Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Deshmitaret e Alpeve!

    Te dashtun vllazen e motra, kam vendos me postue ktu n'kyt forum disa shkrime mbi disa grupe te krishteresh qi kan egzistue jasht kishave te njohura zyrtare Katolike, Ortodokse dhe Protestante. Me ju than te drejten, jam mendue shume ku me i postue njita shkrime, sepse kshu si asht da ky forum, i del se nuk mundesh me i postue kurrkund njita shkrime, pasi njita grupe nuk kan pranue kurrsesi me u ba pjese e ktyne kishave.

    Njita grupe, tuej pas kene jashte kishave zyrtare, tregojne nji dishmi te gjalle se edhe at'here kur duket se kishat zyrtare kan ra n'korrupsion, Krishti do kete gjithmone njerez qi do e mbajne dishmine e Tij te gjalle. Njita grupe nuk njihen shume ne historine e kishave, pse kan ken persekutue gjithmone. Ajo qi dime ne per ta, jane deshmite ai kane lane armiqte e tyne per ta. Pranej, kam mendue se asht interesante me i dit historite e tyne, sepse kta jane pothujse inekzistente ne syte e botes, por jo ne syte e Krishtit.

    Ne qi i takojme Atij, duhet me i dite kto histori te bukra te vllazneve dhe motrave tona, kudo dhe kurdo qi ata kane jetue sepse ata jane pjese e historise tone.

    Ju lutem shume vllazen protestante dhe katolike, mos i merrni keto shkrime sikur te jene kunder jush, por shikjoni me pa Krishtin ne to. Lum ai si sheh Krishtin dhe jo doktrinen e kishes se tij.

    Krishti asht doktrina jon! Amen!
    -------------------------------------------------------------------------

    Kishat ne malet alpine

    Ky rrefim flet per bashkesite e medha te krishtera, te themeluara mire mbi Shkrimin e Shenjte dhe te lira nga idhujtaria dhe cdo e keqe qe mbizoteronte ne Kishen dominante te deklaruar. Keto bashkesi gjendeshin ne Malet Taurus dhe luginat Alpine .

    Keto, te izoluar qetesisht mes maleve te tyre, kishin ngelur te pastra nga zhvillimet ne Kishen Romane. Ato i konsideronin Shkrimet si per doktrinen ashtu dhe per rregullin kishtar, per te qene baza lidhese per kohen e tyre dhe pranonin se Shkrimet nuk ishin objekt ndyshimesh duke u nisur nga ndryshimi i rrethanave te jashtme. Thuhej per ta qe e gjithe menyra e te menduarit dhe te vepruarit ishte nje perpjekje per te ruajtur te paster karakterin e Krishterimit origjinal. Nje nga shenjat qe tregonte qe ata nuk ishin “reformatore” ishte toleranca ndaj Kishes Katolike Romane. Nje reformator pothuajse ne menyre te paevitueshme e thekson te keqen e atij grupimi nga ai ka dale, ne menyre qe te justifikoje veprimin e vet. Ne marredhenie me bashkekohesit e tyre qe largoheshin nga Kisha e Romes, po ashtu si dhe me vone ne bashkebisedimet e tyre me reformatoret, kjo njohuri e asaj se cfare ishte e mire ne ate Kishe qe i persekutonte ata, vihet re ne menyre te vazhdueshme.

    Inkuizitori Reinerius, i cili vdiq ne 1259, ka lene nje shkrim ku thuhet: "Ne lidhje me sektet e lashta heretike, kini parasysh qe ka pasur rreth shtatedhjete prej tyre. Te gjithe ata qe kane infektuar Gjermanine, me perjashtim te sektit te Manikeasve, Arianeve dhe Leonisteve (Valdensianeve) jane zhdukur me favorin e Zotit. Mes gjithe ketyre sekteve qe ekzistojne apo qe kane ekzistuar, nuk ka asnje me te demshem se Leonistet (Valdensianet) dhe kjo per tre arsye: Arsyeja e pare eshte vazhdimesia e tyre e gjate, sepse disa thone qe ata e kane zanafillen nga koha e Silvestrit (shek 4) dhe disa te tjere qe nga koha e apostujve. Arsyeja e dyte eshte se ata jane shume te perhapur, sepse rralle mund te gjesh nje vend ku keta nuk ndodhen. Arsyeja e trete eshte se te gjithe sektet e tjera, per shkak te blasfemive te tyre te renda kunder Zotit shkaktojne frike tek degjuesit, ndersa keta te Leonisteve kane nje paraqitje madheshtore te besimit, duke qene se ata jetojne me drejtesi para njerezve dhe besojne cdo gje mire duke respektuar Zotin se bashku, ne te gjitha artikujt e permbajtura ne kredon e besimit: vetem se ata blasfemojne Kishen Romane dhe klerin, gje e cila pranohet lehtesisht nga turmat e laikeve"

    Antikiteti i Valdensianeve

    Nje shkrimtar tjeter me i vonshem, Pilichdorf, gjithashtu nje kundershtar i hidhur, thote qe personat qe pretendonin se kishin ekzistuar qe nga koha e Papes Silvester ishin Valdensianet.

    Disa kane sugjeruar qe Klaudius, peshkopi i Torinos, ishte themeluesi i Valdensianeve ne malet e Piedmontit. Ai dhe ata kishin shume gjera te perbashketa dhe duhet ta kene forcuar dhe inkurajuar njeri-tjetrin, por vellezerit e quajtur Valdensiane ishin te nje origjine shume me te vjeter. Nje igumeni (kryetari murgjerish) i Shen Rokut ne Torino, Marco Aurelio Rorenco, i ishte kerkuar ne 1630 te shkruante nje rrefim per historine dhe opinionet e Valdensianeve. Ai shkroi se Valdensianet ishin aq te lashte sa nuk ishte ne gjendje te thoshte me siguri absolute kohen e sakte te origjines se tyre, por me te gjitha gjasat edhe ne shekujt e nente dhe te dhjete ata nuk mund te konsideroheshin nje sekt i ri, por kishin sherbyer si inkurajues dhe nxites te opioneve qe u kishin paraprire. Nje nga keta inkurajues ishte Klaudiusi i Torinos. Ky njeri njihej si mohues i adhurimit te imazheve, kryqit apo shenjtoreve. Po keshtu, ky njeri kishte shkruar nje komentar per Letren per Galatasit ku thuhej qarte se justifikimi vjen vetem nga besimi dhe me ane te kesaj vinte ne dukje gabimin e Kishes e cila ishte larguar nga kjo e vertete.

    Vellezerit e luginave kurre nuk e humben njohurine dhe te qenit te ndergjegjshem per origjinen dhe historine e panderprere te tyre. Kur ne shekullin e katermbedhjete dhe ne vazhdim, luginat u pushtuan dhe atyre u duhej te negocionin me sunduesit qe i rrethonin, ata gjithmone e theksonin kete. Princit te Savojes, i cili kishte marredheniet me te gjata me ta, ata ja shpallen pa frike kontradiktash uniformitetin e besimit te tyre, nga babai tek biri qe nga koherat qe s’mbahen mend, madje qe nga koherat e Apostujve. Francizit I te Frances, ata i thane ne 1544: "Ky rrefim eshte ai qe ne kemi marre nga paraardhesit tane, dore me dore, sipas asaj qe paraardhesit e tyre ne cdo kohe dhe periudhe kane mesuar dhe dorezuar“ . Disa vjet me vone, ata i thane Princit te Savojes: “Le ta dije Lartesia juaj qe ky besim qe ne jetojme nuk eshte thjesht besimi i kohes se sotme apo nje besim i zbuluar vetem para disa vitesh, ashtu sikurse pretendojne me genjeshtra armiqte tane, por eshte besimi i eterve dhe gjysherve dhe i paraardhesve tane te larget. Eshte besimi i shenjtoreve dhe martireve, konfesoreve dhe apostujve“

    Kur ata rane ne kontakt me reformatoret ne shekullin e gjashtembedhjete, ata thane: “ Paraardhesit tane na kane treguar me hollesi shpeshhere qe ne kemi ekzistuar qe nga koha e apostujve. Megjithate ne te gjitha gjerat ne biem dakord me ju, mendojme sic mendoni ju. Qe nga koha e vete Apostujve ne kemi qene te qendrueshem persa i perket besimit."

    Pasi Valdensianet u kthyen ne luginat e tyre, lideri i reformatoreve Henri Arnold, ne 1689 tha : "Besimi i tyre eshte aq primitiv sa c’eshte i nderuar dhe emri i tyre dhe per kete deshmojne dhe kundershtaret e tyre” dhe me pas permendi Reinarius inkuizitorin, i cili ne nje raport qe i conte Papes ne lidhje me besimin e tyre pranonte: “ Ata kane ekzistuar qe nga kohera qe s’mbahen mend“ . Arnoldi vazhdon:“ Nuk do te ishte e veshtire te vertetohej qe kjo bande e varfer besimtaresh kane qene ne luginat e Piedmontit me shume se kater shekuj para shfaqjes te ketyre personazheve te jashtezakonshem si Lutheri dhe Kalvini dhe dritave qe i pasuan ne Reforme. Po keshtu Kisha e tyre nuk ka qene reformuar kurre, pra nuk mund te quhet Ungjillore. Valdensianet ne fakt rrjedhin nga refugjatet e ardhur nga Italia, te cilet pasi Shen Pali u predikoi ungjillin, e braktisen vendin e tyre te bukur dhe u arratisen, ashtu si gruaja e permendur ne Zbulese, drejt ketyre maleve te egra ku e kane ruajtur Ungjillin deri ne ditet e sotme, nga ati tek biri, me te njejten pasterti dhe thjeshtesi qe u predikua nga Shen Pali.“

    vazhdon...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    PETER WALDO

    Peter Waldo i Lionit, ishte nje tregetar dhe bankier i suksesshem i cili filloi ta ndjente nevojen per shpetim kur nje nga te ftuarit ne nje feste qe ai kishte organizuar vdiq papritur. Ai filloi te behej shume i interesuar ne Shkrimet (1160) dhe punesoi perkthyes qe te pekthente disa pjese ne dialektin lokal roman. Ai u prek nga historia e Shen Aleksit i cili kishte shitur gjithcka qe kishte dhe kishte shkuar ne pelegrinazh ne Token e Shenjte. Nje teolog e drejtoi Waldon ne fjalet e Zotit tek Mateu 19. 21: "Nqs do te behesh perfekt shko dhe shit gjithcka ke dhe jepua te varferve dhe pastaj eja dhe me ndiq Mua." Ai atehere ja dorezoi gjithe tokat gruas ne 1173 dhe shiti cdo gje tjeter duke jua shperndare te varferve.
    Per nje fare kohe ai ju perkushtua studimit te Shkrimeve dhe ne 1180 ai filloi te udhetonte dhe predikonte, duke pasur si udherrefyes fjalet e Zotit: "Ai dergoi dishepujt e Tij dy nga dy para fytyres se Tij ne cdo qytet dhe vend ku Ai do te shkonte. Atehere Ai u tha atyre: Te korrat jane te medha por punetore ka pak: lutjuni pra Zotit te te korrave qe te dergoje punetore ne te korrat e Veta. Shkoni ne rrugen tuaj: Veshtroni qe po ju dergoj si qengjat ne mes te ujqerve. Mos merrni me vete as cante as te holla dhe as sandale: dhe pershendesni njerezit ne rruge."

    Bashkeudhetare ju bashkuan atij dhe duke udhetuar dhe predikuar ne kete menyre filluan te njihen si: “Njerezit e varfer te Lionit”. Ata i kishin drejtuar nje kerkese per t’u njohur legalisht ne 1179 Keshillit te Trete Lateran, nen Papen Aleksandri III, por kjo kerkese u refuzua me perbuzje. Ata u debuan nga Lioni me dekret perandorak dhe ne 1184 u shkisheruan. Te shperndare ne vendet fqinje, predikimi i tyre u provua te ishte shume efektiv dhe emri “Njerezit e varfer te Lionit” u be nje nga shume emrat qe u jane ngjitur pasuesve te Krishtit dhe mesimeve te Tij.

    NJEREZIT E VARFER TE LIONIT

    Nje inkuizitor, Davidi i Augsburgut, thote: "Sekti i njerezve te varfer te Lionit dhe sekte te ngjashme me te jane me te rrezikshmit sepse ata e stolisin veten e tyre me nje paraqitje te jashtme te devotshmerise… menyra e tyre e jeteses duke se jashtmi si e perulur dhe modeste por krenaria eshte ne zemrat e tyre… Ata thone se kane njerez te devotshem ne mesin e tyre por nuk e shohin se ne kemi shume me teper njerez me te mire se ata, njerez qe nuk jane te tille thjesht ne dukje, nderkohe qe ne mesin e heretikeve gjithcka eshte poshtersi e mbuluar me hipokrizi"

    Nje kronike e vjeter na thote se ne fillimet e vitit 1177 "dishepujt e Peter Waldos erdhen nga Lioni ne Gjermani dhe filluan te predikojne ne Frankfurt dhe ne Nuremberg, por per shkak se Keshilli i Nurembergut i paralajmeroi se do i arrestonin dhe do i digjnin, ata u zhduken ne Bohemi.”

    Marredheniet e Peter Waldos me Valdensianet ishin shume intime aq sa shume e quanin ate si themeluesin e tyre (duke u nisur nga emri), nderkohe qe te tjere mendojne qe emri i tyre rrjedh nga luginat Alpine qe quhen Valenses, ku shume prej ketyre besimtareve jetonin.

    Eshte e vertete se Waldo ishte shume i vleresuar ne mes tyre por nuk eshte e mundur qe ai te kete qene themeluesi i tyre,sepse ata e bazonin besimin dhe praktiken e tyre ne Shkrime dhe ishin pasuesit e atyre te cilet qe prej koheve me te vjetra kishin bere te njejten gje. Per te jashtmit, dhenia e nje emri te nje njeriu qe ishte i njohur mes tyre ishte thjesht vazhdimesia e zakonit qe kishin kundershtaret e tyre, te cilet nuk e pranonin te drejten e tyre per t’u quajtur ashtu sikurse ata quheshin mes tyre: “Te krishtere” ose “Vellezer” . Peter Waldo e vazhdoi udhetimin e tij dhe ne fund arriti ne Bohemi ku edhe vdiq ne 1217, pasi kishte punuar aty per shume vjet dhe kishte mbjelle shume fare, frutat e se ciles u duken ne te korrat frymore ne ate vend ne kohen e Hussit dhe me vone. Ardhja e Peter Waldos dhe bandes se tij te predikuesve u dhane nje shtytje te jashtezakonshme aktiviteteve misionare te Valdensianeve, te cilet deri atehere kishin qene disi te izoluar ne luginat e tyre te largeta, por tani shkuan kudo duke predikuar Fjalen.

    vazhdon...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Francesku i Asizit

    Brenda Kishes Katholike Romane, kishte shume shpirtra qe vuanin per arsye se materializmi i kesaj bote po mbizoteronte. Keta deshironin nje ringjallje te jetes frymore, por nuk donin te shkeputeshin nga ai sistem dhe te bashkoheshin me keto kisha dhe besimtare qe po perpiqeshin jashte ketij sistemi qe te jetonin sipas principeve te Shkrimeve. Ne te njejtin vit kur Papa Inocenti III (1209) inaguroi kryqezaten kunder jugut te Frances, Francisku i Asizit, atehere 25 vjecar, duke degjuar nje mengjes dimri ne nje meshe fjalet e Jezusit nga Mateu, kapitulli 10 ne te cilin Ai u jepte urdher dymbedhjete nxenesve te Vet duke i derguar qe te dilnin dhe te predikonin, pa ne kete menyre reformen qe ai kishte deshiruar dhe e ndjeu veten te thirrur per te predikuar ne perulesi dhe varferi ekstreme. Nga kjo gje lulezoi urdheri i freterve Franceskane i cili u perhaps me shpejtesi ne te gjithe boten. Francesku ishte nje predikues i mrekullueshem dhe sinqeriteti dhe devocioni i tij, si edhe natyra e tij gazmore, terhoqen shume njerez qe ta degjonin ate. Ne 1210 ai shkoi ne Rome ne shoqerine e pakte te disa prej ndjekesve te tij me te hershem dhe mori nga Papa nje leje disi ngurruese me goje per “Rregullin” e tyre qe t’u lejohej te predikonin.

    Numri i atyre qe deshironin t’u bashkoheshin ishte aq i madh dhe ne menyre qe te plotesoheshin nevojat e atyre qe deshironin te mbanin “Rregullin” dhe nga ana tjeter te vazhdonin me profesionet e tyre te zakonshme, u formua “Urdhri i Trete”, Tertiaret, te cilet vazhdonin me preokupimet e tyre laike dhe nga ana tjeter e kishin dedikuar veten e tyre ne nje menyre te percaktuar jetese, modeli i se ciles bazohej kryesisht tek keshillat qe Zoti Jezus u dha apostujve.
    Ata u angazhuan se do te kthenin mbrapsht cdo fitim te padrejte, do te pajtoheshin me armiqte e tyre, do te jetonin ne paqe me te gjithe, do te jetonin nje jete lutjesh dhe veprash bamiresie, do te mbanin kreshmet dhe vigjiljet, do i paguanin taksat Kishes, nuk do betohehin, nuk do te mbanin arme, nuk do te perdornin fjalor te keq dhe do te praktikonin nderimin per te vdekurit. Shpriti i Franceskut digjej per konvertimin e paganeve dhe muslimaneve si dhe per shpetimin e bashkekombesve te vet Italianeve, dhe dy here ai pothuajse vdiq duke ndermarre perpjekje per te predikuar ne Palestine dhe Marok. Ne 1219, u mbajt mbledhja e dyte e pergjitheshme e Urdhrit dhe shume freter u derguan ne te gjithe vendet, nga Gjermania ne Afriken e Veriut. Pese prej tyre qe shkuan ne Marok, u martirizuan. Urdhri u rrit shume shpejt dhe i tejkaloi mundesite qe Francesku ta kontrollonte dhe keshtu erdhi nen autoritetin organizativ te njerezve me ideale te ndryshme dhe per fatkeqesine e tij me te madhe, Rregulli i Varferise u modifikua. Pas vdekjes se tij ne 1226 ndarja e cila kishte filluar qe me pare midis freterve strikte dhe atyre me te dobet, u be me e mprehte. Striktet ose Frymoret u persekutuan, kater prej tyre u dogjen ne Marseje ne 1318 dhe ne te njejtin vit Papa e deklaroi zyrtarisht se thenia qe “Krishti dhe Apostujt nuk kishin asgje ne pronesi”, ishte herezi.

    Freterit

    Keto urdhera te rinj freterish, Domenikanet dhe Franceskanet, ashtu sikurse dhe urdhrat me te vjeter te murgjerve linden nga nje deshire e sinqerte per clirim nga te keqijat e patolerueshme qe mbizoteronin ne Kishe dhe ne bote dhe nga kerkimi i shpirtrave per Zotin. Nderkohe qe urdherat e vjetra murgjerore ishin kryesisht te preokupuar me shpetimin personal dhe shenjterimin, urdherat e reja te freterve e perkushtuan veten me teper per te ndihmuar njerezit perreth tyre ne nevojat dhe dhimbjet e tyre. Te dyja keto institucione, Murgjerore dhe Urdhera Predikuesish, per nje fare kohe ushtruan nje ndikim te gjere duke influencuar per mire, por perseri te dyja keto, duke qene te themeluar mbi idera njerezore, shpejt degjeneruan dhe u bene instrumente te se keqes- agjente aktive qe kundershtonin ata qe kerkonin rigjallerim permes zbatimit dhe berjes se njohur te Shkrimeve.

    Historia e murgjerve dhe freterve tregon se nqs nje levizje frymore permbahet brenda kufijve te Kishes Romano-Katholike ose ndonje sistemi te ngjashem me te, eshte e denuar qe te zvarritet poshte ne nivelin e asaj te cilen kishte si synim fillimisht ta reformonte. Kjo levizje e ble shpetimin nga persekutimi me koston e jetes se vet.

    Francesku i Azisit dhe Peter Waldo u influencuan te dy nga i njejti mesim i Zotit dhe ju perkushtuan Atij me devocion te skajshem. Ne te dyja rastet, shembulli qe ata dhane dhe mesimi qe ata shpallen fitoi zemrat e shume njerezve dhe ndikoi ne te gjithe menyren e tyre te jeteses. Ngjashmeria midis tyre perfundon ne faktin se njeri prej tyre u pranua dhe tjetri u refuzua nga feja e organizuar e Romes. Marredhenia e tyre e brendshme me Zotin mund te kete ngelur e njejta por rrjedhimet e punes se ketyre dy jeteve ndryshojne gjeresisht. Franceskanet, duke qene te perthithur ne sistemin Roman, ndihmuan qe te lidhin njerezit me kete sistem nderkohe qe Waldo dhe banda e tij e predikuesve i drejtuan shpirtrat e shume njerezve drejt Shkrimeve, ku ata mesuan qe te nxjerrin per vete uje te fresket dhe te pashtershem nga “puset e shpetimit” [Isaiah 12:1-6]

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shkrime interesante. Sa mire do ishte qe te kishim sa me shume materiale per keta vellezer dhe motra qe kane qene te padukshem nga shkrimtaret e ndryshem te krishtere!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Kisha te shumta

    Ne 1163 nje Keshill i Kishes Romane ne Turs , i thirrur nga Papa Aleksandri III,ndaloi cdo komunikim me Valdensianet sepse “ata mesonin nje herezi te tmerrshme per nje kohe te gjate qe kur ishin perhapur ne territorin e Tuluzit”
    Perpara shekullit te 12-te ekzistonin kisha te shumta Valdensiane ne Metz qe kishin perkthime te Bibles ne perdorim. Kisha ne Cologne kishte ekzistuar per nje kohe te gjate kur ne vitin 1150 nje numer i anetareve te saj u ekzekutuan, per te cilet gjykatesi i tyre tha: ”ata e priten vdekjen jo vetem me qetesi, por dhe me entuziazem”

    Ne Spanje ne vitin 1192, mbreti Alfonso i Aragones, leshoi nje urdher kunder tyre dhe shpalli se duke bere kete ai po vepronte sipas shembullit te paraardhesve te vet. Valdensianet ishin te shumte ne France, Itali, Austri dhe shume vende te tjera. Ne Dioqezen e Passaut ne 1260, ata gjendeshin ne 42 famulli dhe nje prift nga Passau shkruan ne ate kohe: “Ne Lombardi, Provence, dhe kudo tjeter heretiket kishin me teper shkolla se sa teologet dhe shume me teper degjues. Ata diskutonin hapur dhe i therrisnin njerezit ne takime solemne neper tregje dhe ne fusha te hapura. Askush nuk guxonte t’i pengonte ata per shkak te fuqise dhe numrit te admiruesve te tyre.” Ne Strassburg ne 1212 , Domenikanet kishin arrestuar 500 persona qe u perkisnin kishave te Valdensianeve.

    Ata ishin te te gjitha klasave, fisnike, prifterinj, te pasur dhe te varfer, burra dhe gra. Te burgosurit thoshin se kishte shume prej tyre ne Zvicer, Itali, Gjermani ,Bohemi etj…

    Tetedhjete prej tyre, duke perfshire 12 prifterinj dhe 23 gra ju dorezuan flakeve.
    Lideri dhe plaku i tyre, qe quhej Gjon, deklaroi kur ishte gati per te vdekur: "Ne jemi te gjithe mekatare, por nuk eshte besimi yne ai qe na ben te tille dhe as nuk jemi fajtore per blasfemi ashtu sikurse akzuohemi pa shkak; por ne presim faljen e mekateve tona, dhe e presim kete pa ndihmen e njerezve dhe pa meriten e veprave tona”

    Sendet e atyre qe ekzekutoheshin ndaheshin midis Kishes dhe autoriteteve civile, qe e vendosnin pushtetin e tyre ne dispozicion te Kishes. Nje dekret i Papes Gregori IX, ne 1263, deklaronte- "Ne shkisherojme dhe mallkojme te gjithe heretiket, Katharet, Patarenet, Njerezit e varfer te Lionit, Pasaxhinet, Jozepinet, Arnaldistet, Speronistet dhe te tjere, me cfaredo lloj emri qe te njihen, te cilet kane vertet shume fytyra por lidhen me njeri-tjerin permes bishtave te tyre dhe i bashkon e njejta kotesi.”

    Perhapja e gjere e kishave primitive

    Inkuizitori. Davidi i Aubsburgut, pranoi qe me pare “keto sekte kishin qene nje sekt” dhe tani jane bashkuar ne prezencen e armiqve te tyre. Keto referime, te marra nga burime te ndryshme, jane te mjaftueshme per te treguar qe kishat primitive ishin perhapur gjeresisht ne Evrope ne shekujt e dymbedhjete dhe trembedhjete, po keshtu duket se ne disa vende ato ishin shume te perhapura dhe kishin influence per te gezuar nje mase te gjere lirie, nderkohe qe ne vende te tjera ato ishin nen persekutimin me te eger. Po keshtu, ndonese shume emra u ishin dhene atyre dhe ndonese duhet te kene pasur ndryshueshmeri pikepamjesh, ato perseri ishin esencialisht nje dhe kane pasur komunikim dhe miqesi konstante me njera-tjetren.

    Doktrinat dhe praktikat e ketyre vellezerve qe njiheshin si Valdensiane, si dhe me emra te tjere, ishin te nje karakteri te tille qe tregonte qarte se nuk ishin fryte te perpjekjeve per reformim te kishave Romane dhe Greke per t’i sjelle ato me shume ne rruget e Shkrimit te Shenjte. Duke mos pasur gjurme te influences ne keto kisha ato tregojne, ne te kunderten, vazhdimesine e nje tradite te vjeter, te ardhur nga burime te tjetra. Keto burime jane mesimet e Shkrimeve si dhe praktikat e Kishes primitive.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •