Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 121
  1. #11
    Real Madridi në Tiranë për 2.5 mln euro, ndeshje me Gramozin
    Real Madridi do të jetë në Tiranë më 21 dhjetor të këtij viti, duke ndjekur kësisoji rrugën e Milanit. Ky lajm konfirmohet nga “AS”, gazeta e mirënjohur spanjolle, që botohet në kryeqytetin e Madridit, e cila shkruan si më poshtë: “Çmenduri në Shqipëri nga vizita e Madridit. Shqiptarët do të marrin dhuratën e tyre të parë të Krishtlindjeve më 21 dhjetor. Këtë ditë, Real Madridi, me në krye Kristiano Ronaldon dhe Kakanë, do të bëjë vizitën e parë në këtë vend, në kuadrin e një trofeu të kthyer në traditë tashmë, që emërtohet Kupa “Taci Oil”. Galaktikët e Florentino Perezit do të ndeshen me Gramozin, skuadër e kategorisë superiore në Shqipëri, e cila ka si president babain e organizatorit të këtij eventi, Rezart taci. Nga kjo ndeshje do të përfundojnë në arkën e klubit madrilèn 2.5 milionë euro.

    Shqipëria duket se është instaluar në eksitim dhe entuziazëm, për shkak të vizitës së afërt të Realit të Madridit në kryeqytetin e atjshëm, Tiranë. Klubi i Realit të Madrid ka arritur një marrëveshje me Rezart Tacin, drejtorin e përgjithshëm të kompanisë së naftës “Taçi Oil International” dhe organizatorin e “Taci Oil Cup”, për të qenë në Tiranë dhe zhvilluar një ndeshje më 21 dhjetor. Ky lajm ishte një sihariq i madh për shqiptarët, të cilët tashmë janë vënë në lëvizje për të mos humbur shansin për të parë Kristiano Ronaldon, Kakanë & CO. Manjatit shqiptar, 38 vjecari Taci, e paralajmëroi këtë nismë ambicioze të tij në tetorin e këtij viti, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”: “Unë do të shkoj në “Bernabéu” për të parë ndeshjen e Ligës së Kampioneve, Real Madrid-Milan. Kam edhe një mision tjetër, për të realizuar një ëndërr time, për të bërë të mundur që ekipi i udhëhequr nga Pellegrini të vijë në Tiranë, në kuadrin e trofeut “Taci Oil”.

    Kjo ëndërr duket se tashmë është gati të bëhet realitet, pikërisht më 21 dhjetor të këtij viti, pasi marrëveshja përkatëse mes presidentit Florentino perez dhe Rezart Tacit është miratuar. Sipas kësaj marrëveshjeje, Reali do të udhëtojë drejt Tiranës me të gjithë yjet e tij të mëdhenj, do të marrë pjesë në një ndeshje me Gramozin dhe, shuma që do të përfundojë në arkën e klubit të njohur madrilène do të jetë e madhe: 2.5 milionë euro . Takimi do të luhet 24 orë përpara se Reali të luajë në Bernabéu kundër Zaragozës. Megjithatë, pavarësisht se marrëveshja në letër, parimisht është mbyllur, detajet e udhëtimit të Realit drejt këtij vendi të vogël ballkanas nuk janë sigluar. Arsyeja është se klubi madrilèn është duke pritur për të marrë garancitë bankare, që vërtetojnë këtë shpenzim të madh.

    Kundërshtari i Real Madridit do të jetë Gramozi i Ersekës, një klub i Divizionit të Parë shqiptar (pas dhjetë javësh kampionat me 12 ekipe, renditet në vendin e nëntë). Gramozi ka për president Mustafa Tacin, të atin e manjatit shqiptar Rezart Taci. Gramozi do të përballet me Real Madridin në stadiumin “Qemal Stafa”. Takim është fiksuar të luhet më 21 dhjetor, në orën 19:00, konfirmoi iniciatori, Rezart Taci, në televizionin ALSAT . Megjithatë, edhe pse pjesa më e madhe e lojtarëve që do të luajnë kundër Realit, do të jenë nga Gramozi, lojtarë të tjerë të kampionatit shqiptar do të marrin pjesë në këtë takim. Trofeu “Taci Oil Cup” do të zhvillohet më 21 dhjetor dhe ka edicionin e tij të tretë. Në dy trofetë e mëparshëm, në Tiranë ka qenë Milani. Më 14 maj 2008, Milani u mund 2-1 nga Tirana, por më 12 maj të këtij viti arriti ta fitonte këtë trofe, pasi mposhti kombëtaren e Shqipërisë 7-8, me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3

    Shqipëria ka një nivel shumë të ulët të të ardhurave për frymë, edhe pse Taci do t’i paguajë Realit për këtë udhëtim në Tiranë 2.5 milionë euro. Shqipëria është një nga vendet europiane me të ardhurat më të ulta për frymë: 3.000 € për banor në vit. Ekonominë e saj varet në masën 85% nga bujqësia dhe industria minierare. Ky vend ka një normë shkollimi në masën prej 86% dhe një jetëgjatësi prej 77 vjetësh. 50% e popullsisë shqiptare është myslimane, 35% janë shqiptarë ortodoksë dhe 15% katolikë.

    Rezarta Taci ka një pasion të madh për futbollin dhe Milanin. Tetorin e fundit ai i habiti të gjithë, kur shpalli synimet e tij për të blerë klubin e Milanit të Berluskonit për 700 milion euro, një shifër e cila u vlerësua, por u refuzua nga shoqëria kuqezi e Milanos. Taci, më 3 nëntor të këtij viti, ishte i pranishëm në një rrahje të një gazetari shqiptar, veprim të cilin e kreu me ndihmën e njërit nga truprojat e tij. Gazetari kishte denoncuar praktikat e supozuara të tij të korrupsionit që bën Rezart Taci në hijen e qeverisë konservatore të Sali Berishës.

  2. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Taci eshte ne burg. Tani si do ja bejm?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #13
    do dali der atere besoj

  4. #14
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    RP(Rezultat përfundimtar) : Real Madrid - Gramozi (22-0)

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Ne daten 21 Dhjetor 2009 zhvillohet FIFA WORLD PLAYER GALA Ne zurich ku
    do te jepen cmimet per futbollistet me te mire te vitit.

    A mendoni se Ronaldo e Kaka do ta humbasin kete eveniment per nje
    ndeshje ne Shqiperi?

    Ky eshte thjesht nje bllof i llogaritur i Tacit i cili do te shfajesohet
    se ndeshja u anullua per shkak se ra ne te njejten dite me kete
    eveniment ose ne te kundert do te thote qe lojtaret me te mire nuk
    munden te vinin pasi kishin shkuar ne Zurich.

    Se kuptoj si i botojne gazetat brockullat e Tacit...

  6. #16
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ne daten 21 Dhjetor 2009 zhvillohet FIFA WORLD PLAYER GALA Ne zurich ku
    do te jepen cmimet per futbollistet me te mire te vitit.

    A mendoni se Ronaldo e Kaka do ta humbasin kete eveniment per nje
    ndeshje ne Shqiperi?

    Ky eshte thjesht nje bllof i llogaritur i Tacit i cili do te shfajesohet
    se ndeshja u anullua per shkak se ra ne te njejten dite me kete
    eveniment ose ne te kundert do te thote qe lojtaret me te mire nuk
    munden te vinin pasi kishin shkuar ne Zurich.

    Se kuptoj si i botojne gazetat brockullat e Tacit...
    Bravo !!!!!!!!!!!

  7. #17
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Taci eshte ne burg. Tani si do ja bejm?
    I nis me BlueTooth ai mos e vraj mendjen.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #18
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    A Dot zhvillohet sot kjo ndeshje apo jo??
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  9. #19
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Taci eshte ne burg. Tani si do ja bejm?
    2 Jave Qendroi Ne Burg Se Ka 2 Muaj Qe Ka Dal
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Sa doli ndeshja?

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •