Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se këto projekte të financuar nga ana e Komisionit Evropian përputhen plotësisht me prioritetet e institucioneve të Kosovës dhe se tani me investimet në fjalë krahas synimeve do të krijohet një ekonomi e qëndrueshme në vend.
Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshjen e Instrumentit për Asistencë të Para-antarësimit për vitin 2009, në vlerë prej 103.6 milion euro.
Shefi i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi, theksoi se kjo përkrahje është e dedikuar për të përmirësuar jetën e përditshme të popullit të Kosovës.
Kryeminsitri, Hashim Thaçi, tha se me këto mjete do të inestohet në fushat më me prioritet të Qeverisë, siç janë: gjyqësori, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe shëndetësia.
Nënshkrimin e marrëveshjes nga e cila Kosova do të përfitojë 103.6 milionë euro e kanë bërë kryeministri Hashim Thaτi dhe shefi i misionit të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi.
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se këto projekte të financuar nga ana e Komisionit Evropian përputhen plotësisht me prioritetet e institucioneve të Kosovës dhe se tani me investimet në fjalë krahas synimeve do të krijohet një ekonomi e qëndrueshme në vend.
Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë maksimalisht për të përmirësuar performancën makroekonomike dhe për të rritur implementimin e suksesshëm të buxhetit, sepse kështu edhe mund të shkohet edhe në zbutjen e shkallës e papunësisë.
Shefi i ekzekutivit është zotuar se Qeveria do të implementojë të gjitha këto projekte dhe pret që edhe studimi i fizibilitetit të jetë pozitiv, sepse vendi dëshiron të jetë pjesë e integrimeve në Bashkimin Evropian
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi ka thënë se kjo është pjesë e zotimit të bërë në konferencën e donatorëve para rreth një viti e gjysmë dhe se tani po përmbushen 4/5 të zotimit nga KE ja.
Ai sqaroi se s programi i zhvillimit është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, por edhe me përfituesit e ndryshëm dhe me organizata joqeveritare.
Ndryshe, me nënshkrimin e marrëveshjes së Instrumentit të para anëtarësimit për vitin 2009 nga e cila Kosova do të përfitojë mbi 100 milionë, në listën e projekteve është edhe mbështetja për qeverisjen lokale dhe decentralizimin, avancimin e edukimit në kuadër të procesit të Bolonjës, përfarimin e standardeve të sektorit energjetik me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian, etj.
BOTA SOT
Krijoni Kontakt