-
Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

Si u retushuan brenda njė fotografie disa nga personalitetet e shquara tė qytetit tė Shkodrės? Dy patriotėt e njohur gjirokastritė, Ēerēiz Topulli dhe Mustafa Qulli, u vranė nga shovinistėt malazezė mė 1915, nė Fushėn e Shtojit, 3-4 km nė lindje tė qytetit tė Shkodrės. Dy dekada mė vonė, nė shtator tė vitit 1936, prefekti i Shkodrės, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur dy dėshmorėt, i gjeti eshtrat e tyre, tė cilat i vendosi nė dy arkivole dhe ftoi bashkinė e Gjirokastrės qė tė dėrgonte njė delegacion pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e pėrcjelljes sė eshtrave tė tyre qė do tė zhvillohej nga bashkia e Shkodrės. Me kėtė rast niset nga Gjirokastra njė delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi njė ditė nė Tiranė, delegacionit iu bashkėngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndėrtesės sė Bashkisė sė Shkodrės mė 14 shtator 1936. Janė tė njohura dhe tė botuara, nė shtypin e kohės, fjalimet qė mbajtėn me kėtė rast Padėr Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me kėtė rast doli nga rreshti i dytė, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti njė fjalim qė nuk u botua kurrė, por qė u fiksua nga fotografi Kel Marubi.
Gjatė viteve tė regjimit komunist, Enver Hoxha bėri gjithfarė manovrimesh pėr tu paraqitur si protagonist nė kėtė eveniment. Duke qenė mjeshtėr i mashtrimeve, ai bėri qė kjo foto tė botohej duke fshirė imazhet e tė gjithė personaliteteve qė gjėndeshin tė pranishėm, nė atė ēast, nė ballkon e duke lėnė aty vetėm imazhin e tij. Gjithashtu Enver Hoxha gėnjeu nė kujtimet e tij se ai gjoja paska hequr xhaketėn ka shpėrvjelur mėngėt dhe ka punuar me kazmė e lopatė pėr tė gjetur eshtrat e dy dėshmorėve, nė njė kohė qė kur erdhi delegacioni gjirokastrit nė Shkodėr ēdo gjė ishte bėrė gati qė mė parė. Po tė krahasojmė foton origjinale qė gjėndet nė Fototekėn Marubi, me atė tė retushuar e tė botuar nė librat e kohės, ku paraqitet Enver Hoxha duke folur i vetėm nė ballkonin e Bashkisė sė Shkodrės, shihet qartė mashtrimi i bėrė. Pėr kėtė i referohemi albumit Gjurmė te historisė kombėtare ne fototekėn e Shkodrės, Tiranė, 1982, fq.9. Ndėrsa nė foton origjinale (nga e majta e shikuesit), janė: 1. Maliq Bushati 2. Daut Ēarēani 3. Spiridon Kasaroci 4. Patėr Anton Harapi 5. Zenel Prodani 6. Enver Hoxha 7. Hafiz Ali Tari 8. Beso Gega 9. Ferdi Kumbaro 10. Fasli Ademi. Prej kėtyre, Maliq Bushati, Padėr Anton Harapi dhe Daut Ēarēani u pushkatuan. Zenel Prodani (Kryetari Bashkisė sė Shkodrės), u burgos. Po ashtu u burgosėn Spiridon Kacarosi (Drejtori i Zyres Sekrete tė MPB), Hafiz Ali Tari (Teolog), Fasli Ademi, (kėshilltar i Kėshillit tė Bashkisė, industrialist) dhe Beso Gega (i cili mbas daljes nga burgu vdiq nė rrethana tragjike).
Ndalemi nė tre prej kėtyre personaliteteve tė shquara.
Maliq Bushati: Lindi nė Shkodėr mė 8 shkurt 1880. Nga fisi i njohur i Bushatlinjėve tė Shkodrės. Vazhdoi shkollėn Ruzhdije nė Shkodėr ndėrsa studimet e larta i kreu nė Robert College nė Turqi, nė vitin 1910. Bėri pjesė nė Komitetin shqiptar tė Stambollit. Ėshtė njė themeluesit e komitetit Lidhja Kombėtare nė Shkodėr. Drejton gazetėn Populli nė Shkdoėr nė vitin 1919. Gjatė viteve tė Luftės I Botėrore ėshtė anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės dhe shef i degės sė Shėndetsisė nė Bashki. U zgjodh deputet nė periudhat 1921-1923 dhe nė vitet 1925-1937. Ministėr i Punėve tė Brendshme nė 1939-1941 dhe kryeministėr nė 1943. Nė 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist sė bashku me Patėr Anton Harapin dhe Lef Nosin.
Padėr Anton Harapi: Lindi nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888. Qė nė moshė tė vogėl hyri nė seminarin e jezuitėve dhe pastaj nė Kolegjin Franceskan qė drejtohej nga Atė Gjergj Fishta. Vazhdoi studimet e larta pėr teologji, filozofi. Mori kulturė oksidentale nė disa qytete tė Austrisė Tirol, Salsburg dhe Schėarz. Kthehet nė atdhe nė vitin 1910 dhe shugurohet meshtar. Nė fillim punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve. Nė periudhėn 1912-1913 shėrben si meshtar nė kishėn e Arrės sė Madhe nė Shkodėr. Nė vitin 1916 meshtar nė Dukagjin kurse nė 1918 ėshtė famullitar nė Grudė, ku edhe mori edhe lėndėn pėr kryeveprėn e tij Andrra e Pretashit. Angazhohet nė politikėn kombėtare. Organizon Grudėn, Hotin dhe Triepshin dhe shkruan nė emėr tė tyre memorandumin drejtuar Konferencės sė Paqės nė Paris nė 1920. Sė bashku me vėllezėrit Mjeda, Dom Loro Cakėn, Luigj Gurakuqin e tjerė, themelon dhe drejton gazetėn opozitare tė kohės Ora e Maleve. Merr pjesė nė shtabin e kryengritjes sė qershorit 1924. Pas rrėzimit tė qeverisė arrestohet 2-3 herė dhe burgoset sė bashku me shumė opozitarė tė tjerė. Nė vitin 1944 mbrojti ēėshtjen kombėtare nė rrethanat e pranisė sė gjermanėve, duke u zgjedhur njė nga katėr regjentėt e mbretėrisė shqiptare. Martir i shqiptarizmės, nė muajt e fundit tė jetės u strehua nė malet e Dukagjinit e pėr njė kohė tė gjatė tė Shpella e Dragobisė. U zbulua befasisht nė Plan tė Shalės, ku qėndronte tek njė plakė, ku kishte harruar protezėn e dhėmbėve. U gjykua dhe u dėnua nga gjyqi ushtarak nė Tiranė. U pushkatua mė 14 shkurt 1946.
Spiridon Kacarosi: Lindi nė Shkodėr mė 5 shtator 1891. Ka prejardhje nga fisi i Suljotėve, transferuar nė Korfuz. Gjyshi i tij erdhi nė Shkodėr nė vitin 1845. Arsimin fillor dhe atė tė mesėm e kreu nė vendlindje. Studioi dhe dha provime nė njė shkollė tė lartė tregtare. Mė 1911-1913 morri pjesė nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe. Nė vitet 1913-1914 dhe 1921 botoi artikuj nė gazetat Taraboshi. Nė periudha tė ndryshme qe nėnprefekt nė Mirditė, Pėrmet, Durrės, prefekt nė Dibėr, kryetar bashkie nė Sarandė. Kreu detyra tė tjera tė larta nė administratėn shtetėrore tė kohės. Qe drejtues i shėrbimit sekret shqiptar 1930-1937. Pati dy arrestime qė u shoqėruan me denim me pushkatim, por qė shpėtoi nė rrethana tė rastėsishme: njė herė nga pushtuesit sllavė nė vitin 1915 dhe nga komunistėt shqiptarė nė 18 nėntor 1944. Nė vitin 1952 debohet sė bashku me familjen nga Tirana dhe vendoset nė Shkodėr. Nė vitin 1952 burgoset. Nė periudhėn 1954-1958 qe i internuar nė kampet nė Shtyllas, Radostinė dhe Kuē tė Kurveleshit. Vdes nė Shkodėr mė 6 mars 1966.
Besoj se nė tė ardhmen historiografia shqiptare do tė thotė tė vėrtetėn mbi figura tė tilla, me kontribute tė shquara pėr gjuhėn, historinė dhe kulturėn kombėtare si, Mustafa Kruja, Padėr Anton Harapi, Padėr Zef Valentini, Padėr Gjergj Fishta, Midhat Frashėri, etj., duke u zhveshur nga paragjykimet dhe mentalitetet e kohės.
Milosao
-
-
o puro a more vesh kush a vra ne shkoder ????
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt