Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    VMRO-PP dhe LPM, kontestojnë 25 përqindëshin e shqiptarëve..!!!!

    VMRO-PP dhe LPM, kontestojnë 25 përqindëshin e shqiptarëve


    Regjistrimi i popullsisë në vitin 2002 është cilësuar si kontestues në pjesën e tij ku tregohet se popullata shqiptare në Maqedoni është diku 25%. Kontestimi vjen nga VMRO-PP dhe Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM), të cilët madje kanë dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër ‘falsifikimit’ të regjistrimit të vitit 2002. Sipas këtyre dy partive, numri i shqiptarëve është rritur me qëllim, dhe në të janë përfshirë më shumë persona.

    “Për këtë arsye në situate kur e kemi të qartë se rezultati i regjistrimit të popullsisë është falsifikuar, në situate kur kjo bashkësi etnike në mënyrë agresive po vazhdon me kërkesa të reja, të cilat zbulohen si pozicion i tyre si në një shtet federal, Maqedonia e ka patjetër që të konfirmojë dhe njëherë rezultatin dhe aq më tepër kur dihet se aso kohe kanë qenë më pak se 16% tash janë akoma më pak, dhe në të ardhmen numri i atyre do të vazhdojë të zvogëlohet. Jemi dëshmitarë se si ky argument i tyre po shkrihet, ata po bëhen gjithnjë më agresiv”, deklaroi Vlladimir Gollubovski, përfaqësues i VMRO-PP.

    “Sipas nesh, edhe në këtë moment mund të themi se shqiptarët janë vetëm 17% në Maqedoni dhe jemi të habitur se si në fakt është falsifikuar ai Regjistrim i popullsisë, dhe ai ishte një strategji e shkëlqyeshme kriminele që nga e gjithë faza e Regjistrimit, mbledhjes së të dhënave në terren e deri tek numërimi i tyre. Jemi të bindur se dyshimet tona do të vërtetohen gjatë procedimit të padisë sonë penale dhe besojmë se kur do të vërtetohet se shqiptarët në vend janë nën 20%, atëherë deshëm apo jo, patjetër duhet të thyhet Marrëveshja Kornizë e cila është traumatike për vetëdijen maqedonase dhe nëpërmjet së cilës shqiptarët fituan gjithçka dëshiruan në këtë shtet, kurse ne maqedonasit humbën gjithçka”, theksoi Janko Baçev, kryetar i Lëvizjes Popullore për Maqedoninë.

    Nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë dhe VMRO-PP shpresojnë se me rishqyrtimin e “argumenteve” do të ndëshkohen fajtorët në mesin e të cilëve, siç u shprehën ata, ka persona në funksione të larta të cilët kanë ndikuar mbi rezultatet e regjistrimit. Ndërkohë nga Enti Shtetëror për Statistikë për ALSAT në linjë telefonike hodhën poshtë akuzat e këtyre dy partive. Enti Shtetëror për Statistikë mbron deri në fund shifrat, sipas të cilave në 2002, përqindja e shqiptarëve ka qenë 25,17 % dhe ajo e maqedonasve, 64.18%.

    Valmir Kuçi



    *******************************************

    A e din dikush nese keto parti jane brenda koalicionit qeveritar? Nese po athere BDI-ja duhet patjeter te kerkoje largimin e ketyre Partive nga kolicioni ose, te kerkojne qe partneri kryesor VMRO-DMPNE te distancohet dhe te reagoje rreth ketyre komente djallezore dhe te dalin nga kolicioni vete, gje qe duhej qe te kishte ndodhur shume me heret....
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2009
    Vendndodhja
    Mbi kokë
    Postime
    20
    Mesa duket sllavet duan lufte prap

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •