Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 124
  1. #1

    Itali, shqiptarët rrahin karabinierët

    Itali, shqiptarët rrahin karabinierët
    » Dërguar më: 28/09/2009 - 12:20

    MONTEGROTTO TERME -Një grup shqiptarësh janë bërë protagonistë të një grindjeje "të paparë" në Itali, ku kanë rrahur një bariste dhe më pas patrullën e karabinierëve që i ka ndaluar. Lajmi konfirmohet nga "Il Gazzettino", sipas së cilës, dy shqiptarët e arrestuar janë Viktor Kodraj dhe Rodolf Toma. Sipas "Il Gazzettino", katër karabinierë dhe bankierja kanë përfunduar në spital pas sulmit të papërmbajtshëm me grushte. Një episod i rëndë që është përjetuar nga ushtarakët e forcave të armatosura përballë dy shqiptarëve të dhunshëm dhe të dehur. Prologu rezulton me prangosjen e Viktor Kodrajt, 22 vjeç, emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Torreglia, dhe Rodolf Tomas, 28 vjeç, rezident në Montegrotto. Që të dy kishin kaluar një pjesë të madhe të mbrëmjes brenda lokalit me muzikë "Melody" në rrugën 'Enndio', në shoqërinë e tre patriotëve të tjerë. Grupi kishte pirë shumë dhe siç duket, nuk e kishte vënë re se llogaria sa vinte dhe rritej. Dhe kur mbërriti çështja e faturës tek baristja, grupi ka shpërthyer. Në vend që të merrte shumën e lekëve, gruaja, e cila ishte shefja e personelit të lokalit, ka marrë nga njëri prej tyre një grusht të fortë që e ka lënë të trullosur përtej banakut. Me një çarje të thellë në nofull si pasojë e grushtit, gruaja ka mundur të marrë celularin dhe të kërkojë ndihmën e karabinierëve. Patrulla në shërbim ka mbërritur menjëherë, por të pestë kishin mundur të largoheshin. Pas xhiros së parë së rikonicionit të zonës, dy karabinierët e patrullës kanë njohur pranë lokalit Toman dhe Kodrajn. Efektet e alkoolit i kishin bërë të paparashikueshëm dhe agresivë deri në atë pikë, sa kur dy karabinierët janë afruar për t'u kërkuar dokumentet dhe gjenealitetet, reagimi i tyre ka qenë i dhunshëm. Që të dy u janë sulur karabinierëve me uniformë. Njëri nga dy karabinierët edhe është kafshuar në krah. Kurse tjetri, pasi është goditur nga një breshëri grushtesh në pjesë të ndryshme të trupit, tashmë duhet të merret me komplikacionet me shikimin pasi ka rrezikuar deri në verbim si pasojë e disa shqelmave të marra prapa kokës. Vetëm në vështirësi ekstreme njëri nga dy karabinierët ka mundur të kapë radion dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle tjetër, e cila në atë kohë ishte me shërbim në Albignasego. Por edhe për dy kolegët e tjerë që mbërritën menjëherë nuk ka qenë ndryshe. Për dy të parët diagnoza e mjekëve parashikon 10 ditë shtrim për kurim, njësoj si edhe për baristen e plagosur gjithashtu nga goditja me grusht. Karabinierët e tjerë duket se ia kanë hedhur me dëmtime më të lehta.

    http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=66251

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Kafsha, kafshe ngelet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e aadili
    Anëtarësuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    295
    Kur dëgjoj raste të tilla që ndodhin me shqipëtarët më dhimbet shumë kombi dhe njerzit e ndershëm.
    Këtu i japë drejtë shkencës, se ka edhe të tillë që e kanë prejardhjen prej majmunit.

  3. #3
    Dhe kështu ne përsëri pyesim: - Përse bota janë racistë me ne?!
    Në një kohë që të gjithë e dimë mjaft mirë përgjigjen.
    Nuk është një rast... dy, nuk është që mund të numërohen rastet, tashmë nuk ka ditë që të mos dëgjojmë ''bëmat'' e shqiptarëve ''trima''. E keqja është që me të thatat digjen edhe të njomat dhe për të tillë shqiptarë pasojat i pagujmë të gjithë , si individ, si shoqëri, si komb.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte llumi njerezor qe Shqiperia prodhon sot e kesaj dite me shumice qe na prish pune te gjitheve.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Mos e lëndo ku i dhemb. Maska e P.Q
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Postime
    10
    besoj se per ato shqiptar ka vendos pija per sjelljen e tyre brutale

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    nuk ka me te poshter se karabishat italjane.

    mire ja kan bo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    cva paskan ba mir breshkaxhive
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Eshte llumi njerezor qe Shqiperia prodhon sot e kesaj dite me shumice qe na prish pune te gjitheve.
    Me vjen keq per ate gruan qe ju ka bere dhe sherbim,dhe keta dobicat e ferrave i kane care nofllen me grushta(trimat e grave).Ndersa atyre karabiniereve,aq mire ja u kane bere se kane qene karabinierka.Hajde ketu dhe futja me shkelma kokes policit gjerman.Ta shtyp koken si tartabiqe dhe te ben esell pa te dale pija.Por keta plehrat i marrin dhe te tjeret ne qafe.
    Apo eshte lajme i rreme!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tani moren lejen e pushimeve tek hotel qelia 312, i befshin mire ca vite burg dhe debimin per 25 vjet nga shteti italian. Kjo eshte minimalja e asaj qe mund te marrin.

  10. #10
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    nuk ka me te poshter se karabishat italjane.

    mire ja kan bo.
    Cfaj kan karabinieret kete rast o dragu?
    Fajin e kan atu krricat ton qe jan bo tap.
    Per mua te gjith shqiptaret duhet te dalin jasht e te mesojn regullin e mbi te gjitha umiltan...

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •