Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

    Akademik Idriz Ajeti – Rilindasi i fundit

    RILINDASI I FUNDIT I GJALLE

    Idriz Ajeti

    Fotografi e Akademik Idriz Ajetit
    Informacione
    Emri i plotė: Idriz Ajeti
    Ditėlindja: 26 qershor 1917
    Vendlindja: Tupallė
    Aktiviteti: Shkrimtar, Akademik
    Nėnshtetėsia: Shqiptar
    Vėndi i rrjetit
    Idriz Ajeti lindi nė Tupallė tė Jabllanicės sė Epėrme mė 26 qershor tė vitit 1917, ėshtė shkrimtar dhe akademik shqiptar.

    Shkollėn fillore e mbaroi nė Banjėn e Sijarinės mė 1930, tė mesmen e kreu nė Shkup mė 1938. Po atė vit u regjistrua nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Zagrebit – nė Degėn e romanistikės. Studimet i mbaroi pas luftės, nė vitin 1949 nė Fakultetin e Filozofisė tė Beogradit. Qė atėherė e deri nė vitin 1953, me cilėsi profesori tė gjuhės shqipe, punoi nė Gjimnazin e Prishtinės. Nga viti 1953 deri nė vitin 1960, me cilėsi lektori, jepte mėsim nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Beogradit. Nė vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratės me temėn: Zhvillimi historik i sė folmes gege tė shqiptarėve tė Zarės sė Dalmacisė. Qė nga viti 1960, njėherė docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mėsim nė Degėn e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe tė Fakultetit tė Filozofisė tė Prishtinės. Iu dhanė disa shpėrblime e dekorata, ndėr tė cilat edhe Shpėrblimi i 7 Korrikut dhe ai i KAĒKJ. Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, ndėrsa me rastin e 90-vjetorit tė lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Ēmimin Presidencial pėr Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikėpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve tė moēme gjuhėsore tė shkruara me alfabetin arabo-turk dhe mė nė fund studimi i marrėdhėnieve tė shojshoqme shqiptare-serbe – janė troje tė interesimit shkencor tė Idriz Ajetit. Merret edhe me ēėshtje tė gjuhės sė sotme shqipe. Qe iniciator i shumė konsultave dhe bashkėmarrėveshjeve gjuhėsore ku u kėrkuan shtigje tė reja pėr njėsimin e gjuhės shqipe dhe tė drejtshkrimit tė saj. Hartoi tekste shkollore pėr nxėnės tė shkollave tė mesme dhe pėr studentė tė Degės sė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe tė Fakultetit Filozofik tė Prishtinės. Me nismėn e tij, pas hapjes sė Fakultetit tė Prishtinės (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e mė 1974 u organizua Seminari i Kulturės Shqiptare pėr albanologė tė huaj. Gjatė vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, mė 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, nė vitet 1973-75 rektor i Universitetit tė Prishtinės. Nė vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Pas zgjedhjeve paralele t vitit 1998 pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės, zgjidhet kryetar i parė i tij nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės i ka botuar veprėn e plotė nė pesė vėllime.

    [redakto] Tituj tė veprave
    VEPRA 1
    Pėrmban:


    Zhvillimi historik i sė folmes gege tė Arbėneshėve tė Zarės, 1961
    Vaclav Cimohovski , Studim me vlerė



    VEPRA 2
    Pėrmban:


    Pamje historike tė ligjėrimit shqip tė Gjakovės nė fillim tė shekullit XIX
    Gjuha e “Divanit” tė sheh Maliqit
    Rreth disa tipareve gjuhėsore tė ligjėrimeve shqiptare tė Kosovės
    Rreth disa veēorive tė tė folmeve tė shqiptarėve tė rrethit tė Preshevės dhe tė Bujanovcit
    “Djali plėngprishės” nė tė folurit shqip tė istrisė
    Tipat e l-sė nė dialektet shqiptare tė Brisk-Shestanit tė Krajės
    Mbi disa fjalė e frazeologjizma shqiptare nė tė folmen e popullsisė sė Plavės e tė Gusisė
    Dy fjalė pėr gjuhėn e Bogdanit
    Ēėshtje gjuhėsore nė veprėn e Kristoforidhdit
    Ndihmesė e Naim Frashėrit nė punė tė formimit tė gjuhės letrare shqipe
    Sami Frashėri nė vijim tė krijimit tė gjuhės letrare shqipe
    Gjuha letrare dhe bota shqiptare sot
    Gjuha letrare shqipe dhe fushata pėr ta rishikuar bazėn themelore tė saj
    A ka mė punė nė ortografinė e shqipes?
    Rruga e njėsimit tė shqipes letrare
    Rruga e formimit tė gjuhės letrare shqipe
    Rruga e zhvillimit tė gjuhės letrare shqipe nė Kosovė
    Pėr ndriēimin e disa ēėshtjeve tė shqipes
    Pėr pėrdorimin e drejtė tė disa trajtave foljore
    Probleme aktuale tė kulturės sė gjuhės
    Pėr ngritjen e kulturės gjuhėsore
    Pa gjuhė tė pasur e tė pastėr s’ka as ide e mendime tė larta
    Bisedė pėr gjuhėn 1
    Bisedė pėr gjuhėn 2
    Toskėrishtja dhe baza dialektore e shqipes letrare
    “Letėrsia shqipe dhe gjuha letrare”
    Roli i Konsultės gjuhėsore tė Prishtinės nė proceset e vendosjes dhe tė stabilizimit tė shqipes unike letrare



    VEPRA 3
    Pėrmban:


    Historia e gjuhės shqipe
    Shqiptarėt dhe gjuha e tyre
    Drama kombėtare e popullit shqiptar dhe e gjuhės sė tij nė rrjedhė tė kohės
    Dėshmime onomastike pėr autoktoninė e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike
    Arritjet kryesore tė studimeve etimologjike tė shqipes
    Emėrtime popullore shqiptare tė gjellėve e tė ushqimit
    Shėnim pėr emrin Mirdita
    Shkrime pa mbėshtetje pėr probleme tė ndjeshme
    Studimi i trashėgimisė kulturore – e drejtė e ēdo populli
    Njė pasqyrė e shkurtėr mbi zhvillimin e futurit nė shqipe
    Raportet e shqipes me gjuhėt ballkanike
    Kundėr anarkisė nė studimet etimologjike tė gjuhės shqipe
    Tekst i botuar nė Enciklopedinė jugosllave
    Rruga e formimit tė fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes
    Ēėshtje tė studimeve etimologjike tė shqipes
    Mbi disa ndėrrime fonetike
    Prejardhja e disa emėrtimeve tė miteve dhe tė demonėve nė gjuhėn shqipe
    Disa mendime mbi arritjet kryesore tė studimeve etimologjike nė fushė tė shqipes
    Kontribute tė vogla etimologjike
    Kontribute etimologjike
    Rreth disa emrave topikė me prejardhje shqiptare nė Mal tė Zi nė vėshtrim gjuhėsor



    VEPRA 4
    Pėrmban:


    Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhės sė tij
    Shqipja e vėshtruar nga aspekti i studimeve ballkanistike
    Marrėdhėniet gjuhėsore shqiptaro-sllave
    Zhvillime paralele fonetike dhe ndikime tė ndėrsjella tė dialekteve shqiptare dhe serbe tė Kosovės
    Studime tė ndėrsjella etimologjike albano-sllave
    Fjala shqipe nė Fjalorin e Gl. Elezovicit
    Vėshtrim i punės nė studimet albanologjike tė gjuhės shqipe
    Ndikimi i shqipes nė tė folmet shqipe tė Kosovės
    Emėrtime gjeografike nė shqipen dhe serbokroatishten
    Kontribut pėr studimin e onomastikės mesjetare nė territorin e Malit tė Zi, Bosnjės dhe Hercegovinės dhe tė Kosovės
    Pėr tė vėrtetėn shkencore
    Patologjia e njė simetrie
    Intervista
    Recensione
    Pėrkujtime
    Fjalė rasti



    VEPRA 5
    Pėrmban:


    Kontributi i Holger Pedersenit nė studimin e historisė sė gjuhės shqipe
    Nė njėqindvjetorin e vdekjes sė Miklošičit
    Rreth disa albanizmave nė Fjalorin e Vuk Karadžićit
    Kontributi i studiuesve sllovenė pėr historinė e gjuhės shqipe dhe krijimin e letrarishtes sė saj
    Nė gjashtėdhjetė vjetorin e themelimit tė Akademisė Sllovene tė Shkencave dhe tė Arteve
    Zhvillimi i gjuhėsisė shqiptare nė Jugosllavi
    Albanistika Jugosllave dhe disa probleme tė saj
    Kontributi i Carlo Tagliavinit nė studimet e historisė sė gjuhės shqipe
    Mark La Piana nė studimet e gjuhėsisė shqiptare
    Henrik Barići pėr gjuhėn shqipe
    Gjuha shqipe nė studimet krahasuese tė profesor Radosav Boškovićit
    Njė ndihmesė nė fushėn e leksikologjisė shqiptare
    Veprimtaria shkencore e profesor Eqrem Ēabejt
    In memoriam (pėr Ēabejn, Nolin )
    Kritika e recensione, shėnime e komente
    [redakto] Mirėnjohje
    Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit
    Ēmimi Presidencial pėr Studiues



    http://sq.wikipedia.org/wiki/Idriz_Ajeti


    [redakto] Lidhje tė jashtme
    Faqja e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve e Kosovės
    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Idriz_Ajeti"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-09-2009 mė 23:39 Arsyeja: jashte teme

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Idriz Ajeti

    Akademik Idriz Ajeti – Rilindasi i fundit

    Akademik Idriz Ajeti, krahas Ēabejit, Androkli Kostallarit, Dhimitėr Gjuvanit dhe Shaban Demirajt, ėshtė njėri ndėr gjuhėtarėt mė tė njohur, i cili i ka dhėnė shtysė kėsaj shkence albanologjike duke e bėrė tė denjė pėr respekt. Idriz Ajeti, me punėn e tij shkencore ka dėshmuar se ėshtė njė njohės i thellė i gjuhėsisė shqiptare duke e avancuar atė nė shkallė tė lakmueshme.

    Bisedoi: Smajl Smaka

    Ndonėse i thyer nė moshė, Ajeti, vazhdon tė jetė aktiv nė shkencė dhe nė jetė. Ai madje kėrkesėn tonė pėr intervistė e pranoi me dashamirėsi dhe xhentilesė.

    Profesor, si ėshtė dukur fėmijėria juaj dhe a mbani mend fėmijėrinė?
    Akademik I. Ajeti: Mė kujtohet, natyrisht se mė kujtohet, por jo edhe aq shumė. Mėsimet fillestare i mora nė Banjė tė Sijarinės, mė 1930. Ishte shkolla e parė nė Sijarinė, e ndėrtuar bashkė me xhaminė, kah fundi i shekullit XlX. Ishte kjo, pra, njė godinė mjaft e bukur e shkollės, si dhe xhamia qė po duket andej...Por, ajo shkollė nuk e kishte zgjidhur problemin e mėsuesit. Vinin madje edhe emigrantė rusė, pėr shembull, herė njėri herė tjetri, kėshtu qė vetėm kah mbarimi i shkollimit tonė u stabilizua ēėshtja e mėsuesit. Njė mėsues kishim maqedonas, nga Struga, pėr tė cilin nuk di se a kishte shkollim tė mjaftueshėm e adekuat.
    Kishte nxėnės shqiptarė, por jo shumė, rreth 30-40. Mėsimi zhvillohej: njė mėsues pėr tė gjitha lėndėt dhe pėr tė gjitha klasat.

    Megjithatė, ishit nisur nė rrugėn e pandalshme. A ishte nė tė vėrtetė e lehtė apo, e rėndė, rruga e juaj, dhe, a ėshtė dashur konsekuence qė tė pėrballoni peshėn e kėsaj kėmbėnguljeje?
    Akademik I. Ajeti: U regjistrova nė Zagreb. Ishim katėr veta: njė tjetėr Idriz Ajeti, qė e varėn nė Prizren, nė vitin 1944, Halit Ibishi, nga Kosova, Adem Selimaj (Gllavica) dhe unė. Dy tė parėt u regjistruan nė fakultetin juridik, Ademi nė agronomi, kurse unė nė romanistikė.
    Na pritėn mirė nė Zagreb. pėrndryshe, shqiptarėt medresantė vazhdonin shkollimin nė Beograd. Ne ishim tė parėt qė shkuam nė Zagreb. Takimi im i parė me shkencėn albanologjike ka qenė nė Zagreb, para luftės, si student nė Fakultetin e Filozofisė - dega e romanistikės. Pėr herė tė parė atėherė, mė 1938-39 shkrova njė artikull tė vogėl lidhur me toponimistikėn shqiptare, qė e botova nė njė gazetė tė Sarajevė, qė quhej: "Muslimanska svijest".
    Pastaj shkova nė Itali. Dy semestrat e vitit tė parė i bėra nė Pizza, dy tė tjerėt nė Padova. Atje, nė Fakultetin e Filozofisė punonte albanologu Italian Karlo Tagliavini. I thashė vetes: "Pse nuk shkoj atje?!", dhe bėra mirė qė shkova. Ai bėnte mėsime nga historia e gjuhės shqipe. Dy semestra qė i bėra aty u zhvilluan pėr elementet indoevropiane nė gjuhėn shqipe. Unė dola i pari tek ai nė provim dhe askush tjetėr, sepse jepnin provime tė tjera, nga lėndė tė tjera. Profesorit i erdhi shumė mirė pėr kėtė vendim timin.
    ... Nė Beograd shkova pėr ta kryer diplomėn, qė mė kishte mbetur nga Italia. E kreva provimin e diplomės. Hyra nė provim. Diplomėn e kisha nga italishtja - letėrsi e gjuhė italiane.

    Keni qenė profesor i gjuhės shqipe nė Gjimnazin e Prishtinės, lektor dhe mėsimdhėnės nė Degėn e Albanologjisė nė Fakultetin Filozofik nė Beograd, kurse disertacionin e keni mbrojtur nė vitin 1958, me temėn "Zhvillimi i tė folmes gege tė shqiptarėve tė Zarės sė Dalmacisė". Pse jeni pėrcaktuar pėr kėtė temė, e cila nė shikim tė parė, nuk duket se ka ndonjė peshė tė madhe?
    Akademik I. Ajeti: Pasi kreva studimet, unė shkova si lektor, qėndrova ca kohė nė Kosovė, kurse mė 1953 u ktheva atje dhe vazhdova si lektor. Erdhi pastaj si asistent Anton Ēetta. Dega luajti rol tė mirė. Profesorėt e parė me shkollė u krijuan atje nė Beograd, nė atė degė: Hilmi Agani, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Besim Bokshi e tė tjerė. Kur erdha nė Beograd, nė vitin 1953 kėrkova nga Hilmi Thaēi qė unė ta takoja profesorin Bariq, pėr temė disertacioni. Nė takimin e parė ai mė propozoi temėn e disertacionit "Gjuha e shqiptarėve arbėreshė tė Zarės". Punova disa vjet, e kreva, e dėrgova nė Sarajevė, sepse ai atje punonte, nė Fakultetin Filozofik. U formua Komisioni dhe e mbrojta temėn.
    ... Nė vitin 1960 u hap sė pari Fakulteti Filozofik kėtu nė Prishtinė. Dy vjet mė parė ishte hapur shkolla e lartė nė Prishtinė, si dhe nė Gjakovė e Prizren. Por, fakulteti i parė u hap me 1960, kurse mė 1961 u hap Fakulteti Juridik. Kėtu, nė vitin 1970 u hapen fakultete dhe Universiteti. Ishte hap i shpejtė, sepse shoqėria e atėhershme kishte mundėsi materiale dhe financiare. Mirėpo, si ēdo fillim dhe shpejtėsi, e pėrcjellin edhe disa mungesa. Ana tjetėr, formimi i kuadrove, hapja e bibliotekave, jo vetėm Biblioteka e pėrgjithshme universitare - veē edhe ato tė seminareve tė specializuara, ishin tė domosdoshme pėr zhvillimin e shkencave. Ndėr degėt ishte edhe ajo e gjuhės shqipe - albanologjia. Unė isha aty i pari, mė i moshuari ndėr ta. Filluam me njė revistė "Gjurmime Albanologjike", qė edhe tash e mban kėtė emėr. Mė vonė, nė vitin 1974, nė krye tė asaj dege i vizitoja edhe seminaret tjera: nė Beograd, Shkup, Lubjanė dhe vende tė tjera, ku paraqitesha me ndonjė kumtesė, merrja pjesė nė realizimin e programeve tė tyre, sidomos nė Beograd. Mendova tė hapim edhe ne, duke patur lidhje me studiues tė gjuhės shqipe nė qendrat e Evropės Perėndimore, si Vjena e vende tė tjera tė Evropės. Unė mora pėlqimin e Mahmut Bakallit, ish-funksionar i lartė i Kosovės, kryetar i KK LKK, i cili u pajtua dhe e vazhdova realizimin e seminarit. I pari u hap nė vitin 1974.

    Keni deklaruar se historia e gjuhės ėshtė vetė historia e popullit, madje ju jeni pėrkrahės i tezės sė prejardhjes ilire tė shqiptarėve, duke dėshmuar rrėnjėt antike tė saj.
    Akademik I. Ajeti: Do tė thosha se kemi njė histori dramatike dhe shumė e thonė kėtė tė vėrtetė. Populli shqiptar ėshtė njė popull i vjetėr. Por, diēka sikur mungon kur marrin parasysh kohėn nga kur merremi me shkencė. Pra, kushtet, s'kemi patur kushte tė merremi me kulturė, me ngritjen kulturore. Ėshtė vonė tepėr vonė. Libri i parė ėshtė Meshari, nė vitin 1555. E, themi se jemi populli i lashtė. Ėshtė e vėrtetė, por, edhe na kanė munguar kushtet. A ishim fajtorė vetė qė nuk krijonim kushte, apo rrethi, qė kushtet nuk i kishim nė duart tona e qė ishin tė imponuara? Tash le ta thotė historia!
    Formula e Pagėzimit 1492: Nė atė kohė, nė shekullin 15, ndėr shqiptarėt nuk kishte kurrfarė kushte ... ashtu qė vetėm nder katolikė kishte ndonjė intelektual. Meqė nuk kishte shėrbesa fetare nė ēdo vend, atėherė arqipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mendoi qė mė rastin e lindjes sė fėmijėve ata duheshin pagėzuar. Meqė shėrbesat nuk ishin gjithkund, e fėmijėt duheshin pagėzuar, arqipeshkvi e tha atė fjalinė qė duhej thėnė me rastin e pagėzimit tė fėmijėve dhe ajo u shėnua dikund: "Un tė pagėzon j pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt ... "
    Libri i parė ėshtė Meshari i Gjon Buzuku, nė vitin 1555.
    Ai e botoi atė, por, shumė pak dihet pėr autorin, pėr vendin e botimit, Mungon fillimi dhe ka mbetur pasthėnia. Pėr autorin ka pak shėnime. Autori dihet: Gjon Buzuku. Por tjetėr gjė nuk dihet, ku mėsoi, ku studioi, ku e botoi, nuk dihet. Librin e gjeti nė Vatikan gjakovari Nikollė Kazazi.

    Megjithatė, ju e bėni publike njė paradoks, kur thuani se ēuditėrisht njė popull i lashtė ka njė gjuhė tė shkruar vonė. Ndėrkaq, ndikimin e sllavishtes te shqipja e konsideroni tė hiētė.
    Akademik I. Ajeti: Sllavishtja nuk ka patur kurrfarė ndikimi nė terminologjinė kishtare te shqiptarėt...Njė gjuhė studiohet nė dy aspekte: aspekti i brendshėm dhe aspekti i jashtėm. Aspekti i jashtėm nėnkupton ndikimin e huaj nė njė gjuhė, siē ėshtė, pėr shembull, ndikimi i latinishtes nė atė kohė, i sllavishtes, i turqishtes nė gjuhėn shqipe. Sot e kėsaj dite elementi i huazuar i leksikut nė shqipe ėshtė pak mė i madh se ai vendor. Por kėtu duhet marrė parasysh edhe njė element tjetėr, se mbledhja dhe regjistrimi i elementit tė shqipes nuk ėshtė bėrė krejt, njė pjesė e leksikut nuk ėshtė regjistruar nė popull, prandaj ajo ndikon nė sasinė e huazimeve ndaj elementit vendor tė shqipes.

    Profesor, na flisni diēka pėr vitalitetin ose gjurmėt e gjuhės shqipe?
    Akademik I. Ajeti: Populli shqiptar ėshtė njė popull i vjetėr. Pėr shumė popuj qė kanė jetuar nė kėto treva nuk dihet, nuk dihet as pėr trakasit, dakasit, makedonėt e vjetėr Gosllavė) e pėr shumė popuj tė tjerė qė janė zhdukur, si gjuhė janė zhdukur, janė zhdukur gjuhėt e tyre. Nuk dihet pėr trakishten, makedonishten (jo maqedonishten). Ka mbetur ndonjė gjurmė e tyre, por jo si tėrėsi, si gjuhė ato janė zhdukur. Shqipja mbijetoi! Si mos ta thuash kėtė, more, diēka fenomenale duhet tė jetė, natyrisht! Pse, qysh e ku jetuan ata qė nuk u zhdukėn?! Ndoshta edhe tendenca e tyre qė gjithmonė tė largohen nga qendrat urbane. Edhe sot pothuaj ėshtė ashtu: shqiptarėt banojnė, ngrenė tabanėt e tyre kryesisht jashtė qendrave. Ja, pėr shembull, nė Jabllanicė, Medvegjė nuk ka patur pothuajse asnjėherė nė qytet shqiptarė, nė rrethe - po, edhe nė Tupallė, Sfircė, Grboc ... Pra, edhe mė herėt kėtė e kanė ndjekur shqiptarėt, janė larguar nga qendrat e pėrziera, ku kanė qenė tė izoluar. Kjo edhe ėshtė njėra nga arsyet pse mbijetuan sot e kėsaj dite, sot e atė ditė!

    Ju i ndani nė dy periudha zhvillimet e gjuhės shqipe, ajo pararilindase, mes shekujve XVI - XVIII dhe ajo pasuese e Rilindjes Kombėtare.
    Akademik I. Ajeti: Kishte nevojė, kishte shumė nevojė pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt. Nė atė kohė shkruhej shqipja nė tė gjitha anėt, por pothuaj me alfabete tė ndryshme. Kishte nevojė pėr njė alfabet tė pėrbashkėt, qė edhe ta pėrdornin tė gjithė ata veprimtarė qė merreshin me problemet e gjuhės shqipe edhe me problemet politike, se Rilindja ka qenė njė lėvizje e gjithė shqiptarėve nė atė kohė. Dhe, jo vetėm qė merrej me ēėshtje politike, por ajo merrej edhe me ēėshtje tė kulturės, tė gjuhės. Ja kėta, ky grup i vogėl, por i aftė merrej me problemet e gjuhės atė kohė. U formua alfabeti. Pastaj, shqipja u shkrua.. u botuan shumė tekste lidhur me gjuhėn. Gramatikėn e parė e shkroi dhe e botoi Sami Frashri. Ai ėshtė njėsoj iniciator i shumė pėrpjekjeve nė fushėn e kulturės e gjuhės shqipe, por edhe turke.

    Ndihmesė tė madhe pėr avancimin e gjuhėsisė sonė kanė dhėnė edhe tubimet shkencore tė viteve 1952, '57,' '63, e sidomos Konsulta Gjuhėsore nė vitin 1968 nė Prishtinė. Ndėrkaq, Kongresi i Drejtshkrimit nė Tiranė, mė 1972, sanksionoi pėrpjekjet mėse l00-vjeēare pėr njėsimin e gjuhės shqipe.
    Akademik I. Ajeti: Zbatimi i gjuhės letrare ishte synim i tė gjitha kėshillimeve gjuhėsore, qė nga ai i vitit 1952, '57, '63, duke pėrfunduar nė vitin 1968, nė Konsultėn gjuhėsore nė Prishtinė, ku u tha se njėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha trojet e shqipes ishte rezultat i natyrshėm i proceseve shoqėrore shqiptare, veēanėrisht nga Rilindja e kėndej.

    Me vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit nė Tiranė, mė 1972 a ka ndodhur njė shkrirje mekanike e dy dialekteve, apo ėshtė njė sintezė organike qė ka shkuar nė linjėn e konvergjencės?
    Akademik I. Ajeti: Ėshtė vazhdimi i konvergjencės. Natyrisht, pėr gjuhėn letrare gjithmonė dhe gjithkund merret bazė njė dialekt, ai duhet shquar me forma tė drejta, mė tė pranuara, tė jetė mė i pėrgjithshėm, por jo ēdo dialekt.
    Dialekti ynė ėshtė shumė larg nga gjuha qė ėshtė marrė pėr bazė tė gjuhės letrare. Pse toskėrisht? Edhe ne e kemi propozuar, pranuar dhe pėrqafuar toskėrishten. Pse? Ky dialekt ishte shumė mė i stabilizuar fonetikisht, morfologjikisht, e nė aspektin sintaksor dhe logjikėn sintaksore e ka shumė mė tė stabilizuar. Toskėrishtja e shkruar para standardizimit ka qenė njė dialekt i shkruar i pėrgjithshėm pėr tė gjithė toskėt. Njė gjuhė letrare pėrdornin ata e jo si gegėt, qė nė bazė tė saj pėrdornin disa dialekte shkrimore: elbasanishtja, shkodranishtja etj.

    Si ėshtė raporti nė mes tė kėtyre dy dialekteve nė gjuhėn e standardizuar, sepse ka shumė kritika, sipas tė cilave ėshtė diskriminuar gegėrishtja. Ju pėrmendni njė raport 13 me 8?
    Akademik I. Ajeti: Po, ai raport, ashtu e ka bėrė Kostallari, por kjo nuk ėshtė e domosdoshme. P. sh. Vuk Karaxhiqi, nė reformėn e gjuhės sė tij, e ka marrė vetėm njė dialekt, atė tė vendlindjes sė tij, Tėrzhiq, nga Bosnja dhe Hercegovina, qė ėshtė mė i pasur se ēdo dialekt tjetėr serb.

    Pse edhe sot kontestohen vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit?
    Akademik I. Ajeti: Kontestimi vjen nga rrafshet e tjera, nga fusha tė tjera, pėr motive tė tera. Kurrkush nuk ka kritikė ndaj gjuhės letrare se nuk ėshtė nė rregull gjuhėsisht, sepse ajo ėshtė krejt nė rregull. Kritikat vijnė nga fushat e tjera: politika, klanet, rrethet kulturore, ideologjike, prej andej vijnė dhe pastaj shartohen edhe nė gjuhė. Arsye gjuhėsore shkencore nuk ka. Thonė pse pėrzihet pushteti?! Ai pushtet do ta pėrdorė atė gjuhė. Krijimi i gjuhės letrare thotė Katiēiq ėshtė akt politik dhe se duhet tė trajtohet jo vetėm si punė shkencore. Ėshtė akt politik, nė fund tė fundit.

    Zotėri Ajeti, thuhet se nė shkencė ka vend pėr tė gjithė. A ėshtė kjo e vėrtetė?
    Akademik I. Ajeti: Edhe po, edhe jo! Nė qoftė se mendoni pėr mundėsinė apo pamundėsinė e shkollimit tė rish e tė rejash tė popullsisė sonė, unė mendoj se, me pėrjashtim fare tė vogėl qė nuk ēon aspak nė kanar mundėsitė, edhe te ne nė Kosovė, janė krijuar, si pėr shkollimin fillor edhe tė mesėm. Pėr atė lagje tė varfėrish, nė pėrgjithėsi sigurohen edhe tekstet shkollore.
    Pėr vazhdimin e shkollimit tė tė rinjve nė fakultete puna qėndron ndryshe; pėr degėn qė studenti e ka regjistruar pa njė dashuri ndaj profesionit e me pak rezultate, s’ka kuptim tė humbet kohė kot.

    Rruga e shkencės nuk ėshtė e shtruar me lule, ėshtė sikur pema, rrėnjėt i ka tė hidhura, por frutin e ka tė ėmbėl. A pajtoheni me kėtė konstatim?
    Akademik I. Ajeti: Po, pajtohem, veēse rrugėn e marrė ēdokush e secili e shtron vetė, duke krijuar formulėn e suksesit me dashuri, e pėrkushtim ndaj punės, me dhuratėn e talentit tė tij. “Portreti mė i mirė qė i bėn njeriu vetes ėshtė pėrkushtimi i tij ndaj sė vėrtetės shkencore” (S. Bytyēi). Nė fund vjen gėzimi pėr frutin e ėmbėl.

    Shkenca juve Ju ka sjell mė shumė kėnaqėsi apo mundim?
    Akademik I. Ajeti: Pyetjen Tuaj unė po e nis e pėrfundoj me njė mendim tė Einstein-it (Ajnshtainit). “Mos u pėrpiq tė bėhesh njeri qė ka sukses, por pėrpiqu tė bėhesh njė njeri qė ka vlera”.

    Shkenca nė njėfarė mėnyre e disiplinon njeriun, apo jo?
    Akademik I. Ajeti: Pa dyshim se po, veēse e kam fjalėn pėr shkencėn e vėrtetė.

    Po ta rikthenit jetėn, a do tė pėrcaktoheshit sėrish pėr shkencėn e Albanologjisė?
    Akademik I. Ajeti: Po, pa dyshim, veēse studimet albanistike do tė pėrfshinin edhe hetimet e gjurmimet e gjithė rajonit ballkanik.

    Si duket njė ditė e Juaja nė moshėn e bardhė?
    Akademik I. Ajeti: Si anėtar i rregullt i Akademisė saherė qė Seksioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė mban mbledhje, si anėtar i tij marr pjesė rregullisht. Nė pjesėn e dytė tė librit tim me titull Studije iz istorije albanskog jezika – Prishtinė 1982, botim i Akademisė sė shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, kam shtuar edhe punimin shkencor qė mban titullin Albansko-srpskohrvatske jezičke studije – Etimološki prilozi. Nė Bibliotekėn e Akademisė konsultoj veprėn e madhe Rečnik srpskog narodnog i književnog jezika qė pėrmban edhe fjalė e shprehje shqipe, tė pėrdorura nė dialektet e atij populli.

    A keni ndonjė dėshirė tė parealizuar?
    Akademik I. Ajeti: Janė tė gjitha gjasat se fjalori i sipėrm do tė mbetet i papėrfunduar...

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •