Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm, është takuar me homologun e tij serb, Vuk Jeremic në Hungari, ku marrin pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni dhe Sllovaki), dedikuar Ballkanit Perëndimor.
Mes dy ministrave është diskutuar për avancimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Dy ministrat e Jashtëm janë shprehur se mes dy vendeve do të ketë bashkëpunim më të ngushtë në projekte për perspektivën e integrimin në Bashkimin Europian.
Meta ka nënvizuar nga ana e tij se marrëdhëniet do të rriten në shumë fusha, ku ndër të tjera do të ketë edhe bashkëpunim në kuadrin ligjor.
Jeremiç, nga ana e tij, ka ftuar z. Meta të vizitojë Beogradin, duke shtuar se për qëllimin e përbashkët të integrimit në BE do të ketë bashkëpunim mes vendeve.
Meta dhe Jeremic thanë se duhet të plotësohet sa më shpejt kuadri ligjor për marrëdhëniet dy paleshe, duke e quajtur këtë një domosdoshmëri për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. Bashkëpunimi mes dy vendeve është quajtur nga dy ministrat si i një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Z.Meta, gjithashtu i ka shprehur Jeremic qëndrimin se Kosova, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të palëve për këtë çështje, ka një të ardhme të sigurtë evropiane, ashtu si i gjithë rajoni.
Në deklaratën e përbashkët për vendet e Vishegradit kanë nënvizuar rëndësinë e heqjen e detyrimit të vizave Shengen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Katër vendet, në deklaratën e përbashkët, janë zotuar se do të ofrojnë ndihmë politike dhe profesionale në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë integrimit në BE.
Pjesëmarrësit kanë ranë dakord se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të lidhura para integrimit në BE, në rrugën e transportit automobilistik, hekurudhor dhe rrjetet e energjisë.
kurse tradhtari berisha shkon ne kosove e tall popullin Shqiptar atje duke thene "bashkimi do vi ne be"
Krijoni Kontakt