Grupi i Shkodrės merr kupėn e Folklorikut
Grupi folklorik i Qarkut tė Shkodrės ka merituar kupėn e Festivalit Folklorik tė Gjirokastrės. U mbyll mbrėmė edicioni i nėntė i aktivitetit mė tė madh qė promovon kulturėn popullore shqiptare. Pėr 5 ditė me radhė, 1200 artistė popullorė sollėn nė skenėn e festivalit folklorin e pasur tė trevave shqiptare. Artistėt ishin organizuar nė 20 grupe nga 12 qarqe tė vendit, 6 prej tė cilave grupe artistike jashtė konkurrimit, ansamble folklorike nga shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, arbėreshė tė Italisė dhe tė diasporės shqiptare nė SHBA. Pėr tė ndjekur natėn e fundit tė festivalit, mes spektatorėve tė shumtė ishin tė pranishėm edhe Zv/kryeministri dhe Ministėr i Jashtėm, Ilir Meta, personalitete tė kulturės dhe tė artit, pėrfaqėsues tė ambasadave, etj. Pas konkurrimit tė grupeve tė fundit folklorike, qė ishin ato tė qarkut tė Durrėsit, Fierit dhe shqiptarėve tė Maqedonisė, u ndanė edhe ēmimet e kėtij edicioni. Juria, e pėrbėrė nga specialistė tė fushės, vendosi qė Ēmimi i parė t'i shkojė grupit folklorik tė Qarkut tė Shkodrės, i cili paraqiti njė nivel tė lartė nė tė gjithė elementėt e paraqitjes, nė numrat e zgjedhur, veshje, etj. Me ēmimin e dytė u vlerėsuan grupet e Kosovės dhe Gjirokastrės, ndėrsa tė tretin grupet e Lezhės dhe Elbasanit. Gjithashtu u ndanė edhe shumė certifikata pėr tė tjera grupe pjesėmarrėse.
Problematika
Me gjithė publicitetin e shumtė qė iu bė kėtij edicioni, rezultati nuk qe ai qė pritej. Ndonėse u akordua njė shumė e madhe parash prej 70 milion lekėsh, festivali u paraqit varfėr, me njė skenografi tė vjetėr, me njė foni problematike dhe njė regji qė linte shumė pėrė tė dėshiruar. Njė pamje demode, qė nuk e justifikonte pėrgatitjen e qindra artistėve pjesėmarrės. Jo mė kot Gjirokastra nuk e priti kėtė aktivitet me tė njėjtin entuziazėm, si herėt e tjera. Kjo u vu re qysh nė ditėn e hapjes sė festivalit, ku u vu re njė indiferentizėm i dukshėm nga ana e qytetarėve gjirokastritė. Tradita e mikpritjes sė festivalistėve nėpėr shtėpitė e qytetarėve ėshtė harruar tanimė. Dhe ka qenė pikėrisht akomodimi i artistėve, problemi kryesor i kėtij edicioni. Grupe folklorike tė akomoduara nėpėr konvikte pa kushtet mė minimale, apo nė qytete tė tjera si nė Sarandė e Tepelenė. Njė nga rastet mė problematike ishte ai Grupit folklorik tė Qarkut tė Korēės, i cili braktisi FFK-nė, fill pas prezantimit tė programit artistik, pa pritur natėn e ndarjes sė ēmimeve. Ka qenė njė vendim unanim i tė gjithė pjesėtarėve tė trupės folklorike. Ky veprim u ndėrmor nė kushtet e njė akomodimi anormal pėr 60 artistėt popullorė. Peripecitė, sipas tyre, janė hasur ditėn e parė tė ardhjes nė Gjirokastėr, njė ditė para fillimit tė FFK. Tė gjithė pjesėmarrėsit e folkut korēar janė akomoduar nė konviktin e studentėve. Sipas pjesėtarėve tė grupit folklorik tė kontaktuar nga gazeta "Panorama", kushtet ishin me tė vėrtetė skandaloze. Mungesa e ujit nėpėr tualete, mungesa e dyshekėve nėpėr disa krevate tė tipit marinar, si dhe papastėrtia anembanė nė bujtinėn e studentėve nė Gjirokastėr, ishte panorama qė gjetėn festivalistėt korēarė, tė cilėt qė nė momentin e parė denoncuan gjendjen skandaloze tek autoritetet organizative tė festivalit. Drejtuesit e grupit folklorik tė Korēės kanė drejtuar gishtin tek organizatorėt e festivalit, tė cilėt kanė pėrgjegjėsinė e plotė tė akomodimit tė 1200 artistėve pjesėmarrės nė aktivitetin mbarėkombėtar folklorik. Ėshtė dashur ndėrhyrja e Bashkisė sė Gjirokastrės dhe kreut tė saj Flamur Bime, qė festivalistėt nga Korēa tė akomodoheshin njė ditė para se tė braktisnin festivalin, nė njė hotel privat nė pjesėn e poshtme tė qytetit. Sipas drejtuesve tė grupit folklorik tė Korēės, ikja demonstrative nga Gjirokastra, ėshtė shenjė e qartė e mungesės sė seriozitetit tė shfaqur nga ana e organizatorėve karshi artistėve popullorė, tė cilėt me sakrificė dhe mund, marrin rrugėn pėr tė treguar vlerat e papėrsėritshme tė folkut juglindor shqiptar. Por ky nuk ėshtė njė rast i veēuar. Nė mungesė tė hapėsirave akomoduese nė Gjirokastėr, grupet folklorike janė vendosur nė qytetet pėrreth, nė Sarandė e Tepelenė, duke u detyruar tė udhėtojnė ēdo ditė me autobus drejt kalasė sė Gjirokastrės.
Ēmimet
Ēmimi i parė:
Grupi folklorik i Qarkut tė Shkodrės
Ēmimi i dybtė:
Grupet folklorike tė Kosovės dhe Gjirokastrės
Ēmimi i tretė:
Grupet folklorike tė Qarqeve tė Lezhės
dhe Elbasanit
Panorama
Krijoni Kontakt