Close

Rezultati i Sondazhit: Sa të shqetësuar jeni për praninë e ekstremistëve në shoqërinë shqiptare?

Votues
287. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Shume

    130 45.30%
  • Disi

    28 9.76%
  • Pak

    28 9.76%
  • Fare

    101 35.19%
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e king of queens
    Anëtarësuar
    10-07-2009
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    179
    Aman o njerez! Terrorizem ne Shqiperi. Do qeshin edhe gomeret tani.
    Ne Amerike e eshte diçka e sterfryre nga mediat. Imagjinoni sa eshte rreziku ne Shqiperi!!!

    Terrorizem........... Hahahaha! Jini pak me me kembe pertoke!

  2. #62
    Citim Postuar më parë nga king of queens Lexo Postimin
    Aman o njerez! Terrorizem ne Shqiperi. Do qeshin edhe gomeret tani.
    Ne Amerike e eshte diçka e sterfryre nga mediat. Imagjinoni sa eshte rreziku ne Shqiperi!!!

    Terrorizem........... Hahahaha! Jini pak me me kembe pertoke!
    Shqiperia eshte nje nga aleatet kryesore e Amerikes ne te gjith boten.Nuk eshte cudi per asgje.Nuk meren me shaka te tilla ngjarje.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #63

  4. #64
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Aq jemi te kercenuar nga terrorizmi kombetar dhe nderkombetar, sa po jetojme te mbyllur dhe te izoluar brenda shtepise. S'po guxojme me dale jashte fare se ne cdo dy hapa ka kamikaze qe mezi presin te fluturojne ne ajer. Cdo dite ka viktima te terrorizmit, se spo munden njerezit me rezistuar pa dale jashte.

    Po ju ne emigrim a jeni te kercenuar nga terrorizmi, se po me duket ju ne emigrim jeni edhe me shume te nderlidhur dhe ne ngjarje te terrorizmit se ne ne trojet shqiptare ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 18-05-2011 më 08:37

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar në shoqërinë shqiptare

    Në Maj të vitit 2000, Parlamenti Shqiptar, pas kërkesave të ripërsëritura të Këshillit të Europës dhe të Komitetit MONEYVAL, miraton Ligjin nr. 8610 datë 17.05.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”;

    - Në Gusht të vitit 2001[B], krijohet për herë të parë Drejtoria e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave;

    - Në Qershor të vitit 2003, Parlamenti Shqiptar, në zbatim të kërkesave të raportit të vlerësimit të dytë të Shqipërisë, nga Komiteti MONEYVAL, bënë disa ndryshime të rëndësishme të ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”, nëpërmjet miratimit të Ligjit nr. 9084 datë 19.06.2003 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8610, datë 17.05.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”;

    - Në Korrik të vitit 2003, Njësia e Inteligjencës Financiare të Shqipërisë bëhet anëtare me të drejta të plota në grupin EGMONT, gjatë sesionit plenar të mbajtur në Australi;

    - Në Korrik të vitit 2004, Parlamenti Shqiptar miratoi Ligjin nr. 9258 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”;

    - Në Gusht të vitit 2005, Drejtoria e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ngrihet në nivelin e Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave;

    - Në Mars të vitit 2006, u publikua raporti i parë vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;

    - Në Gusht të vitit 2006, KBLKPP-ja miraton Programin Kombëtar të Kontrollit të Lëvizjes së Parasë në dorë në territorin e Republikës së Shqipërisë;

    - Në Nëntor të vitit 2006, miratohen Ligjet nr. 9641, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Parandalimin e Terrorizmit” dhe nr. 9646, datë 27.11.2006 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Pastrimin, Kërkimin, Kapjen dhe Konfiskimin e Produkteve të Krimit dhe të Financimit të Terrorizmit”;

    - Në Janar të vitit 2008, me Urdhër të Kryeministrit të Shqipërisë, miratohet struktura e re e DPPPP-së, në të cilën krijohet për herë të parë Sektori i Teknologjisë së Informacionit;

    - Në Maj të vitit 2008, Parlamenti Shqiptar miraton Ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’’, i cili hyri në fuqi në shtator të po atij viti;

    - Në Shtator të vitit 2009, përfundon projekti i binjakëzimit “Lufta kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar”, në bashkëpunim me Zyrën Kriminale Federale Gjermane;

    - Në Tetor të vitit 2009, me Vendimin nr. 1077, datë 27.10.2009, të Këshillit të Ministrave, miratohet Dokumenti Strategjik Kombëtar “Për hetimin e krimit financiar”, në hartimin e të cilit DPPPP kishte rol drejtues;

    - Në Nëntor të vitit 2009, DPPPP prezanton para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare punën dyvjeçare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

    - Në Nëntor 2010 u zhvillua vizita në vend e Misionit të 4-t Vlerësues të FMN-së, për masat e marra nga Shqipëria në fushën e parandalimit e goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

    - Në Mars 2011 filloi projekti i dytë i binjakëzimit i financuar nga BE “Mbështetje për strukturat e luftës kundër pastrimit të parave dhe strukturat e hetimit të krimeve financiare në Shqipëri”;

    - Në Mars 2011, Parlamenti Shqiptar, bën disa ndryshime të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit”, nëpërmjet miratimit të Ligjit nr. 10391 datë 03.03.2011;

    - Në Prill 2011, Komiteti MONEYVAL i KiE miraton raportin e raundit të 4-t për Shqipërinë ku pasqyrohet vlerësimi në rritje për Rekomandimin 26 të FATF dhe që lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë e DPPPP si Njësi e Inteligjencës Financiare;

    - Në Shkurt 2012 përfundoi vlerësimi i riskut mbi ekspozimin e sektorit jo fitimprurës në Shqipëri ndaj financimit të terrorizmit, në përputhje me rekomandimin special VIII të FATF;

    - Në Maj 2012, në zbatim të rekomandimeve të Komitetit MONEYVAL për rritjen e pavarësisë operacionale të Njësisë së Inteligjencës Financiare, të transpozuar në legjislacionin vendas, Ministri i Financave bëri emërimin për një mandat 4-vjeçar të Drejtorit të Përgjithshëm të DPPPP;

    - Në Qershor 2012 u ndryshua sërisht Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917 datë 19.05.2008 “ Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” nëpërmjet miratimit të Ligjit nr. 66/2012 datë 07.06.2012;

    - Në Tetor 2012 u përfundua dhe iu paraqit Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dokumenti për Vlerësimin Kombëtar të Riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    http://www.fint.gov.al/index.php?mid=1&art=8&info=more
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 05-11-2013 më 15:45

  6. #66
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar në shoqërinë shqiptare

    Krimineli dhe terroristi s'do tja dije fare per ligje.
    Do beje ate qe ka plan dhe ndermend te beje,te jete ligji si te doje.
    Nxirr ligje sa te duash,njerez te tille i perbuzin, injorojne ligjet.
    Ligjet jane per politikanet,pushtetaret dhe qytetare te rregullt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar në shoqërinë shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet e fundit, kemi mesuar ne lajme se shqiptare jane arrestuar e vene nen akuze per terrorizem nderkombetar, si ne diaspore (SHBA), edhe ne trojet etnike si ne Shqiperi, Mal te Zi, Kosove e Maqedoni. Lajmet jane sjelle ne forum dhe kane ngjallur nje interes te vecante mes anetareve te forumit per faktin se lajmet nuk perben vetem lajm ne opinionin publik shqiptar, por edhe ne ate nderkombetar.

    Po hapim nje sondazh, per te matur opinionin e anetareve te forumit mbi fenomenin e terrorizmit nderkombetar mes shqiptareve. Qellimi i sondazhit eshte te mesojme se sa te shqetesuar jane shqiptaret per kete fenomen, dhe nese e shikojne si nje problem shqetesues per shoqerine shqiptare e me gjere.

    Si ne cdo sondazh, pasi hidhni voten tuaj, jeni te lire te shpreni mendimin tuaj pa qene nevoja te replikoni me mendimin e anetareve te tjere. Secili ka voten dhe mendimin e tij te lire.

    Albo
    Per te Kuptuar Budallaleqe si TERRORIZMI,FASHIZMI ....dhe budallalleqe te tjera si keto,per ate cka do ndodhe me vone lexo e kupto fjalimin e fundit te Presidenteve amerikane ne fundet e mandeve te tyre,Kur Klinton u largua dhe erdhi Bush ne Intervistat e tyre u thane..-Lufta Kunder Droges,e cila u Mbiquajt "PLAN COLOMBIA 2002" i cili filloi ushtarakisht ku amerika ndehyri vet e para diku nga fundi i vitit 1999,dhe tjetra ishte ...fjale per fjale(bush)..Shekulli i ardheshem do te jete lufta kunder TERRORIZMIT,e cila filloi mbas Shtator 2001,dhe ne fund viti 2001 dhe fillim viti 2002 pasi fillo aksioni mbi TERRORIZMIN shume eksperte ushtarake u kapen GAFIL ne intervistat e tyre duke then,KY eshte armiku me i rrezikshem por ne fakt nuk e dime ku eshte dhe me se ta luftojme,me tanke,apo avione??
    Pra per mua jane thjesht Lavazh Truri.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •