Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Arbitër i lirë!Të veprosh me kokën tënde!

    Shpeshhere na bie qe me teper te degjojme se sa te flasim e veme re qe jo te gjithe njerezit veprojne sepse ashtu e mendojne dicka ne te vertete, por sepse ashtu i duket vetja me e pelqyeshme nga shoqeria apo nga nje grup njerezish. P.sh. Shume blejne xhinse e atlete sepse i perkasin nje firme apo shume vishen me nje ngjyre sepse ashtu eshte stili i vitit, shume te tjere mundohen te flasin me fjale te medhaja e nuk dine ku t'i perdorin me vend, apo shume hiqen ata qe nuk jane per te rene ne sy, akoma te tjere sepse mendojne se ndjekin nje tradite; ka edhe nga ata qe mendojne te sillen ashtu se e thote Kisha e Xhamia e keshtu e ne vazhdim.

    Si veproni ne nje shoqeri:

    -Arbiter i lire, dmth vazhdoni cdo gje sipas asaj qe mendoni, ju dhe vetem ju, qe eshte e sakte?

    Apo

    -Sipas normave shoqerore, fetare, te modes, te dites?

    Apo

    -Duke i nderthurur te dyja ato me lart?

    dhe Pse?
    La vita è bella...

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Si veproni ne nje shoqeri
    Kurre nuk vishem sepse ashtu u pelqen te tjerve.
    Kurre nuk bej gjera sa per sy e faqe (dmth ju pelqen atyre ndaj sillem ashtu)
    Kurse ne menyre arbitrare mund te na bjere rasti te sillemi kur ka ndonje sherr mes shokeve.

    Nuk e di, pak a shum ne shoqeri sillem spontanisht, nuk eshte se dua ti bej dikujt qejfin edhe tja prish dikuj tjeter.. thjesht i marr gjerat ashtu sic vijn. Sa me drejt te sillesh ne nje rreth shoqeror aq me i respektuar do jesh.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Cdo njeri ka personalitetin dhe individualitetin e tij , dhe si i tille do vishet,flase,sillet ne pershtatje me karakterin dhe personalitetin qe ka krijuar deri ne vitin egzistues...Sigurisht njeriu do mireprese te rene ,ketu kam parasysh nje pasurim fjalori,nje veshje te modes po qe i shkon,pse jo dhe zbatim te riteve fetare te fese se ciles i perket,por egzagjerimet nuk i shkojne asnjerit se kushdo qe do dilte nga karakteri i tij do stononte me personalitetin e tij...une mundohem te jem vetvetja.

  4. #4
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Une sillem sipas menyre ne te cilen une i konceptoje se gjerat jane te sakta, por normalisht kjo edhe e nderthurur me normat shoqerore. Gjithnje kam vepruar ashtu sic e kam menduar une dhe shume rralle mund te jem influencuar nga mendimet e personave te tjere.

    Por normalisht qe edhe normat shoqerore, fetare dhe te modes bejne punen e tyre. Duhet veshur, ne menyren e duhur, dhe jo psh, te dali burri me fustan ne mes te rruges se ashtu ia tha mendja e tij e ndritur, apo ne nje ambient te shoqerise se larte te filloj te flasi me fjalor rruge. Ose te jete i kujdesshem te mos fyej edhe detyrimet dhe normat fetare te cfaredo lloj feje qe mund te besoj. Njeriu duhet te jete i pavarur ne vendimmarrjet e tij, por kete ta bej duke u nderthurur me ambientin shoqeror dhe duke mos e cenuar ate.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Pyetje ne te cilen nuk kam menduar me pare. Interesant.
    Me duket se tek une ekziston nje prerje ne mes te dy rasteve te para.
    Nganjehere sillem enkas kunder normave te ngurta shoqerore (dogmave), nganjehere sillem kunder vlerave te mia.
    Rasti i fundit per shembull atehere, kur nje shoqe ka ndonje problem, te cilin une ne te vertete e nenvleresoj, por sikur t'i thoja asaj "mos qaj" po pervishju punes ose kerko zgjedhje, ajo do te ofendohej apo do te me akuzonte per mungese per kuptim ndaj saj. Keshtu qe i luaj rol. Paraqitem diplomat, pergjegjen time genuine e vej ne rend te dyte.


    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 26-09-2009 më 06:06

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    E drejte kjo qe thua Era, sidomos ne shoqerine shqiptare, nje shoqeri ne zhvillim e siper, ende e paformuar si duhet, sidomos ne aspektin social-kulturor. Pothuajse shumica e rinise Shqiptare bejne nje veprim te shtyre nga rrethana te ndryshme. Psh, nje adoloshent vishet me te gjera sepse i pelqen Noizy, nje tjeter blen nje pale xhinse vetem sepse kane stemen Armani, edhe po nuk i ndenjen mire ne trup nuk ka problem. Etj etj.

    Sa per mua, une mundohem te jem vetvetja ne jeten e perditshme, ndersa ne raste te veçanta i pershtatem ambientit ose nje rryme te caktuar edhe perse mund te dal pak nga vetja ime.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Personalisht, ne shumicen e rasteve jam vetja ime. Kjo sidomos ne shoqeri, sepse them perhere ate qe mendoj, edhe se normalisht jo te gjithe e vleresojne sinqeritetin e ciltersine. Ndoshta sot njerezit kane me teper nevoje per nje fjale te mire e nje kurajo se sa keshilla e prandaj edhe duke u menduar them se duhet t'i pershtatesh disi shoqerise e asaj qe kerkon ne kete pike.
    Sa per veshjen, vishem sipas menyres sime, por varet nga ambjenti: Nqs eshte serioz nuk mund te shkoj me T-shirt e me xhinse, sado komode te jene ato (qe ne fakt i perdor goxha). Edhe ketu nje pike tjeter mbi pershtatje ndaj ambjentit, edhe se jo per t'i pelqyer te tjereve, por per te mos ndryshuar nga te tjeret.
    Nuk hiqem kurre ajo qe nuk jam e nuk bej asgje nga traditat nqs shikoj qe jane te papershtatshme per llojin e karakterit tim. I urrej formalizmat e fallcitetet, kur nuk behen me gjithe zemer.
    Nuk ndjek keshilla fetare, por besoj ne Zot, e prandaj mundohem te sillem ne baze te normave ligjore e shoqerore.

    Me pak fjale, sado te jesh vetvetja ne nje fare menyre me deshire apo pa deshire, duhet t'i pershtatesh shoqerise. Arbitri i lire/mendimi yt/sjellja jote perfundon perhere aty ku ke te besh me tjetrin e perderisa jeta nuk shtyhet vetem, perhere do jemi nen frene e shoqerise sone te dashur
    La vita è bella...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Ka ca kohe qe bej ça me duket e drejte mua pa e vrare mendjen aspak per te tjeret dhe shikoj se funksionon me mire!

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Si veproni ne nje shoqeri:

    -Arbiter i lire, dmth vazhdoni cdo gje sipas asaj qe mendoni, ju dhe vetem ju, qe eshte e sakte?

    Apo

    -Sipas normave shoqerore, fetare, te modes, te dites?

    Apo

    -Duke i nderthurur te dyja ato me lart?

    dhe Pse?
    Arbiter i lire. Veshe ate qe me pelqen dhe qe me pershtatet.
    Nuk para kompjoi te tjeret.

    Per sa i perket shoqeris :
    Jam kjo qe jam , me te mirat dhe keqiat, thjeshte nuk me pelqen te ndryshoje linje , nuk shohe ndonje gje qe duhet ta ndryshoje
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ne praktik bej ate qe dua une , ne teori jam shume tolerante
    Por mir eshte te jesh njeri i pershtatshem sipas situatave ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •