-
Leadershipi global, eshte Sarkozy opozitari i vertete i Barack Obames
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Franca shpesh here gjate historise kane kaluar periudha ftohje ne mardheniet e tyre. Gjithmone per te ju mbeshtetur historise, mund te kujtojme periudhen e xheneralit Charles De Gaulle, qe ne vitin 1966 nxorri Francen nga Aleanca e Atlantikut te Veriut. Me pretekstin se kjo organizate ishte formuar per te vendosur hegjemonine anglo - saksone ne Europe. Nje ftohje tjeter e mardhenieve franko - amerikane ndodhi ne prag te luftes ne Irak. Kesaje radhe protagonistat ishin presidenti amerikan George Bush dhe homologu i tije Jacques Chirac.. Mardheniet pesuan nje renie aq te madhe sa popujt respektiv filluan te bojkotjne prodhimet reciproke ne vendet e ndersjellta. Me ardhjen e Nikolas Sarkozy ne Palais de l'Élysée ne Maj te vitit 2007, mardheniet mes dy vendeve paten nje premirsim te konsiderueshem. Jo vetem rane tensionet mes dy vendeve por patem nje ndryshim historik ne politiken franceze. Pas 43 vjeteve Franca rikthehet ne Aleancen e Atlantikut, NATO.
Pamvarsisht nga ky vendim historik qe presidenti francez ndermori edhe me ftese te homologut Obama, jo gjithmone kane patur te njejtat qendrime mbi zhvillimet nderkombetare. Gjate sumitit te fundit te NATO-s ku presidenti Obama nuk nguroi te shprehej pro nje antarsimi te mundeshem te Turqise ne BE, presidenti francez nuk arriti t'a fshehe irritimin e tije mbi pozicionin amerikan. "Une jam kunder hyrjes se Turqise ne Europe dhe gjithmone kunder do te jem, nuk kam ndryshuar opnion". Gjate diteve te fundit presidenti Sarkozy ka patur shume takime edhe si per te konfermuar leadershipin e tije ne kontinentin e vjeter. Gjate takimeve te shumta bilaterale, me lider te ndryshem si Hu Jintao, Banjamin Netanyahu, Dimitri Medvedev dhe me mikun e tije Lula. Ka folur per nje nderhyrje ne qeverisjen globale, per klimen, ngrirjen e parajsave fiskale, dhe nese nuk do te kete ndryshime konkrete ne akordet e nenshkruara , ka kercenuar per nje dalje nga G20-ta.
Nuk eshte nje antagonist si presidenti Chirac, por gjate punimeve te sesionit te Keshillit te Sigurimit paraqitet si nje alternative e vertete e presidentit Obama. Dhe divergjencat nuk jane aq te vogela sa mendohet. Presidentit francez nuk i ka pelqyer aspak ndryshimi i politikes amerika ne lidhje me Iranin. Me daten 15 shtator Obama - Sarkozy kane patur nje bisede telefonike te gjate mbi ēeshtjen iraniane. Nese nga njera ane presidenti Obama ka preferuar mos te shprehet ne lidhje me zgjedhjet ne Iran, nga ana tjeter Sarkozy ka shprehur gjithe mllefin e tije si per rezultatin e zgjedhjeve ashtu edhe per pozicionin amerikan. "Populli iranian meriton nje udheheqje me dinjitoze" eshte shprehur duke konfermur linjen e ashper te Parisit. Ne fakt linja franceze ne lidhje me programin berthamor iranian, eshte per bisedime me shtetin islamik, por jo ne infinitet. Duke caktuar si limit kohore fundin e vitit, pastaj duhet nderhyre. Si fillim me sanksione ekonomike dhe politike, me vone edhe per perdorimin e forces nese eshte nevoja. Presidenti Obama ka anulluar nga exhenda e tije ultimatumin ndaj Iranit per fundin e shtatorit, duke caktuar nje takim ne Turqi me daten 1 tetor.
Opozita franceze shprehet se Sarkozy eshte duke perdorur skenen nderkombetare per te rekuperuar popallaritetin e humbur per mos zgjidhjen e problemeve te brendeshme. Ne sondazhin e fundit popalliritet i tije ka rene me 6% ku vetem 36% e francezeve jane te kenaqur me politikat e ish avokatit. Sidoqofte prioritet per presidentin Sakrozy mbetet ēeshtja iraniane, ka deklaruar per kanalin TF1. Bile Sarkozy ka refuzuar ne menyre absolute propozimin e presidentit iranian Ahmadinjad, per shkembim te burgosurish. Propozimi ishte qe Irani te lironte disa fotograf francez qe jane arrestuar gjate protestave te fundit ne Teheran, sepse ishin kapur duke fotografuar protetat, me terroristin iranian Ali Vakili Rad qe vuan denimin ne France per vrasjen e ish presidentit iranian Shapur Bakhtiar. Sarkozy eshte pergjigjur ne menyre shume te prere, "nuk bejme shkembime te burgosurish me rregjime totalitare, nuk jemi me pak kurajoz se mijera protestues iranian".
Sarkozy nuk pretendon te marre rolin e Obames ne skakiren nderkombetare sepse as roli i Frances nuk eshte ai qe ishte ne kohen e xheneralit De Gaulle, por synon t'a veje Obamen para pergjegjesise. Amerika nga ana e vet "nuk mund te zgjidhe gjithēka vetem" siē tha edhe presidenti Obama, por pa Ameriken nuk zgjidhet asgje.
Ne lidhje me armet berthamore Franca ka qene e para qe ka propozuar nje bote pa arme berthamore. Duke parashikuar fillimin e ē'armatimit brenda vitit 2008. Edhe ne lidhje me problemet e klimes presidenti Sarkozy ka ftuar homologun Obama qe te respektohen angazhimet e marra, duke e "detyruar" presidentin amerikan qe te firmos protokollin e Kjotos. Ne sumitin e G20 qe u mbajt sot ne Pittsburgh ne shtetin e Pennsylvania-s, u vendos qe te shkrihet G8-ta dhe te zevendesohet me G20. Qe do te thote se kane ndryshuar ekuilibrat nderkombetar dhe nuk do te jene me vetem 8 vende qe do te marrin vendime per problemet globale, por ky numer do te zgjerohet ne 20 vende. Edhe ky ndryshim kaq i rendesishem u be me propozim te presidentit francez. Sarkozy do te jete presidenti i Frances deri ne vitin 2012, deri atehere kur mbaron mandati i tije presidencial, por nuk ka bere te ditur akoma nese ka vendosur te rikandidohet ne zgjedhjet e ardhshme apo jo. Sido qe te shkojne gjerat, Sarkozy ka dimostruar se ka qene nje pasardhes i dejshem i parardhesve te tije, Charles de Gaulle, Franēois Mitterrand(socialist), Jacques Chirac.
/gerrard73/
-
-
Sarkozin e kane cilesuar disa, si 'amerikani' evropian me pasaporte franceze.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt