KOT SĖ KOTI…JU DASHTĖ ZOTI!…

Ej, shqiptarė ju thafshin kraht’
Ju shkoj jeta, kot sė koti.
Ju qė s’vleni as sa gratė
Kush s’ju don, veē ju dashtė Zoti!…

E shkutė jetėn veē me pshtyma
Tre herė n’ditė kėrkoni sherr.
“Bijt e shqipes” rritė me kryma
farėn tuej Dreqi s’e merr!…

shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitė e kėsaj Bote
Nė Shqypni veē i takon.

Rrugė pa rrugė nė Shqipėri
Benza, kurva, vijnė e shkojnė
Veē hajduta nė Qeveri
pensionista qė mallkojnė…

veteranė me prostat truri
lekėt bukės i blejn gazetė(!)
era shurrė vjen pas ēdo muri
Era *** posht e pėrpjetė

Kisha, tyrbe e xhami
Priftėr, dhjako e hoxhallarė
*** me lule Shqipėri!
*** mbi *** kombi shqiptarė!

Ngrihen ēmimet, ulen brekėt!
Lart, mė lart se Mali i Dajtit
Nuk t’u sosėn kurr fishekėt!
qytetarėt’ nėn hyqėm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti
sikur t’ishte qen rrugaē…
Vrasėsi merr Medalje Shteti(!)
Sa hap gojėn tė thonė: - plaē!


Vend qė s’ka Ligje dhe Norma
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit pėr vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazė hakmarrjen!
Bini Toskė e bini Gegė!
karakurvė ke gazetaren
Bandė me rrogė nė ēdo gazetė…

Vend ku vidhet historija
Origjina e kombit tim!
Vend ku ngrihet qeverija
Tė rrėzojė…Shqipėrinė(?)

Ndėr ministra, shtat janė grekėr
gjysh stėrgjysh e baballarė
Bajnė orgji e hanė si mbretėr
Ku njė komb rron si lypsarė(!)…

Ku pėllcet kėrrcet dyfeku
Shkollat plot me… heroinė
Ku hedh valle sėrbi e greku
Qė “mendojnė” pėr Shqipėrinė(!)…

Vend ku ēezma e pallatit
Nuk nxjerr ujė por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile
Dhe mbush rrugėt me kakėrdhi
Vend ku shitet krimi me kile
Ku nuk thuret njė poezi…

Ku gjėmojnė kangėt jevgjite
Herė me dajre herė me buzuq
“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”



Pse je veshun zhele – zhele?
Dhe dyshoj s’do bahesh kurrė!
Prap me gisht nė gojė ti ngele,
“Ballėlarta me Flamurė?”

Ja kaluan 90 vite
Kur nė Vlonė ngritėn Flamurin
Sot ku je, dhe ku arrite!?
Lą mė lą po ngre ushkurin…

Shtrirė pėrmbys lėngon mbi glob
Gjakun po t’a thith “shushunja”.
Ke marrė vrapin me galop
Kėrmė qė qelbesh nėpėr plumba…

Vend ku gjen baltė e batak
drogė, alkool, Euro, dollarė,…
vend qė vritesh veē pėr Gjak!
Shurragjaksit s’janė shqyptarė!

Dil e shit dėshmorėt e Kombit!
Dil, moho Martirėt e tu.
Sot tė thonė “******” e Globit
Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?
Ku asht fryma e At Fishtės?
Ku janė trimat e ēlirimit?
Ku janė mendt e F.Konicės?

Janė tek plagėt e Kosovės!
Janė tek varret nė Ēamėri!
Janė tek Fushė e Domosdovės!
Hot e Grudė, Plavė e Guci!

Janė tek britmat e Gjo Lulit!
Huta e gjatė e Boletinit!
Salari dhe djemt e Sulit
Janė tek gjoksi i Azem Trimit.



Nandėdhjetė vite shkunė sa ora.
Kujt t’i them: - Tė qofsha falė?
Ku janė djemt qė kishte Vlora?
Shqipėri moj rrėnjėdalė!?..

Zemra ime nis merr vrapin
Don me puth nė gjunj Flamurin.
Hajnat rrugėn nuk m’a hapin
Hajnat fort shtėrngojn ushkurin…

Ia hyp Atit tė Inatit
Kaloj male si i marrė
Veē tė shkoj tek Guri i Cakut
T’a puth Flamurin Shqiptarė!

Bubazhelė dhe buburreca
Jargė e qurra atdhetare
Para Flamurit seē ngeca
S’pashė anji fytyrė shqyptare!

Hipokritė me dhambė ckėrmitur
Njerz qė flisnin ēuditėrisht
Nė mes sheshit tė uritur
Iso burrash labėrisht:

“Po ku je Ismail Vlora?
Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
Ngrihu burrė e bėja fora.
Shqipėrinė e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur
ishte andėrr… mos e zgjat!
Mosha plakė m’a kishte rrasur…
Kisha pshurrun nė krevat!