Close
Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 188
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    O firak patrioti me bateria
    Me bateria,me bere me qesh,po me duket se vuan nga ajo qe ske bere kurre nje gje per popullin tende,jo se gati harrova e ke quajtur veten me emrin "drenicak"eshte edhe nje patriotizem nuk te duket kjo gje me bateria?
    Nejse se ti ne shkrimet tuaja edhe ashtu shume kenede e bene te pamenqur e te paditur eshe kjo e vetmja gje qe din dhe e bene.
    Edhe pse mu kan fshir nga kjo teme 3 shkrime do vazhdoje te mbroje gjakun dhe sakrificen e popullit tim,ne luften e fundit ne Kosove te udhehequr nga UCK-ja.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shum me dhimen trimat qe sakrifikun per ker ket tok

    se per ksi far njerzish nuk ja vle me dek kurren e kurres.

    cdo luft e kryme prej shqiptarve hidhet posht prej ni grupi os eni tjetri per interesa fetare politike etj. tu fillu prej gjergj kastriotit, vazhdo me lidhejen e prizrenit, kryengritjet per pavarsi, luften e dyt botrore e tu e myll me luften e lavdishme te UCK, gjithmon ka me dal ni grup zagaresh politiko fetar qe kan e e hedh posht e kan me pshurr ne ta.


    me verte kam fillu me menu a ja vle me vdek per ket tok? tu e dit se mas ni far koh kan ne te qujt tradhtar, budall, ose ushtri fantazem. e kan me ta shkul bustin me rranj e kan me ta gjujt ne berllog.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Mbaj mend një emision italian të vitit 1998... gazetarët ndiqnin nëpër rrugët e zymta të Prishtinës një gorillë serbe. Gorilla dymetrosh me sy të përgjakur i veshur me të zeza thosh tërë krenari se kishte qenë në Bosnje ku kishte luftuar për kombin e tij... mburrej me frikën që ai dhe shokët e tij ngjallnin te shqiptarët, “që u kishin uzurpuar tokën e të parëve dhe shumoheshin si lepuj, përtacë, të pistë, të pabesë, të pakulturuar, frikacakë...”
    i kam akoma gazetat e viteve '90 me faktet e freskëta mbi tmerret në Bosnjë e në Kosovë...

    e kotë të përshkruaj se çfarë mund të ndihet pasi bisedon me njerëz që i kanë përjetuar ato tmerre dhe çfarë lumturie mund të pèrjetohet kur merr vesh se, më në fund bota e qytetëruar vendosi të ndalojë makinën asgjesuese serbe.

    Mbaj mend diskutimet e shumta me kolegët dhe profesorët në universitet në atë periudhë. Shumë prej tyre dilnin dhe protestonin dhunshëm kundër ndërhyrjes së NATO-s, shumë ishin të bindur se serbët thjesht po mbroheshin nga kriminelët shqiptarë, që po vrisnin dhe po përpiqeshin të bëheshin zot në “shtëpinë e tjetrit”.

    Mbaj mend manifestimet nëpër botë për të treguar të vetmen të vërtetë:
    serbët po kryenin një gjenocid të programuar kundër një populli autokton, paqësor, të paarmatosur, të papërgatitur për luftë, të shtypur dhe të dhunuar prej më shumë se një shekulli.

    Makina shfarosëse serbe kishte marrë disa herë dritën jeshile nga aleatët e saj në këshillin e sigurimit dhe çfarëdo ndërhyrje mund të ishte vetëm e njëanshme duke hapur precedente dhe skenare të rrezikshme. Eksperienca në Bosnje kishte treguar qartë se ishte kollaj të vrisnin qindra mijëra njerëz dhe të krijonin një status quo me “paqeruajtës”, “observatorë”, propozime dhe ankesa.. veto ruse dhe kineze në këshillin e sigurimit..., me Kosovën pa shqiptarë dhe me kampet e refugjatëve sipas modelit palestinez. Sikur të mos kishte patur disa BURRA SHTETI që kuptuan se ishte në interesin e botës së përparuar ndalimi i kasaphanës, nuk arrij as të imagjinoj se si mund të ishte sot situata e shqiptarëve...

    meqë tema ishte për UCK...
    Për djemtë dhe vajzat që me vetëmohim ju vunë përballë kanibalëve serbë, kam admirimin më të sinqertë dhe duhet t'u thuren lavde në pafundësi.
    Për “strategët” dhe “heronjtë” e pas luftës, kam përshtypjen se luftuan sidomos pas luftës për kolltuqe.

    Për ata që sot flasin për provokim të serbëve, me qëllim që të futej NATO dhe të përzinte serbët nga Kosova, më duket se ky është versioni serb...

    Për ata që ishin më pak se 10 vjeç në atë periudhë:
    duhet të kuptoni dhe të mos harroni se ishte programuar zhdukja e shqiptarëve nga trojet kosovare dhe nuk ishte aspak e sigurtë që NATO do ndërhynte në atë mënyrë, përkundrazi...

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Ne nje rast ne Tirane para bustit se Skenderbeut I. Rugova dekleroi : "Amerika ka qene edhe aleate e Skenderbeut". Kur e thote Rugova ajo pa tjeter duhet te jete e vertete anipse Amerika u zbulua nja katerdhjete vjete pas vdekjes se Skenderbeut.
    Ne kete fryme eshte edhe deklerata e Albos per UÇK-ne:" UÇK ishte nje formacion famtazme" thote Albo dhe duhet besua anipse Kosova u la cep ne cep me gjakun e luftetareve te lirise dhe sot eshte e mbushur me murana dhe lapidare te djemeve dhe vajzave qe rane duke luftuar me okupatorin e eger serb.
    Anipse UÇK-ne e pranouan si ushtri Çlirimtare te gjitha shtetet e botes ,miqte e armiqte sepse ajo me guximin edhe vendosmerine deri ne flijim fitoi edhe simpatine e shteteve dhe popujve te demokracive perendimore te cilat ndihmuan luften e popullit shqiptar per lirine e Kosoves.
    Sipas Albos te gjithe ata qe i atribojne meritat e luftes per lirine e Kosoves UÇK-se kane me pak se 4 vjete shkolle.Po.. po.. te ille perveq shumices se shqiptareve jane edhe Holbrook,Clark,Klinton,Blair, e shum burreshtetas e gjenerale te ushtrise se NATO-se. Por kur Albo thote se kane me pak se 4 vjete shkolle duhet besuar si ate thenjen e Rugoves se Amerika paska qene alete e Skenderbeut.

    ALbo pastaj shkruan :

    thurini lavde familjeve te gjithe atyre shqiptareve te pafajshem te Kosoves, ata jane martiret e vertete te lirise se Kosoves. Gjaku i tyre eshte cmimi i lirise e jo "trimat" e UCK-se qe kerkojne te marrin te gjitha meritat e luftes si para, si gjate edhe pas luftes.

    Numri i viktimave te luftes ne Kosove ne rradhet e shqiptareve te pafajshem eshte shume here me i madh se numri i ushtareve te rene ne lufte. Pra eshte populli i pafajshem i Kosoves, pleq, gra, femije te pambrojtur, heronjte e vertete te Kosoves. Dhe ketyre viktimave te harruara askush nuk u thur lavde, edhe pse nje popull i tere i ka borxh lirine. Bombat e NATO(s) nuk do te kishin rene mbi Kosove nese bota nuk do te perjetonte ne ekranet e televizioneve genocidin ndaj popullsise se pafajshme te Kosoves.

    .....................................

    Me kete pjese pajtohemi plotesishtdhe askush asnjehere nuk ka mohuar gjakun e martireve ,femijeve,grave,pleqeve te cilet u vrane ,dogjen dhe u theren neper shtepia,ne rruge e kudo.Gjaku drite e perjetesi per lirine dhe ppavaresine e Kosoves ju befte secilit shqiptare qe ra per lirine e Kosoves ne ate lufte.E vertete eshte se po te mos benin masakra e krime mbi civilet bishat barbare serboqetnike NATO nuk do te intervenonte.
    Une kam nje pyetje z. Albo: Po te mos fillonte UÇK-ja, te cilen ti e quan formacion fantom,luften e armatosur kunder okupatorit serbosllav ,a do te kishte intervenua NATO dhe SHBA-te apo ndoshta edhe sot e kesaj dite do te kishim regjimin serboqetnik me tere aparatin policor,ushtarak e shtetror te dhunes ne Kosove?

    E habiteshme ore burri dheut si nuk na doli ne ndihme Amerika me heret pasi e kemi pase aleat qe nga koha e Skenderbeut ,si thoshte Rugova,po priti te ngriten keta djemte eUÇK-se per tu bere force ajrore e tyre?!

    Mosni ore burra mos vuani nga shpirtengushtesia,inferioriteti e inati i politikes se po pelcisni. "Ke inatin folja hakun" thoshte shpesh Fishta,e ju te politikes se nenshtrimit zgjohuni e tejkaloni ate gjendje apatie e turpi , nuk e keni fajin ju ."I ligu nuk ka mish as shpirte " eshte nje fjale popullore, Une qebesa me pare dua te shkoj me trima ne ferr se me frigacaket ne parajse.
    Nderimi i dhe lartesimi i heroizmit dhe gjakut te derdhur shqiptare per lirine e Kosoves vetem ju fisnikron edhe ju ,ju nxjerre nga ajo sketerre shpirterore e inateve dhe zilive dhe ju ngrite krenarine
    kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hasjani 51 : 14-10-2009 më 14:28

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zakonisht, shqiptaret qe kane me pak se 4 klase shkolle i thurrin lavde te tilla nje ushtrie si UCK-ja. Bile arrijne deri atje sa i atribuojne edhe "clirimin e Kosoves" UCK-se edhe pse nje bote e tere e di qe ishte NATO ajo qe e cliroi Kosoven, ashtu sic eshte NATO ajo qe edhe sot e kesaj dite garanton sigurine e shtetit te Kosoves. Mirepo kjo nuk i pengon aspak shqiptaret qe ti bien gjoksit e ti bejne qejfin vetes ne ate krenarine e tyre boshe.

    Ashtu sic nuk ishte "lufta e UCK-se" qe beri qe NATO te nderhynte ne Kosove, ishin vrasjet, dhunimi, debimi i atyre qindra mijera shqiptareve te pafajshem te Kosoves qe beri qe NATO te nderhyje ne Kosove. Tragjedi si ajo e Recakut apo kalvaret e refugjateve te debuar nga Kosova drejt Shqiperise e Maqedonise ndihmuan me shume clirimin e Kosoves se sa gjithe pushket e shkrepura nga ushtaret e UCK-se. Prandaj boll i thurni lavde nje formacioni fantazem si UCK te dirigjuar nga sherbimet e huaja sekrete, thurini lavde familjeve te gjithe atyre shqiptareve te pafajshem te Kosoves, ata jane martiret e vertete te lirise se Kosoves. Gjaku i tyre eshte cmimi i lirise e jo "trimat" e UCK-se qe kerkojne te marrin te gjitha meritat e luftes si para, si gjate edhe pas luftes.

    Numri i viktimave te luftes ne Kosove ne rradhet e shqiptareve te pafajshem eshte shume here me i madh se numri i ushtareve te rene ne lufte. Pra eshte populli i pafajshem i Kosoves, pleq, gra, femije te pambrojtur, heronjte e vertete te Kosoves. Dhe ketyre viktimave te harruara askush nuk u thur lavde, edhe pse nje popull i tere i ka borxh lirine. Bombat e NATO(s) nuk do te kishin rene mbi Kosove nese bota nuk do te perjetonte ne ekranet e televizioneve genocidin ndaj popullsise se pafajshme te Kosoves.

    Albo
    ne baze se keti shkrimi gjithqka je vetem shpirt shqiptari jo

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga PINK-FLOYD Lexo Postimin
    Ushtria Amerikane eshte ushtria qlirimtare me e sukseseshme ne bote
    Jo ore se pa uck-ne seshte gje e sheh punen e amerikanve ne irak dhe afganistan LOL

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Jo ore se pa uck-ne seshte gje e sheh punen e amerikanve ne irak dhe afganistan LOL
    Ushtri Qlirimtare eshte ushtria qe lufton per lirine e atedheut dhe popullit te saje.A eshte Iraku,,Avganistani atdhe i amerikaneve apo vetem e kane per interesa te naftes kjo per ne shqiptaret eshte me pak e rendesishme sepse ata vertete UÇK-se ju bene force ajrore dhe e ndihmuan qlirimin e Kosoves. A e bene kete ne mbrojtje te vlerave iniverzale,per te ruajtur paqen ne Europe ,per interesa te tyre globale,apo helbete nga "miqesia" qe kishin me Skenderbeun ne ate kohe si pat deklerua Rugova e din vete amerikanet.

  8. #108
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965

    Post mir Student po i lyp 10 vjet histori

    I nderuar Student ne 10 vjet e fundit nuk ka ndodh asgja qe ja vlen me hy ne Histori, perveq Vllavrasjeve per me i humb gjurmet e gjat luftes se kush e vrau e dhunoj kan.

    Ti po don me dit se kush e shtini serbine ne kurth. E po don me e zgjedh me 10 vjecarin e fundit?
    Kur ta lexojsh e anlizojsh historin e hiq ma larg se 30 vjet ateher lajmerohu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 30-11-2009 më 10:35

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga hasjani 51 Lexo Postimin
    Ushtri Qlirimtare eshte ushtria qe lufton per lirine e atedheut dhe popullit te saje.A eshte Iraku,,Avganistani atdhe i amerikaneve apo vetem e kane per interesa te naftes kjo per ne shqiptaret eshte me pak e rendesishme sepse ata vertete UÇK-se ju bene force ajrore dhe e ndihmuan qlirimin e Kosoves. A e bene kete ne mbrojtje te vlerave iniverzale,per te ruajtur paqen ne Europe ,per interesa te tyre globale,apo helbete nga "miqesia" qe kishin me Skenderbeun ne ate kohe si pat deklerua Rugova e din vete amerikanet.
    Allahile seriozisht mendon ti se uck ka cliru kosoven apo paska qen nato vetem forc ajrore???!
    Cdo respekt per uck por mos e ishte nato dhe amerika ,ruset e serbet sot i kishe ne prishtin ,leni kto muhabete femijsh mahalle!!!

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    32
    Duhet qe shqiptareve tu recitohet vargjet e P . vases ...
    UÇK -ja ishte ushtri qe e qliroj kosoven me ndihmen e aleateve te saj.
    Komente nuk ka , qe besa ju nuk e dini as nje operacion qe beri UÇK-ja ne luft per qlirimin e kosoves.
    krenari

Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •