Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Rama: Vendi në krizë ekonomike e politike, bashkim përtej partive

    TIRANË - Lideri i PS-së, Edi Rama është shprehur sot se opozita po përballet me një aleancë të paskrupullt, me emrin Berisha-Meta-Nano. Tendenca e tyre, tha Rama, është për ta kthyer Shqipërinë në skemë të mbyllur interesash, ndaj bëri thirrje për bashkim përtej partive politike për të mposhtur krizën ekonomike dhe politike që ka pllakosur vendin.


    "Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin që të përballet me këtë krizë të rëndë që e ka kthyer politikën në një shfaqje të padenjë interesash të ndara nga interesat e qytetarëve dhe të atdheut tonë të përbashkët", u shpreh kreu i PS-së.


    Demokracia është në krizë dhe këtë e dëshmon ndalimi që i bëhet opozitës për të hapur kutitë e zgjedhjeve megjithëse ia njeh ligji. Qytetarët s'gjejnë dot drejtësi as kur pushteti u vret të afërmit si në Gërdec. Qeveria është kthyer në strehë njerëzish që kërkohen nga drejtësia e nga populli për vepra penale apo për mashtrime publike. Në këto kushte, tha Rama, opozitës i takon bëjë gjithçka që ligji e drejtësia të rivendosen.


    Sipas Ramës, shqiptarët që s'mund të lëvizin dot lirisht në Europë si fqinjët, që s'mund të përballojnë dot rënien e ekonomisë së tyre familjare, s'kam se si të gënjehen nga propaganda e shëmtuar e Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos dhe shërbëtorëve të tyre që duan me çdo kusht ta gjunjëzojnë Partinë Socialiste e përditë bëjnë çmos të fajësojnë opozitën për këtë gjendje të padurueshme.


    Rama iu bën thirrje të gjithëve, përtej të majtës e të djathtës, çdo forcë politike e shoqërore dhe çdo qytetari që dëshiron të mbrojë liritë e të drejtat e veta të refuzojnë këtë gjendjeje të papranueshme.



    Mblidhen liderët e së majtës: Bojkot deri në zbardhjen e zgjedhjeve


    dt. 24 shtator


    TIRANË - Janë takuar sot pasdite kryetarët e partive të majta në vend, për të diskutuar mbi rrugën që do të ndjekë opozita, pas tentativave të vakëta të mazhorancës për ti ftuar në Parlament. Mësohet se krerët e së majtës kanë ndarë të njëjtin qëndrim për vazhdimin e mospjesëmarrjes në Kuvend. Ky është takimi i parë i krerëve të opozitës që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.


    Në takimin e zhvilluar në selinë e PS-së, ishin të pranishëm kreu i PS, Edi Rama, ai i PDS Paskal Milo, kryetari i G99 Erjon Veliaj, kreu i PSD Skënder Gjinushi dhe Vangjel Dule i PBDNj-së. Sipas Paskal Milos, krerët e opozitës kanë rikonfirmuar bindjen për të mos u bërë pjesë e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve, që kanë të bëjnë me atë që ata e quajnë "zbardhje të krimit elektoral të 28 qershorit". Milo shtoi se po punohet për të fuqizuar të majtën.


    "U përcaktua shumë qartë se opozita kërkon edhe njëherë hapjen e kutive të votimit, sepse aty fshihet e vërteta e manipulimit të zgjedhjeve. Tashmë është më tepër se kurrë e domosdoshme që opozita të unifikohet dhe të bashkërendohet. Do të ketë takime të tjera në të cilat do të diskutohet për kalimin në një fazë tjetër të veprimit opozitar ", theksoi Milo.



    reference: http://www.shekulli.com.al/2009/09/2...gjedhjeve.html
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    ja ka fut kot Rama. Me ngjan me Gadafin qe shikon kudo krize dhe mashtrim .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja fut kot Rama e ja fut kot OSBE qe thote qe ne 1/3 e KZAZ zgjedhjet jane keq ose shume keq.
    Ma milet pa tru qe paski qene more.
    Vetem Sali Enver Hoxha paska te drejte.
    Fale qenies tuaj si skllav dhe te uritur per diktator e late pas cdo vendi europian vendin tone.
    Ju jeni baza qe mbani ne kembe diktaturat.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mire Edi,po te tjeret c kane?A thua qe eshte manipuluar per te mos fituar Pskali,Erjoni,Skenderi e partite e tjera?................shume keq, na kane humbur politikane te ndritur ne parlamentin shqiptar.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    TIRANË - Lideri i PS-së, Edi Rama është shprehur sot se opozita po përballet me një aleancë të paskrupullt, me emrin Berisha-Meta-Nano. Tendenca e tyre, tha Rama, është për ta kthyer Shqipërinë në skemë të mbyllur interesash, ndaj bëri thirrje për bashkim përtej partive politike për të mposhtur krizën ekonomike dhe politike që ka pllakosur vendin.


    "Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin që të përballet me këtë krizë të rëndë që e ka kthyer politikën në një shfaqje të padenjë interesash të ndara nga interesat e qytetarëve dhe të atdheut tonë të përbashkët", u shpreh kreu i PS-së.


    Demokracia është në krizë dhe këtë e dëshmon ndalimi që i bëhet opozitës për të hapur kutitë e zgjedhjeve megjithëse ia njeh ligji. Qytetarët s'gjejnë dot drejtësi as kur pushteti u vret të afërmit si në Gërdec. Qeveria është kthyer në strehë njerëzish që kërkohen nga drejtësia e nga populli për vepra penale apo për mashtrime publike. Në këto kushte, tha Rama, opozitës i takon bëjë gjithçka që ligji e drejtësia të rivendosen.


    Sipas Ramës, shqiptarët që s'mund të lëvizin dot lirisht në Europë si fqinjët, që s'mund të përballojnë dot rënien e ekonomisë së tyre familjare, s'kam se si të gënjehen nga propaganda e shëmtuar e Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos dhe shërbëtorëve të tyre që duan me çdo kusht ta gjunjëzojnë Partinë Socialiste e përditë bëjnë çmos të fajësojnë opozitën për këtë gjendje të padurueshme.


    Rama iu bën thirrje të gjithëve, përtej të majtës e të djathtës, çdo forcë politike e shoqërore dhe çdo qytetari që dëshiron të mbrojë liritë e të drejtat e veta të refuzojnë këtë gjendjeje të papranueshme.



    Mblidhen liderët e së majtës: Bojkot deri në zbardhjen e zgjedhjeve


    dt. 24 shtator


    TIRANË - Janë takuar sot pasdite kryetarët e partive të majta në vend, për të diskutuar mbi rrugën që do të ndjekë opozita, pas tentativave të vakëta të mazhorancës për ti ftuar në Parlament. Mësohet se krerët e së majtës kanë ndarë të njëjtin qëndrim për vazhdimin e mospjesëmarrjes në Kuvend. Ky është takimi i parë i krerëve të opozitës që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.


    Në takimin e zhvilluar në selinë e PS-së, ishin të pranishëm kreu i PS, Edi Rama, ai i PDS Paskal Milo, kryetari i G99 Erjon Veliaj, kreu i PSD Skënder Gjinushi dhe Vangjel Dule i PBDNj-së. Sipas Paskal Milos, krerët e opozitës kanë rikonfirmuar bindjen për të mos u bërë pjesë e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve, që kanë të bëjnë me atë që ata e quajnë "zbardhje të krimit elektoral të 28 qershorit". Milo shtoi se po punohet për të fuqizuar të majtën.


    "U përcaktua shumë qartë se opozita kërkon edhe njëherë hapjen e kutive të votimit, sepse aty fshihet e vërteta e manipulimit të zgjedhjeve. Tashmë është më tepër se kurrë e domosdoshme që opozita të unifikohet dhe të bashkërendohet. Do të ketë takime të tjera në të cilat do të diskutohet për kalimin në një fazë tjetër të veprimit opozitar ", theksoi Milo.



    reference: http://www.shekulli.com.al/2009/09/2...gjedhjeve.html
    --------------------
    Interesant,
    Kete dite ne Nju Jork,kryeministri i Shqiperise eshte takuar me dhjetra burra shtetesh,nder ta edhe me presidentin e SHBA Barak Obama,te cilin e ftoi per vizite Shqiperise me gjasa reale te pranohet e njejta...
    Po kete dite,Ilir Meta,minister i Puneve te Jashtme,takoi po ashtu dhjetra ministra te jashtem qe e pergezuan per progresin e arritur ne rrugen e integrimeve evopiane...., dhe, nder te tjera edhe per organizimin e zgjedhjeve te fundit qe u paten mbajte diku ne qershor te ketij viti.....
    Po kete dite,Sali Berisha permes televizionit te Burses se Njujorkut,foli per arritjet e Shqiperise ne perballimin e e fekteve te krizes se fundit finansiare dhe persperktiven e saj zhvillimore ne keto kater vitet e ardhshme....

    Interesant,Rama,Gjinushi,Milo,Ndoka e Ngjela me kompani kane filluar fushaten e zgjedhjeve 2013...!
    Heret,do te konsumohen deri ne dimer........

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    jam shume kurioz si e mashtro Edi rinine e Tirones??

    me qen venali nuk dmth me qene person absolut.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22
    Rama ka mbedhur rreth vetes te gjithe humbesit e medhenj te zgjedhjeve te fundit, qe duke qene se nuk u punesuan dot duke fituar mandate ne zgjedhje, jane gati te kthehen ne lolot politike te kryelolos Edvin Rama. Mjafton Rama te hapi xhepin e tij te madh, tu shtroje nje dreke apo darke, tu japi akses edhe ne ortaket e tij ne mediat qe i ka prane, dhe u orkestrua korri i lolove, korri i te humburve qe nuk u ve me askush veshin.

    I ndodhur para opozites brenda rradheve te PS, Rama ka nevoje per me shume se kurre per lolot politike qe ti bejne pak qejfin vetes sikur e ka situaten nen kontroll apo se vazhdon te jete relevant ne politiken shqiptare. Njeriu qe me plot goje u tha shqiptareve se "nuk eshte politikan" eshte duke e shkaterruar me injorancen e tij te majten ne fakt, duke vendosur qe te mos hyje ne parlamentin e ri dhe te mos i njohi zgjedhjet, edhe pse vete Rama keto zgjedhje diten e mbajtjes se tyre i quajti "zgjedhjet me te mira qe jane mbajtur ne Shqiperi"; edhe pse zeri numer dy i se majtes, Ilir Meta, jo vetem qe konfirmoi legjitimitetin e zgjedhjeve por zgjodhi qe te hyje edhe ne koalicionin qeverises duke e krijuar nje hendek te madh midis vetes se majtes: te majtes progresive qe eshte gati te beje kompromis me te djathten per hir te integrimit, dhe te majtes regresive qe Rama kryeson qe kerkon te shpiki kriza vetem e vetem per te perligjur ekzistencen e vete politike.

    Ajo qe e ben "koalicionin e majte" te Rames akoma me qesharak eshte fakti se keta lolo qe tani jane te papushtetshem e te papune, i qendrojne ne krah njeriut qe i zhveshi nga pushteti qe gezonin me pare: Edvin Rama ishte ideatori i kodit zgjedhor elektoral rajonal qe u aplikua ne zgjedhjet e fundit, qe kish si qellim te minimizonte mandatet qe partite e vogla do te fitonin ne zgjedhje.

    Dhe sa me shume zgjat pushteti i sharlatanit Rama ne krye ne PS, aq me mire per llogarite e Berishes e qeverise qe ai kryeson. Per aq kohe sa Rama qendron ne krye te PS Ilir Metes as nuk do t'i shkoje ndermend te braktisi qeverine Berisha. Dhe sa me i suksesshem eshte koalicioni Berisha-Meta ne vitet ne vazhdim, aq me e madhja do te jete rrjedhja e votave te se majtes djathtas. Midis nje lideri si Rama qe ka vetem fjale boshe dhe nje lideri si Meta i veshur me kostumin e pushtetit, te majtet do te preferojne kete te dytin.

    Albo

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    rama eshte nje arushe portokajsh nga vlora.nga ky nuk pritet asgje tjeter vecse rrenimi total i PSse.


    gjynaf qe nje intelektual dhe njeri i zgjuar si Ben Blushi te bej sehir dhe te neperkembet nga ky rama idjoti nudisti qe se din as ke ka babe dhe si din as adn=ne femis se vet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Dhe sa me shume zgjat pushteti i sharlatanit Rama ne krye ne PS, aq me mire per llogarite e Berishes e qeverise qe ai kryeson. Per aq kohe sa Rama qendron ne krye te PS Ilir Metes as nuk do t'i shkoje ndermend te braktisi qeverine Berisha. Dhe sa me i suksesshem eshte koalicioni Berisha-Meta ne vitet ne vazhdim, aq me e madhja do te jete rrjedhja e votave te se majtes djathtas. Midis nje lideri si Rama qe ka vetem fjale boshe dhe nje lideri si Meta i veshur me kostumin e pushtetit, te majtet do te preferojne kete te dytin.

    Albo
    Berisha-Nano doje te thoje Albo?

    Sa te marri 40 miliardet qe ka harxhuar per zgjedhjet Ilir Meta,dhe do te shohim sa keq i vjen per Shqiperine.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Berisha-Nano doje te thoje Albo?

    Sa te marri 40 miliardet qe ka harxhuar per zgjedhjet Ilir Meta,dhe do te shohim sa keq i vjen per Shqiperine.
    Kujt po i ndahet zemra ne dysh per popullin, Rames?! lol

    Nuk po diskutohet kujt i vjen me shume keq, politikanet mbeten politikan. Po edhe ne politike ka disa rregulla minimale. Te vendosesh rregullat dhe te mos pranosh rezultatin tregon papjekurine politike, e shtyre vetem nga etja per pushtet, çmim qe paguhet nga sovrani (sa vdesin per ta perdorur kete fjale )
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •