Proverbat arabe
Njė pjesė e rėndėsishme e kulturės janė proverbat, anekdotat, pėrrallat etj. Kėshtu edhe pėr ato arabe. Duke shfletuar njė libėr tė Husejn Al-Amily, me proverba dhe anekdota, botuar vitet e fundit dhe qė sė shpejti do ketė edhe versionin shqip, me titullin “Thesari arab”, vėrejmė nė to njė pasuri tė thellė mendimi e pėrvoje. Le tė njihemi me disa prej tyre, qoftė edhe shkurtimisht.
Vlerėsimin e madh pėr dijen arabėt e shprehin, pėrveē tė tjerash, edhe kėshtu:
-Tė gjitha gjerat pakėsohen kur pėrdoren, vetėm dija, sa mė shumė pėrdoret, aq mė shumė shtohet.
-Dija ėshtė thesari mė i mirė: e lehtė pėr t’u bartur, e pagrabitshme nga hajdutėt, shumė e dobishme nė nevojė, shok nė vetmi, dinjitet nė shoqėri dhe kėnaqėsi nė mėrziti - Ar-Radhi (shek. X)
-Kėrkoje arin me masė, kėrkoje dijen pa masė.
-Dija ėshtė shpatė me dy tehe, varėsisht nė cilat duar bie.
-Nė se nuk mund tė jesh njė yll nė qiell, bėhu qiri kėtu nė tokė.
Krahas dashurisė pėr dijen, arabėt ēmojnė fort pėrpjekjet pėr zbulimin e tė vėrtetės dhe pėrbuzin gėnjeshtrėn dhe gėnjeshtarėt:
-E vėrteta, sikurse trėndafilat, lulėzon nė mes gjembash. – Saadi
-Nė se gėnjeshtari tė thotė se qumėshti ėshtė i bardhė, mos e beso.
-Nėna e vdekur e gėnjeshtarit ka qenė virgjėreshė.
-Kur gėnjeshtari e gjeti gėnjeshtrėn e tij nė Pazar, e besoi atė.
-I ndershmi i beson tė ndershmit, por gėnjeshtari nuk i beson gėnjeshtarit.
Ndjenja e dashurisė ėshtė e fuqishme, po ashtu, ajo shprehet edhe me proverba tė tilla si:
-Ena e dashurisė nuk mbushet dot.
-Syri i dashurisė ėshtė i verbėr.
-Dashuria dhe parfumi nuk mund tė fshihen.
-Kur u ngrit e dashura, hėna e plotė perėndoi!
-Dashuria vjen nga Qielli; urrejtja nuk ka asnjė prejardhje tė mirė.
Ndėrsa veset e njerėzve stigmatizohen, si p.sh. ambicia:
-Ambicia ėshtė njė skllavėri e vazhdueshme.
-Tri gjera nuk duhen lavdėruar: njė plak i padijshėm, njė varfanjak dorėlėshuar dhe njė pasanik gėnjeshtar.
Ndėrsa pėr marrėdhėniet ndėrmjet pushtetit dhe popullit ata shprehen:
-Autoriteti i keqėson njerėzit dhe njerėzit e keqėsojnė autoritetin.
-Ligjet e kėqija janė njė barrė mbi supet e njerėzve tė mirė- njerėzit e kėqinj janė njė barrė mbi supet e ligjeve tė mira.
-Ari provohet me gur dhe kadiu me ar.
-Kundėrshtoje ministrin, por jo portierin e tij.
-Nė se sulltani urdhėron qė t’i merren popullit dhjetė vezė, ushtarėt i marrin atij njėqind pula.
-E pyetėn Faraonin, ēfarė e bėri atė tiran. “Nuk mė pengoi askush” - u gjegj ai.
-Kur qeveritari ėshtė tiran, kadiu ėshtė xhelati i tij.
-Hyr nė dhomėn e mbretėrve si njė i shurdhėr dhe dil qė andej si njė memec.
Ndjenja e lirisė, si te tė gjithė popujt edhe te arabėt ėshtė shumė e thellė:
-Njė qytet i tėrė nė robėri ėshtė tepėr i vogėl pėr njė njeri tė lirė.
-Njė qen i lirė ėshtė mė i fortė se sa njė luan nė kafaz.
-Njė vend nė paqė, ėshtė njė shtėpi e madhe.
-Njė njeri i lirė mund tė ēlirojė njė qytet tė tėrė.
Arabėt janė tolerantė dhe vlerėsues edhe pėr jo arabėt, edhe pėr ata qė kanė fe tjetėr:
-Ha te ēifutėt, fli te tė krishterėt dhe bli te myslimanėt. (mbase sepse ēifutėt gatuajnė mirė, tė krishterėt janė paqėsorė ndėrsa me tregti myslimanėt fitojnė nga pak sepse e kanė frikė Zotin).
Kur vjen fjala pėr tė karakterizuar burrat, arabėt shprehen:
Ndėr burrat, Zoti nuk i bekon: intrigantėt, dinakėt, gėnjeshtarėt, dyshimtarėt, mburravecat, parazitėt, pijanecėt, ciganėt dhe dembelėt.
-Nga tri gjera, burri ka mė shumė se sa ai di: mėkate, borxhe dhe rivalė.
-Burri krahasohet me zemrėn e vet, kali me muskujt e tij dhe shpata me tehun e saj.
Burri qė meriton lotė dhe tė qara ėshtė tri llojesh:
Burri qė ėshtė gati tė ballafaqohet me njė rrezik pėr tė shuar flakėt e luftės; burri qė i qeras miqtė e vet kur ka zi dhe u jep atyre ujė kur ka thatėsirė; burri i zgjuar, qė me shkathtėsinė dhe shpirtin e tij tė lartė i mbron tė drejtat e veta dhe tė tė tjerėve. Pjesa tjetėr e burrave janė vetėm burrecė, qė kanė si detyrė vetėm tė shtojnė racėn e burrave. Ata nuk e meritojnė as t’i qash, as tė mbash zi dhe i verbėri, qė s’i sheh dot ata, nuk qėllon kėrkėnd.- shkruan Jazia Al-Hilalijja, poeteshė beduine nga Maroku
Ndėrsa pėr gratė, kemi shprehje si mė poshtė:
-Gratė mund ta fshehin dashurinė e vet dyzetė vjet, por urrejtjen as dhe njė orė tė vetme.
-Dreqi: Unė jam mėsues i burrave dhe nxėnės i grave.
-Gratė kanė shtatė epshe.
-Epshin e burrit e shuan epshi i femrės, por epshin e gruas e shuan vetėm varri.
-Gruaja e do burrin e vet me zemėr, burri e do atė me dėshirė.
-Gruaja nė dashuri ėshtė njė ėngjėll nga Qielli.
-Gruaja qė ju buzėqesh, do t‘ju mashtrojė, kurse gruaja qė qan para jush, ju ka mashtruar tashmė.
-Gruaja pa modesti ėshtė njėsoj sikurse gjella pa kripė.
-Mos i beso gruas jashtė shtėpisė, mos i beso asaj jashtė krevatit.
-Ruaju nga njė njeri i heshtur kur ai nis tė flasė dhe nga njė grua e mbyllur, kur ajo nis tė vėshtrojė pėrqark.
-Gratė dhe mushkat u binden pėrkėdhelive.
-Gruaja juaj jo e bukur u pėrket vetėm juve, ndėrsa gruaja e bukur tė pėrket si ty, ashtu edhe botės.
-Kur njė plak martohet me njė vashė, gėzohen djaloshėt e lagjes.
-Gratė janė si bletėt, ato ose tė pickojnė ose ju japin mjaltė
-Bekuar qoftė shtėpia e madhe, kali i shpejtė dhe gruaja besnike!
-Gruaja e torturon burrin e vet pėr shkak tė nevojės sė tij.
-Nėse njė burrė betohet se do hakmerret ndaj jush, shko e fli i qetė, por nė se kėtė e bėn njė grua, gjej njė roje pėr natėn.
-Xhelozia e gruas sė poshtėr tregohet me tė thirrura, te gruaja fisnike me lotė.
-Zgjidhe kalin tėnd me sy dhe gruan tėnde me veshė, d.m.th. dėgjo atė qė thonė tė tjerėt pėr tė.
-Mė mirė ėshtė, qė gruaja tė martohet me njė burrė, qė ai e do atė, se sa me njė burrė, qė ajo e do.
Pėrgatiti Bardhyl Selimi
albania
Krijoni Kontakt