Nga Express më 27.09.2009
Në muajin shkurt të vitit të ardhëm, skuadra e madhe e Realit të Madridit pritet të zbresë në fushën e blertë të stadiumit “Qemal Stafa”, në aktivitetin e organizuar për kupën “Taçi–Oil”, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas tyre, këtë deklaratë e ka konfirmuar Rezart Taçi, president i kompanisë më të suksesshme në fushën industriale. Tradita që po ndërtohet në Tiranë, pritet të vazhdojë me nëntë herë kampionin e Evropës.
Më parë, në kryeqytetin shqiptar kishte zbarkuar shtatë herë kampioni i Evropës, AC Milan. Të dyja ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit, ku mbahet mend fitorja simbolike e Tiranës.
Kësisoj, në shkurtin e vitit të ardhshëm, në Tiranë pritet të mbërrijë Reali i Madridit, i cili gjithashtu, së bashku me Milanin, përbën pjesën elitare të futbollit botëror. Merengues në skuadër kanë yje si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Benzema, Raul, Sergio Ramos etj.
Krijoni Kontakt