Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Një vështrim për raportet Berisha-Kosova

    Rreth nëntë vjet më parë, mijëra qytetarë të Kosovës protestuan në rrugët e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe qytete të tjera kundër UNMIK-ut, pasi anuloi një vizitë të lajmëruar të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në këtë vend që ishte krejtësisht nën autoritetin e OKB-së. Protestuesit dolën në qendër të Prishtinës dhe qëndruan për orë të tëra atje, ndërsa të njëjtën pamje mund ta shikoje atë ditë në çdo qendër urbane të Kosovës. Berisha entuziazmon njerëz atje edhe kur nuk ndodhet në Kosovë, mjafton të ndërtohet një pikë lidhjeje sado virtuale mes qytetarëve të Kosovës dhe Kryeministrit Berisha. Prandaj nuk habisin mijërat e qytetarëve që e mirëpresin atë në rrugët e sheshet e Kosovës, ashtu si edhe tre vjet më parë, kur ai për herë të parë vizitoi Kosovën.

    Lidhja e Berishës me Kosovën është shumëplanëshe, nga ajo politike e deri tek ajo emocionale, që rëndon më shumë për shkak të prejardhjes së tij.

    Pavarësisht se çështja e Kosovës në 20 vitet e fundit ka lëvizur në axhendat ndërkombëtare, herë duke prevaluar çështja e lirive dhe të drejtave të njeriut, e herë ajo e vetëvendosjes, Berisha në të gjitha artikulimet e tij i ka qëndruar tezës së deklaruar nga Prishtina dhe Rugova, që kapërcente caqet e çështjes së të drejtave të njeriut, e lidhej direkt me pavarësimin e saj njësoj si ish-republikat e tjera jugosllave. Berisha e futi në programin e PD-së pavarësimin e Kosovës, që në themelimin e saj në dhjetorin e ‘90-ës, ndërkohë që shumë zyrtarë të nomenklaturës komuniste të asaj periudhe i referoheshin Kosovës si një çështje minoriteti në Jugosllavi. Kapërcimi ishte i madh, çfarë krijonte për herë të parë një referencë për aspiratat e Kosovës në Tiranë, një referencë serioze. Rrëzimi i diktaturës dhe hapja e Shqipërisë u prit shumë mirë nga Kosova dhe u krijoi atyre një realitet të ri mbështetjeje për ta, një mbështetje e cila nga zyrat politike postkomuniste të Tiranës përmendej çdo ditë e ndërkohë vetë qytetarët e Kosovës kishin mundësi ta preknin konkretisht. Berisha President ka pritur me qindra kosovarë në zyrën e tij dhe po ashtu me qindra e qindra të tjerë ka komunikuar, ndërsa ruajti një miqësi të admirueshme me udhëheqësin kosovar, Ibrahim Rugova. Edhe një ftohje me të rreth vitit 1996, nuk ndikoi aspak në përcaktimet e Tiranës zyrtare për Kosovën dhe as në lobimin e Presidentit të atëhershëm Berisha për pavarësimin e saj. Qëndrimet e Berishës ndërkaq ishin të qarta dhe jokonformiste, ndryshe nga sa luhej prej administratës politike të majtë dhe udhëheqësve të saj, veçanërisht Nanos. Nuk është çudi që shpesh Berisha të ketë marrë edhe kosto për shkak të këtij qëndrimi, i cili nuk ka qenë asnjëherë i negociueshëm në rrethana diplomatike të ndryshueshme. Kjo e bën Berishën tërësisht të pranueshëm, të paqortueshëm, aktor dhe aleat në të njëjtën kohë me të gjithë atë infrastrukturë të Kosovës, që mbajti gjallë shpresën për liri dhe pavarësi atje.

    Berisha është nga Tropoja dhe shtëpia e vjetër e tij është jo më larg se 500 metra nga kufiri që ndante Shqipërinë me Kosovën. Me një kufi kaq të afërt, natyrshëm të ndërtohet ditë pas dite ndjenja e kufizimit dhe po aq edhe dëshira për ta shpërthyer atë. Jeta e përditshme e tropojanëve, ekonomia dhe tërë veprimtaria tjetër ishte shumë e lidhur me Kosovën. Vendosja e kufirit dhe shkëputja e lidhjeve prej regjimit komunist në të dyja vendet i hoqi Tropojës dhe tropojanëve një mundësi për mbijetesë ekonomike, këputi një lidhje të natyrshme gjeografike, kulturore dhe gjaku. Tropojanët, hasjanët dhe kukësianët janë rritur me dashurinë për Kosovën dhe pamundësinë për ta shijuar atë, ashtu si prindërit dhe gjyshërit e tyre. Në njëfarë mënyre, Berisha sa nga Shqipëria, është edhe nga Kosova dhe sa nga Tropoja (Malësia e Gjakovës) është edhe nga Gjakova. Këtu nuk ka dyzim, por shkrirje të natyrshme mes të dy realiteteve. Është jashtë mendjes që të mënjanohet ndikimi te Berisha i një fakti të tillë. Kjo nuk ka qenë përcaktuese në orientimin e politikave të Berishës në raport me Kosovën, por me siguri ka pasur ndikim në dendurinë e aplikimit të këtyre politikave dhe këmbënguljen e vazhdueshme për opsionin e pavarësimit të saj. Ky fat gjeografik ia pat lidhur duart Berishës diplomat për të negociuar në një valë të gjerë për të ardhmen e Kosovës sa herë e ka pasur një ftesë të tillë.

    Por sukseset e Berishë në Shqipëri, qenia e tij në krye të zhvillimeve më të rëndësishme për këtë vend në këto 20 vjet, zhvillime që kanë pasur ndikime pozitive edhe në Kosovë, e kanë bërë atë të pranueshëm dhe të padiskutueshëm në shtetin e ri të shqiptarëve. E tillë është edhe rruga Durrës-Kukës, e cila ka krijuar një mundësi tjetër krejt konkrete për komunikim dhe bashkëpunim mes shqiptarëve, mes dy vendeve.

    Kështu përgjatë historisë së Shqipërisë është lehtë të gjesh shqiptarë të mëdhenj, të cilët kanë qenë të rëndësishëm për Kosovën ose për Shqipërinë, por është vështirë të gjesh një të tillë si Berisha, që ka pasur vlera dhe ndikime të mëdha njëherësh edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë dhe me output-e kaq historike dhe cilësore, si demokracia në Shqipëri, anëtarësimi i saj në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

    Gazeta Standard
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Berisha është kosovar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Berisha është kosovar.

    Po edhe kryeminister i joti edhe i minoritetit greko-orthodokes edhe ati vlleh edhe i ter shqiperise ..
    Edhe lideri i partise me te madhe ne maqedoni MENDUH THAQI e ARBER XHAFERI jan kosovare ..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Ngaqë Tropoja historikisht dhe tradicionalisht ka qenë pjesë e Kosovës.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Berisha është kosovar.
    Nuk eshte kosovar por eshte nga Kosova. Me than qe eshte "kosovar" i bjen sikur me than nuk ka gjak shqiptar. Heh

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •