http://www.facebook.com/video/video....75476&comments
sa kinga qe jon mor zot i modh ka lezet kur i shikon Tironsit/et
Gjesi all
keni humbur fare
ju pershendes dhe deshiroj te jeni mire ngado qe ndodheni![]()
http://www.facebook.com/video/video....75476&comments
sa kinga qe jon mor zot i modh ka lezet kur i shikon Tironsit/et
Gjesi all
keni humbur fare
ju pershendes dhe deshiroj te jeni mire ngado qe ndodheni![]()
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Le ti shofin jabonxhit kto foto historike sepse shumė thonė qė jemi veē pėr gjizė ene raki,po harrojnė qe patriotėt Tironas ishin tė parėt qė nrejten flamurin nė Shqipni , ishin tė parėt qė u hapen dyrėt Dibronve mas pushtimit Serb,ishin tė parėt qė nrejtėn armėt ne luften kunder Serbit, po ka shumė e shumė ēuna Tironas qė shkun e luftun dhe nė 98-99 nė luftėn e Kosoves pėrkrah Kosovarėve,ka shumė e shumė familje Tironase qė ju hapen dyrėt e shpiave gjatė luftės sė Kosovės dhe i priten si vllezėn e motra,patriotizmin e tironasit se ka askush,ne ēalojmė ke pėrfaqėsimi , duke mos pas pėrfaqesim humbet ene vlerat se s'ka kush me i mrojt
Ju Pershendes
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Lavdia dhe fundi i tyre: Historia e ''Cunave te forte'' te Tirones..
nga Ishin vitet '90 mė 2011-07-10
.
Kane histori qe mbeten qe ne startin e tyre e deri ne perfundimin fatal te fatit te atyre qe merrnin inat, te rivaleve dhe me pas te vetes se tyre. Nga djem qe u gropuan pa e ditur ē`po benin dhe ē`donin, te krere grupesh qe me pas u kthyen ne kriminale dhe qe ēoroditen Tiranen, shtetin, eksperte hetimesh dhe krimesh dhe deri edhe qeveri shumellojesh. Gjithēka qe lindi si grupim dhe qe me vone u quajten Banda, qe moren emra rrugesh dhe zonash nga ku vinin te fortet, regjistruan vetem vrasje, eliminime e deri edhe shfarosje familjesh.
Policia e te gjitha koherave thuajse gati ka qene e paafte te saktesoje ne te vertete se ēka ishin keto banda, por qe pas ēdo vrasjeje do te vinte edhe percaktimi policor: Larje hesapesh. Ky perfundim vazhdoi gjate, ndersa djemte e Tiranes vriteshin njeri pas tjetrit, banda rivale shfarosnin grupet perkatese, binin nje nga nje emra dhe pse jo edhe mite, per sa i eprket llojit te tyre, ndersa policia dhe shteti dukeshin shume te paafte edhe per te qene, jo me per te vepruar.
Qe ne vitet e para te Demokracise nisen te lindnin grupet: Cunat e rruges Bardhyl, Cunat e Trenit te Vjeter, Cunate rruges se Durresit, Cunat e rruges se Kavajes, Banda e Selites dhe ajo e Cunat e Yzberishtit. Te gjithe kane historite e tyre te lindjes, jeteses, mbijeteses, te shkelqimit kriminal dhe me pas te renjes, renie qe shume prej tyre kane lindur si tradhti mes anetareve te grupeve perkatese.
Grupet, vrasjet dhe armet...
Nisin me Gaz Muēen si lider i bandes se Rr. Bardhyl te cilet shpejt gjeten rival banden e Naim Zyberit, ndersa mes tyre per shume e shume gjera do te nisnin edhe vrasjet. Nuk pushojne ekzekutimet, nderkohe qe do te nisnin te lindnin edhe grupet e tjera, me anetare me te rinj, por qe shpejt do te ngriheshin ne skenen e krimit me nje sere aktesh kriminale te pashoqe. Qe aso kohe, thuhej se te fortet e Tiranes bridhnin me arme ne brez, ndersa shpejt filluan te tregojne dhembet e mbisundimit. Policia as qe mund te bente me te voglin reagim ndersa nisnin te vriteshin me skorpions, tomson, antitank e snajper, derisa ne skenen e vrasjeve del edhe pistoleta me selenciator. Policia humb gjurmet sa here i duhej, ndersa krimi i Tiranes nuk mund te ishte me ai i rruges; shpejt do te kthehej ne i sofistikuar per te mberritur ne vitin 2003, ku bumi i vrasjeve jashte grupeve, por i disa emrave do te arrinte edhe kulmin e vet. Policia serish ishte non grata per te qene ekzistente dhe efiēente; mbartte nga e shkuara e saj serish faktin, larje hesapesh.
Emrat e bujshem te grupeve
Bandat nisen te hakmerreshin per emrat e shokeve te tyre qe vriteshin nga anetare te bandave te tjera, nderkohe qe mes tyre shpejt do te nisnin te hynin edhe droga, trafiku i armeve si dhe paraja. Shpejt elementet e pasurimit i zune vendin hakmarrjes se verber, nderkohe asgje nuk ndalonte me ekzekutimet e tipit mafioz. Gjithēka nis me Denis Ginen, te cilit i zihet prite ne Breg te Lumit me nje anti-tank duke e vrare vet te dytin; nderkohe qe kishin rene Gaz Muēa, Artur Grori, Naim Zyberi, dhe nje sere ushtaresh te tyre. Kishin nisur te binin te fortet e pare, nderkohe adoleshente qe rekrutoheshin ne grupe te tjera dhe emra qe me vone s`do te mbesnin me ne kuader grupesh te njohura neper Tirane, por do te merrnin persiper nje sfide te hapur ndaj policise, njerezve te pasur dhe gangster te lidhur me shtetin, por qe ishin jashte linjes se tyre dhe thuajse ne ēdo jave Tirana perjetonte vrasje nga me te ndryshmet. Shume pak prej tyre jane zbardhur, por qe thuajse nje pjese e mire e funksionimit te ketyre grupeve do te njihej.
Vrasje te bujshme
1.- Gaz Muēa, i vrare me 7 prill te vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Ne ate kohe dy grupet rivale ne Tirane ishin ato te Gaz Muēes dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes se Muēes dhe del nga burgu gjate trazirave te 97-es
2.- Artur Grori, vritet me plumb ne zemer para deres se shtepise me 2 korrik te vitit 1997. Per kete vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet me pas ne Itali
3.- Ne fund te vitit 1999, Naim Zyberi plagoset ne Milano te Italise dhe ekzekutohet ne spital disa muaj pas vrasjes se Artur Grorit. Per vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vellain e Arturit, i cili ndodhet ne burg ne Shqiperi
4.- Taulant Muēa i vrare me 31 korrik te vitit 1998. Per vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrare Taulant Muēen per tu hakmarre per ekzekutimin e vellait te tij, Fatos Keta
5.- Ne vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhetonin me nje fuoristrade te blinduar ne Fushen e Druve ne Tirane. Per kete vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati
Pas Franc Konomit...!
Atentati ndaj 42 vjeēarit nga Tirana ishte e pamundur te mos kthente ne vemendjen e kujtdo histori te bujshme krimi ne vend. Ka emra qe mbeten serish ne perditshmeri si pjese atyre grupeve kriminale, por qe ne te vertet asnjehere nuk jane njohur si te tille. Madje ka edhe emra qe tashme gjenden nen hetim, gjykim dhe denim qe drejtesia jone kurre nuk iu faktoi te qenurit organizate kriminale, e qe ne te vertet nen ze gjithnje eshte thene per ta se jane pjese e klaneve te fuqishme. Vrasjet e bujshme te Tiranes, ku viktima nuk jane njerez me precedente penal te ketijllojshem, kane nxjerr ne pah tjeter fakt; ate te anashkalimit te policise dhe te prokurorise per te gjithe komponentet real te krimit te organizuar. E nese bandat rivale vrisnin njeri-tjetrin ca eksponente mjaft te fuqishem, pse jo edhe te mbeshtetur nga nje mori aktoresh te tjere, jane te dyshuar si atentator te nje sere emrash qe s`jetojne me dhe qe per ta, s`ka as autore dhe as shkaqe..!
Grupet qe jane kthyer ne individe...!
Shume prej grupeve qe nga te fortet e Tiranes u kthyen ne perbindesha te grupeve rivale, tashme duket sikur nuk ekzistojne me; ndoshta ngaqe edhe shume jane ekzekutuar, te tjere jane larguar dhe ata pak qe kane mbetur per shtetin jane te izoluar. Ka nga grupet qe thuajse jane zhdukur fare dhe nuk ka mbetur me asnje nga lavdia e tyre, por ka te tjere qe befasojne me eksponente te veēante te cilet ende nuk jane konsideruar si pjestare te njerit apo tjetrit grup. Ka edhe shume emra te tjere te vrare qe kurre nuk jane etiketuar pjese grupesh, por qe pas tyre gjendej nje eskorte kriminale qe thuhej aso kohe se kishin edhe mbeshtetje politike. Ndoshta kjo erdhi nga ndikimi i madh ne jeten shoqerore sidomos ne rrethet e tyre te aferta, nderkohe qe policia edhe prokuroria e Tiranes jane nisur disa here te ndermarrin hapjen e dosjeve te vjetra por pa ia arritur te zhbllokojne ngerēin e madh te mos mundesise se pararendesve te tyre per te saktesuar autoresite vrasjeve te shumta ne kryeqytet. Pas ekzekutimit te Franc Konomit ende nuk dihet se kush fshihet, ndonese policia ka dy pistat e mundshme si shkak dhe dy te tjere per autoresine e kryerjes se atentatit. .
Dy klanet qe shuan "Djemte e Rruges se Kavajes"
Nuk do te kalonte shume kohe nga krijimi i tij, deri sa djemte e bandes se Rruges se Kavajes do te perēaheshin. Megjithese fillimisht vepronin se bashku me 1999, "Djemte e Rruges se Kavajes" do te ndaheshin ne dy klane kundershtare. Shkaku i perfolur i kesaj ndarjeje mesohet se ishte shuma prej 200 milionesh, te cilen e kishin perfituar pas pengmarrjes se nje tregtari te njohur nga Tirana. Ne 27 mars te vitit 1999, ne rrugen "4 shkurti", prane ish-"Bllokut", i pari ne radhe, u ekzekutua Ervin Borova. Ky shenoi dhe vrasjen e pare mes djemve te grupit per te vijuar me te vellain e tij, Ergysin dhe me pas me nje mori te tjeresh qe duket sikur do te shuheshin fise te tera me te njejtin mbiemer. Zinxhiri i vrasjeve ne kete bande do te shkonte mbi 20 te vrare, disa te plagosur nderkohe qe policia ne te gjithe historine e ekzistences se tyre do te vinte ne pranga vetem 4 persona, ku ka emra qe spikasin edhe ne te tjera krime. Gjithe moria e hakmarrjes se ketij grupi, nder me te pergjakshmit ne Tirane do te vijonte per rreth 3 vite ndersa do te shuheshin njeri pas tjetrit nje mori emrash.
Banda e Selites, rivalet e perjetshem te Yzberishti
Rrefimi per nje nga vrasjet me te bujshme ne Tirane policia e nis keshtu: Ate nate eshte qelluar me pistolete Ardian Tahiri, 39 vjeē, nderkohe qe autori gjate tentatives per ta vrare, ka plagosur edhe Roland Caken, 33 vjeē. Me pas, ai eshte larguar neper erresire, ku e ka pritur edhe nje makine per tu arratisur pa lene gjurme. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes, pavaresisht se ka pasur shume deshmitare, e ka pasur te veshtire, te zbardhe detaje, pasi autori eshte nje prej krereve te ashtuquajtures Banda e Selites. Asnje nuk ka preferuar te flase nga frika e ndonje konflikti te mundshem. Por, pas dy ditesh, policia ka zbardhur edhe motivin e kesaj ngjarjeje te rende. Sipas te dhenave nga grupi hetimor, autori i dyshuar eshte Fatmir Avdillari. Ai ka rreth dy muaj qe eshte liruar nga burgu. Ai ka qene duke vuajtur denimin prej 12 vjetesh, pasi ne bashkepunim me vellezerit e tij dhe shume persona te tjere, akuzohej se kishte vrare shume persona dhe kishte kryer nje sere grabitjesh. Por, tashme, ai dyshohet dhe akuzohet per nje tjeter vrasje, ate te Ardian Tahirit.
Djemte e Rruges Bardhyl kunder atyre te Trenit te vjeter
Kuksiani, Naim Zyberi do te arrestohej pikerisht per vrasjen e Gazmend Muēes bashke me Franc Konomin qe per kete te fundit nuk u mor vesh asnjehere se si arriti jo vetem te dilte atehere por edhe si mundi te shpetonte nga hakmarrja e bandes se rruges Bardhyl dhe te zemerimit te Arben Grorit. Franc Konomi u akuzua edhe per disa akte te tjere te renda kriminale, nderkohe hetimi kurre nuk ia hoqi emrin e tij nga vrasja e 18 viteve me pare, ndersa kurre nuk mundi te faktonte pjesemarrjen e tij ne ate vrasje dhe aq me pak ne akuzat e tjera. Praktikisht, vrasje e pak diteve me pare u mendoua dhe vazhdohet te mendohet se erdhi per larje hesapesh te vjetra, perderisa Konomi, bashke me Naim Zyberin, dyshohen si nje nga autoret e ekzekutimit me bresheri automatiku te Muēes me 7 prill 1992 te zona e njohur si Xhamlliku. Vrasja e tij e cila ndodhi ne mes te Tiranes, duket se ka mbyllur nje serial te vjeter hakmarrje e konfliktesh mes personazheve te konsideruar si te fortet e viteve 90 ne Tirane. Gazmend Muēa u vra me nje bresheri Kallashnikovi ne 7 prill 1992 ne Tirane. Policia akuzoi per vrasjen e Gazmend Muēes, Naim Zyberin dhe Franc Konomin, miq te viktimes, te konfliktuar me Gaz Muēen per shkaqe banale.
Djemte e Rruges se Durresit, me historine e mjegullt
Nje vendim gjykate qe u dha pak kohe me pare do te sillte ne kujtesen e shumekujt ngjarjen e vitit 1999, bte 8 gushtit ku u vra Edgar Libohova. Viktima ishte anetar i djmeve te Rruges se Durresit dhe ai qyq qelloi mbi te ishte rivali i rruges se Kavajes. Vrasja ndodhi mengjesin e 8 gushtit te lokal Palma ne Rrugen e Kavajes ndersa kishte nisur ne fund te vitit 1997 kur Edgar Libohova, shenjestra e atentatit, ishte perplasur me makine me motoēikleten e Shehut. Shehu, qe tashme ndodhet ne qeli i denuar me 8 vjet per shfrytezim prostitucioni, per tu hakmarre armatoset bashke me shokun e vet Ardian Ibrahimi, i njohur me pseudonimin Katali vrasin Libohoven te lokal Palma.
Duke mos kontrolluar plumbat ata goditin 7-vjeēarin Angjelin Haxhi qe vdiq me pas ne spital, te atin e tij Kosta Haxhi, si dhe Xhevair Ndoin, qe ndodheshin rastesisht aty. Historia e kesaj vrasjeje do te mbetet gjate ne mendje, nderkohe shume emra te kesaj bande asnjehere nuk u identifikuan si te tille. Ka prej tyre qe vazhdojne te jene ende gjalle e madje tre akuzuar per nje sere atentatesh te bujshme.
© Ishin vitet '90
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Stern ku je gjithēka mire ?
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Dija eshte injorance e mesuar.....
Taure po ku je o prapanice bukur
Te pershendes
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Krijoni Kontakt