Close
Faqja 45 prej 80 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 792
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    e di.......
    Mir............

  2. #442
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mir............
    Si e ke hallin ? Po pate problem hyr pv mos me kerceno ktu
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Si e ke hallin ? Po pate problem hyr pv mos me kerceno ktu
    O noellag:mir eshte mir.(ku te shko mendja)
    Nuk kam koh me u mar me kercenime,e as me diskutime kot.

  4. #444
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    pse i thojne sofra e Tirones? nuk eshte sofra e Tiranes?

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Bosavata

    Mire se erdhe,dhe per njerez si Ju gjithmone jeni te mirepritur

    Serafimi te shkruajti ashtu pak me shaka mendoj dhe pak me ironi,sepse ashtu eshte bere(per fat te keq)

    Ju Pershendes me kete kenge(HUMOR)po ta degjosh me kujdes tekstin mund te kuptosh theniet e Serafimit



    ps-linda,saura,Serafim,drague, kat, e te tjere Patriota qe sme kujtohen momentalisht Pershendetje nga Zemraaaaaaaaaaaaaaaa
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #446
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Ju Pershendes Sofra




    hahahhahah sa kam qeshur
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #447
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anėtarėsuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    weeeeeeeeee sa kisha qe e kerkoja kete leter....e dua per nje shok e me ne fund e gjeta....thnx Stern je sh i mire
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    stella_senza_cielo te puc fort Zemra

    FLM

    ja dhe dicka tjeter,ndoshta te pelqen edhe kjo


    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #449
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Ku humbi Tirona ime..

    Kėrkoj ngado Tironėn time, qytetin ku u linda e rrita, qytetin e prindėrve e stėrstėrgjyshėrve tė mi. Ja njė portė pėrballė Shkollės sė Kuqe. Ėshtė druri, ka ēekiēin nė formė dore, qė shėrben si zile, tre rreshta tjegulle kafeje mbi, ka avlli tė bardhė nė dy anėt e saj. Ishte identik me portėn e shtėpisė sime, nga e cila kemi ruajtur si relike vetėm ēekiēin. Zhvillimi urban, evropianizimi, plani francez i qendrės, lėvizja e lirė, poliqendrat, projekti danez apo austriak... janė konceptet qė po vrasin kujtimet e mia. Sa pak qė ka mbetur nga qyteti im. Mė thonė, ja ku e ke Skėnderbeun, Ministritė, Xhaminė e Et’hem Beut. Ėshtė tallėse dhe qesharake tė quhet kjo Tirona ime. Mundohem tė gjej kuturu ndonjė shtėpi karakteristike tiranase, tė ulėt me dy palė shkallė nė hyrje, me lugun e gurtė nėn ēezmė, me drurėt frutorė (me hurma, fiq, kumbulla e rrush zakonisht e jo me carac si ironizohet) e zanatēinjtė e rakisė qė linin mėnjanė kazanėt e zierjes. E nga ato shpitė, gjysmė tullė e gjysmė qerpiē, me mure tė trashė e shtruar me dėrrasa si nė tavan e nė dysheme, me ato dritare tė mėdha e plot dritė. Me ato avllitė e lyera me tė bardhė dhe sipėr tyre xhama tė thyer pėr tė siguruar mbrojtjen nga keqdashėsit. Ndonjė me pus, e njė tjetėr me magjen nė fund tė oborrit, me kalldrėme qė shkėlqenin si pasqyrė... Lagje tė tėra, fundosur nė themelet e gjigantėve shumėkatėsh. Nuk ka mė asnjė vend ku unė tė tregoj Tironėn time, asnjė vend. Kujtoj fėmijėrinė time. Nonėn qė mbante merhaman tė bardhė borė nė kokė e qė na linte neve dhe gjithė fėmijėve tė lagjes tė hipnim e tė merrnim kumbulla nga druri i madh degėt e sė cilit vareshin nė rrugicė (Si ajo ishin shumica e grave tė Tiranės sė vjetėr). Kujtoj bredhjet tona nga rrugica e Kėrēikėve te Pazari i Ri e rruga, “Qemal Stafa”, bukurinė e rrugės sė Pishės, mbushur me shtėpi tė ulėta e dy-katėshe, me oborret rregulluar bukur, gjyshet qė me fshesa nė dorė mbanin akull pjesėn para shtėpive tė tyre. Rruga e Pedagogjikes, akoma mė interesante... Sa shėmtuar duket nga lart lagjja ime e vjetėr. Ka pallate si hunj ndėrtuar mes shtėpive private, ndonjė pallat 6-katesh i ndėrtuar nė epokėn komuniste e i dalė boje, tentativa nga pronarėt pėr tė ndėrtuar vila, e qė pas ndarjes sė pronės me tė vėllanė, ajo vilė s’mund tė quhet ndryshe veēse njė tunel 15 metėrsh i lartė dhe i shėmtuar. Ndėrtime shtesash kot e mė kot, cepa, rraqe, vjetėrsira. Ja edhe nė vend tė shtėpisė-muze qė ishte mė parė te disheza pranė ATSH-sė, ėshtė ndėrtuar njė shumėkatėsh, pas zjarrit qė thuhet se i ra gabimisht. Lagjja ime tani pėrbėn njė KRIM VIZIV. Kujtoj lulishten e ministrive, aty ku 100 pėr qind e shqiptarėve e kanė tė fiksuar nė fotot e tyre. E mė vonė shatėrvanin nė qendėr qė na dha njė mundėsi tjetėr panoramike pėr fotot tona. Njė qendėr me hapėsira tė mėdha qė mundje tė shihje deri te Xhamia e rrugės sė Kavajės e te ish-Legata Jugosllave, Treni e Universiteti e Pazari i Ri. S’e di si do tė bėhet, edhe pse i kam parė projektet tredimensionale. Janė projekte shumė ambicioze, ndryshe nga sa jemi mėsuar tė shohim nė Tiranė, dhe me siguri them se pamja qė do tė marrė do jetė shumė mė e mirė se kjo qė ka sot, nėse realizohet njė mė njė, por di sigurisht qė s’do tė ketė hapėsirėn e mėparshme. Mund tė jetė mė moderne, me ndonjė qiellgėrvishtėse mė tė bukur arkitektonisht se Pallati i Kulturės, me mė shumė xhama pasqyrė, e me mė shumė ngjyra, por sigurisht qė pamja e re s’do tė ketė tė bėjė me Tironėn time. Shallvaret, pallatet Agimi, Moskatet mund tė jenė fare mirė pjesė e ndonjė bienaleje, me ndėrthurjen e arkitekturės qė gjendet nė to. Pa shkuar nė zonėn e Tiranės sė Re e te Komuna e Parisit, qė nuk gjen mė pika orientimi pėr tė kuptuar nga erdhe. Me ato pallate ijė mė ijė, pa ndriēim tė rrėmujshme, tė frikshme. Mė kujtohet Mapo e madhe pėrballė shtėpisė sė Kadaresė dhe parku gjigant i lodrave (pėr kohėn e atėhershme) qė ne e quanim “te varka”, pasi ishin tė vetmet tė tilla nė Tiranė. Pa harruar tė rikujtoj lulishten nė anė tė Drinit qė nė mes tė viteve 80 u kthye nė njė minipark botanik, ndėrsa sot nė njė objekt futurist shumė-katėsh, i papėrcaktuar gjom-etrikisht. Ai parku gjigant te rruga e Elbasanit qė niste te kėndi i lojėrave, ku shpesh dilnim me ballė tė nxirė nga shtėpia e pasqyrave, duke vijuar te bulevardi ku mė pas u ndėrtua Piramida e deri te Universiteti i Tiranės, copėza tė mbetura tė sė cilės, nuk e ndėrtojnė dot mė puzlen (pazėllin) e kujtimeve. Edhe zona te shtėpia e Partisė, rrugicat me kalldrėme e shtėpitė e ulėta me dyer dėrrase, qė pėr shumė e shumė vjet u ruajt pėr tė mos u pėrfshirė nė sistemin; zhvillim pa kriter, tashmė e ka humbur lezetin e saj. Jo vetėm qė nuk ėshtė investuar asnjėherė si zonė muzeale qė ėshtė, por ka humbur dhe ēehren e Tironės sė vjetėr. (Megjithatė, mund tė rivihet rregull e tė investohet nga Bashkia edhe nė kėtė stad qė ndodhet). Qyteti im i ka humbur konvencionet e vjetra. Nė vend qė tė thuash takohemi te Kursali, themi; shihemi te autobusėt e Kamzės. Nuk thuhet mė; te shpia e Cenit tė Lakut (mjekut ortoped tė 500 mijė pacientėve), por; te paidhaqet e Dajkos... Pėr ditė, ngulet ndonjė lopatė e re, duke zhdukur si me mllef ēdo gjė qė ka mbetur nga e shkuara. “Kjo ėshtė Tirona jonė, Tirona e Kontradiktės”, kėndonte dikur kryetari i Bashkisė Edi Rama. Po kjo ėshtė Tirona e kontradiktės, por nuk po gjendet mė pjesė nga Tirona ime. Nga ato lagjet sharmante, qė sot mund tė ishin pjesė e njė zone muzeale, ku turistėt tė takonin edhe tė shkuarėn tonė. Nga ato shtėpi tė pastra e tė mirėmbajtura qė sot njė mund tė ishin kthyer nė lokale karakteristike ku tė ofrohej raki rrushi e meze, sikurse uzeritė e lokalet e kėtij tipi nė tė gjithė Evropėn. Dikush do tė thotė qė Tirana s’ka histori, se s’mund ta krahasosh me Romėn apo Athinėn. Pa diskutim qė nuk kanė lidhje. Megjithatė tė huajt mund tė gjenin nė mes tė njė kryeqyteti evropian pjesė nga kultura osmane, gjė qė ka qenė po aq interesante pėr ta edhe para viteve ’90. Por, askush s’u pėrpoq ta ruante kėtė, nė njė pjesė tė qytetit tim. Mė merr malli pėr Tironėn time, s’ka mbetur mė asgjė prej saj. Sot jam njė kryeqytetase si 1 milion tė tjerė.

    Nga Rezarta Delisula
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  10. #450
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Pershnetje lagjia


    I uroj te gjith tironceve dhe tironcave te forumit nje fillim jave te bukur

    Nji pytje kam une ...........si do jet koha kte jave anej nga ju?

    Flm: )

    Jabonxhit heren tjeter do i pershnes
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

Faqja 45 prej 80 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •