Ka kohe qe jam ne Amerike dhe jam ne dileme te kthehem ne Shqiperi me familjen, apo jo. Besoj shume emigrante te tjere ndodhen ne kete dileme. Perderisa ne s'jetojme ne Shqiperi s'e kemi idene cfare na pret aty po te vijme. Nje ndihme e madhe do te ishte nese shqiptare qe jetojne aktualisht ne Shqiperi te ndihmonin me fakte dhe shifra persa i perket kostos se jeteses ne Shqiperi.
Me falni nese nota naiviteti dhe mungese realizmi tingellojne ne pyetjen time, por eshte e vertete, s'kam se si ta perfytyroj realitetin nese dikush nuk me tregon faktet.
Jam munduar te kerkoj ne Internet dhe te lexoj gazetat shqiptare qe te marr vesh dicka me shume. Qofsha gabuar, por duket qe gazetat jane aq te lidhura ngushte me politiken dhe te lene shijen sikur shkrimet s'kane shume vertetesi.
Ndihma juaj do te jete shume e vlefshme per mua dhe emigrante te tjere qe deshirojne te kthehen ne Shqiperi, por kane nevoje te lidhen me realitetin si fillim.
Faleminderit.
Krijoni Kontakt