PER QOKE KE BALJA- Qomile ? Pse z'bohe gjallė ti mi gru ? Kom i sahat qi i bi telefunit.
- Ku t'lujsha mi Sude? Kom gjith mjesin qi jom t'u mledh ujnat
- Pse mi?! I kon hap portat pėrsita-ee?
- Jo, mi gru, jo. K'to nolt kon harru ēezmet hap e ka fillu ujti me morė shkallėt. Kom gjith mjesin t'u vu kazonėt e tepsijat Osht bo shpia si furri Xhep Balles. Po tina, hajėr ishallah ?
- E more vesh qi futėn n'burg ēunin e Bales ?
- Birėėė, mi Sude, ate e mur vesh dynjoja marė. Ene vdekmit n'vorr u gdhin qull. Notės vorrit kon pėr t'ja kallxu.
- U bo ēuni tri dit n'burg ene u fėlliqėm pa shku pėr qokė ke Balja.
- Po ku t'dalim me ket qomet mi Sude ?
- Hajde o Qomile se po del ēuni pri burgu ene ne metėm pa shku.
Vesha ēizmet e llastikut ene shkush me morė Suden. Sudja m'priste ke kryt e rrugės me i kamardare t'zeze hudh n'krah.
- Ku po shko me kėt bollė t'zezė nkrah, mi Sude ?
- Ku i dihet ktyne mi Qomile, i teket ene ēelin pėrsita portat. Na mer ujti e kush e di se ku po na del shpirti. Estrafkullah!
Shpija Bales n'fund dynjosė, aqé ku hajnė bukė hajdutnit. Balja n'ballė t'shkallėve t'u prit e t'u pėrcjellė, pėr bukuri.
- A ke more n'aj haber pėr ēunin, mi Bale ?
- M'a morėn ēunin e ma futėn n'burg o Qomile, qi i morte ujti Liqenit jarebi!
- Ishallah e shef Zoti ene e qisin, mi Bale.
- Kush t'a qisi? k'to palaēot qi e msunė me pi? Kush ??? Kon pėr t'a kalb si Zan Ēaushin. Djemt mo t'mirė po i fusin burgjeve mi Qomile.
- Po ai pse s'jep dorėheqje, siē e boni ai Trondafili ? Nishti as i gjem si hy n'komė.
- Kush Trondafil mi Sude ?!
- Aina mi, aina i bashkisė
- Gonxhja !
- E mi pra, Gonxhja. Pėr bukuri duli para mikrafonve, hoqidore, ene nishti osht rehatė. As burg, as i gjo.
- Po ky i imi ska asnji post mi Sude.
- Ēer emni i vunė ato kur u hapėn dyrėt e qometit ?
- Pijanec.
- Bukuri. Ene ai tdali para mikrafonve ene tthotė qi heq dore pri pijes. Nji kshu. Siē e boni ene Trondafili.
- Ah, mi Sude, kush ka pėr ti dale zot kti timit ?
- Sala, pėr Zotin, e tho ntelevizort, fajin nuk e ka pas ēuni, por e kon pas ato qi e kon shty.
- Aman moj Sude, mos ma ze ngojė atė gomar ! E dėgjove se ētha nė televizor ? Fajin nuk e ka ēuni Dules. Ai ėshtė gomar. Tėrė gazetat e shkruan ēuni Bales, ai shko e thotė ēuni Dules !
- Po ska faj ai mi Bale, ene ti vete nuk e di se kush osht i jati.
- Ha, ha, ha, ha ! Uaaa mos vdeksh mi Sude! Ehhh, unė qesh po ai i shkreti qi ka pėr tė mbetur nė burg.
- Mos u mėrzit o Bale se burgu pėr burra osht. Kush e di, futet Fatosi ene e qit pri anej. Ti mke pas thonė qi ēuni ka qenė roja Fatosit.
- Ē'roje mi Sude!!! Ēuni ka qenė bodigard.
Hajde o Sude se osht vakti qi vje uji. Shkojm e tmushim ata kazona, se u pa puna jonė
Po si mos plasin e mos hallakaten ujnat ? Me ēna nigjojnė veshėt, e me ēpo na shofin sytė, ktu, ene robi qi osht rob, plas e pėllcet
Selom
Hall Qomili
Ghaghaghagahagagag Rofsh saura
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Ka te forta Stern ,lexoje te gjithen une u shkriva tu qesh ahahahaha
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
HALLET E HALL QOMILIT
E di qi ini t'u bajtė hallet e Shqipnisė, po Hallės i ka ra i halli modh. Kom hallin e ēunit. Se halli ēunit osht halli Hallės. Halla i ba hallin, hallit t'ēunit. Ah, Hallės, s'ju danė hallet ! Se hall kur jon t’vegjėl e hall kur jon t’mdhonj.
Halli osht; se m'osht tret ēuni. Osht hollu e osht bo pėr t'i hongėr hallvėn. M'rri ēuni me sy n'tavon. As ha, as pi.
- Ēere halli t'ka ra me t'keqen Halla ?
- S'kom as i hall o Halle.
- Qafsh Hallėn! kallxoi Hallės, hallin qi ke, se Hallės i prishet gjaku kur ju shef n'hall.
- Halle… kom ra n'dashni…
- Hajėr ishallah ! Kush osht ajo shefteli, qi ju boftė Halla kurbon ?
- S'e di.
- Si me s'e di ?!! Po kush t'a di po s'e dite ti ?
- Po si t’a di ? Un as e kom pa, as e kom taku.
Birėėėėė ! i paska hik grenxa ēunit ! I paskan met vetėm mizat. Aqi gjo osht truni shkretė… dy miza i grenxė. T’hikėn grenxa… e fillojnė e t'sillen mizat qark e qark.
Filloi me m'u sillė dynjoja pėrqark.
- A t'boj i kafe, me t'keqen Halla ?
- …
- A t'i hudh sheqer, a t’a lej zeher ?
- Zeher leje, zeher…
- Po pse i shti vetes kaq zeher, s'e ma zeherose zemrėn o sheqeri Hallės ! Po ē'qeka ajo gocė, pa emėn e pa surrat ?!! I kisha vu menė una, kur fillo ti me fol pėr lule e pėr trondafila… s'ke gjo n'terezi. Sa t'keqe e ke kėt sevda, mi Halle ! E kini pėr racė. Kallxoi Hallės, ku e ke pa, se po m'shti n'dhé pėr s'gjalli ?
- N'internet.
- Estrafkullah!!! Po ēere bo ajo aqé ?
- Shkru.
- Po ēere t'thotė, mi Hallė ?
- Nuk m'thotė gjo, se ajo shkru pėr t'gjithė.
- Po me ēere llagapi shkru, qi e shkrofsha ke t'shumtit, jarebi !
- LA0003
- Aaaaaaaa, qyqja!qyqja!qyqja!…. qeka… Laje Allamoni, ke kati tretė !!! Po ē'tė paska ēu ty ke Laja, shtatdhetė e ca vjeēe, qi tė ēofsha atje ku s'thuhet !
- Mahu mi gru ! Ti t'a dhjet fare. Kom faj un qi flas me ty… Laje Allamoni? Jo po, Lije Aslloni… Ate mund t'a qujnė Lolita. Lolita, dritė e jetės sime, zjarr i veshkave tė mia. Mėkati im, shpirti im. Lo-li-ta : maja e gjuhės bėn tre kėrcime tė vogla pėrgjatė qiellzės pėr t'u goditur tre herė tek dhėmbėt. Lo.Li.Ta. Lolita, lumičre de ma vie, feu de mes reins….
Birėėėėėėėėėėė !!!, filloi me fol turēe! Po m'hikėn ēuni! Ah, mi Bedrije, mi motra ime! Ka ardh qometi. Vetėm ujti zi ka met pa dalė. Kush e shpifi kėt 'tėrnet qi tėrboi dynjonė? Kina qenė ene ne t'reja, po, jo kshu ! Vite behari, dilshim n'bahēe e kėnojshim kongėt e Suf Myzyrit :
Erdh pranvera me jeshile,
Ē'i rashė bahēes pėr midis,
Kėputa nji trondafile,
T'a dhosh ty moj pėr kujtim.
Kishte lezet shpirti! Vite ajo erė tronafilesh qi tė mushte krahanurin. Po k'to t'sotmit rrinė myllė gjithė ditėn e shofin onrra n'televizort, mi motėr ! Masanej binė n'sevda me numrat. Zoti i rujtė !
Ju do Halla fort, kush e njef prej jush até LA0003, t'mė ēoje haber, se po m'hiken ēuni durėsh. Se paska halle e halle.
Selom
Hall Qomili.
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
MUHABET ME ANILEN
Anila, mi goca Halles,
Po ti m'shtjeve ethet e gushtit mes k'ti t'ftofti e k'ti piciri ! Po ē'paskan qenė gjith ato halle e ato qomete, mi Hallė ? Estafkurllah! Pėr Zotin, una kitova se tina je martu e je rehatu. Do t'ket bo goca i bark me kalamoj, pranej nuk osht pa, thosh me vete. Po pse s'tjapin punė ty, qi mos i gjett kjo e xhumo jarabi ! Ty ato tė morshin t'ligat, se t'ka Halla si kajmoklije. Vallahi, u bona pa men kur e kėnova at' letrėn tate. Bona me hongėr i ēapė bukė… m'u pre areksi gjithė. M'rrite ēapa bukės n'fyt. Nuk i thosh gjo ēunit, se me e morė vesh aina - u bo pa men! Nji e dy, ty t'ma n'gojėt. Rri mėr ēun, i thosh i dite, goca kushedi ēin ka gjet. Se do t'rri ajo e do t'presi ty. Se t'mytėn paret ty. Kaqol!
Halla, pėr Zotin, ka desh me t'shkrujtė, po s'mė ka lonė ai kaqoli. Ti o Halle, m'tho, ke fillu me i bo gjonat lomsh.
- Po pse me ēuno, ēere kom bo lomsh ?
- E harrove se ē'mė the sot-e ?
- Po pse mėr budalla, ē'faj kom una ? Una n'televizort e pashė.
Qe nez televizori, o t'keqen Halla, kur pashė Enver Hoxhėn t'u vu lule ke vorrezat e dėshmorve. I gjatė, i ri. Mjekrrėn pa rrujtė. Au!, thosh me vete, paska pas halle, kush e di ēin paska vra ?!
Kur mrriti ēuni n'shpi, i kallxoj ate qi kisha pa. Ti ke rrjedh fare, m'tho. Ai ka qene Rama t'u mjellė lule ke Lana.
Nji k'shu muhabeti. Po ē'faj kom una, mi Hallė ? Hallės ēere nuk i kon pa sytė. Pleqeni jom ene una, insaf xhonėm !
Qi mos t'a zgjas, nji k'shu m'boni vaki ene i herė qetėr…
…Shof n'televizort Nonė Terezėn. Vesh e math pėr bukuri. Ly e shkru, ngrejtė flokėt tapuz, t'u i dhonė peshqeshe kalamojve ke Streha Vorfnore. Qyqja! paska dalė durėsh Nonė Tereza ! - thosh me vete.
Do ti, kishte qenė nusja atij xhuxhit. Nji k'shu.
Po ti o t'keqen Halla, paske fillu me pa onrra t'kqija me jevgj ene me arrixhij… Papunsia osht gjo e modhe. Mos tė lontė Zoti pa punė ! Ene Bedrija pa qomet pėr me gjet punė. Po s'ka sy pėr qabe. Ja kom ly ata flokė bojna-bojna pėr me hijeshu e pėr me e zbukuru… po mozallah ! Ja kom ly flokėt me kėno, me long tronafili, me lon luledelesh, me long gėshtenjash… S'kon bo fajde!… Nishti kėrkojn goca t'reja. Ehhh… z'gje rob pa halle!
Ene m’u qi m'ka harru mortja, pėr me bajtė hallet e juja!
U ēush i her mes notės, isha mush me gjersė. Onrra t'kqija. M'u bo sikur qesh me i sallė t'modhe plot me kallaballik. U ngrejt Moisiu ene tho : “Dekoratėn Nderi i Kombit ja japin Qomiles pėr ndihmėn e modhe qi ka dhonė per lymjen e flokve”. Robt u ngrejtėn n'komė t'u bo shuplaka. M'u m'shkojshin gjersėt ēurk….
- Zotni Mojsiu, po deshe jipja at dekoratė Bedrijes, s’e osht e re ene i bohet qejfi.
- Jo zonja Qamile ! Dekorata ėshtė e juaja. Ka edhe pėr tė tjerėt. Mjaft vuajtėt me tollona gjithė jetėn. Tani e tutje, dekoratat nuk do t’ju mungojnė asnjėherė.
U ēunė robt n’komė t’u bėrtit : Liri ! Demokraci ! Liri ! Demokraci !
Shyqyr qi m'dulė gjumi se qesh me i siklet t'modh. Nji k'shu.
Na shkruj o t'keqen Halla, se aty e kom menjen.
Selom
Hall Qomili
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
MUHABET ME EREN (A bohet muhabet me erėn ?)( )
Unė s'them fjalė tė pista kurrė, them gjithmone tė lutem dhe faleminderit, laj duart pėrpara buke, laj dhėmbet pas buke, laj ēimentot para dhe pas buke, ua liroj vendin nė autobus mė tė moshuarve, madje dhe nė ato raste kur tė moshuarit janė tė tillė qė me vjen t'i hedh nga dritarja, respektoj prindin, respektoj shefin, respektoj ligjin, respektoj shenjat e pikėsimit
Era
________________________
Era, mi goca hallės,
I nuse si ty do kishte dasht Halla pėr at ēunin tonė ! Bir, po ti qeke pėr s'mari mi Halle! U dogja ene u pėrvėlushė pėr i nuse si ti. Po ai kaqoli im e ka menjen ke Anila. E ka kap maraku me ate. (Po ajo osht ene gru e martume, mi Halle ?!) Ene Anilėn e du si shpirti se osht xhanone, po, pėr Zotin, goce me tarbjatet e tuja nuk gjinet n'kėt dynjo. Ngrehet goca ene i lesho venin pleqve n'aftabuz, ka respekt pėr ato prindėr qi i kon bo kaptinėn, . birėė, me t'u kėnoq shpirti ! Morshallah! Mos i kallxo tgjitha se t'morin n'sysh t'keqen Halla.
Lum ai qi t'ka n'shpi. I thosh atij kaqolit tonė, e shef se ēere gocash ka ? pranej hap sytė para se me e zgjedh! Mos i vej men atyne qi t'morin menjen, se bukuria shko e vje, po tarbjatet rrinė. E di se ēere m'tho ?
- Pse mi, pėr ty kom pėr t'a more nusen apo pėr vete ?
- Po ene pėr ne ka lezet i nuse me tarbjate t'mira.
- Ehuuu, ti je shkollė e vjetėr ! Une du nuse sex, ato qi propozo ti si duhen dreqit. Jon pėr t'i ēu n'azil t'pleqve.
- U t'u thaftė goja! se po me fjale t'pista flet, mėr harom! Me ato men qi ke ti, ashtu laviresh ke pėr t'na pru n'shpi. Jallah o Zot mos ja m'rrinsha asaj dite! Po ku dole ti kshtu, mėr fara keqe!?- Nga trėndafili del gjėmbi dhe nga gjėmbi del trėndafili
- Po pse qėllove gjem, mėr bagabond. Una, tronafile si Era kom qene. Respektojsha babė e nonė, respektojsha vjerr e vjerrė E pe Erėn ? e late ēymenten para ene mas buke Ashtu nusje tduhet ty. Se me t'lonė vetėm, ty t'hajnė krymat.
- Une du nuse si Nano. T'bukur ene shpirt robi. E ke pa kur i ēo peshqeshe atyne ke jetimorja? Ajo meno pėr hallexhijve, ene jo si ato tjerėt qė e kon menjen ke parja. Shife ti, kur ta bojė Papa shenjtore.
- Po ke gratė e martume e ke menjen, mėr horr-horri! Qyqja! po mbi si t'fikėt shko e thirr daktor Sakratin qi t'mė masi kėt tonsion se po m'ēo ke Vorri Bomit, qė tė ēofshin guvernator n'Bagdat, jarabi!
U bona Halla pėr dyshek.
Amon o Era, shif ke ato shoqet e tuja, t'keqen Halla, se mos ka na i beqare, qi t'a lidh kėt horr-horri. Se ene shoqet do t'i kesh si vetja, ashtu me tarbjate t'mira. M'thuj me ēin rri t'them se kush je. Po z'ditėn me respektu shenjat e piksimit, s'ka gjo, po manabare t'ken ato qerat. Nji kshu, do Halla fort. Se s'ka pėr t'mė tret dheu pa e pa kėt ēun t'martu.
Selom
Hall Qomili
HAHHAHAHAHHAAHHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
pershendetje TIRONAAAAAAAAAAAAAAAAAA si jeni![]()
mire se ju gjeta shpresoj te jeni te gjith mire....ah moj tiron tiron![]()
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Krijoni Kontakt