Parathėnie e botuesit
Gjashtė vjet tanimė, prej tė parit botim tė Uliksit shqip. Njė dyzinė, nga nisma dhe vitet e barrės sė pėrkthimit, pėr tia sjellė e anasjellė gjuhės. Njė ngjarje thjesht letrare kjo, por qė avitet e vjen sėrisht pothuaj si njė ndodhi natyre, pse natyra e urren zbrazėtinė. Ndėrkohė, nga krijesa Ulisses qė e thėnė sipas tė zotit, pėrshfaq veprėn mė tė gjerė e humane tė shkruar nė Evropė qė prej Rablesė - bota e kapėrceu edhe njė tjetėr shekull. Qysh asokohe kur njė librare e imėt, Silvia Beach, duke i besuar egoizmit tė Xhojsit e, mbase, parandjerė se arti do ta pėrmbushte shekullin nėn pagėzimin e tij, i dha fund odisesė sė botimit. Me shfaqjen nė dritė, ndonėse mes censorėve, tė asaj peripecie gjuhėsore revolucionare: librit, mallkuar qoftė, mė tė mrekullueshėm, siē anatemoi Heminguey duke e vėrvitur nė qiell.
Nė tė njėjtėn kohė e po aty pranė, Pikaso shpėrthente fuqinė e pakrahasueshme tė veprės pėr tė cilėn, gjatė jetės sė gjatė qė pėrshkoi poaq shekullin e tij, do ti duhej tė sqaronte: Nuk pikturoj dot nė mėnyrė tradicionale vetėm pėr kėnaqėsinė e tė qenit i kuptuar... Jam pėrpjekur me vite tė mbėrrij kėtė rezultat tė mendimeve dhe, nė bėj njė hap prapa, kjo do tė ishte fyerje pėr njerėzit.
Refuzimit tė botimit, shkruesi Xhojs i qe pėrgjigjur me njė siguri edhe mė tė parevokueshme: Si tė doni, i nderuar Zotėri! Por ta dini, ama, mospranimi i kėtij libri Ju bėn pėrgjegjės pėr vonesėn e qytetėrimit nė vendin tuaj.
Merr shkėnditje, kėshtu, shpėrthimi i manierizmit nga gjenitė gllabėrues dhe shpėrngulja prej jetės te kultura, duke zhvlerėsuar inspirimin nga e tash-jetuara pėr tek e tashmė-thėna, ajo qė Moravia i vė emrin: varrezė-muzé-spektakėl-ēarshi-ekspozé arti, dėnuar me pėrjetėsi bashkėkohore dhe avangardiste. (G. Stein, Picasso; Zenit 2008)
Do tė farkėtoj nė kudhrėn time vetėdijen e papjekur tė sojit njeri- pat lajmėruar Stiven Dedalusi, zejtar e rishtar shkrimtarie. E sė kėtejmi, nga Portreti i artistit nė rini drejt Uliksit tė njė dite e njė qyteti (Portreti nuk ėshtė kartė identiteti, por lakorja e njė emocioni. Joyce), merr udhė tėrė i shkuari shekull i shkruar arti. Formėsimi, gjerėsia e madhėshtia e tė cilit mbet, fundekrye, i cytur e ndikuar nga ky libėr, qė nuk mungon nė asnjė vend ku fjala ka themeluar dhe vijon e plazmon civilizim.
Loja e Mbrėmjes
Nė krye tė herės, Dedalusi i mitologjisė e pat pajisur birin Ikarus me krahė ngjitur dylli, pėr tė flatruar kah dritės, drejt diellit e pėr nė zenit tė tij, nė hapėsirat ku njėsh me dritėn e zjarrtė, flatrat shkrijnė e mbesin pa voli dhe, kėsisoj, pa kuptim.
Qė tė mbėrrinte tė folurėn shqip, ishte Uliksi qė do kėrkonte tashmė haraē plot vite e rrugėtim pėrkthimi, pėrpara tyre tė tjera netė me shkrime e studime paralele mbi tė. Dhe njė shtėpi, mes artesh, enkas nė pritje tė atij shfaqebotim qė ish taksur tė bėhej kumbar e bujtės honori edhe pėr tė tjerė tė ftuar nderi nga kumbi i letėrsisė sė madhe.
Vjen koha kur tė ngjarat bėhen ngjarje, mė tej kujtime. Jo pėr ti dhėnė ndonjė domethėnie kushedi, por sė paku pėr tmos i tretur nė pakuptim, gjej a shfrytėzoj rastin ta cek ndonjė prej tyre. Nuk ėshtė rasti pėr solemnitet, pėr mė tepėr kėtu e nė kėtė libėr, e kam parasysh. Por, mė vjen mirė tė kujtoj, tashmė, njė ag dite tė veēantė: atė mėngjes qė po mė ēelej ndėr njė sy tė skuqur tė pėrkthyesit.
- Mbaroi! tha. Kaq! Nuk kam hasur mė njė ēehre me njėrin sy kaq melankolik, tjetrin hipokondrik, nėn njė pahje gjysėm dashnori e gjysmė gladiatori, a thua po humbte edhe Uliksin arketip homerik qė bartim ndėr vete, apo e kish sikterisur vetė me gjithė Joyce. Kaq e kishte! Sikur tė bėhej fjalė pėr njė kryeqenie imagjinare njėqindkokėshi. Me gjymtyrė, bishtra e zėra sirenash.
Pashko Gjeēi, prej tė cilit kumbojnė e luajnė shqip dilema Hamleti, Fausti, por dhe Andromaka Racine, Atalia Chatobriand e vargje Leopardi nė pritje botimi, pėrkthyesi kimerik qė e kemi gjallė dhe spo ia dimė pahanė, njė ditė na rrėfeu sesi ishte ndjerė, kur posa pėrfundoi Komedinė Hyjnore. Tė parat vargje, nga Kėnga e Tetė nėmos gaboj, i kishte nisur si lojė, njė mbrėmje... kur qe veē dymbėdhjetė vjeē. ...Nuk i ka prekur mė! Ashtu si i kemi edhe sot. Ndėrsa, nė fund tė tė fundmit varg, iu bė sikur atēast, dikur ndaj tė gdhirė, Poeti doli nga deriēka e strehės sė pėrkthyesit, me tėrė vitet qė i rrinte mjeshtrit model, teksa ky e kthente dhe pėrkthente. Tha: Mu duk se Dante doli fill prej porte... dhe mė la fillikat!
Kur iu lypsej ferri i kėtij e kthyen pėrkthyesin nė kryeqytet, dhe autoritetet i dhanė njė autorizim strehimi, drejt sė cilės ia grahu me tė shpejtė, pėrgjėruar pėr njė tavolinė pune dhe dritė. Mandej, njė portė qė kėsaj radhe po hapej, por pėr ēudi shtėpia brenda kishte njeri! Pėrballė iu shfaq idhulli, mėsuesi i gjimnazit nė Shkodėr. Ai qė i pat mėtuar letėrsi, atij dhe pėrkthyesve tė ardhshėm, tek u linte heshtas nga njė libėr poshtė bankės.
Mėsuesi plak, gjendur gabimisht nė shtėpinė e re, qė nė njė copė letre me adresė i pėrkiste Pashko Gjeēit, quhej Pashko Geci... Dhe, ja, ngatėrrimi prej njė shkronje qė i shtohej gjithė ngatėrresės lesh e li, aneqark. Plaku i urtė bėnte tė merrte plaēkat, pėr tu shkulur e shkuar aty ku i qe caktuar, ndėrsa nxėnėsi e kish qafuar dhe se linte tė bėnte ēap. Pastaj ndėrruan fletushkat e paqarta e tė ndotura tė autorizimeve. Si trille xhojsiane keqkuptimi, tė cilin ky na e quajti motor historie, apo si njė lojė e thjeshtė fjalėsh, tė llojit Uncle Lear me unclear, si luante njė lexues nė letrėn qėndisur Xhojsit dikur, duke e qesėndisur edhe me emrin Germs Choice.
Pėrkthyesi i Dantes, shkuar tė nėntėdhjetat, vijon qysh asokohe jetėn e qindit, mes mureve tė dy dhomave tė vogla fare, mu kėtu pas dritares pėrballė, penxheres ndė Shallvare. Komedinė Hyjnore e kujton dhe reciton vetėm nė origjinal. Sė kėndejmi, zgjedhim mbrėmjeve ndonjė varg shqip. Falė tij dhe pėr tė, prej vargjeve me Parajsė.
Tė mos e lėmė pa e thėnė as kėtė vogėlimė ēasti prekės, tė prekjes e shfletimit ndėr duar tė kopjes sė parė tė Uliksit prej pėrkthyesit tė tij, muzgut nė shtypshkronjė. Mėrmėrima, mbi kopertinėn e pasme ku shpallej e plotė njė fotogarfi e shkrimtarit shik e me bastun, tani vonė po mė sillet si nėn atė emfazė shpėrthyese prej pavarėsie e mėvetėsie tė madhe...! Ndoshta duket paksa patetike, por nuk ishte fjala pėr ta lidhur me gjėra patriotike. Tek e fundit, edhe kryevepra nė fjalė sėshtė lėnė pa e lidhur me politiken, ashtu si edhe tė tilla pėrkthime ska pse ta kenė tė huaj, as si pėrpjekje e as si rezultat, atdhetarinė. E kemi dhuratė nga Uliksi i irlandezit vizionin pėr ta kėrkuar tė madhen gjė, edhe ndėr akte tė vogla njerėzore.
Idlir Azizi e solli atė shqip pėrmes njė udhe tė gjatė, gati mbartur nė kurriz si tė ishte njė kimerė. Prej njohjes e marrėdhėnies sonė tė hershme, shpresoj tė shfaqem i besueshėm nėse them se: pėrkthimi i kumtit tė Xhojsit ėshtė shkruar nė kurmin e pėrkthyesit dhe lėkurėn e tij. Empatia, ndoshta prej tė qenit rast pėrkthyesi shkrimtar, pat rrėmbyer tėrė qenien e njeriut qė po pėrkthente shkrimtarin. Raporti i tij me tė, mbet brenda njė trikėndėshi tė rrallė e kurioz pėr tu kėqyrur. I njė studjuesi pėr shkrimtarin, pėrkthyesi kah tij, lexuesi mbi e ndėnė tė.
Ndaj, mes referencave tė pafundme pėr Ulisses, qoftė si libri tė cilit, e thėnė si vulė T. S. Elliot, tė gjithė i pėrkasim e askush nuk mund ti shpėtojė, do e ndaja veēmas njė pėrshtypje tė gjallė, fare tė thjeshtė por pa ekuivok, shpenguar e sjellė nė bisedė tė sotme prej pėrkthyesit shqip tė veprės: Librat si ai kanė rėndėsinė e madhe, edhe vetėm prej faktit se ekzistojnė. Dhe kjo ekzistencė iu mjafton totalisht.
Njė pėrcaktim ky mbi njė vepėr totale, sa pėrmbyllės e pėr nė sirtar, aq edhe i ēelur si sipar. Mund ta kėrkoja me mendje kėsoj qenėsie, nė lloj-lloj shtampa eterike qė hyjnė nė kokė: herė si ex-istentia, pra duke u nisur nga diē tjetėr - ashtu si arti i ngrehur mbi artin me tė cilin e pėrmes Xhojsit nis era e modernitetit - , herė si barazi e ekzistencės me pėrsosmėrinė, apo dhe rrjedhur prej idesė absolute tė saj; ose-ose, nėpėr filozofi antike Platoni a Plotini, madje i dyti mund ti qaset me paraqitjen e tij tė ekzistencės si procesi i ndryshimit tė rrjedhės sė gjėrave, e qė shpie nė shprishje tė hyjnores. Prej kėtej, mbase dhe kah ēmitizimit, edhe ky element bazik i veprės. Janė pėrqasje nė ekzistencė e konstatime qė i rrinė dhe Xhojsit, pse jo! Ndoshta, ngase ska gjė qė nuk hyn nė universin e tij tė paanė.
Por, ama, besoj se ajo fjali e pėrkthyesit, si e hedhur tej pėr tmos u zgjatur, do ti shkonte vėrtet pėr shtat njė vepre grykėsie makute, qė kullufit gjithshka dhe gjithaq pranon tėrė ēmund tė thuhet pėr tė. Pra, shpallja nga ai kėndvėshtrim i ekzistencės si fakti i thjeshtė i tė qenit. Jo thelbi, jo pėrkufizimi e kufizimi i saj, dhe as analizimi.
Njė tjetėr natė loje filologjie e hareje fjalėsh ndaj tė gdhirė, edhe kėtė po e tregoj, dėgjoj Idlirin tė thotė: mė vjen tė zgjoj Fineganėt! Ca ditė mė parė, kur tha se donte tė pėrkthente Finnegans Wake, simfoninė e ndėrprerė e tė pafund Xhojsiane, pata bėrė sikur sdėgjova nga veshėt. Kishte folur pėrpara, me kohė dhe gjatė pėr tė, sa atė ditė nė tė zbardhur tė ikja i pataksur. Ndėrsa, nė mbrėmje, do kem thėnė qė mbase nuk duhej as ta mendonte kėtė, tė paktėn natė kohė, dhe se na duheshin libra e jo gjėra qė sduan vetė tė jenė tė tillė. Joyce nuk na kallėzon gjėra, ai na shėrben vetė gjėnė. E pat thėnė qartė miku i tij, i ēuditshmi Samuel nė pritje tė Godosė. E dinte qė pėr Joyce-in nuk kishte pikė ndryshimi mes rėnies sė njė gjetheje dhe rėnies sė Satanait...
Ėshtė njė libėrth, ku shpallet intervista titulluar The Game of Evening dhe ku Xhojsi, tek diskutojnė me pėrkthyesin e tij ēek, poetin e botuesin Hoffmeister, mbi pjesėn Anna Livia Plurabelle, i bėn tė qartė veten si dhe mundin e atyre qė do merren me tė: Mendoj se do tju lypsej mė shumė se njė jetė pėr kėtė. Mister Joyce i shpik fjalėt qė pėrdor, nėse mundet tė quhen ende fjalė ...Nuk dua tė jem i pėrkthyer, dua tė mbetem siē jam, thjeshtė i shpjeguar nė gjuhėn tuaj. Ju lė ēdo liri tė mundshme nė transformimin e fjalėve. Po besohem tek ju. Nė vendin tuaj ka shumė lumenj...
Kushedi! Gjėra qė ndodhin janė edhe ato qė ngjasin mjaft rrallė. E thėnė sė fundi e sėrish me Xhojsin, domosdoshmėria ėshtė ajo gjė, sajė virtytit tė sė cilės ėshtė e pamundur qė diēka tė jetė ndryshe. Dhe, mė tej: Ėshtė e mundshme ti tretėsh lumenjtė nė fjalė tė gjalla, siē ishin nė krye tė herės, kur Zoti qe Fjala.
Krenar Zejno
Zenit Tiranė, Korrik 2009
Ky botim i tretė vjen i rishikuar, i riparė. Normale kjo pėr ēdo pėrkthyes, studiues tė tij. Kėta vijojnė ende (si tė ishte material rrezatimi radioaktiv!) tė gėrmojnė, gėrmėzojnė e tė na kallėzojnė, mbi atė ēka thur polisemia verbale e polifonia xhojsiane; shpengimi i asocijimit mendor, memories dhe fjalėrimit ndėr belbėzim dyfish e tė njėkohshėm, nėn magjinė e tė folurit tok me tė menduarit diē tjetėr ndėrkohė. Por, shpesh, edhe duke u marrė e marrosur me korpusin e tij si njė Gjithēka e pėrcaktuar, e paracaktuar. Pra, bashkėsia e tė tėrės, tė pėrgjithės me ēikėrimat e rimat mes tyre, ku asgjė nuk shpėrfaq ndonjė ngrehinė ose, mė saktė, asgjėja bėhet qiellgėrvishės.
Meqė ra pėrsėri fjala, vetė Xhojsit i pėlqente ajo metaforė qė pėrkthyesi frėng Valery Larbaud ngrehu pėr pjellėn e tij, e njė qielli plot yje, qė po ta vėshtrosh gjatė dhe kėqyrėsh me kujdes, vjen e bėhet mė i bukur, siqė shfaqen yje tė rinj e tė paklasifikuar kurrė mė parė.
Vėllimi i parė poetik i Idlir Azizit shkrimtar, daton para se tė zinte fill pėrkthimi. Ndėrsa romani i tij e ka tė shkruar qysh nė titull: njė vrimė qė hapet nė realitet, zor se mbyllet.
Krijoni Kontakt