Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Rritet euro, shtrenjtohen kreditė

    TIRANĖ- Ditė te vėshtira pėr monedhėn vendase, lekun. Fundi i sezonit tė pushimeve po shoqėrohet me njė zhvlerėsim tė fortė tė tijin kundrejt monedhave tė tjera dhe kryesisht ndaj euros. Pėrfundimi i sezonit tė verės dhe largimi i emigrantėve, ardhja e tė cilėve shoqėrohet me futjen e sasive tė mėdha tė monedhės europiane nė treg duket se kanė ndikuar sė tepėrmi nė zhvlerėsimin e lekut.


    Sipas tė dhėnave tė ofruara nga Banka e Shqipėrisė, brenda njė jave, monedha jonė ka humbur terren me plot njė pikė kundrejt euros, tregues i cili pritet tė ndikojė nė njė serė faktorėsh, siē janė rritja e ēmimeve tė mallrave tė importit dhe rritja e kostos sė kredive nė euro. Gjatė dy ditėve tė shkuara njė euro kėmbehej me 133.6 lekė, shifėr kjo qė nuk arrihej prej mė se pesė vitesh.


    Duke filluar qė nga mesi i muajit tė kaluar, leku ėshtė zhvlerėsuar nė mėnyrė tė vazhdueshme ndaj euros, duke humbur plot 3.6 pikė kundrejt saj krahasuar me atė periudhė. Po sipas tė dhėnave tė BSH-sė, dje njė euro ka kushtuar 1.3 lekė mė shumė se nė fillimin e kėtij muaji.


    Ekspertėt theksojnė se kjo dukuri lidhet me mbylljen e sezonit turistik, largimin e emigrantėve, dhe me uljen e ofertės pėr kėtė monedhė nga bankat, ndėrkohė qė kėrkesa ėshtė gjithnjė e nė rritje.


    Njė furnizues i rėndėsishėm i tregut me valutė kanė qenė bankat nėpėrmjet lėshimit tė kredive, por sipas tė dhėnave, pėr shkak edhe tė shtrėngimt tė kritereve nga bankat , kreditimi nė valutė gjatė gjashtė mujorit tė parė tė kėtij viti ka shėnuar ulje.


    Dėrgesat e emigranteve gjatė gjashtėmujorit tė kaluar raportohet tė kenė pėsuar njė rėnie me rreth shtatė pėr qind, ndėrsa eksportet nė shtatė muajt e parė tė vitit ishin 16 pėr qind mė tė ulėta.


    Ky zhvlerėsim i vazhdueshėm i monedhės vendase ndaj valutave tė huaja dhe kryesisht ndaj euros, sipas ekspertėve rėndon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ata individė apo biznese qė kanė marrė kredi nė monedhėn europiane, ndėrsa tė ardhurat i kanė lekė. Tashmė secili prej tyre do tė duhet tė shpenzoje mė shumė lekė pėr tė shlyer kėstet mujore tė kredisė ndaj bankave.


    Vlerėsohet se kredia nė euro pėrbėn rreth 70 pėr qind tė totalit tė kredive tė lėshuara nga bankat pėr ekonominė shqiptare. Sa i pėrket individėve, mė tė ekspozuarit janė ata qė kanė blerė shtėpi duke marrė kredi nė euro, kjo pėr shkak tė normave mė tė ulėta tė interesit dhe shitjes sė tyre nė kėtė monedhė dhe jo nė atė vendase.


    Njė rrezik tjetėr i zhvlerėsimit tė monedhės vendase ėshtė shtrenjtimi i ēmimeve tė mallrave tė importit. Nėse njė muaj mė parė pėr njė mall qė pėr shembull kushtonte njė euro, njė tregtar duhet tė paguante 130 lekė, tashmė kėsaj shumė i duhet t'i shtojė edhe 3.6 lekė tė tjera, ēka realisht do tė kompensohet duke rritur ēmimin pėr konsumatorėt.


    reference: http://www.shekulli.com.al/2009/09/1...n-kredite.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 27-09-2009 mė 01:43
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    Eshte nje fenomen qe eshte pare edhe ne vende te tjera gjate kesaj periudhe te krizes ekonomike. Nje rast i tille eshte Hungaria ku rritja e vleres se euros ne krahasim me monedhen vendase solli pasoja te medha.
    Ndoshta eshte koha qe shteti te analizoj, nese kjo eshte vetem nje rritje artificiale e vleres se euros, ne rast se jo te nderhyj duke subvencionuar kreditoret e rregullt.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo krize u zhvillua nga deklarata e Berishes qe do te zevendesojme lekun me euro...shumica e shqiptareve nuk e kane idene se cfare procedurash te gjata ka per zevendesimin e nje monedhe ne euro dhe besuan fjalet e nje personi qe nuk di ca nxjerr nga goja...
    Kjo shkaktoi qe shume njerez te vrapojne ne banka dhe te kthejne leket ne euro, gje qe shkaktoi edhe kete krize per lekun. Kete gje e pranon edhe Bode dhe Fullani dhe ekonomiste te tjere...

  4. #4
    Tregu i kembimit kthehet ne normalitet, leku rimerr vleren

    Tregu i kembimit i monedhes vendase u kthye dje ne normalitet. Leku rimori dy pike ndaj euros, nderkohe qe sipas eksperteve te ekonomise gjate diteve ne vijim pritet te kembehet ne pozitat normale me euron. Sipas agjencive te kembimit valutor shkak per kete ringritje te lekut jane bere deklaratat optimiste te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dhe ministrit te Financave Ridvan Bode, te cilet nje dite me pare shpjeguan se, nuk behet fjale per zevendesimin e lekut me euron, pasi ky eshte nje proces i gjate. Menjehere pas ketyre deklaratave dje ne agjencite e kembimit, monedha e eurozones eshte blere me 136 leke dhe eshte shitur me 137.1 leke. Ndersa dollari eshte kembyer me 92.6 leke ne blerje dhe me 93.5 leke ne shitje. Ne agjencite e kembimit, monedha e eurozones eshte blere me 136 leke dhe eshte shitur me 137.1 leke. Ndersa dollari eshte kembyer me 92.6 leke ne blerje dhe me 93.5 leke ne shitje. Ndersa nje dite me pare leku u shit me 138.6 leke. Guvernatori Fullani i ka bere thirrje te gjithe agjenteve ekonomike dhe individeve se, leku eshte ikona e ekonomise shqiptare, duke lene te kuptohet se, nuk do te kete asnje zevendesim me euron. Madje, prere Guvernatori i Bankes se Qendrore ka bere thirrje se, lekun duhet ta leme te qete. Nga ana tjeter ekspertet bejne thirrje per qetesi duke, informuar se luhatjet e lekut keto jane spekulative me se shumti. Nderkohe qe Banka Qendrore ka njoftuar se ka ne dispozicion te gjitha masat per mbajtjen nen kontroll te tregut te kembimit. Ne nje horizont afatgjate, kursi i kembimit do te reflektoje detyrimisht bazat dhe fondamentet e ekonomise sone, te cilat jane dhe mbeten te shendetshme. "Ekuilibrat e arritur gjate viteve te shkuara mbeten tregues reale te potencialit te ekonomise tone", tha kreu i Bankes Qendrore. Ai njoftoi gjithashtu se Banka e Shqiperise mbetet per nje regjim te lire te kursit te kembimit. Ai do te jete pasaporta dhe mbeshtetesi me i mire i ekonomise shqiptare ne rrugen e integrimit evropian. "I ftoj te gjithe agjentet ekonomike te gjykojne me ftohtesi mbi perfitimet e monedhes kombetare, si instrumenti me i mire afatgjate per ruajtjen e kursimeve te tyre dhe si zbutesi me i madh i luhatjes se pasurise", tha guvernatori. Nga ana tjeter problemet qe sjellin luhatjet ne kursin e kembimit jane kthyer ne nje nga temat me te nxehta te diskutimeve te politikeberesve ne ekonomite e hapura, si ne ato te zhvilluara ashtu edhe ne ato ne zhvillim. Keto ceshtje kane qene prezente edhe ne vendet e tranzicionit ne Evropen Lindore, pasi volatiliteti i tepert i kursit te kembimit qe me fillimin e procesit te liberalizimit, ka shkaktuar kosto te konsiderueshme ne mireqenien e ketyre vendeve.

    2009, leku zhvleresohet 12,6%

    Qe nga fillimi i vitit e deri me tani monedha vendase leku eshte zhvleresuar 12.6 per qind ne kembim me euron kurse ne kembim me dollarin vlera ka qene me e ekuilibruar. Eksperte te ekonomise vleresojne se, zhvleresimi i monedhes vendase ne nje moment te caktuar deri rreth 15 % nuk eshte shqetesues. Pertej ketij kufiri autoritetet duhet te shqetesohen. Mirepo Banka e Shqiperise nderhyn rregullisht nepermjet instrumenteve te saj ne stabilizimin e tregut te kembimit. Por gjithsesi Banka e Shqiperise eshte shprehur se, vlera e lekut ne treg do te vendoset nga tregu i lire. Sipas autoriteteve tona te financave dhe bankave edhe per nje kohe te gjate leku do te jete monedha qe do te dominoje transaksionet brenda vendit. Rrogat dhe pensionet do te jene ne kete monedhe, i gjithe tregu i pakices dhe qindra sherbime te tjera ofrohen ne leke. Keshtu qe qytetaret shqiptare duhet te mos humbasin besimin tek leku, i cili pergjate 10 viteve te fundit ka shfaqur qendrueshmeri ne tregun e kembimit, duke reflektuar keshtu qendrueshmerine makroekonomike te vendit.

    E Shtune, 26 Shtator 2009

    Blerina Hoxha - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Njiqind her do te jet ma mirė nese shqiperia hyn me euro sepse populli do te perfitoj nga kjo -
    keshtu me lekun perfiton vetem nji grup njerzish te cilet qellimisht kan lėnė qdo gjė ne anarki-
    qmimet nuk kontrollohen ne asnji artikull te ndonji prodhimi ne shqiperi nuk ka te shkruar qmimi qka do te thot shitsi ja futė si te don me lek me qmim stratosferik-
    nga i cili vuan qytetari nga shtrejtesia e hatashme -
    shqiperia me ket humbje kontrolli ku nuk e merr vesh kush lekun po behet vendi ma i shtrejt ne botė me qmime ku turistet do ti shmangen edhe bashkkombasit dal ngadal-
    sepse leku eka hum kontrollin ne krahasim me devizen-
    ne shqiperi per 15 dit hargjon dy mij euro vetem ushqime te thjeshta dhe ndonje ushqim ne restoran -

    praktikimi i euros pa obligime tjera ndaj europes do te ishte status i mirė i shqiperisė pasi qe do te rriiste standardin dhe mirqenjen e sidomos truizmin-me euro dhe rruget e hapura shqiperisė mund ti vijn deri ne tridhjet miljon tursit ne vit nese ajo din te menagjoj truizmin dhe sidomos pastertinė ku ne rrugė nuk do te guxonte te dukej as edhe nje leter -
    vetem ather shqiperia mund te ket pamje europiane -
    tendtimi per te hy ne europė e largimi nga euroja -
    nuk ka ndonje kuptim logjik ktu-
    shqiperia nese do modernizem dhe perparim duhet te punoj shum ma shum ne drejtim te truizmit ne rruget e hapura qe te ju lehtesohet basghkatdhetarve hyjrja ne at shtet -
    te cilet vetem ata me kontributin e tyre qe jan me miljona jasht shtetit -
    nuk ka nevoj qe te vijn kombe tjera se vetem me emigrant shqiperia mund te behet vendi ma turistik ne botė sepse nuk esht vetem turzimi detarė por duhet te krijoj shum pjesė tjera turstike ne secilin fhsat e pllėmbė -
    por per te lehtsuar turizmin dhe ardhjen e njerzve gjithsesi duhet me hy ne euro dhe duhet te ket kontrollin ma absolutte qmimeve-
    nese vazhdon me ket ngritje te pa kontroll te qmimeve dhe manipulimin me leku n karshi euros shqiperia do te dal n ga kontrolli i qimeve dhe askush nuk do te ja msyj ma ati vendi -sepse jo vetem qe ka probleme m osnjohje me monedhen por ka edhe veshtirsi -
    ekonomike tregatre -
    si dhe dalje nga kontrolli i qmimeve -
    Mali i zi kosova maqedonia sllovenia sherbehen me euro dhe se shpejti kroacia e te gjith do te hyjn ne euro perse shqiperia dote bej perjashtim -
    nuk ebesoj se leku ne ket raport esht simpatik dhe terheqs per turizmin si dhe shtrejtesia stratosferike qe po tregohet kohete fundit pa kurfar kontrolli-
    Nuk ka vend ne europė ku nuk jan te shkruara qmimet ndersa ne shqiperi jo-
    cili turist mund te blej diqka aty kur nuk njihet nga shum te huaj vlera e lekut me euron -
    prandaj te huajt nuk blejnė shum ne shqiperi por as emigrantet sepse nuk kan llogari -
    vetem me hrjene euros prodhimet shqiptare mund te ken shitje te mdha ne tregje te europes

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Cfare analizash. Disa edhe u botokan ne gazete!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •