaj i thirri lebėrit dhe ata erdhėn, e dėgjuan e nuk ia kthyen fjalėn. U formua batalioni i Vlorės dhe shokėt e zgjodhėn sekretar. Kėshtu, tė organizuar, arritėn deri nė Tiranė. Qėllimi, me sa e kuptoi ai atėherė, ishte qė ta merrnin fuqinė jugorėt e jo krahu i veriut. Agaj e adhuronte Nolin, i cili ishte historian e poet i mirė, mirėpo shpejt u zhgėnjye, sepse Noli dėshtoi pėr shkak tė pazotėsisė nė politikė. “Zogu erdhi afėr Tiranės e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur imzot Noli shkoi nė Lidhjen e Kombeve pėr tė kėrkuar ndihmė financiare, i thanė tė bėnte zgjedhjet. “Populli duhet tė tė japė besimin” – i thanė. Noli u kthye nė Shqipėri dhe iu drejtua Rusisė pėr ndihmė. Ajo mezi priste pėr kėtė. Moska nuk kishte pėrfaqėsues tė saj nė shtetet e Evropės, ndėrsa nė Tiranė erdhėn nja 10-15 organizatorė rusė. Pėrkrahėsit e Nolit thoshnin se ata i kishte sjellė ministri i jashtėm, Luigj Gurakuqi. Kjo lėvizje shqetėsoi Italinė dhe shtetet e tjera, tė cilat ndėrhynė pranė Serbisė qė tė pėrkrahte Zogun. Dhe e pėrkrahėn me paratė e kompanive tė vajgurit”.
    Vijon

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Si u vranė Luigj Gurakuqi e Bajram Curri?
    Fazli HAJRIZI
    Nė 15 – vjetorin e vdekjes sė atdhetarit tė devotshėm Ago Agaj (2)
    Lidhur me vrasjen e Luigj Gurakuqit, ai pėrmend aktet rezervate britanike, ku, sipas tyre, ambasadori anglez ishte pėrpjekur qė kryengritja e vitit 1924 nė Shqipėri tė mos bėhej. Kur e pa se ēelėsi i kryengritjes ishte Shkodra, vajti atje dhe foli me Gurakuqin. Gurakuqi ishte nė anėn e Italisė, prandaj u arratis nė kėtė vend fqinj. Zogu mendoi se Gurakuqi, si mik i italianėve, do ta rrėzonte nga froni, prandaj atė e vrau njė shkodran, i vėllai i Tom Stambollės. Ago Agaj pohon se Zogu nuk ka dorė nė vrasjen e Bajram Currit. “Nuk e vriste ai Bajram Currin, njė patriot tė admiruar nė Malėsi tė Gjakovės. Bile ai dėrgoi njė grup xhandarėsh ta merrte nė dorėzim. Ai u vra nga bejlerėt e Gjakovės nė pabesi, nė shpellė. Vrasėsit u takuan nė Gjakovė me njė oficer tė thjeshtė, tė dalė prej shkollės italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanė oficerit se bejlerėt u kishin premtuar njėmijė napoleona, por 500 i mbajtėn pėr vete e 500 na i dhanė”. Duke folur pėr figurėn e Ahmet Zogut, Ago Agaj jap kėtė vlerėsim: “Vendi i Ahmet Zogut nė histori ėshtė nė shkallėn mė tė lartė. E dini atė kėngėn: “Rroftė Ahmet Zogu, rroftė shpėtimtari i mėmėdheut/ Brez pas brezi u kujtoftė/ Nip stėrnip i Skėnderbeut...” Kjo kėngė kėndohej qė kur Zogu ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. Njė korēar e shkroi kėtė poezi, e cila mė vonė u bė edhe kėngė. Mbreti Zog mė ka thėnė njėherė se po tė kishte Kosovėn me vete, Italia nuk do tė guxonte ta sulmonte. Shqipėria e ka Kosovėn si mburojė. Ajo ka tri gryka: Grykėn e Ibrit, tė Ēakorrit dhe atė tė Kaēanikut. Po zure ato, s’ka pse tė bėn syri tėrr!”
    Lufta e Parė Botėrore dhe emėrimi i Ago Agajt prefekt i Mitrovicės
    Mė 1929 u emėrua anėtar i komitetit pėr kryerjen e reformave agrare. Nė vitin 1932 arrestohet si pjesėmarrės nė lėvizjen kundėr Zogut, por mbreti nuk e burgosi. Qė nga viti 1932-1941, Ago Agaj punoi si ekspert i agrikulturės nė Ministrinė e Ekonomisė Kombėtare. Pas pushtimit tė Jugosllavisė, kur gjermanėt kontrollonin njė pjesė tė Kosovės, ai erdhi vullnetar nė Mitrovicė, ku u emėrua prefekt i qytetit. Gjatė jetės sė tij ai shpesh me dėshirė shpalonte kujtimet pėr Kosovėn. Ishte njėri ndėr dėshmitarėt mė objektivė qė pėrshkruante gjendjen e kėsaj treve nėn pushtimin gjerman, luftėrat e Shaban Polluzhės kundėr ēetnikėve tė Drazha Mihajlloviqit. Ago Agaj ka marrė pjesė vetė nė luftė dhe i ka parė me sytė e vet tmerret e saj. Ka qenė nė krye tė administratės sė Mitrovicės dhe bashkėpunėtor i ngushtė i Xhafer Devės. Duke qenė pjesėmarrės edhe nė luftėrat pėr mbrojtjen e kufijve veriorė nga sulmet ēetnike, Ago Agaj shpesh rrėfente pėr trimėritė e kosovarėve kundėr serbėve, sidomos tė Shaban Polluzhės e tė Mehmet Gradicės. “Burra tė mirė e trima kanė qenė. Kemi luftuar bashkė. Kur unė isha prefekt i Mitrovicės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe gjermanėt erdhėn nė Kosovė, kėta patriotė mė erdhėn nė ndihmė, se Mitrovica nuk mund ta bėnte vetė luftėn”. Gjithė veprimtarinė e tij gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė, Ago Agaj e ka pėrshkruar me njė stil tė ngrohtė nė disa faqe tė librit “Xhafer Deva - jeta dhe veprimtaria”.
    Kur Kosova u bashkua me Shqipėrinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pjesa mė veriore e saj, prefektura e Mitrovicės, kishte mbetur si provincė autonome nėn Serbinė. Kjo provincė pėrfshinte edhe tri nėnprefektura: Vushtrrinė, Podujevėn dhe Pazarin e Ri me popullsi shumicė shqiptare”. Ardhjen e gjermanėve nė Kosovė Ago Agaj e shpjegonte nė kėtė mėnyrė: “Gjermanėt kishin njė program tė ndarė nė dy pjesė: njėra thoshte se Shqipėria etnike duhet forcuar ushtarakisht, ndėrsa pjesa tjetėr thoshte ajo duhet tė pėrparojė me anė tė arsimit. Gjermanėt kishin pėr qėllim qė Shqipėria tė bėhej njė kala besnike nė Ballkan, sepse grekėve nuk u besonin, ndėrsa me sllavėt nuk kanė qenė mirė kurrė”. Ago Agaj jep njė shpjegim interesant edhe se si lindi dashuria e tyre ndaj shqiptarėve. “Ilirologu gjerman Hans Krahe ka shkruar: “Ilirėt pėr herė tė parė u vendosėn nė shtetet e sotme baltike: Estoni, Lituani etj. Emri “baltik” vjen nga ilirishtja qė do tė thotė baltė, vende tė ulta. Ilirėt erdhėn nė Gjermaninė Lindore ku krijuan mjeshtrinė e poēeve, sepse deri atėherė njerėzit pinin ujė nė lumė e burim. Prej andej u zgjeruan dhe erdhėn nė Gjermaninė e Jugut, ku qėndruan shumė kohė. Afėrsia e karakterit tė gjermanėve me shqiptarėt, daton nga ajo kohė kur ilirėt qėndruan shumė kohė nė kėtė pjesė. Afria e gjermanėve me shqiptarėt tregohet edhe pėrmes besės. Asnjė popull tjetėr nuk i jep rėndėsi fjalės e burrėrisė, se sa kėta dy popuj. Nė Ballkan, i vetmi popull antisllav kanė qenė shqiptarėt. Gjermanėt trima dhe tė besės, kėto cilėsi i gjetėn tė zhvilluara dhe tė dukshme nė fytyrėn e Xhafer Devės dhe besimi i tyre ndaj tij ishte i pakufi. Veē kėsaj, ata gjetėn tek ai edhe kulturė, inteligjencė, talent politik dhe njohjen e popujve e gjuhėve tė Ballkanit. Ai fliste rrjedhshėm shqip, serbisht, turqisht, anglisht dhe pothuaj mė mirė gjermanisht. Njihte mendėsinė dhe kulturėn jo vetėm tė popujve tė Ballkanit, por edhe tė popujve tė mėdhenj tė Evropės”. Ago Agaj tregon edhe shkakun pse Mitrovica ishte shkėputur nga Kosova. Sipas tij “qenė minierat e pasura tė Trepēės pėr tė cilat Gjermania, sidomos gjatė luftės, kishte nevojė tė madhe dhe nuk mund t’i linte nė dorėn e Italisė qė sundonte Shqipėrinė bashkė me Kosovėn, pas bashkimit tė tyre. Autoritetet gjermane, tė nxitura energjikisht nga Xhafer Deva, i kishin akorduar kėsaj province shqiptare qė drejtohej nga Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, njė autonomi, e cila ekzistonte nė kartė, por nuk ishte vėnė asnjėherė nė zbatim pėr shumė arsye. Njė nga shkaqet ishte mungesa e elementit shqiptar tė pėrgatitur pėr administratė”. Ago Agaj me njė grup specialistėsh vullnetarė nga Shqipėria si, veterinerė, doktorė, mėsues, nėpunės finance etj., vendosėn tė shkonin atje pėr tė ndihmuar nė organizimin e prefekturės. Kėshtu shqiptarėt nė kėtė kohė arritėn tė marrin pushtetin vendor. Njeriu i parė ishte Xhafer Deva. Pos tij, figura tė tjera tė shquara e me ndikim ishin edhe Osman Ibrahimi - Solidi, Shaban Mustafa - Gashi, Adem Voca, Pajazit Boletini, Ahmet Selaci etj. Prefekt i Mitrovicės dhe kryetar i administratės u emėrua Ago Agaj, agronom, sekretar i tij - Kadri Borshi, kryetar gjyqi - Shefqet Shkupi, prokuror - Kudret Kokoshi, dhe komandant i xhandarmėrisė - Pajazit Boletini. Nė Mitrovicė u vendos shkalla e lartė gjyqėsore, u themelua Pleqėsia (Islihati).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Nė ndihmė shqiptarėve nė luftė kundėr ēetave tė Drazha Mihajloviqit
    Fazli HAJRIZI
    Cili ishte kontributi i Ago Agajt nė mobilizimin e vullnetarėve nė luftė pėr mbrojtjen e kufijve veriorė nga sulmet ēetnike?
    Nė librin “Xhafer Deva – jeta dhe veprimtaria”, Ago Agaj ka shkruar edhe pėr shumė ngjarje tė tjera tė asaj kohe qė mund t’u hyjnė nė punė historianėve pėr tė ndriēuar kėtė periudhė deri dje tė mjegulluar apo tė trajtuar nė mėnyrė tė njėanshme. Aty mund tė mėsojmė pėr Xhafer Devėn “shqiptarin mė tė shkėlqyer tė gjeneratės sė tij”; pėr Shaban Polluzhėn “viganin kokėlidhur si rugovasit me fytyrė tė ngrysur, ekspresioni i sė cilės nuk tė lejonte t’ia bėje fjalėn dy”; Asllan Boletinin, djalin mė tė ri tė Isa Boletinit, qė ishte “Isai i pėrtėritur, me sytė e mėdhenj plot flakė” dhe pėr mė shumė bij tė tjerė tė nderuar tė kėsaj zone; pėr luftėn e shqiptarėve kundėr ēetnikėve e pėr heroizmin e tyre, pėr pėrpjekjet e Ago Agajt pėr tė nxjerrė nė shesh intrigat serbe nė sytė e gjermanėve etj.
    Disa ditė pasi arriti nė Mitrovicė, Ago Agaj qe dėshmitar i njė gjykimi tė tre shqiptarėve, tė cilėt akuzoheshin se gjoja kishin vrarė disa ushtarė gjermanė. Jeta e tre fshatarėve varej nga vendimi qė do tė merrnin gjykatėsit gjermanė, ndėrkohė qė, siē do tė vėrente Agaj, pėrkthimi i fjalės sė tė akuzuarve ishte i gabuar. “Qėndrimi i oficerėve sa vinte e dukej mė i ashpėrsuar, ndėrsa fshatarėt, nga ana tjetėr, po mėrziteshin e po shqetėsoheshin pėrherė e mė tepėr. Sa e kuptova situatėn dhe konstatova se acarimi po vinte si pasojė e pėrkthimit tė gabuar, unė nuk durova dot mė pa e vėnė nė dukje me zė tė lartė kėtė gabim, qė mund t’u kushtonte jetėn shqiptarėve. Atėherė kėrkuan qė tė pėrktheja unė. Procesi nisi pėrsėri dhe fshatarėt dolėn tė pafajshėm. Populli u ngrit nė kėmbė nga gėzimi. Ajo qė mė bėri pėrshtypje e mė gėzoi, ishte mirėkuptimi qė treguan gjermanėt. Dukej qė ata nuk kishin mėri ndaj nesh dhe nuk dėshironin qė tė dėnoheshin shqiptarėt e pafajshėm”.
    Pėrndjekja e shqiptarėve nga vojvoda serb Kosta Peēani
    Ago Agaj shpesh sillte ndėr mend kohėn kur vajti pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė Mitrovicė qė po luftonin kundėr ēetave tė Drazha Mihajloviqit. Nė parlamentin serb ishte bėrė zhurmė e madhe se gjoja shqiptarėt e provincės sė Mitrovicės paskėshin djegur njė fshat serb dhe se paskan vrarė e masakruar shumė civilė. Komiteti shqiptar i provincės ngarkoi Ago Agajn pėr tė vajtur nė kėtė fshat e pėr tė raportuar se si ishte gjendja. Ishte nisur menjėherė, por, pa arritur akoma atje, kishte takuar nė rrugė shqiptarėt qė po largoheshin nga shtėpitė e veta. Fshatin e kėtyre tė mjerėve e kishin djegur ēetnikėt, ndėrkohė qė asnjė katund serb nuk ishte shkatėrruar prej shqiptarėve. Tė zhvendosurit i treguan se zjarrvėnėsit ishin prej ēetave tė Vojvodė Kosta Peēanit. Agaj ia dėrgoi raportin komitetit shqiptar qė udhėhiqte Mitrovicėn dhe, sipas sugjerimit tė tij, e pėrktheu pėr t’ia dorėzuar komandantit gjerman, Rittmeister Friedrichs, i cili shprehu kėnaqėsinė pėr saktėsinė dhe vėrtetėsinė e tij. Komandanti gjerman dhe oficerėt, pėr tė shkuar punėt mė mirė, meqė Ago Agaj kishte fituar nė dy mbledhje simpatinė e popullit, e propozuan qė tė emėrohesha prefekt i Mitrovicės. I kėtij mendimi ishte dhe Xhafer Deva, i cili i premtoi se do ta ndihmonte e do tė bashkėpunonte me tė. Propozimin e gjermanėve e kishte pranuar edhe Komiteti. Ago Agaj menjėherė filloi shqiptarizimin e administratės. Kryetar gjyqi caktoi Shefqet Shkupin, prokuror, Kudret Kokoshin dhe tė tjerė, tė gjithė tė ardhur si vullnetarė nga Shqipėria. Nė postin e komandantit tė xhandarmėrisė ai emėroi djalin e Isa Boletinit, Bajazitin. Nuk kaloi shumė kohė dhe vlonjatit, qė iu besua detyra e prefektit tė Mitrovicės, u gjend nė njė situatė tė papritur. Forcat e Drazha Mihajlloviqit sulmuan sėrish postėn e xhandarmėrisė nė Banjskė. U nisėn lajmėtarėt, nė kėmbė e me kuaj, pėr tė dhėnė kushtrimin nė gjithė rrethin: “Burrė pėr derė qė ka armė, tė paraqitet sa mė parė para prefekturės, natė ose ditė qoftė, se na ka sulmuar Drazha Mihajlloviēi”. “Nė kėtė kohė, njė dorė gushkuqėr, tė komanduar prej nėntogerit Mehmet Gradica, arritėn nė Banjskė dhe me sulm tė tėrbuar, si vetėm burrat e Llapit mund tė bėjnė, e zunė ditėn nė drekė postkomandėn. Vetėm pak ushtarė tė Drazhės mundėn tė shpėtonin. Kufomat e xhandarėve tanė tė vrarė nga ēetnikėt nuk ishin varrosur akoma. Qenė hedhur sė bashku pranė rrėkesė, pasi u kishin prerė hundė e buzė e bėrė tė tjera shėmtime. Pasi u fotografuan, u varrosėn. Mė tej u varrosėn edhe ēetnikėt serbė, por tė pacėnuar. Kurrė nuk kam mundur tė kuptoj kėtė zakon tė shėmtimit tė armiqve tė vrarė nga ana e serbėve. Feja krishterė nuk e lejon kėtė dhe besoj se do tė jetė trashėgim i kohėve pagane sjellė prej stepave tė Azisė. Njė oficer serb mė ka treguar se serbėt edhe mbretin e tyre, Aleksandėr Obrenoviēin dhe tė shoqen e tij, Dragen, kėshtu i kanė shėmtuar kur i vranė”, shkruan nė librin e tij Ago Agaj.
    Tė gjithė kundėr shkjaut!
    Ai bashkė me Xhafer Devėn shkoi nė frontin e luftės pėr tė inkurajuar luftėtarėt shqiptarė qė luftonin kryesisht me pushkėt serbe. Kėrkoi ndihmė nga Ferhat Draga nė Tiranė, por ai nuk i ktheu pėrgjigje. Atėherė ai iu drejtua pėr ndihmė Drenicės, krahinės mė tė njohur pėr trimėri, e cila ishte afėr Mitrovicės, por nė atė kohė pėrfshihej nė zonėn italiane. Ago Agaj pati njė takim tė fshehtė nė Drenicė me Shaban Polluzhėn, i cili i dha fjalėn se do t’i vinte vetė nė ndihmė me burrat qė kishin armė. Ago Agaj u kthye menjėherė nė Mitrovicė. Nuk vonoi dhe Shaban Polluzha lėshoi kushtrimin: “Burrat qė nga shtatė deri nė shtatėdhjetė, kundėr shkjaut!” Ai u nis xhadesė bashkė me luftėtarėt e tij, i armatosur, por nė kufi u ndal nga ushtria italiane. Me luftėtarėt e vet u kthye malit pėrpjetė, doli deri nė Kollashin, ku u godit nga ēetnikėt e vendit. U hodh nė kundėrsulm dhe i vuri pėrpara. Ditėn tjetėr, nė mėngjes, arriti para prefekturės nė Mitrovicė. Kėshtu, ndihma qė erdhi nga Drenica nėn komandėn e Shaban Polluzhės, u dha zemėr e kurajo vullnetarėve tė tjerė pėr t’u hedhur edhe nė kundėrsulm. “Dhe ky aksion u bė kosovarēe: nė kėmbė, me zhurmė, me sharje tė rėnda pėr armikun, i cili ua mbathi kėmbėve. Drazha shpėtoi, por kalin e la nė vend. Krenaria dhe ndėrgjegja kombėtare pas luftės sė fituar u rritėn shumė nė njė atmosferė krejt tė lirė, pasi gjermanėt nuk pėrziheshin kurrė nė punėt tona. Dhe ata pak qė ishin, dukeshin rrallė!” - thotė Agaj. Pėr tė shėruar tė plagosurit shqiptarė, Ago Agaj kishtė sjellė nga Vlora dr. Ibrahim Dervishin. Ardhja e tij u prit me lot gėzimi nga tė plagosurit. Dy nipa tė Isa Boletinit, me sytė si tė Argusit, ishin caktuar nga Xhafer Deva roje tė Ago Agajt. Ago Agaj ka pėrshkruar disa herė ankimet e serbėve pėr tė cilėt thotė se “ėshtė njė karakteristikė e tyre qė tė ankohen pa shkak dhe tė shpifin e tė krijojnė akuza tė rreme”. Populli shqiptar, vazhdon ai, “nuk di tė ankohet, ėshtė tepėr krenar, duron dhe nuk e ul kurrė veten poshtė”.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Ago Agaj e Xhafer Deva i shpėtuand familjet hebreje tė Mitrovicė
    Fazli HAJRIZI
    Nė 15 – vjetorin e vdekjes sė atdhetarit tė devotshėm Ago Agaj (4)
    Gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore Mitrovica me rrethe pėrjetoi njė liri qė nuk e kishte pasur asnjėherė gjatė historisė. Kjo liri, siē thotė Agaj, e ndezi popullin aq shumė, sa edhe gratė morėn pjesė nė kremtimin e 28 Nėntorit 1941. Ishte hera e parė qė ato merrnin pjesė nė njė mbledhje. Pėr herė tė parė, pas 500 vjetėve, ato dolėn sheshit tė veshura me kostume kombėtare e tė zbukuruara me flori e gurė tė ēmueshėm e me qendisje artistike, aq sa tė huajt mbetėn tė habitur. Mirėpo, pas kėsaj feste, siē tregon Agaj, ndodhi njė ngatėrresė e papritur me gjermanėt. Komanda kishte marrė vendim tė burgoste gjithė hebrenjtė dhe jevgjit. Nė Mitrovicė nuk kishte shumė familje hebreje, por kishte rreth katėr mijė jevgj qė i quanin gabelė. Ata flisnin shqip dhe mbanin anėn e shqiptarėve. Ago Agaj u shpjegoi gjermanėve se jevgjit ishin me origjinė egjiptiane, kurse ciganėt ishin me prejardhje nga India dhe ishin nomadė qė nuk ngulen nė asnjė vend. Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe lypseshin fakte tė tjera. Me anėn e Vehbi Frashėrit u gjet libri i prof.E. Novack-ut, i cili ishte marrė me studimin e kėtyre popujve. Kėshtu, jevgjit shpėtuan dhe ata, nė shenjė falėnderimi, dhanė njė koncert, siē dinė vetėm ata. Edhe hebrenjve, nė saje tė angazhimit tė Ago Agajt e Xhafer Devės, ua shpėtuan jetėn. I vendosėn nė njė ndėrtesė tė mirė. Pas largimit tė Ago Agajt, Xhafer Deva gjeti mėnyrėn pėr t’i ēuar kėto familje nė Shqipėri, ku gjetėn strehim dhe mikpritje. Ago Agaj qėndroi njė kohė tė shkurtėr nė krye tė prefekturės, sepse Gjermania ndėrhyri tek italianėt, ngase “kjo liri e kjo administratė u muar si shembull edhe pėr Shqipėrinė dhe rinia kėrkonte edhe atje tė njėjtin administrim”. Kėshtu, Ago Agaj ishte bėrė shumė popullor nė mes kosovarėve me tė cilėt ai bashkėpunoi aq mirė.
    Emėrimi i Ago Agajt ministėr i Bujqėsissė nė qeverinė e Rexhep Mitrovicės
    I dashuruar pas Kosovės, ai do tė mbiquhej edhe “kosovari nga Vlora”. Nė vitin 1943, u zgjodh deputet i Asamblesė Kushtetuese. Po atė vit u emėrua ministėr i Ekonomisė. Mė 5 nėntor 1943, Kėshilli i Naltė emėroi Rexhep Mitrovicėn kryeministėr. Ai formoi kabinetin e tij qė kishte nė pėrbėrje mjaft personalitete me edukatė shkollore tė lartė, qė nuk ishin vegla tė fuqisė sė huaj, nė kėtė formacion: Rrok Kolaj - ministėr i Drejtėsisė, Xhafer Deva - ministėr i Punėve tė Brendshme, Ago Agaj - ministėr i Bujqėsisė, Sokrat Dodbiba - ministėr i Financave, Musa Gjylbegu - ministėr i Punėve Botore, Kolė Tromara - ministėr i Kulturės Popullore e Propagandės, Eqrem Ēabej - ministėr i Arsimit, Mehmet Konica - ministėr i Punėve tė Jashtme, Qazim Bllaca - ministėr i Ekonomisė Kombėtare, Ernest Ēoba - nėnsekretar i shtetit.
    Nė qershor tė vitit 1944, Ago Agaj mori pjesė nė mbledhjen e Dytė tė Lidhjes sė Prizrenit. Kongresi i Dytė u mbajt mė 15 janar 1944. Delegatė tė mbledhjes sė Dytė tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, pos Ago Agajt, ishin edhe: Kol Margjini, Bedri Pejani, Musa Shehu, Tahir Zajmi, Esat Berisha, Sylejman Aliu, Ahmet Lusha, Kemajl Karahoda, Lukė Simon Mjeda, Nuredin Halili, Bejtulla Devaja, , Nexhip Basha, Bajram Gashi, Shemsi ferri, Vehbi Hamzaga, Adem Kurtaga, Musa Boletini, Ekrem Jegeni, Mentor Ēoku, Adem Sabriu, Remzi Ragipi, Haxhi Xheladini, Sylejman Akshiu, Hasan Agė Zvezdiu, Zenun Gashi, Lutfi Spahiu etj. U zgjodh edhe Komiteti Qendror i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė kėtė pėrbėrje: Bedri Pejani, kryetar (i dėnuar prej gjyqit partizan, vdiq mė 1946), Musa Shehzade, nėnkryetar (i pushkatuar), Nexhip Basha, anėtar, Sylejman Akshia, anėtar, Esat Berisha, anėtar (i pushkatuar), Mahmut Shefik Basha, anėtar, Rexhė Meta, anėtar, Ekrem Jegeni, anėtar, Dr. Agolli, anėtar, Asllan Boletini, anėtar, dhe Isa Ēavolli, anėtar.
    Formimi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878) dhe mė vonė Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (28 Nėntor 1912), nė radhė tė parė ishtin vepra tė kombit shqiptar dhe e anėtarėve, si: Abdyl Frashėrit, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit; Ismail Qemalit, Shahin Kolonjės, Bajram Currit, Idriz Seferit, Dedė Gjo Lulit, Isa Boletinit, Faik Konicės, Hasan Prishtinės, Dervish Himės, Prenk Doēit, Petro Nini Luarasit, Mithat Frashėrit, Luigj Gurakuqit, Ēerēiz Topullit, Nikollė Ivanajt, Sotir Pecit, Kadri Prishtinės, Fehim Zavalanit, Gjergj Qiriazit, Murat Toptanit, At Gjergj Fishtės, Ibrahim Temos, Seit Najdenit e shumė tė tjerėve, ndėrsa formimi i Shqipėrisė nė kufijtė etnikė ishte vepėr e nacionalistėve, si: Mithat Frashėrit, Ago Agajt, Rexhep Mitrovicės, Xhafer Devės, Bedri Pejanit, Mehdi Frashėrit, Rexhep Krasniqit, Vasil Andonit, Ymer Berishės, Ernest Koliqit, Ahmet Gashit dhe shumė e shumė tė tjerėve.
    Njeriu i pajisur me kulturė perėndimore
    Nė fund tė vitit 1944, pas vendosjes sė regjimit komunist dhe diktaturės sė kuqe, Ago Agaj u detyrua tė ikė nga Shqipėria pėr tė cilėn punoi dhe sakrifikoi shumė. Emigroi nė Itali, Austri dhe pastaj nė Egjipt, ku qėndroi deri nė vitin 1965, kur u vendos pėrfundimisht nė ShBA, pranė vėllait tė tij nė teqenė e Baba Rexhepit. Kudo qė jetoi, ai e mbajti nė zemėr Shqipėrinė. Ka qenė anėtar i Bllokut Kombėtar Indipendent. Njeri i cili shquhej pėr thjeshtėsinė dhe modestinė e tij proverbiale, i pajisur me njė kulturė tė gjerė perėndimore, ai ka ditur tė bashkėpunojė me atdhetarė tė tjerė atje, tė pėrcjellė me vėmendje ēdo ngjarje nė vendin e tij, duke vepruar nė forma tė ndryshme pėr ta ndihmuar atė. Ka botuar nė tė gjitha organet tė shtypit tė diasporės studime historike, gjurmime nė fushėn e folklorit, monografi etj. Lidhur me miqėsinė me gjermanėt nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, “vlonjati i Kosovės” i deklaron Cuf Hoxhės kėshtu: “Gjermania ka ndryshuar. Ajo ėshtė amerikanizuar shumė. Gjermanėt janė bėrė mė shumė biznesmenė. Nuk janė mė ata gjermanėt e vjetėr. Njė gjeneral egjiptian qė ishte shkolluar nė Gjermani, kur isha nė Egjipt, mė pati thėnė se aleatėt u munduan ta shkatėrronin kėtė shtet, mirėpo ai sot ėshtė ekonomikisht shumė i fuqishėm. Megjithatė, nė njė aspekt tjetėr, aleatėt patėn sukses. Ndryshuan karakterin gjerman. Pas luftės janė bėrė ndryshime tė mėdha nė Evropė. Por nė Shqipėri ka ndodhur e kundėrta, ėshtė bėrė hataja me shkatėrrimin e moralit e tė karakterit shqiptar. Enver Hoxha qe njė sadist qė kėnaqej me vuajtjet e kundėrshtarėve. Kur emisarėt e tij kėrkuan nga unė qė tė isha ndėrlidhės ndėrmjet komunistėve shqiptarė dhe atyre jugosllavė, meqenėse kisha shėrbyer nė Mitrovicė dhe i njihja mirė serbėt, unė u thashė se do ta bėja kėtė punė me njė kusht qė Kosova tė mbetej pjesė e Shqipėrisė. Dhe, ata nuk u dukėn mė”./Vijon

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Nuk do tė vdes pa u ēliruar Kosova, tha Ago Agaj
    Cuf Hoxha, New York Clearwater (Florida)
    Njė takim nė Florida me Ago Agajn mė vitin 1993
    "Kishte disa muaj qė po e kėrkoja me ngulm Ago Agajn dhe askush nuk po mė ndihmonte dot pėr tė gjetur adresėn e tij. U rashė telefonave nė tė katėr anėt e kontinentit ku jetonin shqiptarėt, pyeta individė e shoqata nė New York e qytete tė tjera, por pa rezultat. Disa mė thoshin se jeton nė New York, ca tė tjerė mė kėshillonin qė tė pyesja Baba Rexhebin se ai mund tė mė ēonte nė gjurmėt e Agos...
    Para dy vjetėsh ėshtė vendosur nė Florida, - mė tha nė telefon kryetari i Teqesė. Nė Florida? Njė fjalė goje. Nė Jug apo nė Veri. Po ec e gjeje tani se nė cilėn pjesė tė atij sheti jeton. Por, nuk thonė kot se rastėsia shpesh ėshtė mbreti i gjithēkaje. Ishte qershori i vitit 1993, kur shkova nė Clearwater (Florida) pėr tė shkruar diēka pėr komunitetin qė jetonte atje. E kishim shtruar bisedėn nė “Palace Family Restaurant” me njė grup bashkatdhetarėsh. Pyeta edhe kėtu, siē e kisha bėrė shumė herė tė tjera, nėse e dinte kush se ku jetonte Ago Agaj. - E di unė, - tha me nxitim pronari i restorantit, Shemzi Balla. - Jeton nė njė shtėpi pleqsh, nja katėr milje larg prej kėtu. Nėse doni, mund t’ju ēoj me makinė...
    Plak 96 vjeē por ende i fortė
    Makina ēante pėrpara me shpejtėsi duke lėnė pas automjetet, shtėpitė dhe drurėt qė parakalonin si nė ekran. Shemzi Balla me duart nė timon, herė-herė hidhte ndonjė fjalė sa pėr tė thyer heshtjen: - Ago Agaj ėshtė plakur, 96 vjeē, por duket ende i fortė. Me sytė nuk ėshtė mirė, por mendjen e ka lot tė kthjellėt. Do tė gėzohet shumė pėr vizitėn qė do t’i bėni... Dritat elektrike nė trotura tregoni se dita po thyhej. - Arritėm. Kjo ėshtė shtėpia e pleqve, - bėri me dorė Shemziu drejt njė ndėrtese qė dukej si e pėrhumbur midis tė tjerave qė e rrethonin. Po trokiste nata kur ne arritėm dyert e saj nė rrugėn Betty Lane. Dy pleq, nė dy skaje tė hyrjes sė kėsaj shtėpie, ulur nė karroca, po flisnin me vete, sikur tė kishin pėrpara njė grumbull njerėzish qė i dėgjonin me vėmendje. Fjalėt i shoqėronin me ndonjė dėnesje dhe lėvizje duarsh nė formė tė pakontrolluar. Pasi njoftuam se kė kėrkonim, shkuan ta marrin. Pas pak kohe Ago Agaj po vinte nė karrocė, me njė shikim tė papėrqendruar, i shoqėruar nga kujdestarja e shtėpisė. Karrocėn e shtynte gruaja, por ai pėrpiqej ta bėnte edhe vetė kėtė punė. - Ku janė? - pyeti ai kur rrotat e para tė karrocės puthėn betonin e pjesė sė jashtme tė ndėrtesės. - Jemi kėtu, - iu pėrgjigjėm njėherazi. Pasi u pėrqafua me ne, nxori shaminė, hoqi syzet me xham tė trashė dhe fshiu lotėt. Pastaj, me dorėn e djathtė, nxori njė cigare nga pakoja nė xhepin e majtė tė kėmishės, njė tel tė hollė dhe cigarishten. - Nuk do tė vdes pa u ēliruar Kosova, - tha ndėrsa po bėhej gati tė ndizte cigaren. - Nuk kalon natė pa derdhur lot pėr atė pjesė tė Shqipėrisė etnike, e cila po shtypet nga thundra e serbit. Pa mė tregoni, ē’tė reja kemi atje kėto ditė? - pyeti me njė zė tė shuar qė mezi dėgjohej. Folėm pėr gjendjen nė Kosovė. Ai dėgjonte me vėmendje. Dukej se po pėrshkohej nga njė ndjenjė kėnaqėsie pėr qėndresėn e shqiptarėve. Kur pushova sė foluri, ai mori frymė thellė dhe lėshoi njė rėnkim tė zgjatur: - Mė kanė lėnė sytė. Mezi shoh. Deri para ca muajsh e kaloja kohėn duke lexuar libra e gazeta. Tani lajmet e ditės m’i japin nipi dhe im vėlla qė vijnė kėtu ēdo ditė.
    Pjesėmarrės i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit mė 1944
    Kėshtu filloi biseda me Agon. Pasi piu njė gotė ujė dhe e ēoi deri nė fund cigaren qė e thithte me aq ėndje, i kėrkova tė mė tregonte diēka nga jeta e vet. Isha i papėrgatitur pėr kėtė intervistė, ngaqė nuk e prisja se do ta takoja kėtė njeri qė kishte lindur nė shekullin e kaluar e po i afrohej fundit tė kėtij shekulli. Ai heshti pėr pak ēaste. Pastaj treti vėshtrimin diku, si tė ndillte kujtimet, larg nga vendlindja e tij: - Kam lindur nė Malėsi tė Vlorės, nė Labėri, mė 7 mars, 1897. Mėsimet e para i mora nė vendlindje, ato tė lartat nė Vjenė nė degėn e agrokulturės. Nė Vjenė shkova mė 1909. “Harro armėt e qendisura me serm tė tė parėve tu! Nuk ke tė bėsh mė me ato”, mė thanė atje. “Ti do t’i shtrohesh punės qė tė pėrpiqesh pėr vete, pėr familjen dhe pėr atdheun tėnd. Duhet tė mėsosh”. Si mbarova shkollėn e agrokulturės, nuk munda tė kthehesha nė Shqipėri pėr shkak tė luftės. Punova njė vit nė Moldavi e njė vit nė Poloni. Nė Shqipėri u ktheva vetėm mė 1919. Menjėherė iu bashkova patriotėve tė kohės sė luftonin kundėr pushtuesit italian. Mora pjesė nė Kongresin e Lushnjės dhe nė Luftėn e pėrgjakshme tė Vlorės, mė 1920. Pėrkraha Revolucionin Demokratik tė Qershorit, mė 1924. Disa vite punova agronom nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kam qenė ministėr i bujqėsisė. Kur gjermanėt kontrollonin njė pjesė tė Kosovės, shkova vullnetar nė Mitrovicė, ku mė emėruan prefekt tė qytetit. Nė qershor 1944 mora pjesė nė mbledhjen e Dytė tė Lidhjes sė Prizrenit. Po atė vit u arratisa nga vendlindja. Njėzet vjet jetova nė Egjipt prej nga emigrova nė Amerikė.
    Nė vend tė in memoriamit
    Ago Agaj (1897-1994) “Po vdes pa e parė tė lirė Kosovėn” Ago Agaj, njėri nga shqiptarėt mė tė moshuar nė Amerikė, vdiq mė 24 dhjetor 1994 nė Clearwater (Florida) nė moshėn 97-vjeēare). Nga i ndjeri, pėr herė tė fundit u nda Agim Sula. Lajmin mortor ma kumtoi i vėllai i tij Daver Agaj, sipas amanetit qė i kishte lėnė vetė i ndjeri. Nė njė letėr, disa muaj para se tė ndėrronte jetė, Ago Agaj i shkruante autorit tė shkrimit: “Jam nė shtratin e vdekjes. Flas nga pėrvoja njėqindvjeēare e jetės sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i kombit shqiptar do tė vendoset nė Kosovė. Nėse Kosova do tė shpėtojė na kthetrat e kuēedrės serbe, atėherė do tė kemi njė komb tetėmilionėsh dhe askush nga fqinjtė keqdashės nuk mund tė arrijė atė qė dėshiron. Nė rast e Kosova, mos e dhėntė Zoti, mbetet nėn pushtimin serb, paraqitet rreziku edhe pėr Shqipėrinė. Pra, unė kur pėrpiqem pėr Kosovėn, pėrpiqem pėr kombin, pėr Shqipėrinė, pėr Vlorėn... O sot, o kurrė, populli shqiptar duhet tė bėjė pėrpjekje pėr shpėtimin e Kosovės. Kjo bindje i ka rrėnjėt te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, nė mbledhjen e madhe me parinė e Vlorės, mori njė telegram dhe, pasi e lexoi, filloi tė qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ē’pėsuan djemtė?” Ismail Qemali u pėrgjegj: “Jo, djemtė nuk pėsuan gjė, po e pėsoi atdheu ynė. Kosova mbeti jashtė kufijve tė Shqipėrisė”, shkruante Agaj dhe shtonte: “Shpresoj se lotėt e babait tė kombit do tė bėhen armė e fortė pėr realizimin e ėndrrės sė tij”. Po nė atė letėr, Ago Agaj shprehte dėshirėn qė njė ditė tė shkonte nė Kosovė, ndonėse shėndeti dhe pleqėria nuk e lanė. “Po tė isha nė gjendje tė mirė shėndetėsore, unė do tė isha sot nė Kosovė.

  9. #9
    kam fotografi te AGO AGAIT si mund ti postoi??

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Jane shume atdhetare si Ago Agaj me shok ,qe historia post komuniste, hodhe balte e pluhur mbi ta,,,,,,

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,171

    Pėr: Agr. AGO AGAJ (1897-1994)

    I lumtur ne jete,i lumtur ne vdekje

    nga Ago Agaj (Kushtuar Ernest Koliqit)

    Ne veren e vitit 1939,ne Tirane u hap fjala se Mati Logoreci ishte sémurtur rende.
    Vajta per t'e pare mikun e vjeter dhe e gjeta shtrire ne shtratin prej te cilit nuk u ngrijt me,por me mendje te kthjellet dhe fjalet dhe idete po ashtu.
    Nuk e zgjati shume muabetin mbi semundjen e tij e vuajtjet e mia dhe erdhi ne ate qe kishte pasur merak e i kishte dedikuar gjithe jeten e tij te gjate : gjuhen shqipe.
    Me pyeti ne se e dija seē i zhduk popujt dhe iu pergjegja me njehere : luftrat e shumta,zija dhe semundjet epidemike te tmerrshme si lija,kolera etjera.

    Tundi kryet me energji e me tha : " Iliret dhe Thraket u zhduken vetem se nuk kultivuan gjuhen e tyre, e lane mbas dore,e pérbuzné,e harruan dhe u asimiluan prej Sllaveve e te tjere popuj dashuronjes te gjuheve te tyre"
    Pushoji nje cope here dhe filloji te deklamonte porosine e mallkimin e Fishtes :

    Pra Shqyptare ēfo fese qi te jini
    Gege e Toske,Malci e qyteta
    Gjuhen tuej kurre mos t'a lini
    Mos t'a lini sa te jete jeta
    Po per te gjithmone punoni

    U prejt edhe njehere plaku i admirueshem sidomos per dedikimin e tij mblodhi ato te pakta fuqi qe i kishin mbetur dhe ze te forte rifilloj :

    Pra mallkue nj'ai bir Shqyptari
    Qi ket gjuhe te Perendis
    Trashgim qi na la i pari
    Trashegim s'ia len fémis.
    Edhe atij iu thafte po goja
    Qi e perbuz ket gjuhe hyjnore
    Qi ne gjuh t'uej,kur s'asht nevoja
    Flet e te veten len mbas dore.

    "Ne kete porosi e mallkim te Fishtes bashkohem edhe une me gjithe zemer ketu ne shtratin e vdekjes.
    Pra iu le amanet gjuhen shqipe".


    Dite me vone u poqa rastesisht me Ernestin, Minister i Arésimit dhe i tregova seē porosi me kishte dhene M. Logoreci dhe shtova :
    "Aji e dinte mire qe une nuk jam as shkrimtar as gojtar por me gjitheate nuk iu durua pa me porositur".

    Ernesti me tha se fara duhet hedhur se nga nje here bin atje ku nuk t'a merr mendja. Piqu me te dhe njehere dhe i thuaj se edhe na jemi bijt e tije e te Fishtes dhe e kemi per zémre gjuhen tone.
    Do te béjém ē'te jet e mundur e pa u kurcyer.

    Dhe ashtu beri. Zhvilloj aresimin ne Shqiperi,hodhi themelet ne Kosove e viset e tjera shqiptare qe u bashkuan me mémén gjer ne 1944,jo vetem por edhe ne ato vende qe kishin mbetur jashte kufijve tona si ne Mitrovice,Vuēitern e gjetké. Dhe kur u nda nga Atdheu per gjithenje Aji e vazhdoji kete mision te shenjte me anen e Kathedres ne Rome dhe shkrime e botime pa u ēlodhur "gjer ne buze te varrit nuk iu nda".
    Vdekja e pa pritur e ndau nga ky veprim. E rrembeu si ujku qengjin.

    Ne hidherimin tone nuk duhet te harrojme se Aji qe fatbardhe ne jete e ne vdekje. Shume njerez jane perpjekur me zell per nje qellim te larte e te mire por pak jane ata qe paten fatin te shohen faren e mbjelle gjate jetes pérhera duke u rritur e perparuar. Ernesti e pati kete fat.
    Dardanet ne Kosove e Maqedhoni faren qe mbolli Ky e kultivuan me zell te madh e zotesi te pashoqe dhe arrijtin ne nje shkalle aresimi e cila gezon e krenon te gjitha zemrat shqiptare kudo qe jane dhe-natyrisht-ate te Ernestit ca me shume. Po ashtu lulezoi edhe nder Arbereshet e Italise dhe sot edhe atje kemi nje shumice te doktoruar ne gjuhen e literaturen tone,ku me pare kishte pak ose fare pak.

    Se ēdo te thote per bujkun,ē'gezim i pa shoq eshte per te kur te mbjellat rriten,lartesohen,zbukurohen e zbukurojén perqarkjen e di une qe jam bujk e i lidhur me mish e shpirt me natyren. Edhe Aji ishte nga me te miret qe kemi pasur gjer me sot veēse Aji mbillte ushqim per shpirt e mendje te kombit.
    Kush ka patur nje fat te tillin ? Rralle,shume rralle. Pra Aji qe me fat ne jete e me fat ne vdekje.
    Vdiq ? Po,por vetem trupi i Tij se mendimet e Tij te shfaqura ne ate gjuhe te pashoqe,ne gjuhen hyjnore,do te vazhdojen ne jete te jeteve te jetojén bashke me emerin e Tije. Pra eshte i pavdekshem.



    Shejzat. Numer Perkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •