Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Po e falenderoj dhe une,jo vetem qe po orienton njerezit ne rruge te drejte,por po i çon drejt rruges te drejte e normale....

  2. #52
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    busavata dhe SERAFIM DILO, falemnderit qe na vizituat, poashtu falemnderit edhe per rreshtat qe shkruat, u jam mirnjohes.

    Pasi qe na vizituat dhe shkruat në kete temë të lutjeve, u inkurajoj qe të lexoni në këtë temë pasi qe mund të jetë shumë rendesishme per ju.

    Pa tjeter se dua të them dy fjalë extra per ju te dy miqt e mi:
    Jeta është si lumi i ditëve dhe i kohës. Ai lumë që është ndarë nga burimi i tij, nuk rrjedh më, është shterur. Edhe jeta jonë është e tillë. Njeriu që është në armiqësi dhe i ndarë me Zotin, nuk jeton më. Ai vetëm vegjeton, funksionon vetëm trupi i tij. Shpirti është i vdekur, e vdekja shpirtërore është më e rrezikshme se sa ajo trupore. Prandaj, Jezusi ka ardhur që ta mundë këtë vdekje dhe të na kthejë jetën. Nga ne kerkohet vetem vullneti per Jezusin dhe ti besojmë Atij.

    respekte
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #53
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me lutje mund t'i ndihmosh dikujt, mund t’i kthesh të tjerët!


    Si mund t’i kthesh të tjerët, si mund t’i ndihmosh dikujt që jeton në lajthitje ose në mëkat, që jeton jetë shkandulluese, që është larguar nga Kisha!

    Nëse je vetë gyp kalues për mëshirën e Zotit, mund ta ndërrosh dhe ta kthesh çdo njeri. Mund t’i ndihmosh alkoolistit, atij që është i varur nga droga, atij që urren, shkatërron kurorën, grindet, është bërë i keq, nuk mund të besojë më.
    Mos heq dorë, qëndro dhe lutu derisa Zoti të bëjë diçka.

    Nëse je me të i afërt, prano lëshimet tua në lidhje me të, kur e ke kritikuar, gjykuar, murmuritur kundër tij, marrë në gojë, ke qenë kundër tij.

    Qëndro krejtësisht i hapur para Zotit.

    Fale nga zemra atë njeri, jo vetëm me gojë. Duaje atë njeri me dhembshuri, si fëmijën e sëmurë.

    Ai është i sëmurë. Falëndero Zotin për atë njeri dhe për vullnetin e tij me të, që e çon nëpër atë sëmundje. (Mos e falëndero për sëmundje, kjo do të ishte gabim.) Zoti do t’ia heqë sëmundjen ose do t’i japë forcën e vet që të mund të jetojë përkundër sëmundjes, të jetojë edhe më i lumtur. Kurrë mos e braktis askënd, mos heq dorë prej tij. Të besosh do të thotë: të kalosh edhe nëpër luginën e vdekjes, por të dish: Nuk frikohem, Zoti im është me mua, e keqja është e dobët.

    Zoti është i gjithëpushtetshëm.

    Dikush që është i vrazhdë, proteston, ikën prej shtëpisë, nuk dëshiron që të dëgjojë asgjë për Kishën... ai është i plagosur. Ai nuk e bën këtë nga shpirtligësia, prandaj nuk ka dobi që t’ia tërheqësh vërejtjen. Vetëm me dashuri mund të vijë në vete. Me dashurinë tënde mund t’ia sjellësh forcën e Zotit, prandaj: fale, duaje, falëndero Zotin për të.

    Lutu: “O Atë, bekoje atë njeri.”



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #54
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse dikush vuan nga skizofrenia ose është depresiv!


    Duhet që të sëmurit t’i sillet dashuria e Zotit.

    Mos analizo, mos e merr në pyetje se si ka qenë në fëmijëri, sepse me këtë do ta shkatërrosh. Vetëm tregoji si do të dalë nga ajo gjendje. Lutu për dhuratën e njohjes që nga simptomat, me Mëshirën e Zotit, të kuptosh se si dhe kur është sëmurë, kur ka vuajtur, kur ka qenë i vetmuar.

    Luteni së bashku, ngadalë, lutjen klasike të shërimit, me shumë durim dhe shpesh. Lejo që dashuria e Jezusit të depërtojë në jetën e tij që nga ngjizja e këtej. Falëndero Jezusin. Ndihmoji që të falë.

    Është me rëndësi që të mësosh nga psikiatri se për çfarë sëmundjeje është fjala, sepse në raste të tilla duhet që të lutet shumë dhe për një kohë të gjatë. Në të shumtën e rasteve i sëmuri nuk dëshiron që ta pranojë se është i sëmurë fare. Është zhytur thellë në depresion dhe atëherë zakonisht nuk mund të bëhet më asgjë. Na mbetet vetëm shumë durim dhe dashuri.

    Fale, duaje, falëndero Zotin për të.
    Falëndero Zotin që ke forcë të qëndrosh.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #55
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Si mund ta përmirësosh situatën e keqe, si mund të lutësh për paqe, sidomos për paqe në familje, si mund të ndikosh për të mirë!




    Bekoji njerëzit që të shqetësojnë, madje edhe ata që të shqetësojnë me praktika okultiste ose me magji. Krijo rend në imagjinatën tënde dhe imagjino se si do të duhej të jetë në familjen tënde, mendo se si mbretëron mes jush paqja, harmonia, dashuria dhe mirëkuptimi. Ti mundesh vetëm të dëshirosh, e Zoti mund ta bëjë atë.

    Lutu: “Eja, o Shpirt Shenjt dhe realizoje atë tani!” Kur Zoti ka krijuar botën dhe ka shqiptuar fjalët “le të bëhet”, Shpirti Shenjt ka qenë mbi ujërat dhe fjala e Zotit është realizuar. Shpirti Shenjt, shpirti yt dhe shpirti i keq realizojnë atë që “shohin” sytë e tu, imagjinata jote dhe mendimet e tua.

    Kur e “sheh” të keqen, vijnë forcat e këqija, kur “sheh” të mirën, pozitiven, nëse edhe lutesh, vjen Shpirti Shenjt, dhe dëshirat tua realizohen. Atëherë vërtetët bëhesh kreativ. Falëndero Zotin, lavdëroje. Falëndero Zotin për të gjitha ato që dëshiron të ringjallësh në zemrën tënde, për të gjitha gjërat materiale që të rrethojnë ose të takojnë dhe për të gjitha të tjerat. Falënderohu edhe atëherë kur e ke vështirë, kur je i sëmurë, kur nuk të shkon për dore ajo që dëshiron. Falëndero Zotin për vullnetin e tij me ty në çdo situatë. Ai i di të gjitha, dhe kur e falënderon, ai të gjitha i kthen në të mirë (Rom 8). Nëse falënderohesh, nëse e do Zotin, ai të gjitha do t’i shpie nga vdekja në jetë. Mos u falëndero për sëmundje, fatkeqësi, vështirësi, ajo do të ishte gabim.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #56
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse të tundon frika dhe dyshimi ne mossuksese!



    Nëse gjithmonë përjeton mossuksese, . sh. në punë, në planet e martesës, në zgjedhjen e profesionit, nëse je gjithmonë i bllokuar dhe mendon: “Unë do të doja, por nuk shkon” ......!

    Mendo pozitivisht. Ndërroji mendimet tua, qëndri-min tënd. Bëhu i vendoosur dhe ndrysho. Luftoje at qendrim dhe kundershtoje. Le të ndodhë kjo në imagjinatën tënde dhe thuaj me zë: “Martesa ime do të shpëtojë, apo do te kam sukse....., do të kem sukses në atë punë, fëmijët do të shkojnë rrugës së drejtë”. Apo nëse je sëmuar dhe perjeton friken e mossherimit, beso dhe thuaj me zemer dhe me zë: "Zoti do të më sheron. unë nuk jam i/e semuar, unë dua të jam në dorene Zotit dhe Ai e din se unë dua te sherohna". Bindu se Zoti e respekton lirinë tënde. Shpirti yt përgatit çdo gjë që është në mendimet tua dhe në imagjinatën tënde: qoftë pozitive apo negative.

    Barte me vete - mende dhe shpirt vetëm fotografinë e mirë të çdo gjëje. Ti beson aq gjatë sa e bart atë fotografi. “Feja është një mënyrë pasjeje të sendeve që shpresohen, mjet të njihen sendet që nuk shihen (Heb 11, 1).

    Pyete veten në çka beson:
    në të mirën apo të keqen,
    Në Zotin apo në djallin?
    Çfarë je?
    Kontrolloje zemren tënde nëse ke urrejtje dhe padrejtesi ndaj dikujt, kontrolloje veten nëse mendimet dhe veprimet tua janë në vullnet te Zotit apo në vullnetin dhe ndikimn e djallit,
    A je i suksesshëm, i lirë, i frikësuar?
    Si e sheh veten?
    Çka dëshiron të bëhesh?
    A dëshirosh të bëhesh shenjt?


    Të gjitha besoja Jezusit. Përcaktohu: “Zoti është i mirë dhe unë dua ti besoj Atij, prandaj nuk dëshiroj që në vete të kem asnjë gjë negative, as të vogël as të madhe, prej të tjerëve, prej vetëdijes, prej gazetave etj. Nuk dua të di asgjë për atë. Më mirë kafsho gjuhën, se të thuash diçka negative.

    Mënjano nga imagjinata jote të gjitha të këqijat, të gjitha mossukseset, ndjenjat, fjalët, dhe mbushu me të m irën, suksesin, pozitiven.

    Gjithsesi mendo ne porosinë e Jezusit; "Mos ja bë dikujt atë qe nuk deshron ta bëj dikush per ty" !

    Lutu me besim dhe siguri te Zotit, beko. Zoti është më i fortë se e keqja, më i fortë se të gjitha gjërat negative.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 28-09-2010 më 06:35
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •