Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Lutja e pushimit



    Bari shpirtëror kundër lodhjes: pesë minuta pushim të pasdites

    A mund të punosh gjatë e të mos lodhesh? Me anë të meditimit, i cili është njëherësh lutje, do të qetësohesh plotësisht. Zoti është këtu, ai e freskon shpirtin tënd, të vë në gjumë.

    Shën Tereza e Avilës ka thënë se ai gjumë është lutja më e thellë. Ne jemi thellë në vete dhe në Zotin si në një lloj reje.

    Zoti nuk e ka krijuar vetëm punën dhe të qenët zgjuar, por edhe gjumin. Prandaj është e mundur edhe lutja në gjumë, ky është vullneti i tij.

    Ky është shërim shpirtëror. Nuk mund ta mbështetësh kokën në krahun e mëkatarit ose të sëmurit, dhe te ai të gjesh shërim.



    Pra, mbështetu në Zotin, ai është i mirë.
    Zër vend në karrige sikur të mos kesh ndër mend të lëvizësh disa vjet. Mendo vetëm në fjalët e Jezusit:
    “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë, e unë do t’ju çlodh.”

    Thuaj: “Mirë, Jezu, ja po vij tek ti”. Afrohu tek ai plotësisht – gjithsesi, jo me trup, por me shpirt shko krejt afër tij. Ai është aq real sa janë reale mendimet tua dhe dashuria jote. Thjeshtë hapu dhe thuaj: “Po, Zoti është para meje, pas meje, afër meje, mbi mua, nën mua, në mua”.

    Zoti është gjithkah, kah do që të shikosh.



    Ose:
    Zoti ka thënë se ai është Ati yt. Jezusi ka thënë: “Nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në mbretërinë e qiellit.” Bëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të, sa të mund të flesh. Merr frymë në ritmin me të cilin Ai merr frymë, me ritmin e Atit tënd. Lejo që zemra jote të zhytet në zemrën e tij. Dorëzoja shqetësimin tënd. Ai është paqja jote.



    Ose:
    Ti je bija ose biri i Hyjit Atë. Biri i Zotit, Biri i njëlindur i tij është në ty. Shpirti Shenjt është në ty. Lute Shpirtin Shenjt për dashurinë e tij. Posa të zgjohesh, falëndero Zotin se je zgjuar përsëri dhe bën një pastrim të vogël shpirtëror. Kalo edhe një herë të gjitha pikat e At-yn-ës.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-10-2009 më 14:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #22
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Lutja që të mund të falësh dhe të ndihmosh vetes dhe të tjerëve



    Kur e ke vështirë të falësh
    Vendos me këmbëngulje se do të falësh.

    Lutu për atë që të ka lënduar.

    Falëndero Zotin për të, për planin e Zotit për jetën e tij.

    Ushtro dhembshurinë për atë njeri, dmth.: fillo ta duash. Kush e di se çfarë vështirësish ka në vete? Ndoshta as nuk është i vetëdijshëm që të ka pikëlluar ose që është i keq.
    Thjeshtë thuaj: “Oh, Zot, po e dorëzoj në duart tua”.

    Në ty ngadalë zhduket urrejtja; ndjehesh i shëndoshë, urrejtja tërhiqet dhe i lëshon vendin faljes. Fillo së pari me fyerjet e vogla. Për fyerjet e mëdha ke në vete shumë bllokada që të mund t’i shërosh menjëherë me sukses.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #23
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur dëshiron t’i ndihmosh dikujt, kur dëshiron që me dikënd të kesh
    marrëdhënie të mira


    Mohoje, liroju nga varësia prej atij njeriu, hiq dorë nga çdo interes në lidhje me të. Kjo është me rëndësi, sepse nëse ke çfarëdo interesi në lidhje me të ose i frikohesh, nuk mund të hapesh ndaj Zotit plotësisht. Interesi yt është bllokadë.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #24
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse tundimet janë shumë të mëdha



    Nëse tundimet janë shumë të mëdha, nëse në imagjinatë të lajmërohen pamje të ndyta, nëse ke tundim që të mos shkosh në Rrëfim ose në Kungimin e shenjtë

    Mos e sulmo të Keqin i vetmuar. Është rrezik, thotë Kisha, sepse u ekspozohesh në mënyrë të drejtpërdrejtë fuqive të këqija, kështu që do ta pësosh edhe më keq.

    Drejtohu Jezusit. Mos mendo në atë se je i djallosur. I krishteri nuk mund të jetë i djallosur. Shpirti i tij, thellësitë e shpirtit të tij i takojnë Zotit. Djalli nuk mund të posedojë thellësinë e shpirtit tënd, personalitetit tënd, por fuqitë e tij mund të pengojnë fuqitë tua psikike dhe shpirtërore, mund të të lidhin. Por nëse dikush i është kushtuar Djallit shprehimisht, mund të jetë si i djallosur.

    Thuaj: “O Zot, të falem nderit për mendimet e mia të marra dhe për pamjet e ndyta”.

    Mashtruesi i frikohet lavdërimit, guximit dhe falënderimit tënd. Do të zhduket menjëherë, e ti mund të qeshësh me lehtësi.

    Gjithmonë thuaj: “Jezus, thyeje atë fuqi të papastër në mua, të lutem”. Nëse je i shqetësuar, thuaj menjëherë: “Jezusi është Zotëria im. Ai është i gjithëpushtetshëm. Unë i takoj Jezu Krishtit.” Paqja atëherë vjen shpejt.




    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #25
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur të mundojnë brenga të rënda, kur je në rrezik të madh, kur ke shumë frikë


    Përsërit shpesh: “Jezusi është Zotëria im”. Së paku dhjetë herë përsërite këtë, derisa nuk ndjen se Jezusi po i shpërndan mjegullën, tundimet dhe brengat, derisa të vetëdijesohesh se Jezusi është vërtetë Zoti dhe Zotëria yt. Lejo që këto fjalë, këto të vërteta të depërtojnë ngadalë në zemrën tënde, derisa brengat dhe frika të zhduken krejtësisht.

    Nëse të neveritet mendimi për çfarëdo aktiviteti, kur nuk mund të gjesh forcë
    që të bësh diçka


    Thuaj: “Jezu, ti je këtu. Edhe unë jam këtu”.
    Qëndro në praninë e Zotit.
    Merr frymë thellë që të shtendosesh.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #26
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur ndjen frikë



    Është shumë e rëndësishme që të zbulosh shkakun e frikës. Ajo rrjedh zakonisht nga ndonjë traumë, shok ose frikë e vjetër që nga fëmijëria (nëse p. sh. nëna jote ka menduar që të abortojë, nëse ka nynykatur ose ka qenë e pakënaqur gjatë shtatzënisë, nëse prindërit nuk të kanë pranuar me dashuri, nëse kanë qenë të sëmurë, nëse ke qenë i vetmuar në fëmijëri).


    Kur dëshiron që të mbrohesh nga frika, kur ke rënë në vështirësi, kur je nervoz,
    kur ke tremë, dridhesh nga frika


    Thuaj ngadalë: “Jezusi është Zotëria im, Jezusi është Shpëtimtari im. Zoti është Ati im”. Bëje këtë aq gjatë, derisa e keqja të mos tërhiqet, derisa shpirti yt të mos e gjejë paqen.
    Thuaj atëherë: “Në emër të Jezu Krishtit le të largohet nga unë çdo shqetësim, le të zhduket çdo frikë.”
    Kurrë nuk je vetëm. I lidhur me Jezusin në lutje, kurrë nuk je vetëm.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #27
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur ke frikë, kur je i shqetësuar, kur je i pakënaqur; si dhe tek sëmundjet psikike


    Thuaj përsëri: “Jezusi është Zotëri”. Vetë fjala “Jezus” shëron.
    Thuaj: “Në emër të Jezusit le të largohet çdo shqetësim dhe frikë.”

    Ose:
    Pranoje kryqin (pranoje atë gjë prej të cilës frikohesh).
    Këtu ndihmon intenca paradoksale. Nëse i frikohesh p. sh. provimit, rrëfimit, paraqitjes publike etj., vendos: “Pikërisht tani do të shkoj!”

    Ose:
    Sidomos para paraqitjes, nëse i frikohesh publikut:
    Shikoji mirë njerëzit në fytyrë – pas maskës së jashtme ata janë fëmijët e Zotit, qenie të dashura.

    Ose:

    Ua fal atë se ua kam frikën.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #28
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse je i frenuar në fuqitë tua, nëse frika po rritet



    Përsërit shpesh: “Jezusi është Zotëri, Jezusi është fitues, sundimtar i qiellit dhe i tokës”.

    Vetëdijesohu: “Zoti është Ati im, ai më do. Ai është i gjithëpushtetshëm, askush s’mund të më bëjë gjë të keqe.”

    Gjeje veten në përqafimin e tij. Je krejtë-sisht i mbrojtur me mantelin e tij. Qëndro ashtu derisa të ndjesh se frika ka kaluar.

    Që të largosh frikën, thuaj: “Po. Le të bëhet.” Prano atë prej të cilës frikohesh. E keqja dëshiron të të paralizojë me frikë ose të të lidhë me dëshirat tua të pavlera. Nëse i mohon ato dëshira, mund të arrish çdo gjë. Do të dalësh fitimtar kur të pranosh frikën. Edhe Jezusi ka dalë fitimtar kur e ka pranuar kryqin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #29
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur u frikohesh njerëzve, kur njerëzit të kërcënohen



    Thuaj ngadalë dhe vazhdimisht: “O Zot, bekoje atë njeri”. Po ashtu: “Paqja e Zotit qoftë me ty!”

    Kur bekon, vetë e pranon bekimin. Armiku yt bëhet miku yt. Në bekim është fuqia e Zotit e cila nëpër ty kalon tek armiku. Paqja e Krishtit është fuqia qiellore, fuqia e vdekjes dhe e ngjalljes së Jezusit, ajo i ndërron dhe i kthen njerëzit.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #30
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse i frikohesh dikujt, nëse i frikohesh mëkatit, vdekjes, nëse i frikohesh frikës sate



    Vetëdijesohu dhe thuaj shpesh: “Zoti është i gjithëpushtetshëm”. Përsërite aq gjatë, derisa kjo të mbetet në shpirtin tënd.
    Përsërit shpesh: “Gjithçka është në dorën e Zotit, çdo situatë, çdo periudhë, çdo gjë që i frikësohem”. Thuaj shpesh vetit: “Zoti më do”. Zoti e di për mua, ai e di se jam këtu – e kjo mjafton. Mendo për këtë derisa të ndjesh se terri është zhdukur.

    Ose:

    Fale atë njeri. Atëherë në ty vjen paqja kurse terri shkon tek ai. Tani mund të qeshësh përsëri. Bekoje atë njeri. Pandërprerë përsëritja vetes: “E mohoj frikën”.

    Ose:

    Pranoje tërë atë situatë prej të cilës frikohesh dhe thuaj: “E mohoj frikën. O Zot, le të më ndodhë sipas vullnesës sate”. Falëndero Zotin për atë njeri prej të cilit frikohesh,falëndero për planin e Zotit me atë njeri.

    Kur dikush të urren ty ose familjen tënde, kur dikush shan, truan, ose nëm,
    kur dikush ka diçka kundër teje, kurse ti i frikësohesh atij,
    kur dikush dëshiron të të bëjë dëm me praktika okultiste ose me fall
    Thuaj qetë, sidomos kur frikohesh: “Jezusi është Zotëria im, i Tejetlarti dhe i Gjithëpushtetshmi”. Fale nga zemra atë njeri. Atëherë vjen drita në ty. Nëse nuk fal, në ty është errësirë, dhe nëpër të mund të vijë e keqja tek ti.

    Pranoje nëse ke diçka kundër atij personi: “Jezu, ma fal atë mëkat”. Tani arma e tij është e parrezikshme, ai nuk mund të të dëmtojë. Bekoje atë njeri. Kështu i shkatërron fuqitë e errëta dhe armiqësinë në ty. Ai nuk mund të të dëmtojë. Nëse e ke shumë vështirë, thuaj qetë: “Paqja e Zotit qoftë me mua”. Ose: “Në emër të Jezu Krishtit le të largohet nga unë çdo frikë, kjo sëmundje, të gjitha fuqitë e errëta.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •